Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Thënie per astrologjinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Thënie per astrologjinë

Mesazh nga Nikolaos prej Sun Jun 09, 2013 7:34 pm

 
AFORIZMA PER ASTROLOGJINE


"Gjithçka është shkruar në qiell "
 -Klaud Ptolemeu

"Astrologjia është një shkencë në vetvete, ndriçuese. Kam mësuar shumë prej saj dhe unë i kam shumë borxh asaj. Njohuria gjeofizike nxjerrë në pah fuqinë e yjet dhe planeteve në fatin tokësor. Nga ana tjetër, astrologjia e përforcon këtë. "
-Albert Einstein

"Astrologjia është një shkencë themelore e njerëzimit"
Johannes Kepler

"Një mjek nuk njeh të paktën bazën e astrologjisë, nuk është mjek profesionist"
Hipokrati, babai i mjekësisë

"Astrologjia është një gjuhë e huaj. Po e kuptove këtë gjuhë, qielli flet me ty"
-Dani Rudhyar

“Tranzitet planetare dhe pozicionet e lindjes nxisin vetëm prirje, por kur, në të njëjtën pikë, bëhen disa prirje së bashku ato kthehen në forca detyruese duke i bërë ngjarjet konkrete.” - Nikolas Herceku


“Astrologjia është si një gjuhë e huaj, ku astrologu përkthen aq sa di dhe ndoshta jo aq sa mund të kërkojë klienti ” – Nikolas Herceku

" Astrologjia është e bija e mitologjisë, nëna e astronomisë dhe motra e madhe e psikologjisë" 
- N. Herceku

Kush ka nevojë për astrologjinë? Njerëzit e zgjuar ecin para me biskotat e fatit.
Eduard Abei


"Nëse do të më pyesnin se cila është feja ime, do të përgjigjesha: astrologjia"
- Alexandre Volguine. 

Një njeri i zgjuar do t'i mbizotërojë yjet e tij dhe do të ketë një ndikim më të madh mbi përmbajtjen e tij sesa të gjitha yjësitë dhe planetet e kupës së qiellit.
Xheremi Teilor

Unë nuk besoj në astrologji. Jam Shigjetari dhe ne jemi mosbesues.
Artur C. Klark

Astrologjia është thjesht një gisht i drejtuar realitetit.
Stiven Fores

Një fëmijë lindet në atë ditë dhe atë orë kur rrezet qiellore janë në harmoni matematike me karmën e tij individuale.
Sri Juktesuar

Astrologjia është një ndër përpjekjet e para të bëra nga njeriu për të gjetur rregullin e fshehur mbas ose mes kaosit të turbull dhe të dukshëm që ekziston në botë.
Karen Hamaker-Xondag

S'duhet të kemi turp të flirtojmë me zodiakun. Zodiaku ia vlen per te flirtuar.
D.H Laurence

Kupola yjore e qiellit është në të vërtetë libri i hapur i projektimit kozmik.
Karl Jung

S'ka varkë më të mirë se një horoskop për të ndihmuar një njeri të kalojë detin e jetës.
Varaha Mihira

Fati ynë nuk përmbahet në yjet por në veten tonë, ne jemi vartës.
Uilliam Shekspir

Supersticioni është për fenë si astrologjia për astronominë: vajza e çmendur e një nëne të urtë.
Volteri

Endrrat dhe parashikimet e astrologjisë, duhet të shërbejnë por për bisedë dimri rreth zjarrit.
Frensis Bekon

Kushdo mund të bëhet një milioner, por që të bëhesh një miliarder të duhet një astrolog.
Xhon Pierpont Morgan (miliarderi i parë)

Astronomia për egoistët bëhet astrologji.
Ralf Ualdo Emerson

Trupat qiellorë janë shkaku i gjithçkaje që prodhohet në këtë botë tokësore, ato ndikojnë në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë mbi veprimet njerëzore, por të gjitha efektet që ato prodhojnë, nuk janë të pashmangshme.
Saint Thomas D'Aquin.

'Astrologjia serioze është matematikë e përzier me psikologji' 
- Nikolas Herceku

"Universi nuk mund të lexohet pa mësuar më parë gjuhën e tij dhe pa u familjarizuar me simbolet në të cilat është shkruar. Universi është shkruar në gjuhën e matematikës, dhe shkronjat janë trekëndëshat, katërkëndëshat, rrathët e figura të tjera gjeometrike, mjete pa të cilat do të ishte e pamundur për njerëzimin të kuptonte një fjalë të vetme."  - Galileo Galilei

"Nuk ka as edhe një njeri që të ketë lindur me yll të keq. Fajin e kanë njerëzit që nuk dinë të lexojnë qiellin"
- Dalai Lama


www.astro-al.com
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi