Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Parashikimi i gjyshes profete

Shko poshtë

default Parashikimi i gjyshes profete

Mesazh nga Rifat prej Mon Apr 07, 2014 2:43 pm


Parashikimi i gjyshes profete: ‘Vladimiri do të jetë sundimtar i botës’!






Vangelia Pandeva Dimitrova, (31 janar 1911 – 11 gusht 1996), e njohur  si Gjyshja Vanga, ishte një femër e pashkolluar, e verbër, e cila thuajse tërë jetën e saj e kishte kaluar në malet e Bullgarisë. Shumë njerëz, anë e kënd botës, janë të bindur edhe sot e kësaj dite se ajo ka pasur aftësi paranormale. Sido që të jetë, disa nga profecitë e saj, nga aspekti ynë kohor, duken mjaft interesante. Vanga thoshte se në Tokë jetojnë edhe alienët, të cilët kanë ardhur nga planeti Vamfim.
 
Shkatërrimi i botës
Ajo flet për famën e Rusisë, për ngritjen e sërishme të Rusisë dhe për sundimtarin e tetë rus, Vladimirin, i cili do të bëhet sundimtar i botës. Në kuadër të ngjarjeve aktuale në Rusi dhe Ukrainë, disa kanë konstatuar se Putini me të vërtetë është Vladimiri i tetë në krye të Rusisë.
Ja disa nga profecitë e kësaj plake, që shkojnë deri në vetëshkatërrimin e botës: 
2014 - Shumica e njerëzve do të vuajnë nga ulcerat dhe kanceri i lëkurës, të shkaktuara nga armët kimike.
2016 - Evropa do të jetë thuajse e zbrazët, pa njerëz.
2018 – Fuqia e re botërore do të bëhet Kina. 
2025 - Evropa është pak e banuar.
2028 – Gjendet një burim i ri i energjisë. Do të fluturojë ekuipazhi me njerëz për në Venerë.
2033 – Shkrihet akulli në polet e tokës. Vjen deri te rritja e nivelit të oqeaneve.
2043 – Ekonomia botërore lulëzon. Në Evropë sundojnë myslimanët.
2046 – “Kultivohen” të gjitha organet e trupit, ku zëvendësimi i organeve të sëmura bëhet mënyra më e mirë e shërimit.
2066 – Me rastin e sulmit kundër Romës myslimane, SHBA-ja për herë të parë përdor armën klimatike – ngrirjen e menjëhershme.
2076 – Në Tokë mbretëron komunizmi, shoqëria pa klasa.
2084 – Natyra e merr veten ngadalë.
2088 – Paraqitet një sëmundje e re – plakja për disa sekonda.
2097 – Plakja e shpejtë shërohet.
2100 – Një diell artificial fillon ta ndriçojë anën e errët të Tokës.
2111 – Njerëzit bëhen robotë të gjallë.
2164 – Shkencëtarët i shndërrojnë kafshët në gjysmënjerëz.
2167 – Paraqitet një besim i ri.
2183 – Kolonia njerëzore në Mars bëhet fuqi bërthamore dhe kërkon pavarësi nga Toka.
2195 – Kolonitë e nënujshme bëhen plotësisht të pavarura me ushqim dhe energji.
2201 – Dielli fillon të shuhet.
2221 – Në kërkim të jetës jashtëtokësore, njerëzimi bie në kontakt me gjëra të tmerrshme.
2273 – Me përzierjen e racave të verdhë, të bardhë dhe të zezë, krijohet një racë e re.
2288 – Udhëtimet në kohë dhe takimi me jashtëtokësorët.
2299 – Në Francë rritet lëvizja partizane kundër myslimanëve.
2304 – Zbulohet sekreti i Hënës.
2378 – Raca e re në Tokë shumohet me shpejtësi të madhe.
3797 – Në Tokë zhduket çdo formë e jetës, por njerëzit vazhdojnë të jetojnë në sistemet e tjera diellore.
3803 – Klima e planetit të ri ndikon te njerëzit. Ata pësojnë mutacione.
3854 – Zhvillimi i civilizimit ndërpritet. Njerëzit jetojnë në kope, si kafshët.
3871 – Paraqitet profeti i ri, i cili iu flet njerëzve për vlerat morale, për fenë.
3874 – Profeti merr mbështetjen e njerëzve. Formohet një fe e re.
4304 – Mposhten të gjitha sëmundjet.
4509 – Njeriu përfundimisht e “njeh” Zotin. Njerëzit arrijnë një nivel të tillë të zhvillimit, saqë mund të flasin me Zotin.
4599 – Njerëzit bëhen të pavdekshëm.
5076 – Zbulohet kufiri i Gjithësisë. Askush nuk di çka gjendet përtej.
5078 – Njerëzit vendosin që ta kalojnë kufirin e Gjithësisë.
5079 – Fundi i botës!


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi