Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Dimensionet dhe teoria e Fijeve

Shko poshtë

default Dimensionet dhe teoria e Fijeve

Mesazh nga elektronika prej Thu Jul 17, 2014 2:09 pm

Teori e dalur në vitet 60-të dhe njihet  si Teoria e Fillit (String). Një lloj më i zhvilluar e kësaj teorie quhet Teoria e Superfillit (Superstring). 

Sipas kësaj teorie, nëse do të hetonim grimcat themelore të gjithësisë që fizikantët kanë arritur të shquajnë - elektronet, neutronet, kuarqet etj. - me një përpikmëri më të madhe - një përpikmëri të një rendi të tillë madhësie përtej mundësive të sotme teknike - do të gjenim se secila nuk është vertet ne formën e  pikës por përbëhet nga një lak i imët njëpërmasor. çdo grimcë përmban një fijez që dridhet, lëkundet e kërcen, që si term fizik në anglisht njihet si string

Në video sqarohet idea thelbësore e Teorisë së Fillit duke u nisur nga një copë materie, një sfere, dhe pastaj duke zmadhuar strukturën e saj për të shfaqur përbërësit e shkallëve gjithnjë e më të vogla. Teoria e Fillit shton një shtresë të re mikroskopike laqesh dredhëse pervec atyre të njohura më parë, nga atomet përmes protoneve, neutroneve, elektroneve dhe kuarkeve.

Këto fije që deri më sot gjenden vetëm në teori, janë tepër të vogla për t''u përfillur prej nesh. 

Ndonëse nuk është i qartë, ky zëvendësim i thjeshtë i përbërësve pikë-grimca të materies me fije zgjidh papajtueshmërinë midis Mekanikës Kuantike dhe Relativitetit të Përgjithshëm ( të cilat, si ç''janë të formuluara sot, nuk mund të kenë që të dyja të drejtë). 

Sipas teorisë së fijeve tiparet e një grimce - d.m.th. ndryshimi në madhësinë e masës dhe tipare të tjera të  grimcave themelore ashtu edhe te grimcave të forcave të shoqëruara me katër forcat e natyrës (forcat e fuqishme dhe të dobëta bërthamore, elektromagnetizmi dhe rëndesa) - janë pasqyrim i mënyrave të ndryshme sipas të cilave mund të dridhet një fill. Në të njëjtën mënyrë ashtu si telat e violinës apo të pianos, kanë disa frekuenca rezonance në të cilat parapëlqejnë të dridhen - gje që veshët tanë i ndiejnë si nota të ndryshme muzikore dhe tone të dyta. Por në vend që të prodhojnë nota muzikore, gjedhet lëkundëse të fijeve përcaktojnë secila ngarkesën e masës dhe të forcës që parapëlqen. Elektroni është dridhja e fillit sipas një mënyre dhe kuarku është një fill që dridhet sipas një mënyre tjetër, e kështu me rradhë. 

Por para së gjithash Teoria e Fillit thotë se fijet e vogla  nuk janë të lidhur pas 4 përmasash të kohës dhe hapësirës që njohim ne por sillen me të shpejtë përmes gjithsej 10 përmasash. 
Ne nuk mundemi ti dallojmë përmasat e tjera sepse këto janë veshur e ngjeshur brenda njëra-tjetres në atë mënyrë saqë nuk munden të maten me asnjë mjet matës.

Për shkak se teoria e fillit përpiqet të shpjegojë çdo tipar themelor mbi të cilin është ndërtuar Gjithësia, kjo është përshkruar edhe si "teoria e gjithçkaje" ("theory of everything" ), ose teoria "përfundimtare".

Një pjesë gjithnje e me e madhe e bashkësisë së fizikaneve dhe matematikaneve po bëhet gjithnjë e më e bindur se Teoria e Fillit mund të japë përgjigjen e shumëpritur.


Per me teper sqarime ndiqni videon e meposhtme

elektronika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 22
Points : 58
Reputation : 2
Join date : 20/03/2014

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Dimensionet dhe teoria e Fijeve

Mesazh nga SHKELBA prej Sun Sep 28, 2014 9:25 pm

Gjithashtu edhe kjo video eshte postuar,po aty,tek videoteka...
avatar
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Dimensionet dhe teoria e Fijeve

Mesazh nga elektronika prej Sat Oct 11, 2014 1:10 am

Nese eshte postuar dy here cfare problemi ka?

elektronika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 22
Points : 58
Reputation : 2
Join date : 20/03/2014

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Dimensionet dhe teoria e Fijeve

Mesazh nga SHKELBA prej Mon Oct 13, 2014 9:09 pm

Problem?????Ndoshta seshte...por nese temat e ketij forumi postohen disa here nuk e di se cili eshte kuptmi.Tjeter gje te komentosh nje tem,e tjeter postimi dyfisht.Si moderatore qe je duhet ta dish,qe temat e njejta bashkohen...
avatar
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Dimensionet dhe teoria e Fijeve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi