Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Si ta besh per vete partnerin?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Si ta besh per vete partnerin?

Mesazh nga Nikolaos prej Wed Mar 28, 2012 8:32 pm

Si ta joshesh dike sipas shenjave te horoskopit

Dashi
Per te bere
Terhiq vemendjen e tij duke e pare ne sy.
Ji i gatshem te besh cdo gje, qe nga nje takim ne mesnate ne plazh dhe deri tek sportet ekstreme.
Tregohu i forte. Nje Dash do te te habise gjithmone, pavaresisht nga ajo qe ti pret.
Cdo dite eshte nje aventure e ndryshme.
Ji gati te perballesh me nje tip energjik por ne te njejten kohe edhe romantik.
Ji kurajoz. Dashi e vlereson shpirtin e iniciatives dhe shpirtin e pavaresise.
Ji krenar per shpirtin e tij te pandalshem.
Meso te relaksohesh dhe te defrehesh pasi do te te ngaterroje ne nje rrjete pasioni.

Per te mos bere
Mos u mundoni ta lidhni shume me veten tuaj pasi do te marre vendime shume te shpejta per te ruajtur lirine e tij.
Nuk duhet te jeni shume kritike me te apo me miqte e tij.
Nuk duhet t’i mbani inat.
Nuk duhet te kerkoni te terhiqni shume vemendje nga ai duke flirtuar me te tjeret apo duke folur per ish te dashurit. Keto gjera nuk funksionojne me nje Dash i cili preferon qe ta braktisesh te shkuaren dhe te mendosh vetem per te tashmen.
Nuk duhet te vendosesh qe nuk je ne humorin e duhur pasi e ke terhequr ne krahet e tua. Do te mendoje qe nuk e do me edhe pse mund te jete e kunderta.
Mos u mundoni te ftohni shpirtin e tij. Partneri, ashtu si edhe lidhja do te plagosen.

Demi
Per te bere
Pergatitini ushqimin e tij te preferuar. Kompletojeni mbremjen me qirinj e muzike romantike.
Merrni kohe dhe kujdesuni per te dhe bejeni te ndihet i vecante. Do ta vleresoje.
Ji i gatshem te kalosh shume kohe me te. Gjithmone e vlereson kur e perkedhel.
Prit qe te te mbeshtese. Kjo shenje do ju prese gjithmone me krahe te hapur kur te keni nevoje per te.
Mbeshteteni ne zgjedhjet e tij te perditshme te lidhura me punen dhe karieren.

Per te mos bere
Nuk duhet te anulloni nje takim apo mos te jeni ne shtepi ne oren qe duhet te ishit aty.
Nuk duhet te jeni te paparashikueshem.
Nuk duhet ta shtyni te marre nje vendim shume shpejt pasi do ta acaroje shume.
Mos u tregoni te paduruar, pasi ai ka nevoje qe te marre te gjithe kohen qe i nevojitet.
Mos u sill me kokefortesi , pasi ka marre nje vendim qe nuk i pelqen te nderroje mendje.
Mos bej gabimin te mos jesh serioz. Nese nuk jeni te sigurt qe doni nje lidhje serioze, mos filloni fare nje lidhje me nje Dem.
Mos shpenzoni shume, pasi sigurimi financiar eshte shume i rendesishem per kete shenje.
Mos dyshoni ne lidhjen e tij. Ndienjat jane shume te rendesishme per kete shenje dhe kur impenjohet rri i tille.

Binjaket
Per te bere
Mesoni te vleresoni flirtet.
Jini fleksibel dhe te hapur, pasi Binjaket duan te luajne dhe ndoshta ju nuk do te jeni partneri i vetem.
Ji terheqes dhe gjthmone pak rreshkites, pasi Binjaket adhurojne gjuetine.
Ji i mireinformuar mbi gjithcka pasi Binjaket jane degjues shume te mire.
Ji elokuent ne te folur pasi do te te perfshije ne biseda terheqese.
Perdor mendjen dhe trupin tend ne dashuri, pasi nje Binjak do ju pergjigjet dyfish nese do te dini te stimuloni edhe mendjen e tij.
Jepini lirine per te cilen ka nevoje. Do te ndihmoje te vleresosh cdo gje qe te ofron jeta.
Ji i gezueshem pasi nese je i merzitshem Binjaku do te avulloje sa te hapesh e te mbyllesh syte.

Per te mos bere
Mos e pengoni te flirtoje pasi eshte nje person shume i shoqerueshem dhe nuk do te kuptoje se pse do te ndrydhesh instiktet e tij.
Mos bej gabimin qe te mos jesh nje degjues i mire me ta, ai merzitet shpejt dhe mund te mos doje ta shtyje biseden per me vone.
Mos u sill ne menyre shume tradicionale, duhet te mesohesh edhe me te papritura.
Mos u sill si shume i habitur ne disa rrethana, pasi ndonjehere mund te sjelle letra per te luajtur, djathe dhe biskota ne krevat.
Mos u mundo ta lidhesh shume me veten nje te shenjes se Binjakeve, pasi do te arratiset nga ty shume shpejt.

Gaforrja
Per te bere
Jepini shume vemendje dhe vleresoni sigurine materiale.
Mesoni te vleresoni qetesine dhe rehatine e shtepise pasi ai do te tregoje se sa mund te jene te kenaqshme keto ore.
Kujtohu dhe festo ditet e shenuara si Shen Valentini dhe pervjetorin e takimit tuaj te pare.
Tregoji se sa e vlereson pasurine e jetes suaj se bashku.
Hapi zemren tende, do te mesoje se si te jepni dhe te merrni emocione, te keni besim dhe te gjeni siguri ne lidhjen tuaj.

Per te mos bere
Mos u tallni me te edhe pse mendon se je i sjellshem. Mund ta marre seriozisht dhe mund te ngelet shume i lenduar.
Mos u influenconi nga levizjet e humorit te tij. Mesohu te jesh si ne trenin e te papriturave nga ky kendveshtrim.
Mos mendoni te jeni ju ne rolin e drejtuesit pasi Gaforrja ka idete e tij mbi ate qe do.
Mos u tregoni shume te rende me te. Do te reagoje ndaj kesaj sjellje.
Mos i trajto problemet familjare ne menyre siperfaqesore, pasi mund te mendoje qe po e nenvlereson jeten e shtepise qe per te eshte shume e rendesishme.

Luani
Per te bere
Sigurohu qe t’i thuash shpesh Luanit se sa eshte i mrekullueshem, i bukur, dhe shkelqyes. Do te dije te ta ktheje me dashuri dhe me dhurata.
Kenaqeni duke i lejuar momentet e tij te te qenit ‘I famshem’ dhe ai do t’i ndaje keto momente me ty.
Vleresoje dhe inkurajoje sensin e tij te humorit, sepse jo vetem qe do te kenaqe, por edhe do te ndricoje ditet e tua.
Mesohu te jesh i nenshtruar dhe mesohu ta pranosh. Do te te detyroje te nenshtrohesh ose do te largohet.
Tregoji se sa i rendesishem eshte per ty.
Hapi zemren tende, pasi kjo shenje mund te jete shume me shume se sa thjesht i dashuri.

Per te mos bere
Mos e injoro dhe mos harro planet e tij nese do ta shohesh serish. Do te mendoje qe nuk je i interesuar.
Mos u mundo t’i thuash se cfare duhet te beje. Ai nuk pelqen te humbase kontrollin dhe i pelqen te dominoje situaten.
Mos u mundo ta largosh nga qendra e vemendjes, pasi ai adhuron te jete gjithmone ne qender.
Mos u mundo te ulesh mendjemadhesine e tij pasi kjo mund ta lendoje me shume nga sa mund te mendosh ti dhe egoja e tij mund te jete me delikate nga sa duket.
Mos e kritiko ne publik pasi kjo eshte dhunimi me i madh i besimit te tij.

Virgjeresha
Per te bere
Ji i durueshem dhe pranoje kujdesin e tepert qe u jep detajeve. Do te perfitosh pasi dashuria e saj do te kete nje afrim vigjilent dhe te detajuar per ta bere me te mire jeten tende.
Tregoji se sa je i imresionuar nga sforcot e saj te vazhdueshme per te permiresuar gjithcka qe e rrethon, pasi do te sforcohet edhe me shume per te te dhene nje imazh perfekt.
Ji nje mik dhe nje shoqerues intelektual, ashtu si edhe i dashur.
Virgjeresha ka nevoje per nje partner qe di te vleresoje dhe kultivoje aftesite analitike.

Per te mos bere
Mos ji dembel dhe i paorganizuar ne shtepi. Sensi i rregullit i Virgjereshes qe eshte shume i dukshem ne gjerat e shtepise, do te ndihet i ofenduar nga ky dembelizem.
Mos u mundo t’i japesh per te ngrene dicka qe nuk i pelqen pasi thjesht do ta merzisje dhe do i prisje oreksin fare.
Mos e nenvlereso asnjehere performancen ne dhomen e gjumit, pasi perfeksionizmi i kesaj shenje shkon deri aty dhe kete duhet ta vleresosh!

Peshorja
Per te bere
Mundohu ta mbash gjithmone situaten e qete dhe harmonioze, pasi Peshorja vlereson kur gjerat jane te ekuilibruara .
Kultivo interes per artin dhe letersine. Peshorja do te te tregoje vleren e muzikes dhe poezise.
Pranoji ekstravagacat e vogla dhe beji komplimente te vazhdueshme, e do te ta ktheje me shume sensualitet.
Merri nje mendim mbi gjerat qe po ndodhin ne jeten tende, pasi do te dije te te ndihmoje te marresh nje vendim te arsyeshem.
Kupto qe jeta me nje Peshore eshte gjithmone si nje jete ne peshore, megjithate kjo shenje do te sjelle ekuiliber ne jeten tuaj.

Per te mos bere
Mos pretendo qe te marre vendime ne moment, edhe sikur te behet fjale vetem per faktin se cfare do te haje ne mengjes. Peshores i pelqen te vleresoje alternativat dhe mund te jete shume i pavendosur.
Mos i thuaj qe nuk ka nje pamje te mire pasi mund ta besh te shqetesohet per gjithe diten dhe gjithe naten.
Nuk duhet te jeni jo fleksibel apo jo spontan, dhe nese te pelqen t’i kesh te gjitha gjerat ne rregull mund te bezdisesh nga kjo shenje. Peshorja mund te jete nje shenje mjaft kapricoze.
Nuk duhet ta shtyni qe te marre nje vendim te rendesishem, pasi pelqejne te mendojne per gjerat e rendesishme me ngadale dhe me kujdes.

Akrepi
Per te bere
Tregohu i kendshem sa me shume te mundesh sa here te jesh ne prezencen e tij. Do te vleresoje terheqjen tende seksuale ose te pakten ate qe duket si e tille.
Ji i gatshem te flasesh me detaje per deshirat e tua erotike apo sekretet e tua me te fshehta.
Ndaj gjithcka me te, do te doje te dije gjitcka per deshirat e tua te fshehta dhe do te doje te t’i plotesoje.
Investo ne carcafe mendafshi dhe qirinj. Akrepi do te marre persiper muziken e ambientit dhe masazhet.
Hyr ne marredhenien me te thelle qe mund te kesh imagjinuar ndonjehere.
krepi eshte partneri me pasional dhe magnetik qe ke njohur.

Per te mos bere
Mos e akuzo duke i thene qe nuk eshte besnik apo qe po luan me ndienjat e tua. Do ta marre si nje ofendim serioz. Akrepi eshte nje nga shenjat me besnike dhe te perkushtuar.
As mos mendo te stimulosh xhelozine e tij si me qellim, apo edhe padashje.
Mund tu godase duke u bere shume i nevrikosur apo jashte mase posesiv.
Mos u tallni me performancat e tij seksuale. Ata jane te njohur per aftesine seksuale dhe jane shume krenare per kete.

Shigjetari
Per te bere
Tregoji gjithmone anen tende te ndricuar dhe te kenaqur. Shigjetari do te te jape shembull duke u treguar gjithmone xhentil dhe optimist.
Jepi lirine fizike dhe emotive per te cilen ka nevoje.
Degjoje pasi do te te mesoje te arrish ate liri aq te shenjte ne jeten tende.
Mbaj gjithmone gati nje valixhe udhetimi me pak gjera thelbesore. Mund te te kerkoje papritur te niseni ne ndonje udhetim neper vende te largeta apo ekzotike.
E vlereson nje barcalete te mire, nje xhiro ne trenin e shpejtesise, apo nje shetitje ne mal.
Ji entuziast, energjik, dhe gjithmone gati per aventura.
Provo te gjitha aspektet e marredhenies, pasi Shigjetari mund te jete ne te njejten kohe i dashuri yt, miku yt me i mire, si edhe frymezimi yt.

Per te mos bere
Nuk duhet t’i tregosh anen me te erret dhe negative te personalitetit tend. Ai ka nevoje te shohe anen positive te jetes edhe nese do te thote qe te injoroje depresionin tend.
Mos i thuaj asnjehere qe ai e ka gabim ndersa ti e ke mire. I pelqen te mendoje qe ai e ka gjithmone pergjigjen gati per cdo pyetje apo situate.
Mos i zini frymen pasi do te ike.
Nuk duhet te tregoheni te paduruar per te jetuar raportin ne cift dhe nese po pret deklarata te dahsurise se perjetshme duhet te presesh edhe shume.
Shigjetari nuk dashurohet shume lehtesisht.

Bricjapi
Per te bere
Kupto devotshmerine e tij ndaj punes dhe deshiren e tij per te patur sukses.
Beji dhurata te kujdesshme qe tregojne devotshmerine tende dhe aftesine per tu kujdesur per parate. Do te vleresoje gjestin dhe veprimin tuaj.
Ji i durueshem dhe kupto qe gjerat e mira i vijne atyre qe dine te presin.
Bricjapi, kur eshte gati do te besoje verberisht tek ty dhe mund te behet i varur.
Mundohu gjithmone te dish se cfare po ben dhe bej gjithmone ate qe thua.

Per te mos bere
Mos mendo ta besh te duket si budalla ne publik. Urrejne te turperohen, sidomos perpara te tjereve.
Nuk duhet te jeni shume ekstravagate me blerjet qe beni pasi kjo shenje nuk aprovon shpenzimet e teperta edhe pse mund t’i keni bere per te.
Mos u terhiqni nga fjalet qe thoni pasi Bricjapi preferon integritetin dhe veprimet se sa fjalet boshe.
Mos prisni qe te bjere menjehere brenda me ju pas pak takimesh, pasi mund te duhet pak kohe qe te ndizet.
Mos e kritikoni per perkushtueshmerine ndaj punes, familjes, apo cdo lloj gjeje tjeter, pasi nese e beni, po kritikoni ate qe per te eshte shume special.

Ujori
Per te bere
Mundohuni te flisni per argumente te ndryshme dhe Ujori do te kete gjithmone dicka per te shtuar.
Surprizoje me nje objekt te vecante dhe jo te zakonshem. Ai adhuron surprizat dhe sa me origjinale te jene, aq me te keshillueshme jane.
Mbaj nje distance sigurie nga pikpamja emotive, te pakten ne fillim, pasi Ujori eshte nje shenje e larget ne fillim dhe ka nevoje per hapesirat e tij per te qene i lumtur.
Vleresoje devotshmerine e tij per qellime speciale dhe ideale, dhe ai do te te tregoje vleren e berjes se botes nje vend me te mire dhe me krijues.
Hyr ne intimitet me pare me mendjen e tij dhe me pas me trupin e tij. Do te te kape menderisht dhe do te te intrigoje totalisht.

Per te mos bere
Nuk duhet te jeni shume precise. Nese kerkon perpikmeri apo varesi totale, do te ndihesh keq. Ujori sillet sipas deshirave te tij dhe shpesh jeton ne boten e tij.
Mos kerko nje lidhje serioze shume shpejt dhe mos kerko asnjehere te jesh gjeja e vetme ne universin e tij.
Mos kerko ta ndryshosh menyren e tij te te menduarit edhe pse ndoshta nuk je dakord me pikepamjet e tij ne disa aspekte.
Mos u mundo te terheqesh nje Ujor ne krahet e tua kur ai e ka mendjen ne nje vend tjeter.
Mos u mundoni te influenconi menyren e tij te te veshurit. Mund te mendosh qe nuk eshte ashtu si duhet, apo edhe i cuditshem, por Ujoret preferojne te vishen ndryshe nga gjithe te tjeret.

Peshqit
Per te bere
Meso qe te lejosh te te zbrese edhe ndonje lot kur sheh filma dramatike apo degjon pjese muzikore. Peshqit do te dijne te vleresojne sensibilitin tend dhe do te dine ta largojne lotin tend me nje te puthur.
Hyr ne kontakt me dashurine tende per cdo qenie ne univers. Do te te beje te kuptosh shume gjera.
Meso se si te komunikosh miliarda shprehje dahurie, te gjitha pa thene asnje fjale. Do te jete i afte te lexoje shpirtin tend me ane te syve te tu.
Ofroji mbeshtetje, dhe meso si te sillesh me kembe ne toke pa e lenduar ndjeshmerine e tij.
Dashuro artet e bukura dhe veren e mire, Peshqit do te dijne te te duan per kete.

Per te mos bere
Mos mendo qe ai eshte me dinak nga pikpamja financiare ne lidhjen tuaj. Peshqit veshtire i japin problemeve financiare vleresimin e duhur.
Mos ia thuaj me te ashper qe eshte nje enderrimtar me sy hapur. Peshqit jane te njohur qe jane ne sintonim perfekt me boten shpirterore dhe jo ate materiale.
Mos e kritikoni dashurine fushe me lule, pasi Peshqit besojne vertet qe kjo ekziston.
Mos e trajto me shume siperfaqesi, mos luaj me te dhe mos i bej te kuptojne qe je ti qe po drejton lojen. Ai nuk e pelqen kete sjellje se shkon kundra idese se tij per dashurine e vertete dhe lidhjen shpirterore.
Mos i limitoni impulset e tij artistike pasi eshte vertet nje shenje kreative dhe mund te bllokoni
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi