Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Si u krijua kalendari

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Si u krijua kalendari

Mesazh nga Nikolaos prej Fri Jan 20, 2012 12:44 pm

Kalendari dhe datat


Është lëvizja e lakuar vjetore e tokës përreth Diellit ajo që formon stinët . Pranvera fillon me 21 mars (Dashi), në ekuinoksin pranveror, kohë kur dita dhe nata zgjasin njësoj. Vera fillon me 22 qershor (Gaforrja ), në solsticin e verës, kohë kur është dita më e gjatë e vitit. Vjeshta fillon me 23 shtator (Peshorja), në ekuinoksin vjeshtor, periudhë kur dita dhe nata janë të barabarta. Dimri fillon me 22 dhjetor (Bricjapi), në solsticin e dimrit, periudhë kur është nata më e gjatë e vitit (dhe dita më e shkurtër e vitit).

Koha që i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit është mesatarisht 365, 24 ditë. Rrotullimi i plotë i Tokës përreth Diellit quhet vit tropikal.

Siç e do tradita, një shekull nis me vitin 01 dhe mbaron me 00. Pra, shekulli i fundit ka nisur me 1 janar 1901 dhe ka mbaruar me 31 dhjetor 2000. Njësoj si kjo, shekulli XXI ka filluar vërtet me 1 janar 2001. Ky vendim mijëvjeçar e ka origjinën nga vullneti për të bërë që epoka kristiane të fillojë nga viti 1 (dhe jo nga viti 0, vit që nuk ka ekzistuar kurrë); shekulli i parë i kalendarit tonë fillon pra në vitin 1 dhe mbaron në vitin 100; shekulli i dytë nis në vitin 101 dhe mbaron në vitin 200, dhe kështu me radhë. Duhet theksuar se për shkak të një llogaritjeje të gabuar lindja e Jezus Krishtit nuk ka ndodhur në vitin 1, siç e donte kalendari Gregorian, por diku nga viti 5 apo 6 para erës sonë.

Kalendari që përdoret sot kudo nëpër botë quhet kalendari gregorian, nga emri i papës Gregori XIII që u vendos në vitin 1582.

Kalendari gregorian ka zëvëndësuar kalendarin julian, që ishte vënë në zbatim nga perandori romak Jul Çezari në vitin 46 para Krishtit (për të përmirësuar kalendarin e vendosur nga mbreti romak Numa Pompilius rreth 550 vjet më parë).

Nëse kalendari julian, me vitet e tij të brishta (bisekstile) çdo katër vjet, ishte shumë i vlerësuar për kohën e tij (llogariste që një vit zgjaste mesatarisht 365, 25 ditë), prapëseprapë mbetej i pasaktë duke shkaktuar probleme. Në fakt, një vit julian zgjat mesatarisht 11 minuta e 20 sekonda më shumë se një vit tropikal.

Në 1582 kalendari julian tregoi se kishte një gabim prej 10 ditësh, një pengesë e vërtetë kur duhej të përcaktohej data në të cilën duheshin festuar Pashkët atë vit. Në mbledhjen e parë të Nicée-së në 325, kishte qënë vendosur, në fakt, të festoheshin Pashkët të dielën e parë pas Hënës së plotë që vinte pas ekuinoksit pranveror të 21 marsit (pra, Pashkët nuk mund të festohen kurrë para 22 marsit as pas 25 prillit). Mirëpo, në 1582, ekuinoksi pranveror ndodhte me 11 mars të kalendarit julian (që sot, duhej të ishte 21 marsi). Ishte për të korrigjuar këtë gabim që papa Gregori XIII propozoi kalendarin gregorian që njohim dhe që kemi ne sot. Për të korrigjuar një gabim prej 10 ditësh të njëpasnjëshme, u vendos që të nesërmen e ditës së Enjte të 4 tetorit 1582 të bëhej e Premte me 15 tetor 1582.



Kalimi nga kalendari julian në kalendarin gregorian nuk ndodhi njëkohësisht në të gjithë botën. Në fillim duhej vendosur (me forcë) nga papa Gregori XIII në vendët në të cilat ai ishte sundues. Spanja, Portugalia dhe Polonia e miratuan menjëherë atë. Të tjerat si Franca, Italia… e ndoqen këtë rrugë shumë shpejt. Anglia dhe vendet protestante nuk e pranuan kalendarin veçse në shekullin XVIII, ato me tradita ortodokse e vendosen këtë kalendar në fillim të shekullit të XX. Shqipëria e miratoi në dhjetor 1912 kalendarin e ri gregorian.


Po përpara kalendarit julian?

Përpara ishte pothuajse krejtësisht rrëmujë. Në kohën e themelimit të Romës, në 753 pr. K. viti numëronte 10 muaj, të cilët ishin:

1 – Martius (31 ditë) , 2- Aprilis (30 ditë), 3 – Maius (31 ditë ) , 4 –Junius (30 ditë), 5 – Quintilis (31 ditë) , 6 - Sextilis (30 ditë), 7 – September (30 ditë), 8 – October (31 ditë), 9- Novembris (30 ditë), 10 – December (30 ditë).

Duke formuar një vit prej 304 ditësh, këtyre muajve, iu shtuan pra në fund, aq ditë sa duheshin për të barazuar një vit diellor, pa u dhënë një emër atyre. Pastaj u plotësuan dy muaj shtesë që u vendosën pas dhjetorit. Muaji i parë i cili u vendos përpara marsit, mori emrin JANUARIUS , për nder të Janusit, mbreti më i vjetër i Latiumit dhe perëndia e paqes. Muaji i dytë shtesë, FEBRUARIUS, mbeti një periudhë pas dhjetorit.

Totali i këtyre muajve jepte 354 ditë, njësoj si viti hënor. Duke dashur t’i jepnin vitit 355 ditë, iu shtua një ditë muajit Shkurt i cili kaloi nga 27 në 28 ditë, prandaj u konsiderua si muaj i mallkuar; iu kushtua FEBRO-s , perëndisë së të vdekurve në ferr, nga i cili vjen dhe emri i tij Febraius; ishte një muaj zie (vajtimi), gjatë të cilit bëheshin “februaliat” , pastrime në nderim të të vdekurve : i doli nami edhe si muaji i sëmundjeve (“febris”, fièvre = ethe). Rreth vitit 400 të Romës (354 pr.K), Shkurtin e kaluan midis Janarit dhe Marsit dhe u bë pra muaji i dymbëdhjetë. Viti që fillonte përafërsisht në ekuinoksin e pranverës, fillonte tashmë në solsticin e dimrit, ose pak më mbrapa.

Si lindi kalendari Julian?

Me synimin për t’i dhënë fund abuzimit pushtetar të politikanëve, Jul Çezari urdhëroi një astronom grek, me emrin Sosigeni i Aleksandrisë, që të studionte mundësitë e korrigjimit të kalendarit. Kështu lindi “kalendari julian”, paraardhësi i kalendarit tonë bashkëkohor. Gjithmonë sipas këshillave të Sosigenit, Çezari vendosi që viti, i bazuar kryesisht nga lëvizja e Diellit, të kishte 365 ditë, dhe që, meqënëse mbeteshin edhe 6 orë më tepër (të cilat përbënin 24 orë në 4 vjet) u shtua, në çdo katër vjet, një ditë më tepër. E vendosur pas 24 shkurtit, që quhej në kalendarin romak sexto ante calendas martii, kjo ditë u quajt bi sexto ante calendas martii, e cila përsëri mban emrin ditë bisekstile, dhe viti në të cilin ndodh quhet bisekstil ( i brishtë). U caktuan dhe 10 ditët e reja nëpër muaj, që atëherë ishin njëri pas tjetrit 30 dhe 31, vetëm shkurti që, nga 30 ditë të viteve bisekstile, nuk pati veçse 29 të viteve të zakonshme. Ky korrigjim (rregullim) duke qënë vënë në zbatim nga Jul Çezari, u vendos në vitin 716 të Romës (38 pr.K.), nën propozimin e Mark Antonit, atëherë konsull me Çezarin, që muaji Quintilis të quhej Julius (muaj në të cilin kishte lindur Jul Çezari). Dhe vet reforma mori emrin “Reforma juliane”, dhe kalendari përfundoi me emrin “kalendari julian”.

Kjo reformë (korrigjim) në fillim u keqpërdor. Autoritetet futen një vit bisekstil, jo çdo katër vjet, por çdo tre vjet. Në fund të 36 viteve, ishin futur 12 vite bisekstile, ndërkohë që duheshin 9. Fatmirësisht, kjo u kuptua, dhe perandori August, i cili mbretëronte në atë kohë, urdhëroi që gjatë 12 viteve të mos kishte asnjë vit bisektil, dhe kështu reforma juliane u rregullua siç ishte. Si shpërblim të këtij shërbimi, Senati romak vendosi, që në vitin 746 të Romës (viti 8 pr.K.), muaji Sextilis të merrte emrin Augustus, ashtu siç u bë edhe me Jul Çezarin. Augusti (Oktaviani) duke mendur që nuk ishte më inferior se Çezari vendosi që muajit të tij t’i jepte po aq ditë sa muajit të Çezarit. Ia hoqi një ditë shkurtit ( i cili mbeti me 28) dhe ia vendosi gushtit i cili që nga ajo kohë ka 31 ditë. Pastaj për të evituar një vazhdim prej 3 muajsh me nga 31 ditë secili, ia hoqi një ditë shtatorit dhe ia dha tetorit, po kështu bëri edhe me nëntorin e dhjetorin.

Dikur, muajt nuk ishin ndarë në të njëjtën mënyrë: ditët ndaheshin nëpër muaj në tre pjesë jo të barabarta: nga Kalendat tek Nonet, nga Nonet tek Idet dhe nga Idet tek Kalendat pasuese. Kjo ndarje e ka fillimin e saj në një epokë shumë të lashtë ku banorët e Latiumit e llogarisnin kohën me anë të hënave. Dita e parë e muajit korrespondonte me Hënen e Re, mbante emrin e Kalendave. Kjo mënyrë llogaritjeje vazhdoi deri në Mesjetë: deri në shekullin XVI, janë gjetur dokumenta publike të shkruara në latinisht me data romake. Vitet numëroheshin duke nisur që nga themelimi i Romës, viti 753 para Krishtit.

Duhet të bëni kujdes me datat përpara vitit 1927 dhe në një mënyrë të përgjithshme midis 5 tetorit të vitit 1582 dhe fillimit të shekullit XX, sepse sipas vendëve edhe vet autorëve nganjëherë, disa data janë shënuar me kalendarin e vjetër (kalendarin julian) ose duke u përshtatur me kalendarin e ri Gregorian, mund të ndodhë që disa data të jenë shënuar sipas kalendarit Gregorian ndonëse ndryshimi nuk ka ndodhur: - ) Kujdesi është i domosdoshëm për këto periudha. Sot viti i Ri fillon me 1 janar, kohë kur fillon të zgjatet dita, por idealja dhe e sakta do të ishte të fillonte me ekuinoksin pranveror (21 mars), me shenjën e parë zodiakale e cila simbolizon fillimin, nisjen e diçkaje.

Në disa vende të botës përdoret edhe kalendari hënor i cili ka 13 muaj me nga 28 ditë secili, duke filluar nga Hëna e Re e duke mbaruar pa nisur Hëna tjetër e Re. P.sh horoskopi Maja ka 13 shenja astrologjike sepse merr për bazë 13 muajt hënor. Në kalendarin kinez dominon çdo vit nga një shenjë astrologjike.
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi