Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Përse 2015-a do të na befasojë

Shko poshtë

default Përse 2015-a do të na befasojë

Mesazh nga SHKELBA prej Fri Dec 12, 2014 11:02 pm

Përse 2015-a do të na befasojë

Por, nëse ngjarjet kryesore të vitit 2014 nuk do të jenë dominuese edhe në vitin 2015, atëherë cilat do të jenë temat dominuese? Nuk e di. Megjithatë, dyshoj se disa prej ngjarjeve që mund të na befasojnë vitin tjetër do të kenë katër burime: 1) një sulm kibernetik me dimensione dhe pasoja të paprecedenta; 2) një aksident klimatik me përmasa edhe këtë herë të paprecedenta; 3) paqëndrueshmëri në vendet eksportues të naftës, si pasojë e rënies së çmimit; 4) një lajm i mirë: firmosja e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin

Ndoshta atje ku jetoni ju, temperatura, prania e reve dhe reshjete shiut do të jenë të ngjashme me sot. Eshtë një formulë e lashtë për të parashikuar kohën, që meteorologët e quajnë “rregulli i vazhdimësisë”. Natyrisht, nuk funksionon gjithmonë. NDryshueshmëria e klimës është rritur, duke krijuar ndryshime të habitshëm në modelet historikë të temperaturave dhe reshjeve. Por ky shkrim nuk ka të bëjë me klimën, por me ngjarjet që kanë destabilizuar planetin në vitin 2014 dhe për mundësinë që probleme të tillë të vazhdojnë dhe të ndikojnë situatën në botë gjatë vitit të ardhshëm.
Eshtë një mundësi e vogël. Eshtë më realiste të mendojmë se 2015-a do të na rezervojë surpriza shumë të ndryshme nga ato të këtij viti. Kush e kishte parashikuar, në fundin e 2013-ës, se në vitin 2014 Shteti Islamik i transformuar me shpejtësi në një forcë ushtarake mbresëlënëse, do të pushtonte Irakun? Apo që Vladimir Putini do të kishte pushtuar Krimenë dhe destabilizuar Ukrainën? Kush e kishta parashikuar që epidemia e Ebolës do të kish shkaktuar panik në të gjithë botën, apo që çmimet e naftës do të binin? Askush. As qeveritë, as forcat e tyre të armatosura dhe shërbimet e fshehtë, as Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar, as bankat e mëdha, as akademikët, editorialistët, apo futurologët. Askush.
Ja përse do të ishte gabim të zbatonim rregullin e vazhdimësisë në botë për vitin 2015. Sigurisht, as Ebola, as Shteti Islamik dhe as luftëdashja e Putinit nuk do të zhduken vitin tjetër. Por nuk do të jenë kaq të rëndësishme sa ishin këtë vit. Fatkeqësisht, në 2015 Ebola do të vazhdojë të shkaktojë viktima. Por, për fat, vlerësimet më pesimistë për numrin e të vdekurve kanë rezultuar tashmë të gabuar, ashtu sikurse dhe humbjet për ekonominë nënSahariane. Diçka e ngjashme ka ndodhur me Shtetin Islamik. Organizata do të vazhdojë të veprojë ushtarakisht, ndonjëherë me sukses, në hapësirën e territorit mes Sirisë dhe Irakut. Individë apo celula të lidhura apo frymëzuara prej kësaj organizate do të sulmojnë objektiva në vende të tjerë. Megjithatë financimi, udhëheqësit, lëvizshmëria, armatimet dhe në përgjithësi aftësia ushtarake e Shtetit Islamik do të zvogëlohen, ndërkohë që do të rriten ato të armiqve të tyre. Shteti Islamik duhet të përballet me një Aleancë, deri pak kohë më parë të paimagjinueshme, të më shumë se 50 shteteve, mes të cilëve SHBA dhe shumë vende europianë dhe të Lindjes së Mesme. Gjithçka të bën të mendosh se e ardhmja do i rezervojë shtetit islamik shumë më pak suksese se sa e kaluara e afërt.
Një tjetër që ka arritur të krijojë kushtet për ndërtimin e një aleance edhe në këtë rast të paimagjinueshme është Vladimir Putini. Pavarësisht afrimit të tij kohët e fundit me Kinën, presidenti rus ka arritur të bëjë që shumë vende të bashkojnë forcat për t’iu kundërvënë abuzimeve të tij. Në këtë mënyrë, Putini arriti të izolojë vendin e tij dhe të dëmtojë rëndë ekonominë: e dobësuar prej rënies së çmimit të naftës, largimit të kapitalit, sanksioneve të rëndë ekonomikë. Në vitin 2015 do të flitet më shumë për dobësimin e Putinit se sa për forcën e tij.
Por, nëse ngjarjet kryesore të vitit 2014 nuk do të jenë dominuese edhe në vitin 2015, atëherë cilat do të jenë temat dominuese? Nuk e di. Megjithatë, dyshoj se disa prej ngjarjeve që mund të na befasojnë vitin tjetër do të kenë katër burime: 1) një sulm kibernetik me dimensione dhe pasoja të paprecedenta; 2) një aksident klimatik me përmasa edhe këtë herë të paprecedenta; 3) paqëndrueshmëri në vendet eksportues të naftës, si pasojë e rënies së çmimit; 4) një lajm i mirë: firmosja e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin dhe fillimi i normalizimit të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe SHBA.
/El Pais
avatar
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi