Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Festa e Pashkëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Festa e Pashkëve

Mesazh nga Nikolaos prej Sat Apr 19, 2014 8:12 pm

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjikKishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas ekuinoksit të pranverës (21 marsi). Pra data e Pashkëve katolike është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit. Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar. Veza e Pashkëve është simbol i pjellorisë dhe ka origjinë pagane.



Përse data e Pashkëve lëviz me më shumë se një muaj?
Egjiptianët dhe hebrenjtë e lashtë përdornin kalendarë të ndryshëm. Ai i egjiptianëve bazohej te lëvizja e Diellit, i cili kaloi përmes romakëve dhe kulturave të krishtera për t’u kthyer në standard në të gjithë globin në epokën e sotme. Kalendari hebraik bazohej te fazat e hënës – siç veprohet edhe në fenë islamike, gjë që shpjegon edhe zhvendosjen e muajit të Ramazanit në kohë të ndryshme çdo vit. Myslimanët i kthejnë sytë nga hëna përpara se të llogarisin në ç’datë do të fillojë. Pashkët janë një prej festave që rreken të harmonizojnë kalendarët diellorë dhe hënorë. Si rregull i përgjithshëm, Pashkët nisin të dielën e parë që ndjek hënën e parë të plotë pas 21 marsit. Por nuk ndodh gjithnjë kështu.


Përse përdorim ende të dy kalendarët, si atë diellor, ashtu edhe atë hënor?
 Pashkët janë çasti kur të krishterët nderojnë ringjalljen e Krishtit. Sipas librave të shenjtë, Krishti u vra tri ditë përpara Ringjalljes, që përkon me Pashkët e hebrenjve. Kështu, të krishterët donin që festa e tyre të përkonte me festimet e hebrenjve, i cili përcaktohej nga hëna e parë e plotë që pasonte ekuinoksin pranveror ditën kur dita dhe nata kanë ekzaktësisht të njëjtën kohëzgjatje. Problemi vjen pasi një vit diellor (kohëzgjatja e një rrotullimi të plotë të Tokës përreth diellit) është 365 ditë, 5 orë, 49 minuta dhe 12 sekonda, ndërkohë që viti hënor zgjat 354.37 ditë. Të kalkulosh njërin kalendar, duke e krahasuar me tjetrin, është diçka vërtet e komplikuar. Janë bërë përpjekje të vazhdueshme për t’u gjetur një zgjidhje të mesme këtyre ndryshimeve, përfshi edhe të famshmin “saltus lunae” (kërcimin e hënës), falë të cilit një ndër muajt 30-ditësh të ciklit hënor shkurtohet arbitrarisht në 29 ditë. Por vitet diellorë dhe hënorë ndryshojnë nga njëri-tjetri me 11 ditë në vit. Janë krijuar formula të panumërta gjatë përpjekjeve për të gjetur një vijë të mesme mes dy kalendarëve, si një metodë për të matur kohën. Sa mënyra ekzistojnë për të përllogaritur ditën e mbërritjes së Pashkëve? Në shekullin e dytë, një romak i quajtur Hipoliti përshkroi një cikël tetëvjeçar. Një shekull më pas nisën të përdoreshin tabelat 84-vjeçare, të cilat gjetën përdorim në disa prej ishujve britanikë deri në vitin 931. Nga Këshilli i Parë i Nikeas, në vitin 325, u lëshua një urdhër, sipas të cilit Pashkët duheshin festuar të dielën pas hënës së plotë që ndiqte ekuinoksin e parë, por nuk u mor parasysh për shekuj të tërë. Edhe vetë Kisha e Romës ndiqte metodat e veta për përllogaritjen e Pashkëve deri në shekullin XI. Më së fundi dolën në pah metoda e Malenit, metoda e Mark Montit, metoda e Oudinit e të tjera. Ekziston edhe një faktor tjetër i komplikuar. Ka qenë vendosur që ekuinoksi dimëror ndodh më 20 mars (si në përfundimin e arritur në Nikea), por edhe kjo datë varijon. Në vitin 2007 ndodhte më 21 mars. Kështu që etërit e kishës u përpoqën ta anashkalonin këtë vështirësi, duke përcaktuar çdo të thotë hënë e plotë. Përse ekzistojnë kaq shumë përkufizime mbi hënën e plotë? Hëna e plotë astronomike, ashtu si ekuinoksi astronomik, nuk është ditë, por një çast në kohë, i cili mund të observohet në ditë të ndryshme në varësi të cilit krah të datës ndërkombëtare gjendet secili prej nesh. Dhe duke qenë një ngjarje që pritej të ndodhte, e bënte të pamundur përcaktimin e saj paraprakisht. Kështu u vendos që hëna e plotë pashkore nuk do të ishte hënë astronomike, por hënë kishtare. Kjo metodë është ndjekur që nga viti 325 pas Krishtit. Astronomët u gjetën mesatare datave astronomike të hënës së plotë për llogari të kishës, duke i quajtur data të hënës së plotë kishtare. Në këtë mënyrë Pashkët përcaktoheshin si e diela pas hënës së plotë kishtare pas 20 marsit. Gjithashtu kjo ditë u përcaktua si ekuinoksi pranveror, ndodhte apo jo në këtë ditë. Kështu që kemi një hënë të plotë të përcaktuar me marrëveshje.  Janë bërë përpjekje të vazhdueshme për t’u gjetur një zgjidhje të mesme këtyre ndryshimeve, përfshi edhe të famshmin “saltus lunae” (kërcimin e hënës).  Egjiptianët dhe hebrenjtë e lashtë përdornin kalendarë të ndryshëm. Ai i egjiptianëve bazohej te lëvizja e Diellit, i cili kaloi përmes romakëve dhe kulturave të krishtera për t’u kthyer në standard në të gjithë globin në epokën e sotme

Përse ndodh shpesh herë që Pashkët festohen në një ditë tjetër në Evropën Lindore?

 Kjo ndodh pasi kisha ortodokse i përmbahet ende kalendarit të përcaktuar nga Jul Cezari, i cili në Perëndim është braktisur në shekullin XVI. Por edhe ai është produkt i përpjekjeve për të harmonizuar kalendarin hënor me atë diellor. Në vitin 1582, kalendari julian (i cili e zgjaste vitin me shumë minuta) ishte i shfazuar nga ekuinoksi me dhjetë ditë. Kështu që Papa Gregori XIII dekretoi një kalendar të ri, i cili i hidhte poshtë vitet e shfazuara kur këta ndodhnin në fund të shekullit, në ato raste kur numri nuk pjesëtohej me 400. Kështu, viti 200 ishte vit i shfazuar, por 2100 nuk do jetë i tillë. Dekretoi gjithashtu se bota duhej të hidhej nga 5 tetori në 14 tetor. Britanikët, nën frikën se ky mund të ishte ndonjë lloj komploti papnor, nuk pranuan ta përshtatnin deri në vitin 1753, çast në të cilin kalendarët anglezë kishin arritur 11 ditë prapa. Kur ndryshimi më në fund u vendos, në Britani u hodhën në protesta të panumërta, me dyshimin se po u vidheshin ditët. Kryengritësit çirreshin: “Na ktheni 11 ditët tona”. Pashkët ortodokse janë ende juliane dhe vonojnë pak a shumë një javë nga Pashkët katolike, duke u zgjatur ndonjëherë edhe deri në mbërritjen e muajit maj.
Është kjo dita kur Pashkët nisin më herët? Jo. Mund të nisin më 22 mars, siç ndodhi në vitin 1761 dhe 1818, por kjo nuk do vërehet më deri në vitin 2285. Data më e vonë e mundshme është 25 prilli, por kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1943 dhe nuk do përsëritet deri në vitin 2038. Data më e zakonshme është 19 prilli.


Mund të gjendet një datë e saktë falë astronomisë moderne?
Astronomët përpiqen të bashkërendojnë ciklet diellore dhe hënore që në kohët e vëzhguesit të yjeve të Greqisë së lashtë, Metonit të Athinës, i cili hodhi idenë e ciklit metonik 19-vjeçar. Edhe egjiptianët e lashtë e dinin se ngritja e yllit Sirius ishte parathënësi më i mirë i përmbytjeve nga Nili, se sa datat diellore. Por arritjet e fundit astronomike që garantojnë përllogaritje më të sakta, veç i vështirësojnë edhe më shumë gjërat në këtë aspekt. Ne e dimë që një vit diellor zgjat 365.2422 ditë, se ekuinoksi pranveror zgjat 365.2424 ditë dhe se një vit yjor zgjat 365.2425, asnjë prej të cilëve nuk përkon saktësisht me 365.2425 ditët e kalendarit gregorian. Ekziston edhe problemi i ekuinokseve, sipas të cilëve toka rrotullohet si të ishte një top spangoje. Polet e saj spostohen në raport me disa yje në një cikël të plotë shfazimi, që zgjat 25,800 vjet. Ndërkaq, tërheqja baticore mes Tokës, Diellit dhe Hënës, e cila ndikohet nga shkrirja e akujve dhe rritja e nivelit të deteve, gjithashtu rrit kohëzgjatjen e ditës dhe
atë të muajit. Nuk mund të zgjidhim arbitrarisht një date dhe t’i përmbahemi me marrëveshje? Që të dyja palët, qeveritë dhe kishat, janë përpjekur ta bëjnë një marrëveshje të këtij lloji. Sekularistët kanë sugjeruar se Pashkët duhet të nisin çdo vit të dielën e dytë të prillit. Këshilli Botëror i Kishave, në vitin 1997 sugjeroi zëvendësimin e sistemit aktual të bazuar mbi ekuacionet me observimet
e drejtpërdrejta astronomike. Por edhe po të arrihet një marrëveshje konceptuale, aplikimi është punë tjetër. Në Britani u miratua Ligji i Pashkëve në vitin 1928, i cili e përcaktonte festën “të dielën e parë pas
së shtunës së dytë të prillit”. Ligji ka mbetur nëpër librat shtetërorë, por nuk është vënë kurrë në zbatim. Kur vjen fjala për ditën e saktë, vërehen ende influenca kontradiktore që hedhin poshtë njëra-tjetrën. Duket se dita e saktë e Pashkëve do të luhatet përjetësisht, siç ka ndodhur në rrjedhën e shekujve.
 Kështu u vendos që hëna e plotë pashkore nuk do të ishte hënë astronomike, por hënë kishtare. Kjo metodë është ndjekur që nga viti 325 pas Krishtit
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi