Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Elementet jetësore tek dora

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Elementet jetësore tek dora

Mesazh nga Nikolaos prej Mon Jan 09, 2012 4:30 pm

4 Elementet e dorës
Arti që studion dorën e konsideron atë si pasqyrën e personalitetit. Duke analizuar tipin e dorës mund të zbuloni nëse jeni romantik apo racional.

DORA – ZJARR
Ka një dorë Zjarr kush ka pëllëmbë të gjatë dhe gishta të shkurtër dhe me viza kryesore shumë të dukthme.
Vlerat: është njeri entuziast, plot energji dhe deshirë për të jetuar, i pëlqejnë shumë diskotekat, vendet e zhurmshme, takimet me njerëz të famshëm. Është tipi që do të dëfrejë miqtë.
Të metat: është i dashuruar pas ndryshimeve dhe kështu mund të merzitet shumë shpejt nëse gjërat janë të përsëritshme dhe të zakonshme.
Dashuria: janë njerëz që dashurohen me shikim të pare dhe që aq shpejt sa ndizen aq edhe fiken nëse nuk ndërhyjnë dhe faktorë të tjerë.
Çfarë pëlqejnë: u pëlqejnë sportet, vendet me festa dhe argëtime.
Profesionet e përshtatshme: janë të prirur të merren me menaxhim, sport dhe politikë.

DORA – TOKË
Ka një dorë Tokë kush ka një dorë me pëllëmbë të shkurtër, me gishta gjithashtu të shkurtër dhe me pak viza kryesore.
Vlerat: është person konkret, i qëndrueshëm, që di të manovrojë gjithnjë, në çdo rast, me shumë racionalitet. I pëlqen shumë të mendohet mire para se të veprojë. Është njeri I mprehtë, i llogjikshëm dhe pika e mbështetjes së familjes.
Të metat: është i matur më tepër se duhet dhe gjakftohtë.
Dashuria: ndjenja e dashurisë tek persona të tillë rritet avash-avash duke mos lejuar të tjerët të fusin hundët në jetën e tyre.
Çfarë pëlqejnë: u pëlqen qetësia, gjërat e zakonshme, kopshtet e gjelbëruara si dhe kuzhina dhe gatimet e mira.
Profesionet e përshtatshme: bankier, llogaritar, mekanik, matematicien.

DORA – AJËR
Ka një dorë Ajër kush ka pëllëmbë të shkurtër me gishta të gjatë dhe viza të dukshme.
Vlerat: person i shoqërueshëm, gazmor dhe i besueshëm, por ironik. Kanë cilësi që i lejojnë të kenë shumë miq
Të metat: Ka kuriozitet të sëmurë.
Dashuria: I pëlqen të flirtojë dhe urren impenjimin dhe përgjegjësitë. Preferon miqësitë dashurore më shumë.
Çfarë pëlqejnë: udhëtimet, të lexojë, të shkojë në shfaqje artistike, të shkruajë.
Profesionet e përshtatshme: gazetar, shitës, fotograf, avokat.

DORA – UJË
Ka një dorë Ujë kush posedon pëllëmbë të gjata dhe gishta gjithashtu të gjatë, jo me shumë viza.
Vlerat: është person i ndjeshëm, i sjellshëm, ëndërrimtar. Është më romantiku nga të gjithë.
Të metat: Jo rrallë delikatesa e tij përfundon në dobësi nervore dhe emotive.
Dashuria: në dashuri është tradicional, beson tek familja dhe tek martesa. Është besnik dhe i besueshëm. Shumë herë mund ta bësh mik për kokë.
Çfarë pëlqejnë: I pëlqejnë pikturat, të shkruajë poezi, të vizitojë muze, vende antike si dhe muzika.
Profesionet e përshtatshme: artist, poet, punonjës social, infermier, parashikues, terapist, muzikant.
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi