Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Mishel de Nostradamus dhe profecite e tij..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Mishel de Nostradamus dhe profecite e tij..

Mesazh nga Rifat prej Wed Dec 14, 2011 9:49 am



Mishel de Nostradamus ( 1503 – 1566 )





I përqesh kështu falltorët,që Perendia i zgjodhi nga radhët e fëmijëve të tu dhe në krahët tuaj i vendosi që ta parathonin kobin tënd dhe ndonjë mëkat tjetër mirëpo ty të mbifuqishmit porsa të kaplojë përqeshja.

Për flakën e zjarrtë si Nostradamusi i njohur,nga Zoti i madh dhënë për tërë botën
Edhe përpos demonit që shqetëson shpirtin e tij...në kallëzimin e fjalës së lashtë ashtu për shumë mote parashikoi afër tërë këtë kobin tonë.

Shumë komentues dhe studiues të Nostradamusit debatin vetë e fillojnë gjithëmonë me citimin e këtyre vargjeve të poetit dhe estetit të madh francez nga shekulli XVI Pjer Ronsard (1524-1585), përndryshe bashkëkohas, i cili ishte i fascionuar dhe i mahnitur me veprimtarinë e bujshme parathënëse të këtij gjeniu të madh.


Kush është në realitet MISHEL NOSTRADAMUSI ?


Jetoi në shekullin XVI. U lind në 14 dhjetor 1503, në qytetin Salone de Provence të Francës. Lindja e tij pason 11 vite pas zbulimit të Amerikës nga Kolumbo.

Për kuriozitet, mbiemri i tij në gjuhën latine Nostradamus do të thoshte: “nostra”- jonë dhe “damus”- dama, zonja. Pra, Zonja jonë.

Zhvilloji një jetë normale të familjarit të ndershëm pa ndonjë skandal të veçantë në biografinë e tij. Është martuar dy herë dhe me rregulla qytetare. Shoqërueset e tij të jetës dy herë ishin zonja me prejardhje të familjeve të pasura aristokrate. Kishte 3 fëmijë nga dy martesa, prej të cilave i mbijetoi vetëm një djalë - Cezari.

Nga të gjitha virtytet ndoshta negative të tij, shënohet prirja për të huazuar para me kamata të larta.

Pa marrë parasysh lavdërinë dhe popullaritetin e madh që kishte, kurrë nuk është paraqitur si megaloman, por një njeri i thjeshtë dhe i afërt me çdo kë, edhe pse vizita e papritur e Katarina Mediqit dhe mbretit Kali IX, në shtëpinë e tij në Salone, dy vite para vdekjes, ia kishin ul ngapak modestinë e tij që e karakterizonte gjatë tërë jetës.

Me profesion ishte mjek gjenial i kohës së vet, i cili me sukses të madh ka shëruar mortajën (kugën), një sëmundje infektive e pashërueshme dhe vdekjeprurëse që masovikisht ka shfarosur Francën dhe shumë shtete të Evropës së asaj kohe.

Matematikan dhe astrolog, përpilues i horoskopit te përgjithshëm astrologjie që edhe sot e kësaj dite është i pazëvendësueshëm si “Horoskopi i famshëm i Nostradamusit”. Kuptohet, me njohjen e astrologjisë dhe matematikës , ishte edhe astronom shumë i aftë në llogaritjen e lëvizjeve të planetëve dhe vrojtues i madh i UNIVERSIT të pafund dhe misterioz.

Astrologu personal i mbretëreshës Katarina Mediqi, si dhe mjeku i Karlit të IX.

Alkimist (kimist-farmacist) i dalluar, i cili ka zbuluar shumë barëra për sëmundje të ndryshme, që për atë kohë kanë qenë të pashërueshme. Veçanërisht është dalluar me përgatitjen e preparateve të ndryshme kozmetike që kanë bërë çudira në përmirësimin kualitativ kozmetik të femrave të asaj kohe.

Okulist, mistik dhe parathënës i cili ka hyrë në analet e profetizimit botëror të të gjitha kohëve, nga të cilët shumë parathënie të ngjarjeve kanë ndodhur, kurse pjesa më e madhe e tyre pritet të ndodhin.

Jo vetëm kaq!

Nostradamusi ishte poliglot i vërtetë, njohës shumë i mirë i disa gjuhëve botërore. Përveç gjuhës frëngjishte, e që konsiderohej si gjuhë e tij amëtare, komunikonte dhe shkruante edhe në gjuhën hebreje, latine, greke, italiane, thuhej edhe arabe, gjë që i ka mundësuar hulumtimin dhe njohjen e shumë shkrimeve të vjetra të civilizimeve të hershme. Kjo dëshmohet me njohjen fenomenale të religjioneve botërore dhe filozofisë së tyre.

Në njerën anë ishte një gjeni i çmuar me çudira të veta medicinale duke gëzuar postulate të larta në radhët e fisnikrisë së atëhershme dhe si pjesëtar me privilegje të jashtëzakonshme në oborret mbretërore, kurse në anën tjetër, trajtohej si sharlatan i paskurpullt, i përbuzur, i nënçmuar, i persekutuar dhe i përndjekur, veçanërisht nga ana e inkuizicionit, ku shpeshherë ka qenë në rrezik jete.

Është me të vërtetë për t’u çuditur se si Nostradamusi, edhe pse i famshëm në Francë dhe shtete tjera të Evropës, fare nuk ishte i respektuar dhe i çmuar në qytetin e vet të lindjes.

Kjo, sigurisht, është një rregull e pashkruar ,që e përcillte çdo gjeni të rangut të tij. Natyra njerëzore kurrë nuk e çmon ate që ka afër dhe që është në te, por gjithmonë zgjidhja kërkohet “atje”, larg dhe sa ma larg. Edhe Zotit i lutet në qiell, edhe pse ai është afër, çdokund, dhe në TE vetë.

Sido që të jetë, Nostradamusi edhe më tej mbetet profet dhe parathënës më i mirë i të gjitha kohëve. Shumë parathënie të tij janë realizuar, dhe një varg syresh priten të realizohen në të ardhmen. Për të, anekënd botës shkruhen libra, broshura dhe xhirohen filma.

Sa herë që ndodh ndonjë ngjarje e rëndësishme me përmasa botërore, interesimi për veprat e tij rritet pa masë. Sado kontradiktor, përmes dyerve të vogla, ngadalë por sigurt, studimi për të dhe rreth tij, ka hyrë në rradhët e shkencës bashkëkohore serioze .

Përveç parathënieve të shkruara me shkrim në veprat e tij, ka mjaft të dhëna edhe për ngjarjet nga jeta private që i kanë ndodhur, tregime këto që jo vetëm në kohën e tij, por edhe sot e kësaj dite, rrisin namin e këtij personaliteti gjenial dhe njëkohësisht kontradiktor.

Nga shumë margaritarë të parathënieve nga jeta e tij e bujshme që janë përfolur dhe me përpikëri janë regjistruar nga biografët e tij, padyshim ka mjaft. T’i përmendim disa sosh:



avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi