Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Çfarë është Astrologjia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Çfarë është Astrologjia

Mesazh nga Nikolaos prej Thu Jan 05, 2012 1:58 pm

A ËSHTË SHKENCË ASTROLOGJIA?

« Trupat qiellorë janë shkaku i gjithçkaje që prodhohet në këtë botë tokësore, ato ndikojnë në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë mbi veprimet njerëzore, por të gjitha efektet që ato prodhojnë nuk janë të pashmangshme.» Saint Thomas d'Aquin

PËRKUFIZIMI I ASTROLOGJISË
Nëse ndalemi në etimologjinë e kësaj fjale, Astrologjia vjen nga një fjalë e lashtë greke: “astro” që do të thotë “yll” dhe “logia” që ka kuptimin “njohuri”, pra që do të thotë “Njohuri mbi yjet”. Në fakt, i vetmi yll që ndikon në astrologji është Dielli (si dhe yllësitë nga të cilat kanë marrë emrat shenjat e zodiakut), të tjerët janë planetë. Por dhe planetët duken si yje për shkak të rrezatimeve të Diellit që bie mbi ta dhe ndoshta njerëzit e lashtë mendonin se yjet dhe planetet ngjajnë me njëri-tjetrin. Disa fjalorë e përshkruajnë konceptin e astrologjisë disi të gabuar duke e konsideruar atë si “artin e parashikimit”. Për ne astrologjia ka një qëllim shumë më të ngritur sesa parashikimin e së ardhmes.. Astrologjia është përcaktuar edhe si gjuha e simboleve.

1/ Para së gjithash astrologjia është një gjuhë e përgjithshme që jo vetëm që na flet për veten tonë por na bën të flasim midis nesh, dhe akoma më mirë të kuptohemi. Të rinjtë fillestarë duhet në fillim të mësojnë alfabetin e saj (simbolet), zgjedhimet e saj (aspektet), pastaj njeriu fillon të ndërtojë fjalitë e tij të para (interpretimi), në vazhdim mund të pasurojë fjalorin e tij (shtimin e pikave imagjinare për shembull) dhe të perfeksionojë gramatikën (përdorimi i aspekteve dytësore, përcaktimi i dominuesve etj…).
Si çdo gjuhë e gjallë, sigurisht që astrologjia lidhet me epokën e saj dhe me njerëzit që e praktikojnë atë, gjithashtu ajo përkeqësohet në dialekte të ndryshme, ku secili ka theksin e tij (të nxitura nga disa kritere) dhe rregullat specifike: bëhet fjalë për shkolla të ndryshme (karmike, kushtëzuese, kozmobiologjike…) por edhe astrologji të ndryshme (indiane, kelte, kineze, maja…) që përfundimisht të gjitha flasin për të njëjtin realitet dhe për të njëjtin vullnet (deshirë) për të përkthyer paralelisht parimet (standartet) e mëdha të jetës nga një seri simbolesh sfiduese që përputhen pafundësisht. Ashtu si çdo gjuhë, astrologjia ka edhe përjashtime në rregullat e saj dhe më duket gjithmonë e tepruar dhe e kotë të vendosësh parime (standarte) dhe teori definitive që refuzojnë pak apo provojnë vullnetin që ka natyrën për të qënë fantazuese dhe e pakuptueshme (e pakapshme) sepse rigjen ripërtëritje. Astrologjia evoluon (zhvillohet) përkrah njeriut dhe nuk do të dinte të ndalet në çdo lloj momenti të historisë.
Përfundimisht, astrologjia i përgjigjet një strukture të interpretimit piramidal (gradual) në mënyrë të rrumujshme: baza përbëhet nga rregulla të përgjithshme, vijnë më pas rregullat më të spikatura, pastaj rregullat e shkollës dhe epokës së saj dhe në fund rregullat e vet individit. Sepse çdo individ shprehet në mënyrën e tij unike, me shprehjet e veta sipas një shembulli kompleks që pasqyron njëherësh natyrën e tij (temën e tij), edukimin e tij dhe mjedisin që e rrethon. Gjithashtu për të kuptuar mirë gjuhën e bashkëbiseduesit të saj, astrologjia duhet gjithmonë të përpiqet, nëse ka mundësi, të përvetësojë fillimisht funksionimet (interpretimet) dhe riveprimet lidhur me një person në mënyrë që puna e tij e interpretimit të përkthejë sa më saktë cilësitë dhe delikatesën e secilit prej nesh.
Të gjithë flasin të njëjtën gjuhë por jo në të njëjtën mënyrë, çdo punë e astrologut konsiston për të gjetur origjinalitetin dhe të veçantitë e çdo individi duke marrë përsipër të klasifikojë personat në kategori artificiale.

2/ Astrologjia është sigurisht edhe art sepse i nevojiet të jetë nën dëgjimin e botës dhe nënkupton (përfshin) vullnetin për të rikrijuar botën nën një formë të ndryshme dhe origjinale. Praktika astrologjike përafrohet me praktikën artistike: ashtu si muzikanti, duhet të njohë e të dijë të përdorë tonalitetet/notat muzikore (elementet), ritmet (trefishësitë), heshtjet (shenjat e ndërprera, planetet pa aspekte) dhe të arrijë në një harmoni në interpretimin e tij. Ashtu si piktori, astrologu duhet të jetë i aftë të kuptojë përzierjen e ngjyrave dhe rezultatet që lindin nga këto kombinime komplekse (aspekte të shumëfishta) në mënyrë që të përmirësojë një realitet që duket njëkohësisht kaq i thjeshtë dhe kaq i mistershëm. Ashtu si fotografi, astrologu duhet të dijë të punojë me fotografitë e çastit (tema dhe harta e lindjes) duke lënë të shprehen të gjitha nuancat vetëm duke theksuar temën kryesore (dominuese). Ashtu si kërcimtari, astrologu duhet të drejtohet nga melodia e një teme dhe të mund të bëjë që të lindë një koreografi origjinale, e paqëndrueshme (fluide) dhe e përshtatur (interpretimi i saj). Ashtu si aktori, astrologu duhet të shfaqë (tregojë) prekshmëri dhe të mund të rrëshqasë në lëkurën e personit që përpiqet të interpretojë, duhet të mësojë të ekuilibrojë në mënyrë të matur atë që vjen prej atij dhe atë që vjen prej tjetrit, duke qënë njëherësh një zbulues dhe analist në mënyrë që të nxjerrë në dritë natyrën e thellë të njerëzve dhe situatave. Ashtu si shkrimtari, astrologu duhet të dijë të zgjedhë fjalët dhe të ndërtojë fjalitë e tij, në mënyrë që t’i paraqesë saktësisht mendimet dhe intuitën e tij. Tregimet e tij duhet të jenë gjithnjë të kuptueshme (koherente) dhe realiste dhe duhet të mundë të parashikojë të ardhmen (horoskopi). Metaforat për këtë temë sigurisht që do të mund të shtoheshin por ne nuk do të mbanim në fund veçse këtë përcaktim të thjeshtë nga Francis Bakon, i cili vetëm do të kishte mundur të fliste po aq mirë edhe për astrologjinë: “arti, është njeriu që i bashkangjitet natyrës.”

3/ Astrolgjia sigurisht që është edhe shkencë. Si gjithë shkencat e tjera ajo ka mbaresen -logia. Ajo përputhet me disa teorema të sakta (llogaritja e pikave imagjinare për shembull), mbështetet mbi studimin e mekanizmave natyrorë (tranzitet planetare) dhe për më tepër frymëzohet gjithmonë nga natyra për të vendousur bazat e saj të punës (analogjia midis natyrës së planetëve dhe funksioneve të tyre apo edhe ritmeve të stinëve dhe zodiakut). Si çdo shkencëtar, astrologu duhet në fillim të jetë një vëzhgues dhe një eksperimentues: asnjë teori nuk mund të jetë e vlefshme pa qënë e ekzaminuar, (e testuar) dhe e rikontrolluar dhe sa për mua unë përdor me gjithë qejf parimin e kundër-përvojës (që na lejon të zbulojmë se pse kjo në përgjithësi funksionon por që rregulli nuk vihet në zbatim ose përdoret ndryshe në disa raste speciale). Si çdo shkencëtar, astrologu duhet të jetë edhe origjinal (unik) ose, të paktën të japë një mendim origjinal që e bën, duke qënë shumë realist, të ketë deshirën dhe vullnetin të shkojë më larg dhe të zbulojë rrugë të reja (që, duhet thenë se, nganjëherë nuk të çojnë asgjëkundi). Cilësitë që kërkon praktika e astrologjisë janë, me pak fjalë, edhe shumë “shkencore”: do të duhet gjithmonë të jesh objektiv, i saktë, i duruar, i hapur, këmbëngulës dhe imagjinar. Është pra një punë për çështjet e të tjerëve (të botës) dhe njëkohësisht një punë për veten tënde.

4/por astrologjia është edhe besim gjithashtu. Nëse nuk është fe (besim) në kuptimin që nuk përfaqëson një qënie superior dhe të brendshme (imanente), ajo posedon shumë pika të përbashkëta me të gjitha lëvizjet shpirtërore. Jam shumë i bindur që nevoja për astrologjinë është po aq e fortë sa nevoja për fenë dhe fakti që të vendosësh t’i përkushtohesh astrologjisë ringjall njëkohësisht kërkesa dhe sqarime (me kuptimin e një zbulimi të mirëkuptuar…). Astrologjia posedon dukshëm një dimension metafizik jo të parëndësishëm (sidomos në karmikë), dhe studimin e vetëm të përsosmërisë së natyrës, dhe të kompleksitetit të saj, përmes astrologjisë mjafton të shfaqësh disa çështje dhe pyetje të ndryshme, origjinën dhe ekzistencën e botës. Ndonëse kam shumë vështirësi të kuptoj që disa shkencëtarë, megjithëse të zhytur në analizën e mprehtë të universit, nuk zhvillojnë sistematikisht një ndërgjegje të mprehtë të bukurisë dhe të “mrekullisë” së botës sonë (ashtu siç pritet, tema e këtyre njerëzve tregon një problematikë nga ana shpirtërore dhe nga aftësia për të kapërcyer kushtet njerëzore dhe materiale). Sipas mendimit tim, mendoj që besojmë në astrologji ashtu siç besonim në një Zot i cili do të na shfaqte çdo ditë provat e ekzistencës së tij. Nga ana tjetër, praktikimi i astrologjisë nuk bie në kundërshtim me praktikimin e çdo lloj besimi apo feje, përkundrazi duke qënë se besimtari do të shohë me gjithë qejf në themelin e astrologjisë “dorën e Zotit”.

5/ Për të përfunduar, astrologjia është gjithashtu një element i domosdoshëm në lidhjet shoqërore (kohezionin social). Është një mjet që i kushtohet njohjes dhe deshirës për të kuptuar të tjerët. Praktikuesi i astrologjisë duhet të jetë gjithnjë në shërbimin e të tjerëve duke paraqitur cilësitë e tij të tolerancës dhe objektivitetit. Praktika e astrologjisë, larg hipokrizisë (zhargoneve), rezulton shpesh e lodhshme për atë që zhytet në të: qoftë se ai nuk arrin gjithmonë në rezultate ulëta, qoftë sepse e kundërta e saj është, qëllimisht apo jo, në kundërshtim me këshillat dhe analizat e saj. Astrologu duhet gjithashtu të mësojë të ulë krahët dhe të lërë secilin të ndjekë rrugën e tij sado e mirë t’i duket atij. Po përmendim këtu dy fjali të veprës sartriane: “Për të mësuar , çdo të vërtetë mbi mua, duhet të kaloj përmes të tjerëve” dhe “Njeriu është qënie që nuk mund të dalë nga vetvetja, që nuk njeh të tjerët veçse në vetvete dhe që, duke thënë të vërtetën, gënjen”

KUNDËR-PËRKUFIZIM

1/Astrologjia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë fall. Falli bëhet me intuitë të pastër dhe jo me analiza. Falli nuk ndahet në pjesë, nuk përshtatet me debatet dhe nuk është njohuri që i nënshtrohet pasurimit apo evolucionit. Falli është një dhunti, astrologjia një praktikë. Nëse disa astrologë janë edhe fallxhorë, një fallxhor nuk është detyrimisht astrolog. Një astrolog nuk ka në përgjithësi “sinjale, vizione”, ai punon përmes rezultateve (llogaritjeve) dhe intuita nuk është veçse një plus në interpretimin e tij.

2/ Astrologjia nuk duhet të jetë një mjet detyrues dhe aq më pak një mjet diskriminimi. Astrologu përkundrazi duhet ta kërkojë të drejtën tek ndyshimi dhe të mos transmetojë kurrë gjykime vlerash. Gjithashtu astrologu duhet të mos pranojë të luajë “kodrat e hirta” dhe, qoftë kjo edhe në kategorinë e individit, të familjes, të komunitetit apo të kombësisë. Astrologu është, dhe duhet të mbetet, një këshillues. Ai është një analist i jetës dhe i njeriut: ai nuk mund dhe nuk duhet të kërkojë asnjë pushtet apo epërsi në zanatin e tij.

3/ Astrologjia nuk duhet të jetë një mjet “i pacipë” për t’u pasuruar (dhe aq më pak kur punët e kryera janë bërë pa ndërhyrjen njerëzore!). Nëse astrologu i vë taksë (çmim) punës së tij, është që secili duhet të mund të mbështetet tek nevojat e tij duke bërë, në mënyrë ideale, atë që i duket më e mira e mundshme. Një punë astrologjike serioze kërkon në përgjithësi, orë të tëra meditimi, kërkimi dhe formulimi (hartimi), gjë që justifikon çmimet që mund të duken të mëdha tek personat më të varfër. Do të vihet re që shumica e astrologëve, krahas punëve të tyre me pagesë, dinë të bëhen të dobishëm në mënyrë të vullnetshme.

www.astro-al.page.tl
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Astrologjia nje shkence e lashte

Mesazh nga Rifat prej Fri Jan 20, 2012 11:58 am



Astrologjia nje shkence e lashte



Siç dimë, ASTROLOGJIA studion ndikimin e yjve në jetën e njerëzve.
Kjo është një SHKENCË E LASHTË, që për qëllim ka - ta njohim vetveten në radhë të parë, e, duke njohur vetveten, t'i njohim edhe të tjerët.

▪ "Çdo gjë që lindet apo krijohet në momentin e caktuar, ka vetitë e momentit." Kështu që, nuk mund të injorohet, as mohohet, edhe ndikimi i planetëve dhe i kushteve të caktuara natyrore në botën e gjallë, e posaçërisht në njeriun.

Astrologët thonë se situata në qiell në momentin e lindjes, si dhe raporti i të gjithë planetëve ndaj njëri-tjetrit përcaktojnë fatin dhe karakterin e njeriut, sidomos duke pasur parasysh ndikimin e planetit që dominon atë vit.

Sipas astrologëve e psikologëve, po të jetë e sigurt data e lindjes, si dhe vendi i lindjes, mund të definohet tipi i njeriut: karakteri i tij, qëllimet, prirjet, shëndeti, sjelljet...

Por, natyrisht, nuk mund të mohohen as faktorët tjerë, si: rrethi, trashëgimia, edukata dhe arsimimi.

Pra, edhe astrologjia, si shkencë, shërben në radhë të parë për t'i ndihmuar njeriut ta njohë vetveten dhe të tjerët në bazë të ZODIAKUT (zodiak nga gr. rrethi i jetës, që nënkupton qiellin mbi ne, mbushur projeksione botërash të largëta).

Njohuri elementare

Siç dimë, kemi dymbëdhjetë shtëpi, ku në secilën dominon planeti i caktuar; dhe, secila shtëpi ka shenjën e caktuar, që përfshin periudhën e caktuar kohore (përafërsisht një muaj). E këto shtëpi janë:

1. Shtëpia e I-rë: sundon MARSI (dashi)
2. Shtëpia e II-të: sundon VENERA (demi)
3. Shtëpia e III-të: sundon MERKURI (binjakët)
4. Shtëpia e IV-t: sundon HËNA (gaforja)
5. Shtëpia e V-të: sundon DIELLI (luani)
6. Shtëpia e VI-të: sundon MERKURI (virgjëresha)
7. Shtëpia e VII-të: sundon VENERA (peshori)
8. Shtëpia e VIII-të: sundon MARSI (akrepi)
9. Shtëpia e IX-të: sundon JUPITERI (shigjetari)
10. Shtëpia e X-të: sundon SATURNI (capi)
11. Shtëpia e XI-të: sundon URANI (ujori)
12. Shtëpia e XII-të: NEPTUNI (peshku)

Kështu, kemi dymbëdhjetë shenja horoskopi; e këto janë:

1. DASHI (21 mars-20 prill): e karakterizon pasioni
2. DEMI (21 prill-22 maj): e karakterizojnë mundësitë e mëdha latente
3. BINJAKËT (23 maj-21 qershor): të paparashikueshëm, indiferentë, pa shpirt sakrifice
4. GAFORRJA (22 qershor-22 korrik): përdëllimtar, sensitiv, romantik, i ngathtë
5. LUANI (23 korrik-22 gusht): shkëlqim, lartësi, superioritet
6. VIRGJËRESHA (23 gusht-22 shtator): analitikë dhe racionalë
7. PESHORI (23 shtator-21 tetor): emocion
8. AKREPI (22 tetor-21 nëntor): energji;
9. SHIGJETARI (22 nëntor-21 dhjetor): optimistë dhe entuziastë;
10. CAPI (22 dhjetor-21 janar): i fortë, mendimtar, materialist, despot
11. PESHKU (22 janar-21 shkurt): mistik, religjioz, artsit
12. UJORI (22 shkurt-20 mars): i pavarur, origjinalë.


Secila nga dymbëdhjetë shenjat e horoskopit ka njërin nga katër elementet kryesore të natyrës: tokën, ujin, zjarrin apo ajrin. Prandaj, kemi shenjat e tokës, shenjat e ujit, të zjarrit dhe të ajrit.

Shenjat që element kanë TOKËN: demi, virgjëresha, capi
Shenjat që element kanë UJIN: gaforja, akrepi, peshku
Shenjat që element kanë AJRIN: binjakët, peshorët, ujorët
Shenjat që element kanë ZJARRIN: dashi, luani, shigjetari

Para se të fillojmë t'i paraqesim shenjat e Zodiakut një nga një, duhet të theksohet dhe të kihet parasysh se HOROSKOPI, ASTROLOGJIA nuk e nënkupton fallin, parashikimin e gjërave, parathënien e kështu me radhë, siç zakonisht mendojnë ende një përqindje e konsiderueshme e njerëzve.

Kjo nënkupton njohjen e vetvetes, në radhë të parë, e, pastaj, edhe të të tjerëve, të atyre me të cilët mund të kemi punë, kontakte, marrëdhënie.

Për shembull, po patëm njohuri nga astrologjia, ne do ta kishim parasysh se: Po qe se na duhet një përfaqësues simpatik tregtarësh - rekomandohen individët me shenjën BINJAK.

Për sekretaresha pedante - preferohen VIRGJËRESHAT. Për dizajnerë imagjinativë - do të preferoheshin GAFORRET. Për drejtor, shef sipërmarrjeje, kush do t'i tejkalonte LUANËT e kështu me radhë.

avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi