Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

8 marsi, Dita ndërkombëtare të gruas

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default 8 marsi, Dita ndërkombëtare të gruas

Mesazh nga Rifat prej Thu Mar 08, 2012 6:30 pm



Historia e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas






Dita Ndërkombëtare e Gruas ose “International Women`s Day” përkujtohet në çdo 8 mars çdo viti. Kjo është një ditë e madhe e kremtimit global për të gjitha gratë, vajzat, nënat e motrat në mbarë botën. Në rajone të ndryshme, kjo datë fokusohet në festime për të manifestuar respektin, vlerësimin dhe dashurinë ndaj grave e ndërsa në vende të tejra , rrugët e sheshet mbushen nga protestat. dita ndërombëtare e gruas u shënua fillimisht më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara pas një deklaratë nga Partia Socialiste e Amerikës.

Ideja e të paturit një ditë ndërkomëbtare për gratë, ishte hedhur që në shek 20, në nje botë e cila po haste në industrializim të shpejtë, por një situatë e tillë coi në protesta për kushtet e punës. Në vitin 1910 Konferenca e parë ndërkombëtare e grave u mbajt në Kopenhagen. por kjo histori është edhe më e lashtë se kaq.

"Fillimisht më 8 mars 1875, në ndërmarrëjen e Tekstilit në Nju-Jork gratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës, orarit të gjatë të punës,dhe pagave të ulëta e më pas në kopenhagen, ku u vendos te merreshin parasysh disa nga kërkesat e grave,mbledhje ku morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës,por nuk u vendos data se kur duhej të kujtohej kjo ditë.

Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielën e fundit të fund shkurtit, por në vitin 1911, Danimarka,Gjermania, Zvicra dhe Austria, shënuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe gra, ku vec kërkesave të mëparshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës. Më 1913-1914, në prag të Luftës së Parë Botërore, gratë ruse protestuan kunder luftes,dhe u solidarizuan me motrat e tyre duke shenuar diten e grave.

Vetëm me 1917 u caktua data e shenimit te dites se grave kur 23 shkurti i kalendarit Julian qe perdorej nëRusi, sipas kalendarit Gregorian që përdorej në botë përkonte me daten 8 mars. Ky ishte vendimi përfundimtar që u përcaktua 8 marsi si festa ndërkombëtare e grave, edhe pse në shumë vende Europiane. pra besohet se zanafilla e kësaj dite daton që në 8 marsi 1917.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi