Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Interneti kundër shtetit të së drejtës

Shko poshtë

default Interneti kundër shtetit të së drejtës

Mesazh nga SHKELBA prej Tue Dec 09, 2014 11:34 pm

Interneti kundër shtetit të së drejtës



Paralajmërimi serioz vjen as me pak e as me shume por nga komisari për te drejtat e njeriut ne Këshillin e Europës, Nils Muiznieks, ne raportin vjetor me titull: “ Shteti i se drejtës ne Internet dhe ne boten digjitale”.

Sipas Muiznieks, “Bota digjitale për nga natyra e saj, ka një fuqi te jashtëzakonshme për te dobësuar shtetin e se drejtës, shkatërruar privatësinë, zvogëluar lirinë e komunikimit dhe te shoqërizimit”. Ne raportin prej 120 faqesh paralajmërohet se “sa me shume njerëz përdorin internetin për te komunikuar, informuar, zbavitur, apo te tjera arsye, aq me e vështirë behet për ta ruajtja dhe garantimi i anonimatit dhe privatësisë”.
Pas këtyre konstatimeve, Muiznieks rekomandon qe te përforcohen masat për aplikimin e plote te Konventës mbi mbrojtjen e te dhënave personale te përpunuara nga Këshilli i Europës. Për këtë ai fton edhe SHBA qe te nënshkruajnë dhe ratifikojnë këtë marrëveshje, pasi sipas tij, nëse Amerika, vendi ku ka lindur Interneti, nuk do te modifikojë mënyrën e saj te sjelljes ne Internet dhe ne përgjithësi ne sistemin global te komunikimit, rrjeti i madh, interneti, ashtu siç e njohim ne sot, rrezikon te zhduket.
Për këtë, ai sjell ne vëmendje edhe skandalet me Eduard Snowden dhe atë te Nsa-se, dhe paralajmëron se shtete te tjera mund te përgjigjen me te njëjtën monedhe duke çuar ndoshta edhe ne fragmentimin e rrjetit dhe nëse ndodh kjo, qe presupozon vendosjen e barrierave shtetërore ne network-un global, kjo do te rrezikonte seriozisht integritetin e internetit, ashtu siç e njohim ne sot.
“Mungesa e një kuadri te qarte ligjor qe vegullon veprimtarinë e shërbimeve sekrete dhe te agjencive te tjera te sigurisë ndërkombëtare, përbën një kërcënim për respektimin e shtetit te se drejtës ne rrjet, përfundon raporti.
avatar
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi