Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Si të njohim njё person tё shenjёs sё Dashit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Si të njohim njё person tё shenjёs sё Dashit

Mesazh nga SHKELBA prej Tue Dec 09, 2014 11:09 pm

Si të njohim njё person tё shenjёs sё Dashit


Ata nuk do të mbanin mend as rregullat mё tё thjeshta qё njerёzit pёrreth tyre ua kanё mësuar: si pёrshembull, tё mbash njё mashё tё nxehtё nё dorё pёr njё kohё tё gjatё, do tё digjeni dhe nёse ju prisni gishtin tuaj me një thikë, zakonisht del gjak.

A ёshtё ai i angazhuar nё ndonjё cёshtje idealiste dhe mbron ata qё janё nё situata tё vёshtira ose humbёsit? Kjo ёshtё e kuptueshme! Qofshin meshkuj apo femra, kёta njerёz do tё luftojnё pёr çdo padrejtёsi qёshohin dhe nuk kanё turp pёr tё ngritur zёrin dhe pёr tё thёnё mendimin e tyre. Dashi do ti kthejё fjalёn njё polici trafiku, ose njё gangsteri tё armatosur me tё njёjtin rrёmbim, nёse ndodh qё njё prej tyre ta acarojё apo fyejё atё. Ai mund tё pendohet mё vonё, por pasojat nuk e shqetёsojnё atё kur ёshtё gjaknxehtё. Njerёzit e planetit Mars shkojnё direkt e nё shenjё, jo duke u lёkundur.
Dashi eshte shenja e parë e zodiakut. Kjo shenjё përfaqëson lindjen, ashtu si Peshqit përfaqësojnё vdekjen dhe ndërgjegjen. Dashi është i vetëdijshëm vetëm për veten e tij. Ai është i mituri i zodiakut- foshnja e porsalindur – duke thithur plotësisht gishtërinjtë e duarve dhe kёmbёve tё tij. Nevojat e tij vijnё tё parat. Një tё mituri nuk i intereson nëse prindërit apo fqinjёt e tij janё duke fjetur. Kur ai është i uritur ose i lagur, ai qan nga sikleti. Ai dёshiron biberonin e tij dhe ti ndёrrohet pelena me çdo kusht. Kur personi Dash ka një ide apo diçka që ai dëshiron ta nxjerrё nga mendja e vet, ai do tju marrё nё telefon nё katёr tё mengjesit pa u ndier nё siklet fare. Pse mos tё jeni ju zgjuar pёr ta dёgjuar ate? Ai është zgjuar. Vetёm kjo ka rёndёsi. Atё qё e dёshiron ai e merr.
Ashtu si njё i mitur, Dashi është i shqetësuar pёr botën vetëm pёr mёnyrёn sesi bota lidhet me veten e tij. Por kush mund ta quajё foshnjёn e vogël egoiste? Ai është plotësisht i gatshëm qё ti dhurojё buzëqeshjet e tij bujare për ata që kënaqin kërkesat e tij. Është e vështirë ti rezistosh njё fёmije tё vogёl, sepse ai ёshtё plotёsisht i paditur qё po shkakton edhe bezdinё mё tё vogёl te tё tjerёt. Pra, ky ёshtё Dashi. Pafajësia e tij zbut agresivitetin, ashtu si pafajёsia e njё tё porsalinduri e bёn mё tё butё egoizmin e tij.
Ky naivitet çarmatosёs është edhe arsyeja pse njerëzit Dash janë kaq të patrembur. Fëmija nuk frikësohet nga asgjë dhe askush, derisa tё digjet. Madje edhe atëherë, ai do të përpiqet përsëri nё mёnyrё tё sigurtё, pasi ta ketё harruar dhimbjen e plagёs. Nuk ka asnjё gjurmё tё lajkave dhe tё dinakёrisё te njё Dash, ai do tё mbetet i tillё gjatё gjithё jetёs sё tij: gjithmonё duke besuar me gjithё zemёr, gjithmonё duke u rrёzuar dhe duke u ngritur pёrsёri pёr ta provuar edhe njё herё.
Dashi mund tё besojё sot pёr nesёr dhe tё thurrё ёndrra tё pabesueshme, por ai nuk mund tё thotё as njё gёnjeshtёr tё bardhё.
Ajo cfarё ju shihni kur keni njё person Dash pёrpara jush ёshtё çfarё ai ёshtё nё tё vёrtetё. Nuk ka asnjё gjё tё fshehtё apo tё komplikuar rreth tij. Ai ёshtё po aq i cёnueshёm dhe i pafuqishёm sa njё foshnjё.
Kur njerёz mё tё rritur dhe mё tё fuqishёm e detyrojnё atё ose i marrin gjёrat e tij, ai reagon nё tё vetmen mёnyrё qё di- duke bёrtitur dhe duke shkaktuar kaq shumё shqetёsim, sa njerёzit dorёzohen vetёm pёr tё patur pak qetёsi. Ai nuk ka nevojё pёr strategji “delikate”. Mushkeritё e fuqishme dhe kёmbёngulja e lindur i japin atij mundёsi tё funksionojё nё kёtё mёnyrё.
Ёshtё shumё e rёndёsishme tё njohim pamjen fizike tё Dashit. Njerёzit e shenjёs sё Dashit kanё tipare tё mirё vendosura, zakonisht tё mprehta, rrallё tё buta ose tё paqarta. Ju mund tё vini re qё vetullat shpesh bashkohen me urёn e hundёs, duke formuar shenjёn e brirёve tё dashit, ndoshta si njё paralajmёrim pёr tё ndaluar kёdo qё mund ta cёnojё atё. Ju gjithashtu mund tё ndieni shkёndija tё padukshme nё tё gjitha anёt. Lёvizjet zakonisht i ka tё shpejta dhe tё prera, nё pёrputhje me proçesin mendor.
Personat Dash, qoftё meshkuj apo femra, zakonisht kanё shpatulla tё gjera dhe mund tё ecin me trupin pak tё kërrusur përpara, duke udhëhequr me kokë, gati pёr tё folur dhe pothuajse gjithmonë janё me nxitim të madh. Struktura e kockave është e mirë dhe të fortë, dhe pak njerëz Dash mund tё rrёzohen. Qëndrimi i tyre reflekton egon e tyre shumё tё lartё dhe dhe vetë-besimin. Nëse ju shikoni një person Dash me supet e ulura, ai ndoshta është një lloj dele, i cili ishte lënduar keq në ego, kur ishte mё i ri. Atij mund t’i duhet disa kohë të shërohet, nëse plagët janё tё thella, por ai do të ngrihet dhe do ti drejtojё supet njё ditë. Ju mund të mbështeteni tek ai. Asgjë nuk i mban këta njerëz tё rrёzuar,aq mё pak dështimi.
Personi qё udhёhiqet nga planeti Mars do tju shikojё drejt e në sy, me ndershmëri dhe besim tё palёkundur. Ju jeni miku i tij, apo jo ? Ju e pëlqeni atë, apo jo? JO? Atëherë lotёt do të fillojnë tё rrjedhin, por brenda shpirtit tё tij ai kurrë nuk do ta tregojë lёndimin hapur. Nëse e shikoni atë duke qarё, tё jeni tё sigurt se atij i ёshtё copёtuar zemran ё njё farё mёnyre. Personat Dash do preferonin ti kapnin tёvdekur , sesa ti gjenin tё “dobёt” dhe tё “lёnduar”.
Dashi rrallё shikon me nervozizëm nëpër dhomë. Kur e bën kёtё, ai nuk është më i interesuar për të folur me ju. Diçka tjetër ka kapur vëmendjen e tij dhe për momentin, juve ju ka harruar, bashkё me ato qё ishit duke thёnё. Por mos u ofendoni. Mbani mend cfarё thamё pёr foshnjёn qё luan me duart dhe kёmbёt.
Ai padyshim do të jetë në krye të karrierës profesionale qё ka zgjedhur apo i përfshirë në një profesion tё vetin. Nëse ai nuk është nё njё situatё tё tillё, atëherë ju mund ta dalloni lёhtёsisht atё nga pakёnaqёsia qё shpreh kur tё tjerёt i imponohen nё ambjentin e punёs. Ju mund të shikoni te Dashi një qëndrim liberal dhe bujari tё madhe si me kohёn ashtu edhe mё gjërat materiale. Gjithashtu edhe një dëshirë të dukshme për të udhëhequr të gjitha marshimet- duke trumbetuar me zë të lartë. Por mos kёrkoni për finesë, takt apo përulje. Ai nuk dallohet pёr durim tё madh. Nё njё lokal, ai shumё shpejt do tё kritikojё kamarierin dhe sanduicin, nёse kamarieri ёshtё i ri nё punё dhe sanduici nuk eshtё i freskёt. Por ai ndoshta do të lë një bashkish shumё tё madh kur shërbimi është i mirë.
Dashi është shumë i drejtpërdrejtë, për tё qenё i butё. Mashtrimi dhe dredhia janë krejtësisht të huaja për natyrën e njerёzve qё udhёhiqen nga Marsi. Sinqeriteti dhe ndershmёria janё tiparet dalluese tё personave Dash, por sёrish nuk e bёjnё atё tё ketё besueshmёrinё mё tё mirё. Disa prej tyre u mungon stabiliteti ashtu si tek fёmija mungon pёrgjegjёsia. Edhe ata qё janё mё tё pjekur, mund të harrojnë borxhet nga entuziasmi i momentit , i cili gjithmonё merr gjithё vёmendjen e tyre. Ata përfundimisht do ti paguajnë borxhet e tyre me dëshirë, por juve mund t’ju jetё marrё fryma pёr ti arritur ata.
Ndonёse Dashi ёshtё njё njeri i guximshёm qё e drejton jetёn e tij pёrmes sfidave dhe iniciativave, ka dicka tё cuditshme nё trimёrinё e tij. Ai nuk e duron dot dhimbjen fizike. Dashi asnjёherё nuk ёshtё njё frikacak moral, por mund tё bёhёt njё qaraman pёr cdo gjё qё i dhemb fizikisht. Dentisti nuk është një nga njerëzit e tij të preferuar.
Çdo Dash, në një moment tё jetës sё tij, do të pёrfshihet nё njё sjellje tё nxituara që do ti shkaktojё një lëndim në kokë apo fytyrë. Gjithashtu tё prerat dhe vragat, kanёtë ngjarë tё ndodhin si dhe dhimbje te kokёs tё forta apo edhe migrena, të cilat mund të jenё si rrjedhojё e infeksioneve nё veshka. Dashi ёshtё aq i zgjuar sa tё kujdeset pёr shёndetin e vet, pёr dietёn, pёr shikimin,pёr dhёmbёt si dhe tё qёndrojё larg alkoolit. Skuqjet e lëkurës, dhimbjet e gjunjёve dhe crregullimet e stomakut , prekin mё shumё tё lindurit nё fund tё Marsit ose nё fillim tё Prillit.
Konstrukti i Dashit është i forte, nëse ai nuk e keqpërdor, gjё qё zakonisht ndodh duke e injoruar atё. Kur e shihni tё shtrihet në shtrat pa thёnё shumё fjalё, e dini se ai është me të vërtetë i sëmurë. Edhe nё kёtё gjёndje, mund të duhen pranga për ta mbajtur shtrirё.Ai mund të pёrballojё temperatura shumё tё larta, të mjaftueshme për të vёnё poshtё njё njeri tё zakonshёm dhe kёtё e arrin pёrmes kokёfortёsisё sё tij pёr ti bёrё gjёrat sipas mёnyrёs sё tij.
Padurimi dhe frustrimi janё shkaku i vёrtetё i problemeve tё tij tё shёndetit. Reagimi i tij ndaj vonesave mund ta cojё drejt sёmundjeve dhe kultivimi i vet-dijёshёm i durimit dhe reflektimit tё kujdesshёm, do ta mbajё doktorin larg prej tij. Jo se ai do të marrë parasysh njё këshillё të tillë. Ai prej vitesh i qёndron larg mjekut, derisa vjen njё moment qё ndihet shumё keq ose arrin njё moshё ku bёhet mё i ndjeshёm nga problemet shёndetёsore. Nuk ka rrezik tё madh qё njё Dash tё bёhet i varur nga droga. Zakonisht, njё Dash nuk pranon tё marrё asnjё kokёrr qetёsuesi pёr gjumё, sepse preferon tё rrijё zgjuar sa mё shumё tё jetё e mundur. (Ka frikё se mund tё humbasё dicka nё kohёn qё ёshtё nё gjumё).
Për shkak të optimizmit të tij tё madh, Dashi (së bashku me shenja të tjera të zjarrit, Luani dhe Shigjetari) rrallë bie viktimë e sëmundjeve kronike – pёr tё cilat astrologjia gjithmonё ka thёnё dhe shkenca mjekësore e ditёve tё sotme ka kuptuar se intensifikohen nga melankolia dhe pesimizmi. Shenjat e zjarrit janë më të ndjeshëm ndaj etheve, infeksioneve tё ndryshme, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve akute.
Mund tё thoni çtё doni pёr impulsivitetin e tij, por Dashi rrallё herё bie nё depression. Farat e depresionit, edhe në qoftë se do tё mbillen, do të thahen shpejt nё njё tokё si tё Dashit. Por ideja fikse qё ka Dashi, se askush nuk mund ti bёjё gjёrat aq me efikasitet sic i bёn ai, mund ta cojё atё nё shumё fatkeqёsi, njёra pas tjetrёs. Ai do tё vazhdojё tё veprojё sipas skemave tё tij me besim dhe nxitim, pa kuptuar qё ёshtё duke dёmtuar shёndetin, kryesisht duke shkaktuar probleme me stomakun dhe me sistemin nervor. Por asnjё nuk mund ta akuzojё atё se ёshtё njeri dembel apo pёrtac.
Për shkak të natyrës së tyre të çiltër, hiletё ose strategjitё janë të pamundura për këta njerëz. Njerëzit të cilët kanë arritur në krye me punë dhe vështirësi, janё tё durueshёm dhe e justifikojnё Dashin e rrёmbyer, i cili mendon se di mё shumё, pavarёsisht eksperiencёs sё pakёt Personi i Dashit e mëson modestinë dhe përuljen, vetëm pas shumë dështimeve të mjera dhe tё dhimbshme. Por pasi ta mёsojё kёtё, ai mund tё bёjё lёvizje tё sakta dhe tё marrё vendimet e duhuranё mёnyrё intuitive, si dhe tё japё ide krijuese. Ai arrin pozicionin e lidershipit, vetëm duke respektuar së pari ata qё janё sipër tij në nivel dhe pozicion, por kur suksesi vjen, ai ёshtё normalisht shumё i madh dhe mbresëlënës.
Cuditёrisht, shumica e njerëzve tё shenjёs sё Dashit, shpesh krijojnë pasuri për të tjerët, sesa për veten e tyre. Shumё prej tyre, paguajnë qera pjesёn më të madhe të jetës së tyre dhe rrallë kanё nё pronёsi shtëpinë e tyre. Duket sikur atyre nuk u thyhet shpirti, pse paraja nuk shkon tek ta, ndoshta për shkak se ajo qё kërkon Dashi, nuk është domosdoshmërisht e lidhur me lekёt dhe nuk ndodhet në bankë.
Megjithëse Dashi ecёn pёrpara me besim, duke mos u merakosur shumё për ndjenjat e të tjerëve dhe qëndrimi i tij, veçanërisht në rininë e hershme është " unё nё fillim", ai mund të jetë shenja mё bujare dhe mё e pёrzemёrt nga tё gjitha shenjat e tjera tё zodiakut. Ai nuk është aspak mizor. Ai thjesht beson me sinqeritet, se ai mund të bëjë çdo gjё më mirë se kushdo tjetër. Jepini atij mundёsinё pёr tё zgjedhur midis parave dhe lavdisё dhe ai do tё zgjedhё pa mёdyshjen mё tё vogёl lavdinё. Ai është po aq i dhёnё pas lekёve, njёsoj si njerёzit e tjerё, por tёrheqja e tij drejt lavdisё dhe famёs ёshtё pak mё shumё e fuqishme.
Dashi ka një mënyrë tё vetёm, për të marrё vendime të menjëhershme, pa autorizimin e eprorëve të tij. Fjalimi i tij mund të jetë me nota satire dhe i prerё. Zemërimi i Dashit mund tё shfaqet me shpejtësinë e zërit, por ai zakonisht zhduket, para se viktima e radhёs tё kuptojё se çfarё po ndodh dhe fёmija i lumtur Dash, me buzёqeshjen nё fytyrё kthehet mёnjёherё. Por kur Dashi injorohet dhe nuk i kushtohet vёmendje, ai tёrbohet nga zemёrimi, njёsoj sic mund ti thuhet zemra kur humbet mundёsinё pёr tё shijuar magjinё e mrekullisё sё Botёs sё Cudirave tё Disney-it.
Njerëzit e udhёhequr nga planeti i Marsit, akuzohen shpesh se kanё njё një temperament të tmerrshёm. Ata realisht e kanё kёtё temperament. Por ata gjithashtu janё komplet tё paaftё pёr tё qëndruar tё zemëruar pёr njё kohё tё gjatё dhe sapo ankesa e tyrё ёshtё shprehur, harrohet edhe inati i tyre. Ai lëndohet dhe befasohet që ju ende i mbani mend fjalёt e nxituara qё ai tha, por tё cilat nuk i kishte me gjithё mend. Nёse i jepet mundёsia, Dashi do ti kёrkojё falje edhe armikut tё tij mё tё keq, pavarësisht kërcënimeve të tmerrshme që ai bëri në momentet e zemёrimit. Ai kёrkon qё tё tjerёt ta falin, edhe kur ata refuzojnё ta dёgjojnё atё. Njerëzit e Dashit rrallë zemërohen me individët. Juve mund t’ju prekin shkёndijat e zjarrit, por nё fakt shigjetat janё pёr idenё e gabuar apo situatёn e patolerueshme pёr Dashin.
Dashi është nё gjendje të paktёn tё pёrpiqet pёr tё thёnё njё gënjeshtër të vogël të bardhë, në qoftë se ajo do ta ndihmojё tё shpёtojё atë ose njё nga idetё e tij, por shumicën e kohës, ai ka shumё pak shanse ta pёrdorё gёnjeshtrёn, sepse ajo zbulohet pothuajse gjithmonё. Sinqeriteti dhe e vёrteta është mё e shpejtë dhe duke qenё se interesi kryesor i tij është tё arrijё nё njё pikё me nxitim, ai preferon të thotё të vërtetën. Ai nuk ka kohë pёr tu marrё me thashetheme.
Kjo pёrfshin edhe diskutimet pёr tё tjerёt dhe Dashi ёshtё shumё i dhёnё pas vetes sё vet, pёr tё harxhuar energji dhe kohё duke spekuluar pёr sekretet e fshehta, sjelljet apo qёllimet e njerёzve tё tjerё. Përveç kësaj, njerëzit zakonisht janё ose tё zinj ose tё bardhë për të. Ai nuk merret dhe as merakoset pёr ngjyrat e grisё. Megjithatë, mos e ngatёrroni kёtё me paragjykimin.
Nëse ai ka ndikime tё mёdha planetare nё tabelën e tij të lindjes, mosrespektimi i Dashit impulsiv ndaj fakteve, mund tё shfaqet në formën e mizorisë apo paragjykimit, por kjo është jashtëzakonisht e rrallë. Dashi tipik do të darkonte si me lypësat, njёsoj edhe me mbretёrit, me lehtësi të barabartë dhe dashuri të mirëfilltë. Çdo etiketim qё i vendoset lidhur me paragjykimet, vjen nga tendenca e tij për ti ndarё njerëzit në dy kampe- shokët dhe armiqtё e tij dhe ai do të presё qё edhe ju ti shikoni dhe ndani njёrёzit sipas kёndvёshtrimit tё tij.
Pavarësisht guximit tё tij tronditës, Dashi gjithashtu mund të jetë mishërimi i elegancёs dhe hijeshisё sociale. Ai mund të bisedojё me orë të tëra, në një mënyrë emocionuese dhe interesante, mbi tema rreth tё cilave ai mund tё dijё shumё pak ose aspak. Ka shumë sipërfaqe tё lustruar, për të mbuluar agresivitetin e Marsit. Durimi me detajet nuk ёshtё pika e tij e fortë. Ai preferon tua lё tё tjerёve tё dhёnat e vogla, tё papёrfillshme, pasi kёto janё cёshtje shumё delikate pёr tё. Dikush tjetёr mund ti trajtojë ato me mё shumё efikasitet. Koha e kaluar duke analizuar faktet, ёshtё e harxhuar kot pёr Dashin, sepse atij nuk i hyjnё nё punё mësimet e djeshme dhe e nesërmja është shumë larg për t'u shqetësuar pёr tё. E sotmja është vendbanimi i tij natyral. Kjo orë dhe kjo minutë. Ai konsumohet tërësisht në veprimet e së tashmes.
Si njё realist, por edhe një idealisti vendosur, Dashi shpesh i sfidon pёrshkrimet emocionale. Askush nuk mund të tregojë sjellje kaq tё forta dhe të paepura. Megjithatë, shumё pak të tjerë, janë të afta pёr tё patur kaq ndjeshmёri, pafajёsi dhe besim nё mrekullitё, sa njerёzit e shenjёs sё Dashit. Njerëzit e udhёhequr nga Marsi, janë të paaftë për të pranuar humbjen. Ata nuk do ta pranojnё atë-edhe kur ajo t’ju pёrplaset nёfytyrë.
Ata janë optimist tё pashёrueshёm lidhur me rezultatet pёrfundimtare në fund të çdo gjëje, qё nga dashuria deri te një ndeshje futbolli. Duke qenë shumë të zgjuar nё beteja, njerёzit e shenjёs sё Dashit ndeshen me kokat e tyre, qё do të thotë me mendjet e tyre. Ata i gëzohen pozicionit tё tё qёnit kundёr, për shkak të sfidës qё ajo paraqet dhe ata do të vazhdojnё rrugёn e tyre pёr tё zgjidhur njё pengesё, pёrpara se ajo tё vijё te ata. Ata nuk presin qё suksesi të bjerë në rrjetёn e tyre, pёrkundrazi ata do ta ndjekin atë me një ritëm të furishëm. Kjo është arsyeja, pse ju do të gjeni shumë pak persona tё Dashit në listat e ndihmёs nga shteti.
Vetëm mendoni pёr energjinё e madhe qё harxhon Dashi, nё krahasim me shumicёn e njerёzve tё tjerё. Por njerёzit e Dashit janë gjithashtu të aftë për të qenë të qetë, të mençur dhe serioze, kur ata zgjedhin tё jenё tё tillё. Për fat të keq, ata zakonisht nuk zgjedhin tё jenё tё tillё, derisa kalon rinia e hershme dhe pjekuria ka zbutur idealizmin e tyre ekstrem dhe ndjenjën e tё nxituarit. Ata mund të ngjallin lehtёsisht simpatinё te audience dhe publiku, por kjo nuk i bёn ata ¬politikanë të mirё.
Thomas Jefferson dhe Eugene Mçarthy janë përjashtime të rralla nga ky rregull. Nga tё gjithё personat e Dashit qё i kanё hyrё kёsaj fushe, shumica kanë pasur karrierë relativisht të shkurtër apo të trazuar politike. Fusha e politikës është e vështirë për njё Dash mesatar. Aq mё tepёr, qё ai nuk ёshtё njё ekonomist shumё i mirё.Pastaj, ai ёshtё impulsiv në fjalimet e tij dhe ai e urren tё dredhojё, dy tipare kёto thelbёsore për një politikan. Shumica e politikanëve presin për të parë se çfarë njerëzit duan, para tё prezantojnё pozicionin e tyre. Dashi tipik ka idetë e tij, rreth asaj cfarё njerëzit kanë nevojë, pa u shqetёsuar pёr atё qё ata duan dhe ai arrin ta shohё sesi njerёzit do ta marrin atё, mё shpejt sesa ёshtё politikisht e leverdisshme.
Megjithatë, ai është kaq shumё idealist, sa qё sapo njё Dash shfaqet para publikut, ai e ndez imagjinatën e tyre dhe i bën ata të besojnë në veten e tyre përsëri. Por shumica e njerëzve te shenjёs sё Dashit, janë zakonisht më të lumtur në biznes apo nё artet kreative, ku ata janë shumё tё nevojshёm. Të tjerët mund të shkëlqejnë në planifikimin e strategjive. Mendjet e ftohta dhe mendjet praktike, mund të jenё më tё mirë dhe efikase nё organizim. Por pa veprimet e drejtpërdrejta, energjinё dhe origjinalitetin e Deshve, projektet më të mira, nuk do tё pёrparojnё sa duhet ose mund tё dёshtojnё. Ju mund të gjeni ndonjёherё një Dash, i cili është i turpshëm, por ju rrallё mund tё shikoni njё Dash qё ёshtё i pasigurt pёr vendin e vet.
Është e vështirë të shprehni individualitetin tuaj kur ndodheni rreth këtyre njerëzve. Dashi ёshtё mё i lumtur kur flet pёr veten dhe planet e tij, sesa pёr cdo gje apo cdo njeri tjetёr (me pёrjashtim tё njeriut tё zemrёs, nёse ёshtё i dashuruar me tё).
Vetёm pasi tё fitoni interesin e tij – nёse keni shumё fat- ai do tju dёgjojё me vёmendje, veçanërisht në qoftë se idetë tuaja janë emocionuese dhe pёrparimtare. Ai do t'ju promovojё ju maksimalisht dhe do tju ofrojë kohën dhe paratё e tij, simpatinё dhe besnikërinё.
Kur ju jeni i shtruar në spital, ai mund të harrojë tju dërgojё një kartolinё, por ai mund të pronotojё spitalin për ju, tju cojё vetё deri aty dhe t'ju rekomandojë tek mjeku i tij (i cili do tё jetё padyshim mё i miri). Pasi t’ju ndihmojё ju, nё kёtё periudhё tё vёshtirё tё jetёs suaj, Dashi do tё largohet kilometra tё tёrё larg, pa hezitimin mё tё vogёl. Por ju lutem, tregoji mirёnjohjen tuaj. Ai do të lëndohet thellë, ose ndoshta do tё zemёrohet, kur ju nuk i vlerësoni veprimet e tij të fuqishme, tё cilat shkojnё përtej thirrjes së detyrës dhe ndoshta edhe përtej asaj që keni patur nevojё ose keni kërkuar. Ai gëzon tё bёjё favore dhe ndere; sa mё e madhe bamirësia, aq mё i mirё gjesti.Nёse falenderimet vonojnё, ai me shumё gjasa nuk do ta ndihmojё pёrsёri personin nё fjalё.
Dashi tё jep një përshtypje të tillë pёr sinqeritetin e tij, saqё ёshtё befasuese tё pёrballesh me guximin e tij , kur ai pretendon se ёshtё nё dijeni, qё njё fakt ёshtё i pavёrtetё. Akuzojeni atё qё ёshtё i pandershёm dhe ai do tju shohё me njё vёshtrim tё llahtarisur, me sy tё shqyer nga tmerri, sa qё ju nuk mund tё dyshoni mё tek ai. Ai mund të vendosё kufje nё vesh dhe fasha nё sy, pёr tё mos dёgjuar dhe parё asnjё gjё nga ato qё nuk beson. Edhe kur pozita e tij është krejtësisht e pambrojtur, ai do tё punojё trimërisht me armët e tij dhe do tё luftojё për kauzën e humbur me pёrkushtim tё plotё.
Megjithatë, ai mund të ndryshojë mendje rreth një mendimi tё lindur gjatё njё vendimi të shpejtë dhe kur ai e bën kёtё, është e pamundur për të që tё kthehet tek mendimi i tij i parё, jo mё ta mbajё mend. Nxitja e tij për ta hedhur tё kaluarën dhe pёr tё vazhduar pёrpara me shpejtёsi (një nga arsyet kryesore që ai përshtatet me vende dhe njerёz tё rinj me lehtёsi ) e bën atë të mendojё se ata që përpiqen tё arsyetojnё me të, janë duke ndërhyrë nё progresin e tij. Pra, është e lehtë për të kuptuar, pse ata ndonjëherë bëjnë armiq mendjet e mençura dhe kokat e thinjura.
Dashi ka tё lindur njё aspekt tё pafajёsisё dhe besim tё pёrjetshёm, tё gёzueshёm, naiv, përzier me zellin e verbër të revolucionarit tё lindur. Metali i tij është hekuri dhe forca e pathyeshme e tij i jep Dashit nёntё jetё mё shumё se tё tjerёt dhe nëntë herë më shumë shanse për të fituar betejën. Zjarri qё djeg shpirtin e tij mund të jetë një pishtar i zjarrtë, që ndriçon rrugën për tё inkurajuar këdo që njeh idealizmin e tij të madh.
Ai është pionieri, gjithmonë nё krye pёr tё drejtuar tё tjerёt drejt njё qёllimi tё pamundur. Besimi i tij i hekurt ёshtё i pastёr dhe i papёrzier mё elementёt e hipokrizisë dhe lakmisё.
Personalitete të famshme tё shenjёs sё Dashit
Dean Acheson, Bismarck, Marlon Brando, Charles Chaplin, Ilka Chase, Julie Christie, Joan Crawford, Gimbel Harry ,Houdini, Henry James, Thomas Jefferson, George Jessel, Nikita Krushchev, Clare Boothe, Henry Luce, Eugene McCarthy, Andrew Mellon, JP Morgan ,Wayne Newton, Lily Pons ,Joseph Pulitzer, Vincent Van Gogh, Wemher von Braun, Tennessee Williams. (Express) 
avatar
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi