Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Fëmijët sipas shenjave të zodiakut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Fëmijët sipas shenjave të zodiakut

Mesazh nga Nikolaos prej Fri Jun 06, 2014 3:07 pm

Femijet, sipas shenjes se horoskopit!

Fëmijë problematik nese ka lindur nen shenjen e Dashit dhe kureshtar nese eshte nje shigjetar; Binjakët jane te hareshem, ndërsa me femijet Luanë duhet te jeni vetëm të sinqertë. Ja se si janë fëmijët sipas shenjave të horoskopit;

Dashi

Fëmijët nën shenjën e Dashit janë problematik dhe jo të qetë, pranojne me dëshirë aktivitetet sportive apo hobi te tjera. Ketyre femijeve u pëlqejnë gjërat interesante, janë gjithmonë plot energji dhe i lodhin prindërit e tyre. Prindërit duhet të kenë kujdes që të mos i përkëdhelin shumë dhe të mos ua plotësojnë çdo dëshirë, sepse duan qe gjerat te behe vetëm sipas deshires se tyre.

Demi

Fëmija nën këtë shenjë është më i lumturi kur çdo gjë përreth tij është e bukur dhe në harmoni. E rëndësishme është që shtëpia të jetë e rregulluar, e rehatshme dhe të ketë ushqim të mjaftueshëm. Prindërit nuk duhet t’i bëjnë presion të bëje atë që ai nuk do, pasi keshtu do te aktivizojne inatin e tij. Bëni kujdes që të mos hajë tepër; ndonjehere nuk ka masë.

Binjakët

Fëmijët nën shenjën e Binjakëve janë të hareshëm, flasin shumë dhe u pëlqen të udhëtojnë. Jepuni sa më vonë telefonin në dorë, sepse e adhuron këtë pajisje dhe mund të harxhojë shumë. Po ashtu, prindërit duhet të kenë kujdes se çfarë flasin para femijeve te lindur nene kete shenje, pasi i regjistron dhe i mban në mend të gjitha. I pëlqen të lexojë, si gazeta ashtu edhe libra.

Gaforrja

Fëmija Gaforre është shumë i lidhur me nënën dhe shtëpinë dhe nuk i pëlqejne njerëzit e panjohur. Është fëmijë posesiv edhe ndaj gjërave personale, të cilat nuk dëshiron t’i ndajë me të tjerët, as me vëllezërit dhe motrat. Kanë natyrë shumë të ndjeshme dhe qajne lehtësisht. U bëni një qoshe në shtëpi që të jetë vetëm e tij.

Luani

Fëmija Luan pëlqen që t’ia sqarojnë të gjitha; prindërit duhet të jenë të sinqertë dhe të hapur, por edhe t’a lavdërojnë. Nëse nuk merr mbështetjen e duhur, mendon se diçka nuk shkon si duhet dhe fillon të dyshojë në veten e tij. Vetëbesimi i tij varet nga të tjerët. Kujdes që të mos e përkëdhelni dhe ia bëni me dije se jo gjithçka lidhet me paratë, sepse është i dhënë pas një qëndrimi të tillë.

Virgjëresha

Fëmijët nën këtë shenjë janë tejet pedantë dhe të qetë. Mos e detyroni të hajë; ushqimin nuk e ka kurrë të rëndësishëm. I pëlqen të vishet mirë, i ruan gjërat e veta, bën kujdes si sillet. Është i qetë dhe ka sjellje të mira, kështu që mësohet lehtësisht të ulet në tavolinë, t’a përdore si duhet pirunin, thikën… Nuk është një fëmijë që kërkon shumë, edhe pse është kureshtar.

Peshorja

Fëmijët në shenjën e Peshores pëlqejnë të shoqërohen dhe të ketë shumë njerëz përreth tij. I pëlqen shtëpia e pastër, e rregulluar dhe prindër të sinqertë. Tek ata çdo gjë duhet të jetë në harmoni, sepse në të kundërt do t’a kenë të vështirë. Di të vlerësojë se çfarë është e mirë e çfarë e keqe, nuk i pëlqen të grindet. Nëse vjen deri te problemi, kjo ndodh për fajin e dikujt tjetër.

Akrepi

Fëmija nën këtë shenjë është shumë grindavec, madje edhe me prindërit. Gjithçka duhet t’i përshtatet atij. Është vështirë të kënaqet, kështu që prindërit që nga dita e parë duhet t’a mësojnë në kompromise dhe se nuk mundet qe gjithsecilit t’i thotë atë që dëshiron, pasi mund t’i lëndojë. Është plot energji, prandaj duhet të regjistrohet në sport.

Shigjetari

Fëmija Shigjetar është i hareshëm dhe i trazuar, i pëlqen të luaj me fëmijët e tjerë. Prindërit duhet të sigurohen që ai të mos ndjehet i harruar dhe të ketë diçka për të hulumtuar. Tregimet për gjumë të mirë janë të detyrueshme. I pëlqejne udhëtimet, ekskursionet.

Bricjapi

Fëmija nën shenjën e Bricjapit është shumë serioz dhe i përgjegjshëm. Prindërit duhet të luajnë me ta sa më shumë. I pëlqen të shtyjë kryerjen e detyrave, kështu që nga fëmijëria e hershme duhet mësuar për përgjegjësinë. Është fëmijë i qetë, por nuk i pëlqen t’a ngacmoni. E do natyrën, shëtitjet, udhëtimet. Kryesisht ka raport më të mirë me nënën, sepse babain e ka të vështirë t’a manipulojë.

Ujori

Fëmija nën këtë shenjë është shumë më i avancuar se bashkëmoshatarët e tij. Prindërit nuk duhet të lejojnë që ai të mos ketë ndonjë aktivitet. Fëmija i tillë i pëlqen të shoqërohet, kështu duhet llogaritur që shtëpia juaj të jetë përplot fëmijë të tjerë. Kur niset në shkollë, duhet të insistoni në shprehitë e punës, të shikoni si mëson dhe nëse i bën detyrat e shtëpisë.

Peshqit

Fëmijët nën shenjën e Peshqve janë shumë të qetë dhe me ta është lehtë të komunikohet. Janë të dëgjueshëm, por mos e ngacmoni kur fle. Ky fëmijë është këmbëngulës, i përkushtuar, vetëm lavdërojeni dhe mundohuni që të mos i bëni shumë pyetje, sepse këtë nuk e pëlqen. Lejojeni të thotë se çfarë ndjen dhe çfarë dëshiron.
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi