Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Jeta ecën përpara, kurrë pas ! Kujdes te sotmen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Jeta ecën përpara, kurrë pas ! Kujdes te sotmen

Mesazh nga Rifat prej Thu Feb 23, 2012 11:12 am


Jeta ecën përpara, kurrë pas !




E djeshmja vdiq. I shërbeu qëllimit të vet dhe kaloi në histori. Jeta që jetuam dje ndikoi të sotmen, por jeta e sotme duhet të jetë më e madhe dhe më e gjerë se e djeshmja. Filip Bruks, thoshte, se i vetmi shërbim që e kaluara mund t’i ofrojë njeriut është ndihma për të ecur drejt së ardhmes.

E djeshmja e ka vendin e saj në jetën tonë, por nuk mund të qëndrojmë përgjithmonë te ajo. Sepse në qoftë se bëjmë një gabim të tillë, bota do të na tejkalojë dhe harrojë.

E Djeshmja ishte një rrugë-parashtruese për të Sotmen, le të bëhet dhe e Sotmja një rrugë e tillë për të Nesërmen dhe le të përfitojmë nga kjo në maksimum.

Kij kujdes ditën e Sotme, se përbëhet nga jeta që është vetë jeta e jetës.

E Djeshmja është veç ëndërr, E Nesërmja është veç vizion. Por, të Sotmen, në qoftë se e jetojmë drejt, do të shndërrojë çdo të Djeshme në ëndërr lumturie dhe çdo të Nesërme në vizion shprese.
Kujdes, pra, ditën e Sotme!
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi