Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Teknologjia Okulte e Parashikimeve

Shko poshtë

default Teknologjia Okulte e Parashikimeve

Mesazh nga Rifat prej Mon Apr 21, 2014 12:04 pm

Teknologjia Okulte e Parashikimeve




Në kohën kur njerëzit braktisën jetën endacake, për të punuar tokën gjuetarëve te tribuve iu desh të parashikonin stinët. Këto njohuri nevojiteshin për të ditur se kur duhesh mbjellur, kur vërshonin lumenjtë në tokat pjellore, kur afronin stinët e shirave  e kështu me rradhë.

Për mungesë të një kalendari muaj të tërë pune rraskapitëse shkonin dëm, një nevojë për të cilën askush nuk dyshon. Ata që e studjuan të parët dhe kuptuan rregullsitë e diellit, hënës dhe yjeve kishin në dorë një mall me shumë vlerë dhe ata nxorrën prej saj shumë fitime në kurriz të besimtarëve.

Profesioni okult religjioz i astronomëve dhe matematicienëve të lashtë, si ai i njerëzve që projektuan Stounhenxh, bëri që vasalët të binden se vetëm priftërinjtë kishin lidhje direkte me zotat, prandaj dhe vetëm ata mund të siguronin stinët e mbjelljeve dhe të sillnin motin e favorshëm për të korra të bollshme.

Parashikimi i eklipseve të diellit, të hënës bënin shumë efekt dhe influenconin mbi komunitetin. Suksesi që priftërinjtë patën nga ndjekja e kalendareve të punimit të tokës, mbjelljes, plehërimit dhe korrjes u siguroi atyre pushtet mbi njerëzit.

Sot sezoni i festave të Krishtlindjeve ndjek një traditë të përcaktuar nga priftërinjtë e lashtë, të cilët zhvillonin rituale në solsticin dimëror për të zgjatur qëndrimin e diellit në qiell. Suksesi i tyre i garantuar pasohej nga festime pagane.

Njohja e rregullsive stinore nga populli pengohej me çdo mjet mistik apo me rituale nga më të çuditshmet. Për parashikimet jo të sakta faji i hidhej mëkateve të popullit. Ato shfrytëzoheshin për të justifikuar shtypjen në rritje.

Për shekuj me rradhë njerëzit, të cilët s’kishin ide për numrin e ditëve mes stinëve dhe s’dinin as të numëronin, u ofronin me kënaqësi “shërbëtorëve të tyre besnikë” ndër rradhët e klerikëve një pjesë të të korrave të tyre, si dhe vajzat më të bukura.


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi