Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Debati per fantazmat gjithmone i ''gjalle''

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Debati per fantazmat gjithmone i ''gjalle''

Mesazh nga Rifat prej Wed May 02, 2012 3:34 pm


Debati per fantazmat gjithmone i ''gjalle''




Që nga tragjedia e Doruntinës, kur i vëllai Kostandini, u ngrit nga varri për të mbajtur amanetin, deri te filmat me fantazma, shpirtrat e të vdekurve janë shfaqur shpesh në kulturën dhe folklorin tonë.

Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë shfaqje të hijeve të panjohura si edhe të njerëzve të dashur apo të të afërmve. Edhe pse prova përfundimtare për fantazmat mbeten të pakuptueshme, dëshmues të sinqertë vazhdojnë të raportojnë pamje, duke fotografuar deri madje duke komunikuar me fantazmat.

Fenomeni mund të përfshijë shfaqje, shqetësime me zhurma të mistershme, frymëmarrje të ftohta, tinguj hapash, zëra si edhe aroma të ndryshme. Fantazmat janë fenomen tepër i diskutuar. Kritikët e dëshmitarëve okularë të fantazmave sugjerojnë se kufizimi i perceptimit njerëzor dhe shpjegimi i zakonshëm fizik mund të arsyetojnë shikime të tilla.

Për shembull, ndryshimi i trysnisë në një shtëpi mund të bëj dyert që të përplasen ose dritat nga një makinë kalimtare mund të reflektojnë përmes dritares natën. Sipas hetuesit skeptik Joe Nickell: “…shikimi periferik është shumë i ndjeshëm dhe mund të mashtrohet lehtë, sidomos natën vonë, kur truri është i lodhur dhe ka më shumë mundësi t’i keqinterpretojë pamjet dhe tingujt.

Mendohet që tingulli është një tjetër shkak për shikimin e fantazmave. Frekuencat më të ulëta se 20 hertz quhen infra tinguj dhe janë normalisht të padëgjueshme, por shkencëtarët britanikë Richard Lord dhe Richard Wiseman kanë nxjerrë përfundimin se “infra tingujt mund t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë prani të huaja në dhomë apo ndjenja të pashpjegueshme ankthi apo frike.

Helmimi me monoksid karboni, që mund të shkaktojë dëgjim të fuqishëm dhe halucinacione pamore, depresion dhe ndjesi të përgjithshme sëmundjeje dhe frike, është njohur si shpjegim i mundshëm për shtëpitë e pushtuara nga fantazmat, që nga vitit 1921”.

Disa kërkues, si profesor Michael Persinger, kanë arsyetuar se ndryshimet në fushat gjeomagnetike (të krijuara nga lëkundjet tektonike në koren e tokës apo në aktivitetin diellor) mund të stimulojnë tëmthat e trurit dhe të prodhojnë shumë nga përvojat e shoqëruara me fantazmat.

E gjithë kjo hipotezë është kundërshtuar dhe ka hapur një debat të gjerë. Ndërsa hetuesit e fantazmave shpresojnë që një ditë të provojnë se të vdekurit mund të kontaktojnë me të gjallët, duke siguruar një përgjigje përfundimtare ndaj misterit.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Debati per fantazmat gjithmone i ''gjalle''

Mesazh nga Rifat prej Fri Nov 30, 2012 1:39 pm



Fantazma e ashensorit, kamera e fshehtë më e frikshme në botë




Nëse fiken dritat ndërsa je në ashensor dhe ngelesh brenda tij, të gjithëve u krijon panik, po kur kësaj i shtohet edhe fantazma e një vajze të vogël që shfaqet nga hiçi, atëherë kjo bëhet e tmerrshme.

Një ngjarje e tillë është inskenuar përmes një kamere të fshehtë në Brazil, që duhet thënë se i ka terrorizuar të gjithë ata që kanë rënë në grackë. Pa dyshim që kjo mund të quhet kamera e fshehtë më e frikshme në botë.


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Debati per fantazmat gjithmone i ''gjalle''

Mesazh nga Rifat prej Thu Dec 20, 2012 7:26 am


SHBA, Fantazma “prapa” gazetares (video)




Kameramani i kanalit televiziv ABC, “xhiroi” një fantazmë në një shtëpi të “mallkuar”!

Gazetarja e televizionit amerikan ABC ndodhej në një shtëpi, për të cilën thuhet se është e mallkuar. Shtëpia gjendet në Luizianën Jugore, ndërsa ajo kishte shkuar aty për një reportazh.

Shtëpinë e famshme e “mallkuar”, e njohur si Myrtles Plantation, është ndërtuar më 1796. Thuhet se aty janë kryer 10 vrasje.

Kjo shtëpi është shumë e njohur në SHBA dhe gjithmonë ndërlidhet me rrëfimet se aty “fshihen” fantazmat!

avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Debati per fantazmat gjithmone i ''gjalle''

Mesazh nga Rifat prej Tue Jan 07, 2014 10:19 am




Ende debate rreth te vertetave mbi fantazmat..





Ka patur periudha ku secili prej nesh ka ndjerë brënda vetvetes një frikë. Një frikë… që vjen si pakuptuar në një moment që ngelesh vetëm. Një frikë… e cila mbulon mendjen dhe shpirtin. E gjitha kjo vjen na historitë e famshme të fantazmave ose siç quhen ndryshe të shpirtrave të vdekur. Fantazmat bëjnë pjesë prej shekujsh në realitetin tonë: misterioze, të frikshme, ndërhyrëse, ato gjenden kudo. Secila ka historinë e vet, dashuritë e veta, vuajtjet e veta.

Por…çfarë janë fantazmat?

Nuk është e lehtë t’i jepet një përgjigje kësaj pyetjeje: Nuk ekziston ndonjë përkufizim shkencor dhe askush nuk ka mundur të na ofrojë një përkufizim bindës. Ekzistojnë shumë teori, çka se asnjëra, e marrë në veçanti, nuk është në gjendje t’i shpjegojë të gjitha fenomenet që lidhen me botën e fantazmave. Secila nga teoritë e propozuara nuk ka një themel logjik të vetin, por natyra e këtyre pranive tërheqëse dhe mbresëlënëse është e destinuar të mbetet për të gjithë një mister.

Fantazmat nuk ekzistojnë

Në bazë të kësaj teorie të parë, fenomeni i këtyre shfaqjeve të pazakonta do të nxiste një sërë gënjeshtrash, ose do të ishte gjithnjë e përherë i shpjegueshëm nëpërmjet ligjeve që rregullojnë fizikën dhe natyrën: rënkimi i kobshëm në një pyll të shkretë mund të krijohet nga era, që, duke kaluar mes bisqeve e degëve të pemëve prodhon fishkëllima veçanërisht “fantazmore”.

Fantazmat janë vetëm legjenda

Ja që në këtë rast Fantazmat do të shumoheshin me lehtësi të madhe nga njëri vend në tjetrin, nga një cep në cepin tjetër të Tokës, e secila prej tyre do të ishte thjesht frutë i fantazisë popullore: thuhet se njëfarë Frank Smith ka pas provuar të krijojë një Fantazmë duke hapur fjalën se, po të shkoje në molin e Tamizit mund të takoje aty një klerik të vitit 1600. Rezultati? Disa nga personat që ai pyeti në ditët e mëvonshme… u betuan se e kishin parë këtë fantazmë të tmerrshme!!!

Fantazmat janë haluçinacione

Ato ekzistojnë vetëm në mendjen e atij që është i pranishëm në fenomenin e shfaqjes së tyre. Kjo teori mund të përshtatet në mënyrë të vlefshme vetëm në një kazuistikë mjaft të zvogëluar: si mund të shpjegohet fakti se një Fantazmë nuk i shfaqet më shumë se një personi?? Sigurisht, do thoni ju, ekzistojnë edhe të ashtuquajturat “haluçinacione kolektive” (në të cilat ai “që sheh” arrin që në mënyrë telepatike t’ua përcjellë këtë imazh edhe të tjerëve)… por… hollësitë e shfaqjes mund të jenë krejtësisht të panjohshme që të mund të rrëfehen mandej si të vërteta. Përshembull: kush sheh një Fantazmë nuk ka si ta njohë gjithashtu edhe pamjen e të vdekurit që shekuj më parë banonte në atë kështjellë të lashtë.

Fantazmat si prodhime telepatike

Fantazmat nuk janë shpirtra personash tashmë të zhdukur, por një manifestim individësh që janë gjallë ndërkohë. Ata, (përmes një “dyzimi” ndijimor të personit të tyre) në çaste rreziku dërgojnë një mesazh në formë tipike telepatike. Sipas disa ekspertëve, shfaqjet e këtij tipi përbëjnë numrin më të madh të rasteve që janë marrë në shqyrtim.

Fantazmat si shpirtra personazhesh të vdekur

Kjo është padyshim teoria më romantike por… përse vallë një i vdekur dëshiron të dëfrehet duke trembur të gjallët e gjorë me shfaqjen e tij? Përse duhet të rrijë mbi këtë Tokë në vend që të migrojë drejt një jete të re? Por kjo mund të kundërshtohet me: Fantazmat janë (sipas Hans Holzer) “Stay-behinds” (të mbetur mbrapa) sepse kanë pësuar vdekje të dhunshme. Nëse do të ishte kështu, ata do të ishin ende të paisur me inteligjencë. Pse atëherë në shfaqjet e tyre, pjesa dërrmuese e tyre kryen veprime mekanike dhe përsëritëse? Nëse me të vërtetë janë shpirtra, përse nuk shfaqen me pamje thjesht eterike, por shfaqen të veshur me rrobat e kohës së tyre të dikurshme? Kjo teori është krijuar nga lëvizja “spiritiste” e në shumë gjëra bie në kundërshtim me konceptet më moderne të parapsikologjisë.

Fantazmat si regjistrime psikike


Peter Underëood (një nga më të famshmit Ghost Hunter të botës) vëren se shpesh fantazmat përshkojnë porta dhe mure që nuk ekzistojnë më, por që dikur ekzistonin. Është njëlloj si të rishohësh një film që ritransmetohet në mënyrë ciklike. Fantazmat atëherë do të ishin “fotografi” të mbetura në celuloidin hapësirë kohë. Këto regjistrime do të verifikoheshin vetëm në vijim të ngjarjeve veçanërisht të ndërlikuara nga pikëpamja emocionale: ja sepse shumë fantazma riparaqesin në shfaqjet e tyre gjëndje të përcaktuara shpirtërore (frikë, trishtim, ankth, dashuri, etj). Ndonëse është rishikuar dhe plotësuar në kohët e fundit, kjo teori është në bazë të konceptimeve parapsikologjike që lidhen me këto shfaqje.


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Debati per fantazmat gjithmone i ''gjalle''

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi