Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

HOROSKOPI I VITIT 2014

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default HOROSKOPI I VITIT 2014

Mesazh nga Nikolaos prej Sun Dec 29, 2013 9:48 am

DASHI 

Shëndeti
Gjysma e parë e vitit 2014 do të jetë në favor të konsolidimit të karakterit tuaj. Asgjë nuk do të ndryshojë humorin dhe shëndetin tuaj gjatë këtij viti. Përplasjet më të mëdha do t’i keni me persona që i përkasin shenjës së Gaforres. Këto përplasje mund të ndikojnë në shëndetin tuaj psikologjik. Instinktet tuaja vetëmbrojtëse do të veprojnë herë pas here këtë vit. Disa herë do të merrni goditje, ndoshta në muajt e fundit të vitit 2014, por fillimi i këtij viti do t’ju shërbejë ato që dëshironi. Rezistenca që do të përdorni kundër armiqve tuaj nga njëra anë do të jetë e dobishme, por nga ana tjetër mund t’ju bëjë të pandjeshëm kundrejt dëshirave tuaja. Megjithatë, duke qenë se ju jeni shumë konkret në të menduarit e atyre që ju dëshironi dhe se çfarë jeni të gatshëm të jepni për to, ju do të jeni të aftë që gjatë gjithë vitit të ndërtoni kura për një mendje të shëndoshë.

Dashuria
Ky është viti i shkëlqimit në raportet intime. Në pjesën e parë të vitit mund të mos ndiheni në qendër të vëmendjes, por kjo nuk do të thotë që partneri/ja ju ka lënë në vendin e dytë. Sa më shumë vëmendje t’i kushtoni ju dëshirave të tij/ saja, aq më shumë do të jeni i pari i një loje që ju dini mirë ta luani. Menjëherë me hyrjen në muajin e pestë të 2014-ës, ju do të fitoni një vështrim edhe më tërheqës. Kjo forcë joshëse që do të zgjasë gjatë gjithë majit, do të jetë në favorin e të gjithë beqarëve. Ndërsa korriku do të jetë muaji i romancës, muaji kur çdo konflikt xhelozie apo dyshimi do të marrë fund. Javët e këtij muaji ofrojnë një sërë ngjarjesh të mbushur me emocione të cilat do të bëjnë këdo që i përket shenjës së Dashit të shtyhet për më shumë përkushtim dhe familjaritet. Periudha më e keqe në dashuri mund të jetë gjatë stinës së nxehtë të verës. Mund të krijohen rrethana që ju shtyjnë drejt vetmisë dhe komoditetit tuaj, por edhe kjo do të jetë e kuptueshme nga ana e partnerit tuaj.

Karriera dhe paratë
Periudha më e rëndësishme e vitit 2014 për Dashin fillon në 1 mars e përfundon në datën 14 të po këtij muaji. Planeti që kujdeset për energjinë tuaj në një qeverisje të sigurt, ju fal gjatë kësaj periudhe një energji reaksonare. Kjo periudhë e shkurtër, që do të jetë plot ndryshime në karrierën tuaj, do ta bëjë edhe më të vështirë iniciativën për të nisur projekte të reja ose për të përparuar në një ritëm të shpejtë . Por, në fund do t’ia dilni. Qëllimi dhe nevoja për kompromis do të jenë të pranishme deri në fund të muajit korrik. Në mes të këtij muaji, projektet tuaja profesionale do të shpejtohen, ashtu si kurrë më parë. Të gjithë do të punojnë në grup, nëse keni ditur që të mblidhni rreth vetes njerëzit më të mirë. Mos neglizhoni në ndërtimin e aleancave dhe në bashkëpunime me njerëz që nuk ju kanë braktisur më parë në punën tuaj. Në fund të vitit do të jetë mirë që të merrni edhe një gjykim profesional mbi ecurinë e punës suaj. Raporti i fundvitit është edhe raporti që do t’ju këshillojë për një të ardhme edhe më të mirë.
 
 
DEMI 

Shëndeti
Pjesa e parë e vitit do t’ju gjejë të lodhur dhe të gatshëm për t’iu nënshtruar virozëve të lehta që qarkullojnë pranë jush. E megjithatë, pa filluar mirë tremujori i dytë i vitit ju do ta ndieni veten më energjik se kurrë. Megjithatë filozofia që do të doni të përdorni gjatë këtij tremujori të tretë do t’ua rëndojë disi gjendjen psikologjike. Për shumë nga ata që ju qëndrojnë pranë, ju do të jeni të pakuptueshëm dhe disi të çorientuar, por ju e dini mirë se çfarë kërkoni, ndaj nëse ndiheni mirë me veten, vazhdoni të filozofoni. Stina e verës ofron një periudhë të këndshme çlodhjeje, që do t’ju bëjë të riktheheni në punë me energji të jashtëzakonshme dhe me shëndet më të mirë se kurrë. Kjo gjendje do t’ju shoqërojë gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit. As nëntori dhe as dhjetori nuk do t’ju dobësojë. Megjithatë gjatë muajit korrik, ju këshillohet të ndërmerrni disa trajtime bukurie dhe shëndeti. Të gjesh kohën për t’u kujdesur për veten ndoshta mund të jetë pak e vështirë, por edhe me e vështirë është të kthesh kohën pas. Në fund të fundit në tetor do të ndiheni më seksi se kurrë. Dietat nuk janë shumë të nevojshme për ju, e megjithatë pak shëtitje çdo ditë, ashtu si të gjithëve, ju bën mirë edhe juve.

Dashuria
Përpjekjet e mëdha më të mëdha që ju do të bëni për një raport shumë më të mirë intim do t’ju shpërblehen këtë vit. Në pjesën e parë të vitit nuk do t’ju mungojë vëmendja e partnerit, por edhe në muajt e verës, atëherë kur edhe romancës i duhet pak pushim, bëni mirë ta mirëkuptoni partnerin e të bëni edhe ju ca pushime. Pas korrikut dëshira juaj për rehati është e kuptueshme, por në qoftë se ju nuk jeni të gat-shëm për të punuar pak më shumë për t’ju rikthyer një marrëdhënieje të konsoliduar do të humbisni në dyshime, të cilat në shumicën e rasteve do nuk do të krijohen sepse janë të vërteta, por për shkak të mosfuqisë suaj për t’i rikthyer të njëjtën gjallëri që marrëdhënia juaj kishte në pjesën e parë të vitit. Mos harroni t’i shprehni dëshirat tuaja me ndershmëri e pastërti, por mos e kërkoni realizimin e tyre me kokëfortësi. Partneri do t’jua plotësojë të gjitha nëse ju do të dini t’ia komunikoni ato atij. Mos harroni që të kujdeseni kurdoherë për imazhin tuaj. Gjithnjë do të dini ta bindni nëse sytë tuaj bien në pah për shkak të trukut apo krehjes së mirë të flokëve.
 
Karriera dhe paratë
Viti 2014 do të jetë viti i shqyrtimit të aspiratave tuaja profesionale. Yjet këshillojnë që gjatë pjesës së parë të vitit të filloni riparimin e marrëdhënieve tuaja profesionale. Mirë dot ë ishte që kolegët e rinj apo personat e rinj që po zënë vend pranë jush të jenë nën urdhrat tuaja, ndryshe ata do të përfitonin shumë gjatë gjithë pjesës tjetër të këtij viti. Mos prisni të ardhura monetare para mbarimit të janarit. Muaji i parë i vitit ofron vetëm shpenzime dhe pakësim në pjatën tuaj, por gjithçka do të rregullohet në muajt në vazhdim. Ky shpenzim i bërë muajin e parë të vitit, do t’ju shtyjë të krijoni aleanca dhe marrëdhënie pune të cilat, gjatë mesit të vitit do të jenë shumë efektive. Mos e hidhni mundësi e ribashkimit me dikë që më parë ju ka qëndruar pranë. Madje, as mos u turpëroni nëse do ta ndieni të nevojshme këshillën e ndonjë profesionisti. Është më mirë të bisedoni me dikë që mund të kujdeset për ju në situata të vështira se sa të humbisni kohë dhe mund duke qëndruar në vend.
 
 
BINJAKËT 

Shëndeti
Në pjesën më të madhe të këtij viti do t’i jepni shumë rëndësi pamjes suaj të jashtme. Siç duket e ndieni se gjithnjë e më shumë duhet kujdesi për lëkurën. Një lëkurë e mirë rrezaton shëndet edhe atëherë kur gjendja psikologjike është disi e trazuar. Muajt qershor dhe korrik do të jenë më të bukurit dhe më të lumturit. Ju do të ndiheni të rilindur dhe plot fuqi. Energjia që do të rrezatoni gjatë këtyre muajve do t’i bëjë edhe të tjerët pranë jush shumë të lumtur e pozitivë. Bëhuni të duruar edhe në muajt e vjeshtës. Sepse jo gjithmonë kur bien gjethet e pemëve, duhet të bjerë edhe humori juaj. Është mirë që të mbaheni me sa të mundeni, edhe pse virozave të fillim të dimrit nuk do të mund t’i shpëtoni dot. Atëherë kur do të mendoni se do të rimerrni veten, në tre muajt e fundit të vitit 2014, shëndeti here pas here do të ketë probleme. Për shkak të ngarkesës do të lodheni dhe do të stresoheni mjaft. Këtë vit duhet të shfrytëzoni të gjitha kompetencat që pamja ju ofron. Vitin tjetër mund të mos keni hiret e freskëta të 2014-ës.

Dashuria
Vendosni në fillim punën, lërini lojërat. Marrëdhënia juaj mund të fillojë me një shënim serioz të këtij viti. Do të përballeni me një realitet të vështirë me partnerin. Duhet të jeni sa më të qartë dhe sa më të ndërgjegjshëm që të mundeni. Për t’u përballur me realitetin e vështirë të partnerit nuk është domosdoshmërisht e lehtë dhe as romantike, por ajo që do të fitoni ju është besimi, i cili mbështet marrëdhëniet afatgjata. Gjithsesi, në qoftë se doni të keni më shumë kënaqësi do të jetë më mirë të prisni deri në datën 5 mars. Kjo për vetë faktin se pasojat e pakujdesive mund të jenë shumë të larta. Durimi, i dashur Binjak, nuk është vetëm një virtyt, është një domosdoshmëri, nëse doni të shmangni problemet. Në 13 prill të këtij viti do të paraqitet diçka e re ne jetën tuaj dhe ju do të zgjidhni të investoni në situatën e tanishme ose do të gjeni një të re. Qëndroni mendje hapur. Ndërveprimet me të tjerët do të zënë vend në fund të vitit, kur Mërkuri do të hyjë në shtëpinë tuaj. Ka të ngjarë që ju të keni dëshirë për të thënë shumë, por duke dëgjuar me vëmendje të tjerët ky mund të jetë çelësi i lidhjes suaj harmonike.

Karriera dhe paratë
Për financat e këtij viti ju do të ndiheni krenarë. Pjesa e parë e vitit do të jetë një periudhë e mirë për të përmirësuar buxhetin. Në gjashtëmujorin e dytë përgatituni edhe për të ardhura të majme. Për shkak të një çmimi apo një progresi që do të bëni gjatë stinës së verës, do të merrni një shumë të konsiderueshme parash dhe do ta stabilizoni mjaftueshëm buxhetin tuaj dhe për ditët e vështira që do të vijnë në fund të vitit 2014. Në prill mund të keni ndonjë shqetësim të vogël, por që do ta kaloni shpejt. Në punë do të jeni edhe më ambicioze, më kureshtarë, më të vendosur dhe më luftarakë. Shpërblimi i gjithçkaje do të jetë nga ana monetare. Edhe pse do të përballeni me disa pengesa në fillim të vitit, në fund do të arrini gjithçka që doni. Me gjasa edhe përgjegjësite do t’ju shtohen.



GAFORRJA 

Shëndeti
Ky vit do të shërbejë për të riformuar marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Ky vit mund të konsiderohet si koha më e përshtatshme për të mësuar nga e kaluara e juaj, por jo duke e ndëshkuar veten apo duke fajësuar të tjerët. Ju nuk jeni personi që jetoni me të kaluarën, por të mësoni nga gabimet dhe të jetoni mes kujtimeve në gjysmën e parë të vitit do t’i bëjë mirë perspektivave tuaja për pjesën tjetër të vitit. Qëllimi i këtij viti duhet të jetë angazhimi me punë dhe edukimi i vazhdueshëm nëse doni që të mbaheni gjatë gjithë kohës të shëndetshëm. Aktivitetet sportive dhe këpucët e rehatshme do të jenë ndihmat kryesore që një Gaforre duhet të sigurojë përgjatë gjithë vitit. Sepse shtatori, tetori dhe nëntori nuk ofrojnë motin që kërkon trupi juaj. Rivlerësimi i marrëdhënieve tuaja miqësore është mirë të bëhet gjatë pjesës së parë të vitit 2014, në mënyrë që psikologjikisht të ndiheni mirë gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit. Mos e anashkaloni këtë pjesë. Ndonjëherë stresi, që të induktojnë ngjarjet e këqija me miqtë është më i dëmshëm për shëndetin se sa një ftohje që zgjat edhe më shumë se në javë. Ndarjet me miqtë mund të jenë të vështira, por pas muajit mars do të ishte mirë të merrnit parasysh edhe alternativa të tjera të reja. Kreativiteti dhe bujaria duhet të jenë objektet kryesore mbi të cilat duhet t’i ndërtoni këto marrëdhënie, ndryshe ju dhe ata që do t’ju qëndrojnë pranë do të lëndoheni, jo fizikisht, por moralisht.

Dashuria
Fillimi i vitit do të ofrojë për të gjithë të dashuruarit një intensitet dhe bashkim që gjithkush që ju njeh do ta ketë zili. Në muajin shkurt, të gjitha Gaforret do të kenë veprimtari të shumta dhe shumë të afërta me shenjat e ujit, me Akrepin dhe Peshqit, gjë që do ta shtyjë partnerin drejt një xhelozie të pashmangshme. Por, menjëherë pasi ta kaloni këtë muaj të vështirë duke ju justifikuar me rrethanat, të cilat do t’ju detyrojnë të qëndroni afër këtyre personave, do të rifillojë një epokë e re pasionante.
Në mes të vitit 2014 situata do të qetësohet. Pasioni i shfrenuar do të ulë intensitetin dhe në fund të qershorit, kur Dielli dhe Hëna, do të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore brenda shenjës tuaj, do të krijohet një mjedis i përsosur, që do të vazhdojë deri në fund të 2014-ës. Tetori do të jetë muaji i surprizave.

Karriera dhe paratë
Dituria dhe njohuritë që keni fituar me eksperiencën tuaj profesionale janë të vetmet, që do t’ju ngushëllojë gjatë këtij viti. Një avantazh të tillë të gjitha Gaforret duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë që të mbajnë pozicionin në të cilin gjenden. Në mes të marsit, Jupiteri i cili do të ndalet në shenjën tuaj do t’ju risë aftësinë për të lexuar në mes linjave të kontratave dhe rregulloreve atë që shumë të tjerë nuk do të munden. Vetëm në Mars juve do t’ju duhet të zgjidhni mes të dyjave, t’i nënshtroheni burokracive, apo të bëni të një hap tjetër drejt krijimit të një mjedisi më të mirë profesional. Gjatë kësaj kohe e vetmja mundësi që do të keni është fakti se ju mund t’i përdorni ato që keni zbuluar si presion apo shantazh për të siguruar rezultatet që dëshironi. Por gjithsesi, paratë do të mund ta përmirësojnë gjendjen tuaj financiare vetëm pas muajit gusht. Në fillim të dhjetorit, kur të bëni bilancin financiar, do ta gjeni veten në të njëjtën situatë si një vit më parë. Gëzohuni që nuk keni pasur humbje, pasi 2014 nuk është vitit juaj në karrierë dhe financë.



LUAN

Shëndeti
Nëse ju nuk jeni të kënaqur me një mik apo mikeshë, duke qëndruar në heshtje nuk mund të zgjidhni asgjë. Do të ishte mirë që këtë vit të gjitha gjërat t’i thoni në sy dhe në kohën që mendon i se duhen thënë. Të prisni pak është e nevojshme, përpara se t’i komunikoni ndonjë miku pakënaqësitë tuaja, por të presësh shumë mund t’ju mërzisë dhe t’ju prishë humorin juve. Kjo do t’ju bëjë që herë pas herë të humbni toruan, të ndiheni të nevrikosur, të stresuar dhe të gatshëm për të përsëritur ditë pas dite shprehjen: “Më dhemb koka”.
Fizikisht, gjatë tremujorit të parë të vitit do të ndiheni të lodhur dhe tërësisht pa energji. Edhe në prill, kur mendohet se ju do të tregoheni të gatshëm për të qenë më aktivë dhe për t’u marrë pak me sport, do ta keni të vështirë të arrini rezultatet që dëshironi. Muskujt dhe trupi juaj gjatë sezonit të verës do t’ju zhgënjejnë. Nuk do të ndiheni aspak joshës dhe për më tepër do të dëshironi të bini në sy me veshje dhe truk të ekzagjeruar. Kjo do të bëjë që edhe fundi i vitit të rezervojë viroza të lehta gripale. Të gjitha do t’i kaloni, por në fund nuk do të mund të thoni që nuk jeni po aq i rënduar nga ana shëndetësore sa edhe në fillim të vitit 2014.

Dashuria
Viti 2014 do të jetë vit i vështirë për Luanët. Në fillim të vitit ka konflikte, në mes mund të ketë rikthim në kohë dhe në marrëdhënie, ndërsa në fund do të ndiheni të lumtur që edhe pse me vështirësi keni arritur që të kënaqni egon dhe dëshirat e partnerit tuaj. Përplasjet e këtij viti do të shërbejnë që ju ta njihni njëri-tjetrin edhe më mirë. Kështu vjen edhe konsolidimi i një marrëdhënieje, e cila mund të ketë një fund të lumtur në 2015-ën. Edhe pse do t’ju duket herët që këtë vit të flisni për hapa të rëndësishëm, në fund të 2014-ës do të ndjeni se konfliktet e vazhdueshme të cilat keni arritur t’i zgjidhni gjatë gjithë vitit, ju kanë bërë më të fortë dhe më të denjë për njëri-tjetrin.
Sezoni i verës do të jetë një sezon plot emocione, pasion dhe dëshira. Këtu edhe pse ndonjëherë me përtesë apo edhe përtej pamundësive, ju do të dini ta mbani partnerin në pëllëmbë të dorës. Mos u shqetësoni për mundin tuaj, ju do të shpërbleheni gjatë gjithë jetës nëse keni arritur ta bindni parterin që dini ta bëni të lumtur.

Karriera dhe paratë
Ana juaj profesionale, mjaft e sofistikuar, mund t’ju ofrojë këtë vit, miq të rinj dhe mjaft të sinqertë. Por, këto të fundit nuk do të jenë të shumtë në numër. Miqtë e vjetër nuk kanë nevojë për largime përfundimtare, të egra dhe plot dhembje. Koha do ta tregojë kush janë miqtë e mirë. Nëse ato do të duan të mbeten në jetën tuaj, me siguri do t’ju telefonojnë për një kafe që nuk shoqërohet me interes. Dhe nuk janë miqtë e mirë ato që ju shqetësojnë më shumë, por paratë që këtë vit i keni më të nevojshme se kurrë më parë. E megjithatë, një mik që nuk ju shfrytëzon ekonomikisht është gjithashtu i nevojshëm. Gjatë prillit pritet, që partneri juaj të kërkojë më shumë dhurata. Edhe pse ky muaj do t’ju duket sikur do të mbarojë shpejt, ekonomikisht do të rëndoheni, kur sezoni i verës të nisë me kërkesa të tjera. Shtatori dhe tetori do të jenë muajt e një pune intensive për të justifikuar harxhimet e një vere të çmendur. Fundi i vitit 2014 do t’ju gjejë më mirë se një vit më parë, ndaj gëzohuni që pavarësisht shpenzimeve të shumta ju, jo vetëm që keni ruajtur balancat, por edhe i keni përmirësuar ato. 


VIRGJËRESHA 

Shëndeti
Gjatë këtij viti do të jeni më të sinqertë si në dashuri ashtu edhe në miqësi. Edhe pse për ju ka rëndësi shumë të madhe miqësia, këtë vit vëmendjen më të madhe, të gjithë ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshave do t’ia kushtoni familjes, të cilën e keni lënë pas dore muajt e fundit të vitit që latë pas. E gjithë kjo vëmendje që do t’i kushtoni personave që ju qëndrojnë pranë do të bëjë, që ju të ndiheni mirë psikologjikisht. Stresi i punës nuk do të ndikojë shumë tek ju, pasi do të kujdeseni për kolegët dhe kjo do të jetë reciproke, edhe ata do t’ju ofrojnë një ambient të qetë. Në bashkëjetesë me miq të mirë, ju do të keni një vit mjaft pozitiv në fund, atëherë kur edhe do të bëni bilancin e të gjithë vitit. E nëse mendërisht ndiheni të qetë, edhe fizikisht, viti 2014 do të jetë i qetë.
Për ju duket se nuk kanë rëndësi sëmundjet që qarkullojnë në muajt e parë dhe të fundit të vitit. Edhe pse nuk do të keni kohë të merreni me sport, ju do të jeni shumë aktivë në ambientin e punës. Kjo do t’ju sigurojë juve një gjendje të mirë shëndetësore gjatë gjithë vitit. Problemi më i madh shëndetësor për ju mund të jetë një dhëmb apo dhëmballë që duhet rikuperuar. Këshillohet të mos e lini pas dore, nëse doni të dukeni po aq të shëndetshëm sa jeni. Vitit 2014 mund të quhet edhe viti i pastërtisë për ju. Kujdesi që do t’i kushtoni vetes këtë vit do të jetë më i madh se asnjëherë më parë.

Dashuria
Në marrëdhënien tuaj në çift, ky vit do të jetë vitit i luftës për të sunduar. Në përgjithësi nuk do të ketë katastrofa, por vetëm probleme që do të rregullohen shpejt. E megjithatë, partneri me të cilin keni vendosur të kaloni pjesën tjetër të jetës do të dojë të sundojë po aq sa edhe juve. Në fund të korrikut do të kuptoni se të sundoni të dy nuk do të jetë aspak një situatë dramatike. Është mirë që t’i jepni pak hapësirë personit që doni më shumë. Pak nga pak, deri në fund të vitit do të keni harruar të gjitha ato që keni kaluar gjatë kohës që luftonit për fronin e sundimtarit. Nuk do të tregoheni aq të sjellshëm e aq të sinqertë me njeriun që keni në krah, ndaj edhe mos prisni që partneri të veprojë ndryshe kundrejt jush. Madje në fund të verës përgatituni për të shqyrtuar mundësi që ju çojnë drejt një lidhjeje të konsoliduar. Mos e hidhni poshtë mundësinë për të ndryshuar mënyrën tuaj të jetesës. Beqarët nuk do të kenë frikë të njihen me persona të rinj. Të gjithë relacionet miqësore të reja, të cilat do të kenë ulje dhe ngritje do të kthehen për ta, në mundësi të mira joshjeje. 

Karriera dhe paratë
Jeta juaj profesionale gjatë vitit 2014 mund të duket sikur është një stuhi e ideve të egra. Të gjithë kështu do ta konsiderojnë. Disa prej këtyre ideve do të jenë të gatshme të vihen në zbatim gjatë tremujorit të parë të vitit, ndërsa disa të tjera do të duhet të presin disa kushte për të mirëfunksionuar pas pushimeve të gushtit. Të gjithë do ta kenë zili ecurinë e punëve tuaja këtë vit. Madje, shumë prej atyre që ju qëndrojnë pranë do të duan t’jua marrin idetë.
Qëndrimi gricës, negativ, i Jupiterit dhe ndikimi jashtëzakonisht e madh i Bricjapit, në fillim të vitit mund të prodhojnë një periudhë të errët dhe aspak premtuese, por guximi juaj do ta ndryshojë situatën. Me afrimin e verës do të shpenzoni shumë, por gjithçka në të mirë të projekteve të tjera të cilat do t’ju sjellin të ardhura në të ardhmen. Mos u mërzisni për paratë me të cilat do të bëni investime të kënaqshme. Ato që ju duhen, ju duhen.

 
PESHORJA 

Shëndeti
Viti 2014 për të gjitha Peshoret do të jetë viti i miqësive të mira. Do ta ndieni veten jashtëzakonisht të kënaqur që keni mundur të mblidhni rreth vetes miq që ju harmonizojnë dhe që ju shpërndajmë pozitivitet. Kjo do të bëjë të mundur që këtë vit të shfaqeni plot energji dhe humanizëm. E megjithatë, e gjithë kjo energji ka nevojë për një trup të shëndetshëm. Do të bëni mirë që të respektoni ligjet e natyrës duke konsumuar kështu ushqime të stinës. Përpiquni të mos i refuzoni drekat dhe darkat, të cilat i shtrojnë miqtë tuaj, por edhe mos e teproni me konsumimin e ushqimeve të konservuara apo ato që bëhen jashtë ambientit shtëpiak. Frutat, perimet dhe zarzavatet e stinës do të jenë burimi i një shëndeti të mirë për këtë vit. Nëse gjatë gjysmës së parë të vitit keni marrë ushqimin e duhur, gjatë gjysmës tjetër nuk do të jeni aspak të detyruar të shkoni në palestra për të bonifikuar trupin. Do të dini shumë mirë që gjatë këtij viti të menaxhoni energjitë tuaja dhe të prezantoheni gjithnjë energjikë.

Dashuria
Edhe për marrëdhënien tuaj në çift, ky vit do të jetë plot energji dhe lëvizje. Edhe pse, partneri juaj mund të mos ketë shumë kohë për t’i kushtuar marrëdhënies suaj, ju do të dini që çdo ditë ta ktheni në një burim ku çlirohet energji dhe shpërndahen grimca dashurie. Ndryshe nga shenjat e tjera, që kanë dinamikë gjatë ditëve dhe romancë gjatë netëve, Peshorja do të jetë shenja që edhe netët do t’i shpenzojnë me një intensitet të lartë pasioni. Marsi mund të jetë muaj më i vrenjtur për marrëdhënien e Peshoreve, por kjo do të jetë vetëm një fazë kalimtare, një fazë pas së cilës do të dalë menjëherë ylberi dhe dielli. Në fund të vitit 2014 lidhja juaj do të qetësohet. Dhjetori, muaji i festave do t’ju gjejë të qetë dhe  plot projekte për të ardhmen. Ndërsa për beqarët e kësaj shenje pritet që 2014 të jetë një vit me plot flërte, por pa alternativa që premtojnë lidhje afatgjata. Mesi i muajit nëntor për beqarët që i përkasin shenjës së Peshores do të jetë një periudha më pesimiste e vitit. Do ta ndieni veten se nuk keni fat në dashuri dhe kjo ndjenë do të vazhdojë jo pak, por deri në fund të vitit.

Karriera dhe paratë
Çdokënd që mund të njihni gjatë këtij viti mund ta konsideroni si një mundësi të mirë për të shtuar të ardhurat tuaja dhe për të shkëlqyer në aspektin profesional. Nëse ju mendoni se mund të bëni diçka për miqtë tuaj të rinj, mos u druani t’ia komunikoni këtë atyre. Një punë e mirë do të shpërblehet gjithnjë, një ditë. Mos u përpiqni t’i arrini rezultatet që dëshironi me presione, shantazh, apo duke iu imponuar të tjerëve. Buzëqeshja është mjeti më i mirë për të realizuar qëllimet tuaja në ambientin profesional. Ditët e para të shkurtit do të jenë ditët më me fat të biznesit tuaj, nëse ju keni një të tillë, pasi gjatë fillimit të muajit shkurt komunikimi juaj për pazare dhe marrëveshje do të jetë jashtëzakonisht bindës. Përvoja të tilla shkëlqimi do të keni gjatë gjithë vitit, por asnjë aq dobiprurëse nga ana materiale, se ato që janë realizuar gjatë muajit të dytë të vitit 2014.
 
 
AKREPI 

Shëndeti
Fillimi i këtij viti për Akrepët do të jetë i mbushur me problematika në familje. Polemikat dhe vështirësitë familjare mund t’ju shkaktojnë edhe probleme shëndetësore të cilat do të jenë vështirë të kapërcehen apo  të eliminohen deri në mes të vitit. Seksualisht do të ndiheni të dobët gjatë gjithë gjysmës së parë të vitit, por pas qershorit gjithçka do të vijë më natyrshëm. Pas një sezoni veror çlodhjeje, në gusht ju do ta ndieni veten gati të rifilloni aktivitetin tuaj normal, por edhe me më shumë energji, edhe më të shëndetshëm. Në tetor të gjitha aktivitetet sportive janë gati të mirëpresin një Akrep plot energji që bëhet gati të përballojë të ftohtin e fundvitit. Pastërtia është një nga ato përditshmëri, që nuk do të mungojë gjatë gjithë 2014-ës.

Dashuria
Në dashuri suksesi i takon beqarëve të kësaj shenje. Nëse ata që janë të angazhuar në një lidhje do të kalojnë një periudhë të keqe gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014, për beqarët kjo do të jetë një kohë e mbushur plot romancë. Gjithsesi pasioni i shfrenuar do të mungojë edhe për këto të fundit. Por kjo kohë do të jetë mundësia më e mirë për të njohur një njeri i cili në pjesën e dytë të vitit do t’ju dhurojë  një jetë të mbushur me pasion, dashuri dhe buzëqeshje. Shtatori dhe tetori do të jenë muajt më të bukur të vitit për Akrepët që janë në një marrëdhënie me Bricjapët. Kimia që ndërtohet mes këtyre dy shenjave në fund të vitit është një ndër atmosferat më romantike që mund të përjetohet ndonjëherë. Në fund të vitit, në dhjetor, mendohuni mirë për vitin tjetër. Personi që keni në krah ndoshta do të dojë të jetojë me ju përgjithmonë. Edhe pse të zënë ngushtë ju do të zgjidhni nëse do t’i betoheni brenda 2014 për dashuri të përjetshme apo do ta lini të ikë. Bëni mirë që të mos gënjeni në të tilla raste, pasi mund të ngeleni përjetë plangprishës ose një njeri që thyen zemra.

Karriera dhe paraja
Në fillim të vitit një ndikim të madh do të ketë marrëdhëniet tuaja profesionale me të gjithë ata që i përkasin shenjës së Bricjapit. Në bashkëpunim me to ju do të arrini rezultate të shkëlqyera në punë, rezultate që do t’i japin frytet e tyre financiare gjatë muajve mars dhe prill. Kjo sepse Dielli, Hëna dhe Plutoni do të jenë në shenjën tuaj gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit. Megjithatë, edhe pse nuk do të jeni shumë energjikë në punë gjatë sezonit të verës, përpiquni që të mos bëni një jetë rutinë, sepse jo vetëm që nuk do të shndrisni në aspektin profesional, por edhe do të harxhoni para të cilat do ta keni të vështirë t’i mblidhni sërish deri në fund të vitit. Edhe për të papunët, ky vit do të jetë i mirë. Nëse keni mundësi të rregulloheni në një vend të qëndrueshëm gjatë pjesës së parë të vitit 2014, mos u shqetësoni për pjesën tjetër të vitit. Metodat dhe idetë tuaja janë të prirura për t’ju falur imazhin e një njeri të besuar dhe të aftë  në punë. Në fillim të këtij viti edhe të punësuarit do të marrin oferta të tjera pune. Por, përpara se të hidhni ndonjë hap, mendojini mirë alternativat, pasi pa u peshuar mirë avantazhet e secilës alternativë, do të ndërmerrni hapa të gabuar. Marsi është muaji i parave, ndërsa këshilla më e mirë për karrierën tuaj është: Jepni sa më shumë në mënyrë që edhe ju të merrni dyfishin e asaj që jeni mësuar të keni nëpër duar.
 


SHIGJETARI 

Shëndeti
Shëndeti nuk do të jetë problematik për Shigjetarët, madje gjatë pjesës më të madhe të vitit. Por gjithsesi edhe shumë të qetë nuk do të jeni, pasi problemet në familje do t’ju krijojnë strese dhe një gjendje psikologjike herë pas here të tensionuar. Në fund të vitit 2014, nga tetori, nëntori dhe dhjetori mund të ndieni dhimbje shpine apo kockash, të cilat do të mendoni se i keni nga koha. Në fakt, këto dhembje do të vijnë si pasojë e një dite jo të ngarkuar me aktivitete sportive. Konsultohuni me ndonjë mjek përpara se të mbërrijë 2015 në mënyrë që kjo gjendje shëndetësore të mos zgjasë shumë. Gjatë stinës së verës shëndeti nuk do t’ju nxjerrë aspak probleme, por emocionet e këqija dhe qetësia në të cilën do të bjerë trupi juaj mund t’ju sjellin disa shqetësime të vogla. Bëni mirë që të mos konsumoni alkool këtë vit, por ta trajtoni veten me çaj dhe lëngje frutash të shëndetshme dhe jo të konservuara.

Dashuria
Jeta sentimentale e Shigjetarëve do të shkojë më së miri gjatë vitit 2014. Harmonia do të mbretërojë gjatë gjithë kohës. Ju dhe partneri juaj do të jeni si një ekip i fortë që mund t’i bëjë ballë çdo pengese. Karakteri i egër dhe pavendosmëria nuk do të jenë në favorin e  beqarëve. Këshilla e yjeve është të bëni lëshime nëse doni ta bëni për vete personin që ju pëlqen. Jeta në çift do të jetë e qëndrueshme edhe gjatë verës, stinë në të cilën ju mendoni se do t’i lini pak pas dore romancat dhe dashuriçkat. Do të keni besim tek partneri që keni në krah dhe do të flisni për gjithçka me të. Kjo do të bëjë të mundur që ju ai\ajo t’i kuptojë më së miri angazhimet tuaja. Bëni vetëm pak kujdes me xhelozinë sepse kjo mund t’ju çojë në disa debate. Beqarët me shumë gjasa do ta gjejnë gurin e tyre të çmuar gjatë qershorit ose korrikut. Do të ndiheni të plotësuar deri në fund të vitit, atëherë kur edhe pritet, që ju të merrni vendime të rëndësishme për të ndryshuar apo jo, mënyrën tuaj të jetesës.

Karriera dhe paraja
Në planin financiar çdo gjë do të shkojë më së miri. Ju Shigjetarë nuk do të keni as problemin më të vogël në realizimin e atyre marrëveshjeve që dëshironi. Në punë do të jeni plot energji dhe vendosmëri për të arritur atë që doni. Largpamësia do të jetë një nga pikat tuaja më të forta. Ajo do të jetë mjeti kryesor që do t’ju ndihmojë t’i mendoni mirë gjërat përpara se t’i bëni. Edhe nëpër diskutime me shefat do të gjeni fjalët e duhura për të shprehur atë që mendoni. Dhe fjalët e duhura janë ndonjëherë çelësat që hapin dyert drejt një karriere të suksesshme. Në planin financiar këtë vit Shigjetarët do të tregohen të vendosur për ta përmirësuar situatën e tyre monetare dhe me pak sakrifica do t’ia dalin mbanë. Mund të bëni edhe investimet që kishit menduar prej kohësh. Investimet e mëdha do t’ju këshillohet që t’i lini për më vonë, pas sezonit veror. Këshilla për këtë vit: Në punë mos kërkoni të impononi mendimet tuaja dhe tregohuni më të hapur ndaj ndryshimeve. Pritet që 2014 të jetë një vit i suksesshëm.


 
BRICJAPI 

Shëndeti
Viti që po vjen është gati që jo vetëm t’ju presë të shëndetshëm, por edhe t’ju përcjellë po njëlloj. Psikologjikisht dhe fizikisht ndiheni të qetë dhe të shëndetshëm, dhe deri në fund të vitit të jeni të sigurt se kështu do të ndiheni. Energjia juaj nuk do të mungojë, e sidomos nga marsi e deri në shtator. Gjendja emocionale, shpeshherë euforike dhe shpeshherë e qetë do t’ju bëjë që gjatë shtatorit ta keni të vështirë t’i ktheheni me seriozitet punës. Për të ruajtur balancat gjatë këtij muaji do t’ju duhet që të sforcoheni pak e të harxhoni ca energji. Por kjo do të kalojë shpejt. Dimri, i cili në 2014 pritet që të përhapë virozat nëpër të gjitha shenjat e tjera astrologjie, pritet që të humbasë në dyluftimin me bricjapët. Më të shëndetshëm se kurrë, bricjapët do të mund të përballojnë çdo lloj ere që mund të fryjë në fund të këtij viti. Palestra apo vrapimet në natyrë janë dy nga alternativat që do t ‘i dhurojnë pashmangshmërisht një trup të bukur dhe të shëndetshëm bricjapëve.

Dashuria 
Nëse fillimi i vitit do t’ju duket disi i mërzitshëm, monoton apo statik, atëherë bëni mirë të mblidhni veten e të merrni energji për ta ndryshuar pak rrjedhën e marrëdhënies suaj në çift.  Gjatë këtij viti ju keni qenë kryesisht në kthetrat e të ashtuquajturës etika e punës dhe për një kohë të gjatë i keni rrëmbyer kohë marrëdhënies suaj. Keni humbur kështu kohën që mund të kalonit me të dashurin/të dashurën tuaj. Të punosh është mirë, por të dashurohesh është e më mirë. Dhe nuk mund t’ju dhurojnë vëmendje nëse këtë vit nuk angazhoheni të jeni më afër partnerit. Me Saturnin, i cili do të jetë edhe sundimtar në shenjën tuaj, ju do të keni rolin kryesor në komunikimin në çift. I pozicionuar në Akrepin dinak, Saturni, për shumicën e vitit, ju siguron që vetëm me anë të komunikimit ju do të arrini të kapërceni shumë probleme që mund t’ju rezervojë ky vit. Do të dini t’ia dilni më së miri mbanë nëse dini të komunikoni me partnerin.  Shfrytëzojeni sezonin e verës për të bërë pushime, ashtu siç i ka hije Bricjapëve. Nëse do ta mbyllni telefonin dhe nëse nuk do të lejoni askënd t’ua prishë romanticitetin, atëherë ju do t’ia dilni të shijoni gjithë kohën që keni humbur gjatë vitit, ndoshta duke punuar. Ku vit do t’i bëjë Bricjapët mjeshtra në artin e mesazheve efektive ! 

 Financat dhe paratë
 Natyrisht , viti i cili fillon pak me dramë në ambientin tuaj të punës do të jetë i vështirë. E megjithatë nuk do të kalojë shumë dhe ju do të përshtateni aq sa të filloni të merrni hov menjëherë, ende pas dhjetëditëshit të parë të punës. Jeta juaj në ambientin e punës do ë jetë edhe në i ashpër dhe më energjik se sa ai i vitit 2013. Karriera juaj ofron një axhendë plot takime dhe ditë të zëna. Do t’ju duhet më patjetër të luftoni për të mbajtur dhe për të ruajtur ekuilibrat e energjisë suaj. 


 
UJORI
Shëndeti 
Vitit i Ri 2014 do të sjellë për të gjithë Ujorët shumë energji. Mjafton vetëm që ju që i përkisni kësaj shenje të dini si ta shpërndani këtë energji në të gjitha hallkat e jetës suaj. Metabolizmi juaj në përgjithësi do të ketë përmirësime të dukshme të cilat do t’ju sigurojnë ditë edhe më të shëndetshme se vitit 2013. Ky vit që po vjen do të jetë një periudhë pozitive në çështjet tuaja të shëndetit, madje as koha transite e shtatorit dhe tetori nuk do të mund t’ju dobësojë. Disa çrregullime tretjeje dhe nervoziteti janë të pritshme gjatë fundit të vitit, në dhjetor, atëherë kur edhe pritet që të abuzoni pak me festat dhe me konsumimin e ushqimeve jashtë shtëpisë. Por do ta merrni veten shumë shpejt, madje aq shpejt sa juve nuk e kishit imagjinuar. Por, kjo falë një gjendjeje shëndetësore shumë të ekuilibruar gjatë pjesës tjetër të vitit. Këshilla e këtij viti për të gjithë Ujorët është: Mos e teproni me alkoolin dhe parfumet.  

Dashuria
 Mos u zemëro në pjesën e parë të vitit, nëse ajo nuk duket ashtu siç ju e kishit parashikuar. Ky vit do të jetë në dashuri me ulje dhe ngritje të vazhdueshme për Ujorët. Venusi, që është pozicionuar tek Bricjapi është pjesa e parë e vitit, që së bashku me shumë shenja të tjera, edhe juve do t’ju detyrojë të humbisni romanticitetin e të bëhen më praktikë një dashuri. E megjithatë, përpara mesit të vitit ju do të keni arritur që gjatë një kohe të qetë të vendosni bazat e një marrëd hënieje që gjatë pjesës tjetër të vitit do të vijojë të zhvillohet në komoditet dhe pa kurrfarë pengese. Periudha më e keqe e vitit do të jetë ajo kur ju do ta ndieni se nuk do të jeni gjithnjë dakord me njëritjetrin. Mendimet tuaja krejtësisht komplementare me ato të njëri-tjetrit do t’ju mërzisin herë pas herë, por sërish do të mendoni se ky është një rregull si ai i dy kundërvënieve që punojnë së bashku në një lloj harmonie të jashtëzakonshme. Këshilla e vitit 2014: Mos u përpiqni t’ia ndryshoni planet partnerit.
 
Financat dhe paratë 
Me Jupiterin në shenjën tuaj, ju do të ketë burime të dobishme materiale. Kudo që do të trokisni dhe kudo që do të punoni, do të shpërbleheni. Madje edhe dhe atje ku ju mendoni se keni punuar qoftë edhe për një eksperiencë të re, do ta gjeni veten të vlerësuar. Ndaj këtë vit mos humbisni asnjë shans për të ndihmuar të tjetër dhe veten. Ajo çfarë ju duhet të mbani në mend për këtë vit është që ju nuk mund të bëni gjithçka vetë. Për të siguruar ndihmën që ju nevojitet për të shkëlqyer, ajo duhet të bëni është të pyesni dhe pastaj të veproni! Edhe pse financat nuk do të jenë në gjendje të mjerueshme, shtrëngojeni pak dorën për këtë vit. Jo gjithnjë e keni për detyrë të ndihmoni miqtë me borxhe. Mendoni më shumë për familjen tuaj se sa për reputacionin që dot ë fitoni duke u bërë i mirë me të tjerët. 
 
 
PESHQIT 

Shëndeti 
Planetet do të sigurojnë që ju të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit, megjithëse herë pas here mund të keni shqetësime të vogla. Është koha për të marrë vendime të mëdha lidhur me dietën ushqimore dhe ushtrimet fizike që do t’ju duhet të ndiqni gjatë një pjese të madhe të vitit. Bëji mirë që këtë ta programoni që në ditët e para të këtij vitit që po vjen, pasi edhe më të vështirë do ta keni më vonë për të hequr kilogramët e tepërt.  Për peshqit ky do të jetë viti i këtyre të fundit. Kilogramët e tepërt edhe pse nuk janë një problem shumë i madh shëndetësor për shumicën, për ju, këtë vit, në 2014-ën, do të marrin një rëndësi të madhe. Madje, aq shumë vëmendje do t’i kushtoni kësaj pjese sa që herë pas here do ta ndieni veten të rënduar psikologjikisht. Sigurohuni që të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe të stërviteni. Një gjë e tillë është e nevojshme, pasi do të punoni nën një stres të vazhdueshëm për shumicën e vitit. E përpos të gjitha këtyre ju do të keni një imunitet të fortë këtë vit. 


Dashuria
Pranvera e vitit 2014 ndoshta mund të jetë pranvera ë e bukur që mund të ketë kaluar marrëdhënia juaj në çift. Planeti që ju ofron sensualitet, romancë, joshje dhe lumturi këtë vit do të jetë i përqëndruar në shenjën tuaj që nga data 5 prill deri më datën 2 maj. Por kjo atmosferë plot dashuri do të vazhdojë të ndihet edhe më tej. Në muajt tetor dhe nëntor pritet që ju dhe partneri jua të bëheni pak më shumë komunikues për situatat që shqetësojnë familjen tuaj. Në këtë pikë, vjeshta dhe dimri i vitit 2014 ofron për marrëdhënien tuaj në çift një periudhë të qetë deri në fund të 2014-ës.
 
Karriera dhe paratë
Viti i Ri 2014 për të gjithë Peshqit mund të jetë viti i parave. Nëse do të dini të menaxhoni paratë gjatë gjysmës së dytë të vitit, atëherë ju që i përkisni kësaj shenje me siguri që do të përfitoni një rritje të madhe në aspektin tuaj financiar. Ndërsa në perspektivën e karrierës suaj, përpjekjet e viteve të mëparshme do të sjellin frytet e veta. Dhe duket se fati, ashtu siç do t’ju buzëqeshë për paratë, ashtu do t’ju buzëqeshë edhe në karrierë. Mos hezitoni që të futeni në territore financiare të panjohura, pasi të jeni të sigurt se ju dot ë mund t’ia dilni. Ka ende shumë fusha në të cilat ju mund të investoni paratë tuaja.  Por jini të kujdesshëm që të mos i investoni të gjitha paratë në të njëjtin vend. Jepini vetes mundësi dhe alternativa të ndryshme. Por, nëse keni fëmijë që shpenzojnë shumë, mos prisni të keni ndonjë rritje të jashtëzakonshme në fund të vitit. Në dhjetor do të kuptoni se  sado përfitime tëkeni pasur,  shpenzimet tuaja kanë qenë të mëdha.


www.astro-al.page.tl
gazeta "Shekulli"
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi