Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Zotërinjtë e naftës

Shko poshtë

default Zotërinjtë e naftës

Mesazh nga SHKELBA prej Wed Dec 10, 2014 11:29 pm

Zotërinjtë e naftës


* Një shekull më parë, gjuetia për arin e zi nga ana e amerikanëve dhe anglezëve ribëri hartën e fuqive në Lindjen e Mesme. Në interes të “shtatë motrave”

* Nafta ka mundësuar kështu zhvillimin e ekonomive perëndimore, dhe në të njëjtën kohë ka siguruar pasurimin e vendeve prodhues.
Por me vetëdijësimin për pushtetin e tij, në dekadat e fundit, duke filluar që nga vitet 1970, do të transformohej edhe në një armë gjeopolitike që shtetet e Lindjes së Mesme nuk përtojnë asnjëherë që ta përdorin.
Vendet përreth Gjirit Persik janë sënduku i arit të zi. Më shumë se një e treta e rezervave planetare të gazit dhe naftës ndodhen këti, të shpërndara mes Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Katarit, Kuvaitit, Irakut dhe Iranit. Për këtë arsye, i gjithë rajoni u bë strategjik në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur ekspansioni i industrisë dhe përhapja e eksponenciale e përdorimit të automobilit e kanë bërë të domosdoshëm këtë burim energjie.
Gjithnjë në rritje
Kërkesa për naftë, mes Tetëqindës dhe Nëntëqindës, është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Nëse në vitin 1860, kur filloi shfrytëzimi i vendburimeve amerikanë, prodhimi ishte vetëm 1000 tonë, në vitin 1870 kishte arritur në 700 mijë tonë, ndërkohë që në 1900 arriti në 20 milionë tonë. Kështu që, kompanitë e mëdha amerikane intensifikuan veprimtarinë e tyre: zmadhuan nismat e kërkimeve dhe shumëfishuan impiantët, duke u shkëputur kushte veçanërisht favorizues endeve ku fshiheshin vendburimet më të mëdhenj. Në krah të manjatëve privatë, shumë shpejt hynë në “lojën e madhe” të arit të zi edhe shtetet, me diplomacitë e tyre.
Dhe qeveritë nisën të mbështesin interesat ekonomikë dhe financiarë të kompanive kombëtare.
Mes anglezëve dhe gjermanëve
Këto, nga ana e tyre, kontribuan për afirmimin e objektivave politikë dhe strategjikë të shteteve respektivë. Gjatë dekadave të fundit të Tetëqindës, ndeshja për naftën në Lindjen e Mesme luhej mes anglezëve dhe gjermanëve, që konkuronin për koncesionet për kërkimin e naftës në territoret e perandorisë osmane (ku përfshihej një pjesë e madhe e Lindjes së Mesme) dhe ish mbretërisë perse (Irani i sotëm). Në fillimin e Nëntëqindës, anglezët siguruan më në fund nga Teherani koncesionin e parë të naftës. Lindi kështu “Anglo-Persian Oil Company”, ose Apoc, që më pas do të bëhej British Petroleum.
Gjermanët, nga ana e tyre, përfituan nga prania në rajon për ndërtimin e hekurudhës Berlin-Bagdad, krijuan një konsorcium ndërkombëtar, Turkish petroleum company (TPC), që mori të drejtën e parablerjes mbi shfrytëzimin në rajonet e Portës së Lartë.
Lufta e Parë Botërore i përzieu kartat. Humbja nxorri jashtë loje Gjermaninë dhe vuri në dispozicion hapësira të mëdha, pas fragmentimit të perandorisë otomane. Atëherë, Londa mori vendin e gjermanëve (në krah të francezëve) në TPC, duke bërë marrëveshje me Parisin për të shfrytëzuar së bashku naftën irakene dhe mbajtur larg konkurrentët e frikshëm amerikanë.
Vijnë SHBA
Por, Uashingtoni nuk rrinte e vështronte. Deri në fillimet e ‘900, protagonistja e përtej oqeanit kishte qenë vetëm një, domethënë “Standard Oil” e John D. Rockerfeller, që kontrollonte 70 përqind të tregut amerikan. Kur grupi, i akuzuar si monopolist, u shpërbë në vitin 1911 nga Gjykata e Lartë, lindën menjëherë 90 kompani të pavarura, disa prej të cilave më vonë u pagëzuan Exxon Mobil, kaq të mëdha sa të bëheshin pjesë e Shtatë Motrave. Në vitet tridhjetë, disa kompani amerikane arritën që të hyjnë në konsorciumin që nxirrte naftën irakene. Dhe ishin amerikanët të parët që shfrytëzuan naftën e Arabisë Saudite, Kuvaitit dhe Bahreinit.
Përveç një politike bujare “komisionesh” që garantoheshin nga fuqitë lokale, amerikanët ditën të nxjerrin përfitime edhe prej pakënaqësive që arabët kishin ndaj Londrës. Në fakt, gjatë Luftës së Parë Botërore, anglezët u kishin premtuar pavarësinë mbretërive të gadishullit arabik, në këmbim të mbështetjes së tyre kundër turqve (aleatë të gjermanëve). Por pasi fituan në konflikt, arabët u gjendën të gjithë të nënshtruar ndaj mandateve apo protektorateve. Në këtë kontekst, mes dy luftërave botërore, konsorciumet e mëdhenj ndërkombëtarë të naftës patën epokën e tyre të artë. Ndërsa prodhuesit merrnin një pjesë shumë të vogël të fitimeve kolosalë. Për shembull, në vitin 1934 një kompani amerikane aktive në Arabinë Saudite i jepte mbretit, Ibn Saud, vetëm një dollar për çdo ton naftë të nxjerrë. Për të lehtësuar biznesin ndihmoi edhe feja e sovranit (vehabizmi, një lëvizje reformuese në brendësi të Islamit), që e shtyu në një moment të parë që të interesohej shumë pak për çështjet e naftës. Ari i zi, një lloj mirazhi për aventurierët perëndimorë, shihej në fakt me një farë mosbesimi prej fuqive lokale. Por borxhet e akumuluar nga mbretëria saudite e shtynë shumë shpejt sovranin që ta shihte me një sy tjetër detin e naftës poshtë rërës së mbretërisë së tij.
Mes viteve 1930 dhe 1950, prodhimi u shumëfishua me 400, ndërkohë që të ardhurat nga nafta për mbretërinë u ndalën në 18%. Më në fund, Ibn Saud, i vetëdijshëm për disponueshmërinë e jashtëzakonshme, vendosi që të përcaktojë të ardhurat nga ari i zi, në një dysheme prej 50%. Ishte fillimi i viteve ’50, dhe shumë shpejt do të vendoseshin edhe taksat e para mbi prodhimin.

Z. Pesë Përqindëshi
Pavarësisht këtyre përshtatjeve, nafta e Lindjes së Mesme vijonte të ishte një biznes shumë fitimprurës, mbi të gjitha për drejtuesit e lartë të kompanive minerare të kërkimit, nxjerrjes, transportit dhe përpunimit. Ata që pasuroheshin ishin negociatorët e mëdhenj, biznesmenë ndërkombëtarë vizionarë që bënin ndërmjetësit mes kompanive, qeverive, emirëve, sheikëve dhe funksionarëve. Si përshembull inxhinieri me origjinë armene, Calouste Gulbenkian, i lindur në Stamboll, me nofkën Mister 5% (vendoste këtë përqindje mbi të gjithë ndërmjetësimet që kryente), i cili do të akumulonte një pasuri legjendare.
Një negociator pa të ngjashëm, Gulbenkiam promovoi në Londër afrimin e kompanisë angleze të naftës Shell, me holandezen Royal Dutch. Në vitin 1912 themeloi Turkish petroleum company, për shfrytëzimin e naftës përreth Mosulit (Irak). Pasuria e tij e pallogaritshme do i lejonte të kënaqte dy pasionet e tij të mëdhenj: veprat e artit dhe gratë e reja e të bukura. Miqve që i ankoheshin se nuk u kish treguar koleksionet e tij, u përgjigjej: “mos duhet t’u tregoj të huajve gratë e haremit tim?”
Ekuilibra të rinj
Me Luftën e Dytë Botërore, situata ndryshoi sërish. Nafta ishte tashmë e domosdoshme, në luftë dhe në paqe. SHBA u vetëdijësuan se duheshin përmirësuar marrëdhëniet me vendet e Lindjes së Mesme, për të garantuar prurjen e arit të zi. Lindi kështu Pakti i Quincyt, nga emri i kryqëzorit, në bordin e të cilit në vitin 1945 presidenti Roosevelt dhe mbreti i Arabisë Saudite, Ibn Saud, firmosën një “marëveshje nafte” historike me voli reciproke.
Nga njëra anë, sauditët u angazhuan për të furnizuar Uashingtonin me naftën që kishte nevojë, nga ana tjetër amerikanët premtonin mbrojtje ushtarake për mbretërinë, rezervat e të cilëve kishin hapur oreksin e fqinjëve. Për më tepër, tashmë në fillimin e Luftës së Ftohtë, amerikanët mund të përdornin “shpatën e islamit” kundër tundimeve komuniste të Lindjes së Mesme. Një aleancë kaq e kënaqshme, sa që është ende në fuqi, pavarësisht trazirave në marrëdhëniet mes sauditëve dhe amerikanëve.
Më të mëdhatë
Rezervat saudite duken vërtetë të pashterueshme. Afro 100 km larg prej qytetit të Dhahranit gjendet vendburimi më i madh në botë: Ghavari. Ka dimensione kolosalë: një shtrirje 280 km gjatësi dhe 30 km gjerësi. I zbuluar në 1948-ën, hyrë në funksion në 1951-shin, është ende burimi më bujar i naftës që ekziston. Nxirren 5 milionë fuçi në ditë, më shumë se 6% e prodhimit planetar. Menaxhuar nga kolosët e Saudi Aramco, nga 1951 deri në 2000 puset e Ghavarit kanë prodhuar 60 miliardë fuçi, që kanë furnizuar shumë mirë Amerikën. Nafta ka mundësuar kështu zhvillimin e ekonomive perëndimore, dhe në të njëjtën kohë ka siguruar pasurimin e vendeve prodhues. Por me vetëdijësimin për pushtetin e tij, në dekadat e fundit, duke filluar që nga vitet 1970, do të transformohej edhe në një armë gjeopolitike që shtetet e Lindjes së Mesme nuk përtojnë asnjëherë që ta përdorin.
[You must be registered and logged in to see this link.]
avatar
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi