Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Morali,në emër të kujt..?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Morali,në emër të kujt..?!

Mesazh nga Rifat prej Fri Nov 07, 2014 8:23 am

Morali,në emër të kujt..?!


“E vetmja gjë, së cilës nuk i rezistoj dot, është tundimi”, – thotë Woody Allen.
 Ashtu siç nuk i rezistuan dot politikanët shqiptarë tundimit të tyre pervers dhe proverbial për ta linçuar K/Ministrin Rama ende pa u perfunduar aksioni i shkaterrimit te kultivimit te droges ne Lazarat dhe ne tere vendin,,si dhe tashme ne aksionin per te eleminuar humbjet ne energji nga vjedhjet dhe mos pagesat,duke bere paralelizma me ate te nje shteti policor...

 Nëse pak-kush mund t’i rezistojë tundimit, akoma më të paktë janë ata që i rezistojnë tundimit për të shkatërruar njerëz në emër të moralit. E ka këtë anë të rrezikshme morali! Në emër të tij mund të bësh namin. Sidomos kur vjen puna për të ndëshkuar armiq e rivalë politikë. I kemi parë në parlament, kur, në emër të moralit, i vërsulen ministrit Tahiri. I pamë edhe ditët e fundit nëpër foltore publike duke iu ndërsyer deputetes Xhuvani. Janë bërë e bëhen luftëra të shenjta në emër të moralit.

 Kujt i shërben ky dënim publik? Nga kush duan të na mbrojnë fondamentalistët moralë me agresivitetin e tyre publik? Nga vetja e tyre? Morali nuk e justifikon dot mjetin! Kujt i shërben një moral që ushtrohet me koston e dehumanizimit të qenies njerëzore!

Në situata sociale, të vendosësh vetëm në emër të një rendi më të lartë, suprem – qoftë princip, maksimë apo normë – ka gjithmonë diçka çnjerëzore. Mendoni pak ekzekutuesit e femres ne vendet arabe, të cilët në mënyrë të përsëritur e marrin në dorë të drejtën për të vendosur për të tjerët. Jo rrallë ata kanë vrarë vajza e gra,ne emer  të shenjtërisë së jetës për të gjithë, edhe për ata që ende s’kanë lindur!!!!

Duket se shoqëria shqiptare e ka të pamundur të jetë edhe morale, edhe humane! Epo dikush duhet të flasë jo vetëm në emër të moralit, por edhe “në emër të të dëmtuarve” nga morali ynë i dyfishtë, hipokrit dhe agresiv i fondamentalistëve moralë, të cilët duan me çdo çmim të imponojnë idealet e tyre. Sepse thelbin e çdo sistemi moral e përbën elementi human.

 Linçimi publik qe ben ish kryeministri Berisha,per ministra e K/Ministrin e sotem dhe Qeverine e tij, nxjerr në pah edhe një problem tjetër themelor:- të jesh i ndershëm është thjesht një vlerë ndër vlerat e tjera(akoma me e rende situata kur nuk je vete i tille). Dhe sigurisht, jo vlera supreme. Dhe sigurisht, ngre edhe problemin e vlerës që kanë normat në shoqëri: ato duhen respektuar, sigurisht, por nuk duhen marrë kaq seriozisht.Kush do të mundte të ishte përjetësisht i drejtë, i ndershëm, i sinqertë, e kështu me radhë? Kush do të donte edhe po të mundte?!...

Një shembull  që ilustron se sa e rrezikshme do të ishte ta merrje moralin ekstremisht seriozisht dhe në dëm të humanizmit,kete na e jep shkrimtari anglez William Makepeace Thackeray (1811 – 1836). Në një shkrim me titullin ''On being found out'' të vitit 1861, ai analizon konceptin e një shteti ku mbisundon e vërteta dhe drejtësia absolute.

“Imagjinoni sikur çdokush që bën një padrejtësi të zbulohet, të kapet dhe të ndëshkohet për këtë. Mendoni pak për gjithë ata djem nëpër shkolla që duheshin ndëshkuar paq….pastaj mësuesit e tyre me gjithë drejtorët…Imagjinoni edhe gjeneralin e përgjithshëm në pranga pasi ka qenë edhe ai dëshmitar i ndëshkimit të të gjithë ushtrisë së tij…para se të pranonte fajin, do ta kapnim edhe peshkopin dhe do ia këpusnim edhe atij ca shpulla e shkelma. Pas tij mund t’i vinte radha edhe atij zyrtarit të lartë që e ka emëruar atë…Grushtat s’kanë të sosur, dora të paralizohet nga gjithë ato padrejtësi që ajo duhet të ndreqë. Sa i gëzuar jam që nuk zbulohemi të gjithë dhe po e përsëris, të dashur vëllezër, protestoj që secili prej nesh duhet të marrë atë që meriton!”

Cili nga fondamentalistët moralë shqiptarë, të cilët nuk lanë atribut denigrues pa ia ngjitur fytyrës publike të zonjes Xhuvani, do të gëzohej po të shihte çdo ditë prozhektorin moral të shoqërisë t’i drejtohej vetes së tij?(psh Grida Duma) Sa do mund t’i rezistonin dritës verbuese së këtij prozhektori vetja dhe bëmat e saj? Duhet t’i japim të drejtë Thackerey-t. Plotësisht! Dhe të pranojmë qetësisht dhe pa histerizma politikanësh patetikë se asnjë sistem normash sociale nuk mund t’i ekspozohet totalisht një transparence të plotë sjelljeje pa u budallallepsur e tëra. Një shoqëri, e cila e ngre sistemin e saj moral mbi bazën e një imazhi të idealizuar të njeriut, rrezikon ta kthejë moralin në një armë të rrezikshme sociale.


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi