Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Fuqia dhe simboli i krishterimit,Kryqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Fuqia dhe simboli i krishterimit,Kryqi

Mesazh nga Rifat prej Mon May 21, 2012 8:14 am


Fuqia dhe simboli i krishterimit,Kryqi



Kryqi është një figurë gjeometrike që përbëhet nga dy vija pingule me njëra-tjetrën, që i ndajnë ato në dy pjesë. Është një nga simbolet më të lashta të njerëzimit, dhe përdoret në shumë fe, më i njohur në Krishterim.

Kryqi është simbol i Jezu Krishtit, i Kishës dhe i të krishterëve. Me Kryqin kujtohet dhe përjetohet dashuria e madhe e Perëndisë dhe flijimi i Zotit tonë Jezu Krisht për të gjithë njerëzit, prej të Cilit rrjedh hiri, shenjtërimi dhe shpëtimi i njeriut.

Kryqi ka shumë fuqi dhe hir, sepse fuqia dhe hiri shenjtërues i Krishtit, kur u kryqëzua, i kaloi në mënyrë mistike dhe të pakonceptueshme Kryqit të Tij të nderuar, “edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit të njeriut...”. Kryqi, nëpërmjet Krishtit, nga mjet dënimi u bë mjet shpëtimi, nga simbol mallkimi u bë “zhdukje e mallkimit të lashtë”, ku dhe njerëzve iu falën mëkatet e fajet.

Kështu Kryqi u bë shenjë e pajtimit të njerëzve me Perëndinë, shenjë fuqie dhe mbrojtjeje, shenjë bekimi dhe shpëtimi, shenjë fitoreje mbi vdekjen, mbi sëmundjet dhe mbi demonët, prej të cilit edhe dridhen. U bë shenjë lutjeje dhe ndriçimi, shenjë paqeje dhe gëzimi, shenjë falënderimi dhe lavdërimi.

Të krishterët nuk e nderojnë Kryqin si një formë gjeometrike të rastësishme, por si shenjë të Jezu Krishtit. As nuk e nderojnë Kryqin në vetvete si formë, të shkëputur nga Jezu Krishti i kryqëzuar sepse kjo do të ishte me të vërtetë idhujtari. Gjithashtu, as nuk e nderojnë Kryqin të shkëputur nga rigjallja, sepse Jisu Krishti nuk mbeti në kryq, nuk mbeti në varr, por u ringjall.

Kryqin, të krishterët, jo vetëm e nderojnë, e zbukurojnë dhe e vendosin brenda e jashtë kishës, por edhe e mbajnë atë në trupin e tyre, në ambientet kudo ku jetojnë, punojnë, studiojnë, udhëtojnë etj. E përdorin Kryqin për bekim, për ndihmë, për shërim shpirti e trupi, për largim të fuqive demoniake dhe në çdo aspekt të jetës së tyre, të gëzuar apo të hidhëruar. Bëjnë shenjën e tij mbi veten tyre, por edhe i kërkojnë priftërinjve t'i bekojnë me të dhe me shenjën e tij.

Bërja e shenjës së Kryqit mbi veten tyre është shprehje shumë e thjeshtë e një lutjeje personale si edhe një dëshmie të besimit të të krishterë.

Të krishterët e bëjnë Kryqin për të shoqëruar lutjet tyre të përbashkëta në kishë, por edhe lutjet personale në shtëpi, në kishë e kudo që ndodhen. E bëjnë kur ngrihen nga gjumi dhe kur bien në gjumë, kur dalin nga shtëpia, kur kalojnë para kishave, kur fillojnë dhe kur mbarojnë aktivitetet e tyre, para dhe pas ngrënies e pirjes, në çdo lajm dhe situatë: të vështirë, të hidhëruar, të frikësuar, të gëzuar, kohë e pa kohë, kur të duan dhe sa herë të duan. Dita dhe nata e besimtarit të krishterë fillon dhe mbaron me bërjen e shenjës së Kryqit.

Në Kishën Ortodokse shenjën e kryqit e bëjnë në këtë mënyrë: Fillimisht, bashkohen tre gishtërinjtë e parë të dorës së djathtë, duke pohuar kështu besimin në një Perëndi Triadik, që është njëkohësisht tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Dy gishtërinjtë e tjerë, që takojnë tek pëllëmba , simbolizojnë dy natyrat e Zotit tonë Jisu Krisht: atë hyjnore dhe atë njerëzore. Në këtë mënyrë bëhet një pohim simbolik i besimit të krishterë orthodhoks.

Pastaj tre gishtërinjtë vendosen në ballë, duke treguar dashurinë ndaj Perëndisë me të gjithë mendjen dhe se i kushtohen Atij të gjitha mendimet. Pas kësaj dora zhvendoset në bark, duke treguar në mënyrë simbolike se i kushtohen Zotit të gjitha dëshirat dhe ndjenjat. Së fundi, dora zhvendoset te supet, në fillim tek i djathti , pastaj tek i majti, duke pohuar kështu se edhe çdo aktivitet trupor i përket Atij.

Shenjën e Kryqit duhet bërë saktë, jo mekanikisht, jo me nxitim, por me ndjenjë, me shpresëtari, me frymë lutëse dhe pa ndrojtje. Për t’i shijuar të gjitha këto fuqi, hire, dhurata e bekime të Kryqit duhet që të kihet: besim i gjallë te Jisu Krishti, përulësi dhe përpjekje për të pastruar veten nga mëkatet.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Fuqia dhe simboli i krishterimit,Kryqi

Mesazh nga Niko_ prej Sun Aug 18, 2013 12:05 pm

Enigma-Explorer shkruajti:
Fuqia dhe simboli i krishterimit,Kryqi




Kryqi është simbol i Jezu Krishtit, i Kishës dhe i të krishterëve. Me Kryqin kujtohet dhe përjetohet dashuria e madhe e Perëndisë dhe flijimi i Zotit tonë Jezu Krisht për të gjithë njerëzit, prej të Cilit rrjedh hiri, shenjtërimi dhe shpëtimi i njeriut.

Kryqi ka shumë fuqi dhe hir, sepse fuqia dhe hiri shenjtërues i Krishtit, kur u kryqëzua, i kaloi në mënyrë mistike dhe të pakonceptueshme Kryqit të Tij të nderuar, “edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit të njeriut...”. Kryqi, nëpërmjet Krishtit, nga mjet dënimi u bë mjet shpëtimi, nga simbol mallkimi u bë “zhdukje e mallkimit të lashtë”, ku dhe njerëzve iu falën mëkatet e fajet.

Kështu Kryqi u bë shenjë e pajtimit të njerëzve me Perëndinë, shenjë fuqie dhe mbrojtjeje, shenjë bekimi dhe shpëtimi, shenjë fitoreje mbi vdekjen, mbi sëmundjet dhe mbi demonët, prej të cilit edhe dridhen. U bë shenjë lutjeje dhe ndriçimi, shenjë paqeje dhe gëzimi, shenjë falënderimi dhe lavdërimi.
1) Kryqëzimi i njerëzve në kohën e perandorisë romake ishte një nga format më të rënda të ndëshkimit dhe ekzekutimit për ata që konsideroheshin dhe dënoheshin me akuza të rënda.
 
2) Me kryqin i kujtohet çdo besimtari të krishterë se duhet të mbartë kryqin e vuajtjeve të tij në këtë jetë, ashtu siç e mbarti edhe Jezu Krishti. Për mendimin tim kjo është ishte metodë për të mbajtur nën fre "delet e perëndisë" dhe për të shuar ndonjë rrebelizëm që mund të ngjallej kohë pas kohe.

3) Kryqi në të vërtetë nuk u bë simbol i shpëtimit, paqes, apo i bekimit, por shenja frymëzuese e të krishterëve për të shfarrosur njerëzit e besimeve të tjera. Ushtarët dhe kalorësit e krishterë e mbanin këtë simbol kudo në veshjet dhe në armët e tyre. Përshembull në kohën e kryqëzatave kur ushtarët e krishterë të Evropës gjoja të civilizuar shkonin në lindjen e mesme për të shfarrosur "të pafetë" vendas nën urdhërat dhe në emër të kishës dhe të krishtërimit. Dhe sigurisht që këto përralla ishin vetëm preteksti për të pushtuar vende dhe për të plaçkitur, e shfarrosur banorët e atyre vendeve.
avatar
Niko_

Numri i postimeve : 5
Points : 5
Reputation : 0
Join date : 28/04/2012
Location Location : në botën time

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi