Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Sportet dhe shenjat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Sportet dhe shenjat

Mesazh nga Nikolaos prej Tue Apr 22, 2014 4:28 pm


Doni të jeni në formë? Trupat qiellorë ju shpjegojnë se si ta mbani formën tuaj. Ato tregojnë se cili është karakteri dhe personaliteti juaj dhe cilat janë aktivitetet fizike që duhet të praktikoni!

DASHI : Dashi pëlqen shpejtësinë dhe tërhiqet nga sportet që i mundësojnë lëvizje: futbolli, boksi, sërfi, hipizmi, tenisi dhe garat me makina. Stërvitjet në natyrë i sigurojnë ekuilibrin dhe kënaqësinë dhe e ndihmojnë Dashin të ruajë formën e tij fizike.

DEMI: Demi është shenjë e ngadaltë dhe sporti i tij i preferuar është noti dhe të qëndrojë mbi rërë. Për të lëvizur, Demi preferon golfin, jogan, dhe kopshtarinë. Tërhiqet nga muzika dhe vallëzimi është një nga preferencat e tij.

BINJAKËT: të shkathët dhe të shpejtë, Binjakët pëlqejnë sportet që mbartin shpejtësi. Ata duan gjithashtu tenisin, garat e shpejtësisë dhe të mendjes, patinazhin dhe kërcimin. Binjakët janë persona që merziten shpejt prandaj preferojnë sporte që mbartin lëvizje dhe stimulim mendor.

GAFORRJA: Gaforrja është personi që pëlqen të bëjë vetëm një sport dhe e praktikon atë gjithë jetën. Nuk është e interesuar në gara sepse ajo kërkon të dëfrehet dhe të çlodhet përmes sportit. Gaforrja është shenjë e ujit që preferon sportet si: noti, lundrimi, zhytja.

LUANI: Luani pëlqen shumë të shikojë garat por edhe mund të përfshihet vet në gara sportive. Ai zgjedh sipas gjendjes së tij mendore. Luani preferon sportet ku forca atletike është e rëndësishme: ndeshjet, luftrat, bowling, hipizmin, vrapimin por pëlqen gjithashtu sportet ku autodisiplina ka një funksion të rëndësishëm: jogën ose artet marciale.

VIRGJËRESHA : Virgjëresha kërkon të jetë në formë dhe nuk ka nevojë për askënd që t’i mbushë mendjen të bëjë sport. Virgjëresha nuk pëlqen sportet e dhunshme, por preferon çiklizmin, ping-pongun, volejbollin, alpinizmin dhe gjimanstikën. Gjithashtu pëlqen edhe sportet ku duhet saktësi: gjuajtejn me shigjetë, golfin.

PESHORJA: Peshorja e urren dhunën apo mundimet e forta. Ajo të befason në zgjedhjet e saj përsa i përket sportit, sepse ajo zgjedh sipas karakterit të saj të qetë. Peshorja preferon tenisin, baletin, patinazhin, notin dhe aviacionin. Me trupin e saj të balancuar do të ketë sukses në karate.

AKREPI : Persona kokëfortë, me aftësi përqëndrimi, Akrepi është më i fortë sesa duket. Ai mund të praktikojë sporte ku nevojitet force fizike: boksi, atletizmi, karateja dhe futbolli.

SHIGJETARI: Shigjetari është një shenjë sportive. Preferon të bëjë sport apo aktivitete të tjera sidomos në natyrë. Shigjetari pëlqen hokejin dhe sportet ujore. Vrapimi dhe kalërimi përfaqësojnë për Shigjetarin një mënyrë shtendosjeje.

BRICJAPI: Bricjapi bën përpjekje për të arritur objektivin e tij dhe nuk pëlqen sportet që përfshijnë përkulshmëri. Ai kërkon gjithnjë të bëjë gjëra që e kënaqin. Pëlqen të bëjë ekskursione ose alpinizëm ashtu si kafsha që e përfaqëson këtë shenjë.

UJORI: Risitë janë një nga vlerat e Ujorit dhe kërkojnë gjithmonë strategji të mira për të arritur objektivat, ata dinë shumë mirë se si ta drejtojnë një ekip. Ujorit i pëlqejnë sportet si basketbolli, skija apo sërfi. Edhe nëse ato hasin në pengesa, përpiqen të jenë të parët në një garë.

PESHQIT : Peshqit janë e vetmja shenjë që e pranon humbjen dhe dinë të mbështesin skuadrën e tyre nëse dështojnë. Shenjë e ujit, Peshqit pëlqejnë sportet ujore dhe bëjnë gjithmonë performanca të mira në zhytje, sërf apo peshkim.
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi