Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Besimi në fantazmat është në rritje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Besimi në fantazmat është në rritje

Mesazh nga Rifat prej Mon Sep 16, 2013 7:27 am


Besimi në fantazmat është në rritje



Me shekuj nuk ka pasur asnjë provë të ekzistencës së tyre, por një studim i ri sugjeron se besimi në fantazma po rritet në Britani të Madhe.


Më shumë se gjysma e atyre që moren pjesë ne nje sondazh ( 52 përqind ) thanë se besonin në të mbinatyrshmen.Kjo shifer ka një rritje të shënuar në krahasim me dy studimet e mëparshme në vitin 2009 dhe 2005 ,ku ne ato sondazhe që të dy kishin një nivel prej rreth 40 përqind te te pyeturve.

Anketimi provoi gjithashtu se një në pesë njerez, ka pasur ndonjë lloj përvoje paranormale .

Interesi në te mbinatyrshmen(fantazmat) eshte bërë biznesi i madh në vitet e fundit ,kjo si rezultat i popullaritetit nepermjet shfaqjeve televizive mbi fantazmat ,nga Yvette Fielding,si dhe përhapja e ashtuquajtures "fantazmë qe ecën ",pretendime rreth fantazmave, gjoja në qendrat e qyteteve .



English Heritage (EH) dhe National Trust  të dy kanë filluar për të tërhequr njerëzit në shtepite e tyre duke thënë se ato jane pushtuar nga fantazmat ,ku permendin pronat ne Blickling Hall , në Norfolk , Dunster Castle, në Somerset , dhe Dover Castle , në Kent . English Heritage ka kryer edhe një " spectral stocktake" të " fantazmave " dhe ngjarjeve të pashpjegueshme të regjistruara në faqet e saj .

Studimi i ri është kryer për llogari te Shoqatës për Studimin Shkencor të fenomeneve jonormale ( Assap ) , dhe eshte promovuar ne konferencën e saj vjetore .

Dave Wood , kryetar i grupit , i cili ka shfrytezuar për studimin,një gamë të gjerë të përvojave të pashpjegueshme - per fantazmat dhe për UFO- ka thënë: "Rritja e numrit të besimtarve në fantazma është një surprizë , dhe është dukshëm më e lartë se ajo qe ne e konsiderojmë të ketë qenë mesatarja historike .

" Kjo mund të kete arritur ne keto shifra nga disa faktore qe mund te jenë:-një shoqëri e cila ka parë pasiguri ekonomike dhe është e dominuar nga teknologjitë e informacionit dhe më shumë njerëz po kërkojnë strehim tek paranormalet , ndërsa në të kaluarën ata mund të kenë kërkuar 'strehim' në fe . "

Mes personaliteteve të rëndësishme qe thuhet se kanë hasur fantazmat është edhe Winston Churchill , i cili është në një listë të gjatë të njerëzve kanë raportuar se kanë parë një shfaqje fantazme, ish presidentit amerikan Abraham Linkoln , në Shtëpinë e Bardhë .

Por, ndërsa besimi në fantazma është në rritje ,studim i kryer nga kompania YouGov , sugjeron një rënie të numrit të popullates që ka pranuar ekzistencën e UFO-ve, nga 52 përqind në 39 përqind , në vitin 2008 . Të dhënat thone se një në pesë pohon të ketë pasur një lloj përvoje paranormal .



Z. Wood shtoi: " Ne e kemi ndjerë se besimi në UFO-t ka qenë në rënie për disa kohë. Unë mendoj se besimi për fantazmat është më i lehtë për t'u mbajtur.Pra rasti i besimit tek UFO-t,ka nje renie te theksuar . "

Ajo vjen në një kohë kur UFO-logjia -(studimi i UFO-ve )-pranon të jetë në rënie numri i personave qe besojne tek ato. Vitin e kaluar ,Assap zhvilloi një takim,për të adresuar krizën dukshme , dhe zbuloi se numri i rasteve të UFOve- kishte rënë nga 96 për qind që nga viti 1988 . Në vitin 2009 ,Ministria e Mbrojtjes Angleze mbylli  njësinë e saj të monitorimit te UFO-ve,pas vendimit që në më shumë se 50 vjet të monitorimit, ajo nuk kishte gjetur "prova " dhe UFO-t nuk përbëjnë një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar.

Z. Wood gjithashtu shprehu habi në gjetjet se besimi tek fantazmat dhe UFO-t ishte i lartë në gratë ( 63 përqind dhe 41 përqind , përkatësisht), sesa në mesin e meshkujve ( 42 përqind dhe 36 përqind ) . Në të dyja kategoritë ,më pak të ngjarë që të jenë besimtarë ishin te rinjte e anketuar , 18 deri 24 vjeçarë .

Sondazhi mbuloi më shumë se 2.000 persona duke pasur nje përfaqësim te gjere të popullsisë.

http://www.telegraph.co.uk/news/newstopics/howaboutthat/10310018/Who-you-gonna-call-Belief-in-ghosts-is-rising.html


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi