Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Wed May 30, 2012 6:09 pm


Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare



Asllan Pashallinjtë
- Familje e Madhe Feudale Shqiptare.



Asllan Pashallinjtë, një nga familjet më të vjetra dhe më të mëdha feudale shqiptare me origjinë nga Janina. Osman Pashë Çaushi, Sanxhakbej i Janinës, Vezir dhe Bejlerbej i Rumelisë, pasi u martua me mbesën e Sanxhakbeut të Svetizarit, Sali Asllan Pashës, themeloi këtë gjini të madhe që i dha Janinës 22 Sanxhakbej.

Nëpërmjet emërtimeve të pjesëtarëve të tjerë të kësaj gjinie, Asllan Pashallinjtë sunduan prej Lepantos e deri në Delvinë gjatë historisë osmane shqiptare. Në krahasim me kryeqendrat e provincave të tjera, Janina ishte më i bukuri i trevave shqiptare. Për pasojë edhe oxhaku që sundonte në qytet ishte artdashës dhe bujar. Xhamia e bukur që ndërtoi Veziri Asllan Pasha është provë për këtë.

Evlia Çelebiu, në shkrimet e tij të udhëtimit, tregon se në pallatin e Xhelal Ali Pashës gostiteshin çdo ditë 3000 vetë. Ky numër përbën çerekun e popullësisë së atëhershme të qytetit të Janinës. Koha dhe rrethanat kishin bërë që vazhdimisht anëtarët e kësaj familjeje të shpërnguleshin në qytete të tjera, si në Stamboll, në Halep apo në Gjirokastër.

Sundimi i familjes Asllan Pashalli në Janinë, filluar me shkëlqim në vitin 1590, përfundoi në vitin 1786. Dega e familjes Asllan-Pashali në Delvinë dhe Gjirokastër, emër që sot është shuar, vazhdon të jetojë sot si Libohova. Burra të shquar të kësaj dere, si Myfit dhe Eqrem Bej Libohova trashëguan vetitë më të arrira të stërgjyshërve të tyre.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Thu May 31, 2012 10:15 am


Familja e Ëngjëllorëve




Familja e Engjëllorëve ishte një ndër ato familje fisnike shqiptare, e cila, menjëherë sapo u vendos në Itali, kërkoi të rivendoste statusin e saj prej familjeje fisnike, duke rikonfirmuar të gjitha privilegjet që kishte në Shqipëri. Papa Piu V i konfirmon Andrea Engjëllit, fisnikut, dukës, princit dhe kontit të Drishtit, Durrësit dhe Pultit të Ulët, lidhjet e tij të gjakut me perandorët romakë, si dhe me perandorët e Kostandinopojës.

Është folur e shkruar shumë për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore italiane dhe private në Shkodër e gjetiu. Një pjesë e tyre janë botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza të gjithanshme kritike Urdhri kalorësiak i Shën Gjergjit dhe një gjenealogji e familjes së engjëllorëve nga Drishti.

Në kuadër të burimeve historike, vend të rëndësishëm zënë dorëshkrimet e pabotuara, veçanërisht ato të cilat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, qoftë duke pasur një autor të përbashkët, duke trajtuar një ngjarje ose personalitet të kohës, krijimi i të cilave është bërë në kushte e rrethana specifike. Është e njohur tashmë se për dorëshkrime të tilla ka rezerva ose duke shkuar deri në skajshmëri, në mohimin e tyre si falsifikate dhe burime të pavlera, për një kategori specialistësh, studiuesish dhe historianësh, ndërsa në anën tjetër, ato mbrohen me këmbëngulje se janë burime me vlera të mëdha historike dhe si të tilla pasurojnë historinë kombëtare shqiptare. Të shumtën e rasteve ato mohohen nga ata të cilët nuk i kanë pasur kurrë në dorë si origjinale, por kanë “dëgjuar” apo “lexuar” nga të tjerë, se autenticiteti i tyre vihet në dyshim.

Është folur e shkruar shumë për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore italiane dhe private në Shkodër e gjetiu. Një pjesë e tyre janë botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza të gjithanshme kritike të specialistëve nga fushat përkatëse për të bërë një vlerësim sa më real dhe të saktë, si për të dhënat që ofrojnë ato ashtu edhe për saktësinë e trajtimit të tyre, origjinalitetin, autenticitetin e vlefshmërinë historike, si dhe ballafaqime me dorëshkrime, dokumente dhe burime të kohës apo të ngjashme me to dhe të një literature përkatëse.

Dorëshkrimet e pabotuara që na janë ruajtur nga familja fisnike Engjëllori prej Drishtit, ruhen në Venedik, Firence, Vatikan, Kopenhagën dhe Shkodër. Përveç që janë të pabotuara, ato si element të përbashkëta, [katër prej tyre, ato nga Vatikani, Firence dhe Venediku] kanë se janë shkruar nga e njëjta dorë dhe në dekadat e para të shekullit XVI. Natyrisht, nuk do të flasim kësaj radhe për librat e botuar që kanë për autorë disa nga anëtarët e familjes Engjëllori por dëshirojmë të bëjmë të njohur njërin prej dorëshkrimeve, origjinalin e të cilit e kemi shfrytëzuar në bibliotekën Marciana të Venedikut.

Kodiku [dorëshkrimi], i cili ruhet në bibliotekën Marciana të Venedikut, ka kopertina të forta lëkure, të kuqe, me një dekorim floriri në mes, në formë të stemës, por pa shenja heraldike. Lart, në mes të kopertinës, është e shënuar me laps të kuq : no 50. Edhe kopertina tjetër ka në mes të njëjtin dekorim. Kopertinat janë të mbështjella me një mbështjellës special të ri, me ngjyrë jeshile.

Lexohet lehtë dhe e ka shkruar e njëjta dorë që ka shkruar edhe Kodikun e Bibliotekës Laurenziana të Firences, ASHB 1167, në të cilin, përveç të tjerave, ruhet edhe “Formula en Pagëzimit” nga viti 1462, si dhe dorëshkrimi i një Kodiku tjetër, po e familjes së Engjëllorëve nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, i cili nuk është botuar asnjëherë deri më sot. Dorëshkrimi është shkruar në pergamenë fin dhe është një gjenealogji e shkruar nga një dorë e vetme.

Heraldika si shkencë që merret me studimin dhe prejardhjen e simboleve e elementeve të ndryshme, origjina e të cilave është e shumëllojshme, në Shqipëri i gjen fillimet e saj që në fillimin e shekullit XIII, për të vazhduar deri në ditët e sotme, si pjesë përbërëse e heraldikës evropiane me të gjitha zhvillimet, ndryshimet dhe arritjet e saj. Stemat më të hershme i gjejmë në fillimet e Principatës së Arbrit, e më pas në një vazhdimësi të pandërprerë pothuajse në të gjitha dinastitë dhe familjet patronomike shqiptare si: Albani, Arianiti, Balsha, Beçikemi, Bogdani, Dukagjini, Dushmani, Engjëllorët, Gazuli, Golemi, Gropa, Jonima, Kastrioti, Komneni, Maneshi, Matranga, Muzaka, Shpata, Skura, Spani, Topia, Zaharia etj.

Familja e Engjëllorëve ishte një ndër ato familje fisnike shqiptare, e cila menjëherë sapo u vendos në Itali kërkoi të rivendoste statusin e saj prej familjeje fisnike, duke rikonfirmuar privilegjet e saj. Familjet fisnike shqiptare në Mesjetë, ashtu sikurse edhe familjet e tjera evropiane, kishin jo vetëm tituj të lartë fisnikërie, por edhe gëzonin privilegje të caktuara, të cilat herë pas here i konfirmonin dhe i rikonfirmonin sipas nevojës me diploma përkatëse të lëshuara nga autoritetet më të larta të kohës, siç ishin perandorët bizantinë dhe më vonë papati, përkatësisht Selia e Shenjtë. Me këtë rast përmendim një diplomë [bulë, ngas ka shumë të tilla që ruhen në Vatikan, Venedik etj.] për familjen e Engjëllorëve, përkatësisht për Ndre Engjëllin.

Diplomën e ka lëshuar Papa Piu V [1566-1572] në vitin 1567, e cila përmbledh disa diploma të tjera në vetvete, që janë lëshuar nga perandorët dhe princat, që prej perandorit Leone deri te Michaeli. Arsyeja se përse ato gjenden të gjitha në të njëjtin vend, është njohja dhe zyrtarizimi që u bën atyre Papa Piu V dhe në bazë të kësaj njohjeje bëhet edhe konfirmimi i tyre dhe i privilegjeve që ato përshkruajnë. Dokumenti i parë i përmendur në këtë bulë është lëshuar më 25 prill 1293 nga Androniku II Paleolog, perandor i Kostandinopojës. I konsideruar si një instrument publik i së Drejtës Kanonike, papa Piu V i konfirmon Andrea Engjëllit, fisnikut, dukës, princit dhe kontit të Drishtit, Durrësit, Pultit të Ulët, lidhjet e tij të gjakut me perandorët romakë, si dhe me perandorët e Kostandinopojës.

Privilegjet janë lëshuar dhe rikonfirmuar rishtas, duke u bërë të vlefshme nga Papa Piu V, sikurse edhe paraardhësit e tij, papët : Kaliksti III, Piu II, Siksti IV, Inocenti VIII, Pauli III, Juli III dhe Papa Piu IV, në vitin 1567, në emër dhe për llogari të Andreas Angelus [Ndre Engjëllit], nga Vincentium de Hippolitis Pistoriensem ac Gasparem de Mercado Romanum Jures. Për këtë qëllim kanë shërbyer edhe gjenealogjitë e shumta të shkruara prej anëtarëve të saj, për të cilat shpesh ndeshet edhe mendimi përgjithësues se ato janë të falsifikuara.

Gjenealogjia që kemi në dorë nuk ka shërbyer thjesht për të rivendosur statusin prej familjeje fisnike të Engjëllorëve, por edhe për të justifikuar titullin e Mjeshtrit të Madh të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit, që Engjëllorët e mbanin që prej shekullit XV

-- dhe me “vlera të pakta, si burime historike për njohjen e shoqërisë shqiptare në shekullin XV” (Historia e Popullit Shqiptar, 2002, f. 490). Megjithatë, gjenealogjia që kemi në dorë nuk ka shërbyer thjesht për të rivendosur statusin prej familjeje fisnike të Engjëllorëve, por edhe për të justifikuar titullin e Mjeshtrit të Madh të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit, që Engjëllorët e mbanin që prej shekullit XV.

Urdhri i Shenjtë Ushtarak Konstantinian i Shën Gjergjit është një Urdhër Kalorësiak. Mendohet se është themeluar nga perandori Konstandini i Madh, për të mbrojtur Labarin, i cili me trupat e tij mori pjesë në Betejën e Urës së Milvianës, në vitin 312 pas Krishtit. Kjo fitore e madhe mbi forcat pagane të Maksentius çoi në konvertimin e Perandorisë Romake në krishterim, gjë që formësoi gjithë historinë evropiane të mëvonshme.

Sipas historianëve të shekullit XVI dhe XVII, kjo ngjarje e madhe u festua me themelimin e një urdhri kalorësish. Statutet e shekullit XVI thonë që rregullat origjinale u konfirmuan dhe u lëshuan nga perandorët Isak Engjëlli dhe Mihal Paleologu, por variantet më të vjetra të këtyre statuteve, që ne njohim, datojnë nga shekulli XVI. Karakterin fetar urdhri e mori më 17 korrik të vitit 1550, kur Papa Juli III [1550-1555] e njohu Urdhrin me anë të bullës Quod Alias, duke i siguruar Andreas dhe Jeronim Engjëllit të Drishtit titullin e Mjeshtrit të Madh.

Me rastin e kësaj njohjeje nga ana e Papës, Kongregacioni i Koncilit do t’i siguronte një providani të jashtëzakonshme. Një dokument nga Camera Apostolice e Vatikanit, e vitit 1558, është dëshmi e pagesave të shumave jashtëzakonisht të mëdha për Andrea Engjëllin, gjë që dëshmon lidhjet e tij në nivelet më të larta si fisnik shqiptar, por edhe si Mjeshtër i Madh i urdhrit që drejtonte.

Dokumenti është në gjuhën latine dhe origjinali i tij ruhet në Instrumenta Miscellanea 6673, anno 1558 ; përkthimi i tij është: “Duke u dashur që të kemi të nderuarin zotin Andrea Engjëlli, dukën dhe kontin e Drishtit sipas fuqisë së të sipërpërmendurës Motu Proprio të Palit III, meqenëse të dy përmbajnë për furnizimin që është bërë në jetën e tij prej 100 dukatë floriri, të shpërndara në mënyrë të njëjtë në çdo muaj, që filloi me furnizimin e të sipërpërmendurit zotit Lekë, vëllait të tij, d.m.th. nga korriku i vitit 1535, me një shumë prej 100 dukatë në muaj, shumë kjo që do të vazhdojë deri në fund të nëntorit të vitit 1558, që bëjnë 23 vjet e 6 muaj dhe që në dukatë floriri bëjnë 28200”.

Në kohën e pontifikatit të Papës Gregori XIII [1572-1585] në vitin 1576, njohja e papës Juli III i solli Urdhrit një të re shumë të madhe: karakterin fetar që e vendosi përfundimisht nën Rregullën e Shën Bazilit. Bashkë me Urdhrin e Maltës, Urdhri Konstantinian i Shën Gjergjit janë të vetmit urdhra fetaro-ushtarakë ndërkombëtarë që e kanë ruajtur këtë status të pandryshuar deri në ditët tona. Urdhri i dedikohet propagandës së besimit, të mbrojtjes së kishës dhe përkrahjes së Selisë së Shenjtë. Anëtarët e saj zotohen për besnikëri ndaj Papës dhe mbështetje të mësimeve e të dogmës së Kishës Katolike Romane.

I pari prej Engjëllorëve të cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit të Madh ishte Ndreu, që mbante titullin Princ i Maqedonisë, si dhe Dukë e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit të Madh e trashëgoi i biri, Pjetri (vdiq në vitin 1511), i cili ia la atë Ndreut II

I pari prej Engjëllorëve të cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit të Madh ishte Ndreu, që mbante titullin Princ i Maqedonisë, si dhe Dukë e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit të Madh e trashëgoi i biri, Pjetri (vdiq në vitin 1511), i cili ia la atë Ndreut II, që është edhe autor i gjenealogjisë në fjalë, si dhe i shumë veprave të tjera, disa nga të cilat vihen në dyshim si falsifikate.

Titulli i Mjeshtrit të Madh ishte dhe vazhdon të jetë i trashëgueshëm, e si i tillë mbeti pa ndërprerje në duar të Engjëllorëve deri në vitin 1623. Në këtë vit, Engjëllorët e Drishtit ia lëshuan Mjeshtërinë e Madhe, Marino Karaçiolit (Marino Caracciolo), princit të Avelinos dhe më 23 nëntor të po atij viti, Papa Urbani VIII [1623-1644] ia konfirmon këtë dinjitet atij, duke theksuar origjinën bizantine, që ruhet edhe sot e kësaj dite në kryqin e Urdhrit.

Megjithatë, princi i Avelinos vdiq në vitin 1630, kështu që titulli i Mjeshtrit të Madh u kthye përsëri te Gjon Andrea Engjëlli i Drishtit. Me breven Cum Sicut të 27 gushtit 1672, Papa Klementi X [1670-1676] emëron një prokurator gjeneral të Urdhrit në Romë dhe një kardinal protektor, kardinalin de Massimi.

Ai vendosi gjithashtu që prokuratori gjeneral i Urdhrit të merrte pjesë në kapelën pontifikale dhe që të vendosej në rang pas prokuratorit gjeneral të Urdhrit të Shërbëtorëve të Marias. Me anë të brevës së 14 qershorit të vitit 1687, Papa Inocenti XI [1676-1689] emëroi protektor të Urdhrit kardinalin Gaspero Kavaliero (Gaspero Cavaliero), i cili në vitin 1690 ndiqet nga kardinali Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani) që bëhet më vonë papa Klementi XI [1700-1721], që e përkrahu Urdhrin dhe Mjeshtrin e tij të Madh me privilegje të vazhdueshme gjatë gjithë pontifikatit të tij.

Në fund të shekullit XVII, shtëpia e Engjëllorëve të Drishtit – dega e fundit e Komnenëve – po shuhej me Gjon Andrea Engjëllin e Drishtit që nuk la trashëgimtarë. Kështu, me një akt-kërkesë të 27 korrik 1697, u aprovua që titulli i Mjeshtrit të Madh të transferohej te Duka i atëhershëm i Parmës, Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727) dhe më vonë te pasardhësit e familjes Farnese.

Nëse Skënderbeu kishte ndonjë lidhje me këtë Urdhër dhe se çfarë lidhje ishte kjo, nuk dihet akoma dhe madje as që është hedhur si hipotezë. Megjithatë, i çuditshëm është fakti që duka i Parmës, kur ishte Mjeshtër i Madh i Urdhrit, [Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727)] huazoi nga Arkivi Sekret i Vatikanit shumë dokumente origjinale, [rast shumë i veçantë ky në historinë e Arkivit Sekret të Vatikanit] papnore drejtuar jo vetëm familjes së Engjëllorëve të Shqipërisë, por edhe vetë Skënderbeut.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Fri Jun 01, 2012 8:34 am


Familja Biçakçiu



Familja Biçakçiu,apo njohur ndryshe edhe Biçaku, është një familje fisnike e Shqipërisë së mesme, Elbasan, që daton që prej fillim-shekullit të XIV. Prej saj kanë dalë kryesisht ushtarakë të gradave të ndryshme, atdhetarë e politikanë të mëdhej, arkitektë, kanë ndërtuar Kisha, Xhamia dhe Teqe.

Kanë dhënë kontribute të jashtzakonshme në Luftën për Pavarësi dhe krijimin e Shtetit Shqiptar, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (Mahmut Pashë III Biçakçiu, Rilindas, Perfaqësues i Elbasanit), tek mbështetja ndaj Ismail Qemalit dhe qeverisë së Vlores në 1912 dhe konsolidimi i Shtetit Shqiptar në kongresin e Lushnjes (Aqif Pashë Elbasani Kryetar i Kongresit). Gjithashtu kanë financuar Shkollën e Parë Shqipe në Korçë dhe Normalen e Elbasanit.

Trungu Familjar

Sinan Pashë Biçakçiu, 1400-1470, gjeneral i sulltan Muratit II dhe sulltan Mehmetit II, ndërtues i një xhamie dhe një teqeje helveti në qytet.

Sinan Bej Biçakçiu 1430, kryekomandant i ushtrisë, gjeneral, drejton fushatën ushtarake në pushtimin e Selanikut e më pas të Epirit të Janinës.

Sinan Pashë Biçakçiu 1453, mësues privat i sulltan Mehmetit të II dhe më pas vezir e këshilltar. Emërohet profesor gjykate në sivri Hisar.

Ahmet Aga Biçakçiu, 1486-1548, ushtarak, komandant ushtrie, i angazhuar kryesisht në luftërat e pushtimit të Egjiptit dhe Arabisë.

Sinan Pashë Biçakçiu, 1506-1596, ushtarak, pushtetar i lartë, drejton dhe zgjidhet dy herë vezir, merr titullin hero. Varroset në lagjen Sedefçiler të Stambollit.

Sedefqar Mehmet Aga Biçakçiu, 1570-1622, kryearkitekt i Perandorisë dhe kryeveprës botërore, Xhamisë Blu, në Stamboll. Arkitekt i 40 çezmave të ndërtuara në Elbasan.

Ibrahim Pashë Biçakçiu, 1587-1632, mori poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane. U zgjodh edhe vezir i Brusës, vritet në luftë më 1632.

Halil Pashë Biçakçiu, 1690-1775, ushtarak pushtetar i lartë në Perandorinë Osmane, me kontribute jo vetëm të njohura, por edhe të shpërblyera.

Sinan Aga Biçakçiu 1692-1760, pushtetar, ushtarak, vëllai i Halil pashë Biçakçiut, komandant i rojeve të gardës së pallatit të Stambollit dhe prefekt në Stamboll.

Mahmut Bej Biçakçiu, 1709-1744, ushtarak, komandant i ushtrisë turke. Drejton betejën për pushtimin e Beogradit. U plagos rëndë dhe u dërgua në Stamboll.

Ibrahim Halil Pashë Biçakçiu 1715-1770, pushtetar i lartë. Disa herë vezir i perandorisë si në manastir, Hungari. Njihte disa gjuhë të huaja.

Sulejman Pashë Biçakçiu, 1720-1794, pushtetar i lartë, sundimtar i Elbasanit, më pas vezir në Janinë e Shkodër për disa vjet. Pati tre fëmijë.

Sefedin Bej Biçakçiu, 1793-1865, ushtarak, komandant ushtrie, ndërtoi dy kisha të krishtera në qytet. Komandon ushtrinë me Mustafa pashë Bushatin në luftën ruso-turke.

Dervish bej Biçakçiu 1820-1885, sundimtar i Elbasanit. Ka qenë i martuar me mbesën e Mustafa pashë Bushatit, Hafifen.

Mahmut Pashë III Biçakçiu, 1835-1898, pushtetar prefekt në administratën turke. Rilindas. Financues i shkolles se pare shqipe ne Korçë, Fëmijët e tij ishin Aqif Pasha, Fadileja, Vehibeja dhe Humajuni.

Jusuf bej Biçakçiu, 1854-1919, pati për grua vajzën e Xhelal Zogut, hallën e Ahmet Zogut.

Aqif Pashë Elbasani (Aqif Pashë III Biçakçiu), 1860-1926. Kryetar i Kongresit të Lushnjës (Kryeregjent), Ministër i Luftës, Ministër i Brendshëm, dhe Ministër i Bujqesisë në periudha të ndryshme. Fëmijët, Ibrahimi i martuar me Diana Riselinë, vajzat Nigjari e martuar me Eqerem Kozaren, Sadeti e martuar me Beqir Rusin.

Dervish bej II Biçakçiu, 1874-1952. Më 1909 organizoi Kongresin e Elbasanit dhe u zgjodh kryetar i tij. Financuesi kryesor i Normales së Elbasanit. Me vendosjen e regjimit komunist iku jashtë dhe vdiq në Liban.

Ibrahim Bej Biçaku (Biçakçiu), 1905-1977, Kryeministër , ministër i Jashtëm dhe ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës shtator, 1944 - nëntor, 1944.

Ali Agjah bej Biçakçiu, Filantrop, dha gjithë pasurinë e tij për arsimimin në Elbasan. Ndërtoi në qytet shkollën e cila mban emrin e tij.

Fuat bej Biçaku, Kryetar Bashkie ne Elbasan.

Hasan bej Biçaku, Kryetar Bashkie ne Elbasan.

Xhavit bej Biçakçiu, Filantrop, financues i ish-kinema "Nacional", apo teatrit "Skampa", objekti më i rëndësishëm kulturor në qytetin e Elbasanit, me akustikën ndër më të mirat në Ballkan.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Fri Jun 01, 2012 4:43 pm


Familja e Gjonmarkajve




Familja e Gjonmarkajve apo e Markagjonve njihet si familja e parë e Mirdites, ne krye te bajrakut te Oroshit.Kur Dukagjinasit u dobsuan tej mase, me depertimin e osmanllive ne viset Arbërore filluan shpërngulje masive dhe lëvizje të mëdha të popullates Arberore pertej viseve te Adriatikut. Por njeri nga vellezerit e Lekë Dukagjinit konkretisht Pal Dukagjini,me teper i pelqeu shkrepat kreshtat dhe ato bjeshke te bukura te Mirdites Kreshnike dhe u vendos njeher e pergjithmon ne Gryk te Oroshit, ne ate gryke ku per pes shekuji, shqiptaret ne Mirdite qendruan me nje heroizem te papare.

Dhe nga Pal Dukagjini rrjedh familja e Kapidan Mark Gjon Markut udheheqesit trashegimor te Krahines se Mirdites. Kjo gjeneologji duket kronologjikisht ne ket menyr. Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjini, nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I (I pare), nga Gjon Marku I rrjedh Marka Gjoni I, nga Marka Gjoni I i pare rrjedh Gjon Marku II, nga Gjon Marku II rrjedh Llesh Gjoni I.

Me pas trungu gjeneologjik i kesaji familje arberore ndahet ne tri pjes. Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dode Lleshi. Nga familja e pare e Preng Lleshit qe njeherit trashegon deren e Gjon Markut sepse ishte vellai i pare rrjedhin Dod Prenga, Nikoll Doda me vone Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prênk Bibë Doda.

Me vrasjen e Prenk Bib Dodes i cili nuk lene pasardhes drejtimin e udheheqjes se deres se Kapidanit te Mirdites e merr barku i Lleshit te Zi ku pason kjo renditje Mark(Mar) Lleshi, Ndue Lleshi, dhe Dod Lleshi,nga Mark(Mar) Lleshi do te rrjedh Gjon Mark(Mar) Lleshi, e nga Gjon Mark Lleshi do te rrjedhin Llesh Gjoni, Marka Gjoni, Ndue Gjoni,dhe Ded Gjoni,ndersa nga Llesh Gjoni do te rrjedh Dod Lleshi dhe Preng Lleshi, nga Marka Gjoni do te rrjedh Gjon Marka Gjoni, e nga Ndue Gjoni, Lleshi e Kola, nga Dod Lleshi Frrok Doda e Zef Doda, nga Prenk Lleshi Nikoll Prenga, Nga Lleshi e Kola Ndoi Gjoni e Kola, ndersa nga Gjon Marka Gjoni rrjedhin pes djem i pari kapidan dr Mark Gjon Marku, i vrarë ne lufte kunder komunizmit i dyti kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhehoqi per gjasht muaj luften antikomuniste ne Mirdite dhe per 45 vjet Bllokun Kombetare Independent dhe kapidan Llesh Gjon Marku i vrare ne lufte kunder komunizmit si dhe dy vellezerit me te vegjel Deda dhe Nikolla.

Dhe kur shikon se te gjith keta kapidana te Mirdites preji Pal Dukagjinit e deri ne ditet e udheheqsit te luftes per Shqiperin Etnike, Kapidan Dr Mark Gjon Markut çdo brez u vra ne mbrojtje te atdheut ne luftera te ndryshme. Japim faktet e pahmohushme: Rreth vitit 1500 Gjon Marku I ka nxjerr autonomin e Mirdites, Mark Gjoni ne vitet 1600 ka perzen agjentet e Begollit prej Mirdite, Gjon Marku i dyte ka mbet ne lufte ne rreth te Peqinit ne vitin 1775, Llesh Gjoni I ka bashkue Fandin me Mirdit dhe esht vra preji turqeve, Prenk Lleshi ka vdek ne vitin 1815 preji plageve te marra ne lufte kunder Malit te Zi, Dod Prenka ka vdek ne Kotorre i helmuar nga turqit, Bib Doda ka vdekur ne Shkoder i Helmuar preji Turqeve, Prenk Bib Doda esht vra ne afersi te Lezhes nga te shiturit qe ishin ne sherbim te sllaveve, Lleshi i Zi ne vitin 1812 ka marre Dibren tue que Mirditen ne pes bajrak dhe ka bashkue bashk me Mirdite edhe kater bajrakt e Lezhes tue ba Mirditen ne 12 Bajraqe.

Esht vrare preji sherbtoreve te Turqis. Ne lufte per mbrojtjen e dinjitetit kombetare kjo familje kapidanash ka dhen edhe Mark Lleshin, Ndue Lleshin e Dod Lleshin. Gjithashtu ne mbrojtje te nderit dhe dinjitetit kombetar nga kjo familje jan vrar edhe Llesh Gjoni e Ded Gjoni, Frrok Doda, Nikoll Prenga e deri tek udheheqesi i luftes per Shqiperin Etnike kapidan dr Mark Gjon Marku i cili u vra ne naten ne mes te 13 e 14 Qershorit 1946, dhe me von heroikisht do te bie ne vitin 1947 edhe vellai i tret i kapidan dr Mark Gjon Markut kapidan Llesh Gjon Marku.

Nga ky pershkrim i shkurter gjeneologjik del se familja e Kapidanave te Mirdites preji Pal Dukagjinit e deri tek Kapidan dr Mark Gjon Marku per 500 vjet ishin ne sherbime te mbrojtjes se identitetit kombetare qe u rrezikue dhe erdhi deri ne prag te shkaterrimit nga pushtuesit e ndryshem aziatik e karpatian te perkrahur nga shqipfolsit e ndryshem qe ishin te mjer shpirterisht dhe te shitur poshtersisht

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Sat Jun 02, 2012 10:02 am


Familja Vrionase



Vrionasit, një nga familjet më të mëdha aristokrate shqiptare, të njohura ndryshe si konaqe ose oxhaqe...
Burime të shumta pohojnë se Vrionasit janë pasardhës të dinastisë bizantine të Paleologëve, shfaqur si Perandorë të Bizantit rreth mesit të shekullit XI.

Pas shpërbërjes së Perandorisë Bizantine, Paleologët u shfaqën si princër e sovranë në principata të ndryshme dhe u shpërhapën nëpër Evropë: në Venecia apo në Romë, në Rusi apo në Francë. Nën ndikimin e osmanëve një pjesë e Paleologëve u bënë muslimanë.

Në veprën e tij Udhëtim nëpër Greqi, Pouqueville, ish konsull i përgjithshëm i Francës pranë Ali Pashës së Janinës, përmend një ndër paraardhësët e Vrionasve, Omer Pashë Vrionin (i pari), si pasardhësin e njërës prej degëve të kësaj dinastie. Të njëjtën gjë pohon edhe Aravantinos në veprën e tij Kronografia e Epirit.

Po këto burime, ashtu si dhe shumë të tjera tregojnë se Vrionasit janë shfaqur në Vilajetin e Janinës rreth mesit të shekullit të XVII si spahinj timariotë, pikërisht në zonën e Beratit. Që prej fillimeve të saj familja shfaqet e integruar në administratën osmane dhe kjo traditë vazhdoi deri në ditët e fundit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare.

Omer Pashë Vrioni (i pari) numërohet si një prej gjenaralëve më të njohur të Perandorisë Osmane të fillim-shekullit XIX, cili u shqua në betejat e Egjiptit kundër Napoleonit dhe në rrethimin e Mesolongit. Ndërkaq, është i pamohueshëm fakti që Vrionasit qenë ndër patriotët më të shquar të trojeve shqiptare dhe kontributi i pasur patriotik që ata dhanë, shpesh i vuri në konflikt interesash jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe me Portën e Lartë, e cila nuk ngurroi të internonte, rast ky i Mehmet Ali Pashë Vrionit, pjestarë të kësaj familjeje.

Kontributi patriotik i Vrionasve dendësohet me Mehmet Ali Pashë Vrionin, i cili qe anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve, i Komitetit të Janinës, i Shoqërisë së Stambollit dhe përfundimisht Nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit 1878, anëtar i të cilës ish dhe Omer Pashë Vrioni.

Më vonë Ilias Bej Vrioni dhe Sami Bej Vrioni ishin ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar 28 Nëntor 1912. Në ditët e errëta të Luftës së Parë Botërore, ndërsa trojet shqiptare qenë të pushtuara nga të gjitha anët, Sami Bej Vrioni dhe Qemal Bej Vrioni, do të tentonin të gjenin shpëtim në Kongresin e Durrësit në Dhjetor 1918, tek i cili qenë të dy delegatë përfaqësues së Beratit.

Sërish më 1920 Ilias Bej Vrioni, ish kryetar i Shoqatës Bashkimi, do të udhëhiqte delegatët e Beratit për në Kongresin e Lushnjës, ndër të cilët edhe Hysen Bej Vrionin, kongres i cili përforcoi themelet e shtetit të ri shqiptar.

Ndërkaq, aktiviteti i Vrionasve nuk ish vetëm politik, por edhe kulturor. Nyzhet Bej Vrioni, anëtar i Shoqatës Bashkimi dhe delegat në Kongresin e Triestes 1913, do të merte pjesë gjithashtu si delegat në Kongresin e Manastirit më 1908. Punën e tij për çështjen e gjuhës shqipe do ta ndiqte më pas Kahreman Pashë Vrioni si delegat në Kongresin e Elbasanit në Shtator 1909, i cili pregatiti hapjen e Normales së Elbasanit, shkollë për të cilën Vrionasit dhanë kontribut të vyer fianciar dhe pedagogjik. Shkolla e parë shqipe në Berat u financua kryesisht nga Nyzhet Bej Vrioni dhe Kahreman Pashë Vrioni.

Ndër pasuritë kulturore që Vrionasit i lanë shqiptarëve qe dhe themelimi i qytetit të Fierit më 1864, vepër kjo e nisur nga Omer Pashë Vrioni me ndihmën e një arkitekti frëng, të cilit historia e trazuar e Shqipërisë nuk ia ruajti dot emrin, dhe e vazhduar nga i biri, Kahreman Pashë Vrioni.

Me ardhjen në pushtet të regjimit diktatorial, pas Luftës së Dytë Botërore, Vrionasit u stigmatizuan nga ideologët e luftës së klasave si simbol i tradhëtarëve e kombit dhe i armiqve të klasës. Për katër dekada rresht në të gjitha tekstet shkollore Vrionasit u lakuan si gjakëpirësit e popullit dhe bashkëpunëtorët e të gjithë armiqve të kombit shqiptar ndër shekuj, duke u kthyer kështu në armikun ideal të regjimit diktatorial.

Shteti i diktaturës shpronësoi dhe shtetëzoi të gjitha pronat e Vrionasve dhe shkatërroi shumëçka nga trashëgimia e tyre kulturore, përfshi dhe Sarajet historike të Beratit më 1947, nga të cilat ruhet vëtëm pavijoni i ku u zhvillua Konferenca e Beratit në Maj 1944.

Terrori i diktaturës ekzekutoi me varje dhe pushkatim, burgosi dhe internoi në kampe përqendrimi e kampe pune të detyruar gati të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, të cilët janë padyshim më të shumtë se emrat e sipërpërmendur. Në pamundësi për t'i përmendur të gjithë, citojmë vetëm disa raste tipike:

Më 1946, eshtrat e Ilias Bej Vrionit, nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, u zhvarrosën dhe u hodhën në lumin Osum. Më 1947, Sami Bej Vrioni, nënshkruesi tjetrër i Deklaratës së Pavarësisë, vdiq nën tortura. Qemal Bej Vrioni u ekzekutua më 1950 ndërsa Izedin Bej Vrioni më 1945.

Kahreman Pashë Vrioni vdes në rretahna të panjohura më 1955. Nermin Vrioni vdiq në gjendje demence e pastrehë. Irfan Bej Vrioni denohet me burgim të përjetshëm, ndëkaq që Jusuf Vrioni denohet me 15 vite burgim.

Kontributi Patriotik i Vrionasve

Mehmet Ali Pashë Vrioni

Nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit, anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve, anëtar i Komitetit të Janinës, anëtar i Shoqërisë së Stambollit.

Omer Pashë Vrioni

Delegat në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878, Themelues i qytetit të Fierit më 1864

Ilias Bej Vrioni

Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, Kryetari i Delegacionit të Beratit në Kongresin e Lushnjës, Kryetar i Shoqatës Bashkimi

Sami Bej Vrioni

Nënshkrues së Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, Kryetar i Delegacionit të Beratit në Kongresin e Durrësit më 25 Dhjetor 1918

Qemal Bej Vrioni

Delegat i Beratit në Kongresin e Durrësit më 25 Dhjetor 1918

Hysen Bej Vrioni

Senator i Kongresit të Lushnjës më 31 Janar 1920

Nyzhet Bej Vrioni (1877-1920)

Delegat në Kongresin e Manastirit më 1908, Delegat në Kongresin e Triestes 1913, anëtar i Shoqatës Bashkimi

Kahreman Pashë Vrioni

Delegat në Kongresin e Elbasanit 2-8 Shator 1909, Financoi hapjen e Normales së Elbasanit së bashku me Nyzhet Bej Vrionin dhe Islam Bej Vrionin, të cilët ishin edhe ndër profesorët e parë të saj. Hapi shkollën e parë të gjuhës shqipe në Berat së bashku me Nyzhet Bej Vrionin.
Vrionasit në Kabinetet Qeveritare Shqiptare

Ilias Bej Vrioni

Kryeministër: 3 mandate, Ministër i Jashtëm: 5 mandate, Ministër i Plotfuqishëm: 2 mandate, Zv-Ministër i Drejtësisë: 1 mandat

Omer Pashë Vrioni

Kryeministër: 1 mandat

Hysen Bej Vrioni

Ministër i Jashtëm: 2 mandate, Ministër i Drejtësisë: 2 mandate

Aziz Pashë Vrioni

Ministër i Punëve Botore: 1 mandat, Ministër i Financave: 1 mandat, Ministër i Bujqësisë: 1 mandat

Sami Bej Vrioni

Ministër i Punëve Botore: 1 mandat, Ministër i Bujqësisë: 1 mandat, Ministër i Brendshëm: 1 mandat

Qemal Bej Vrioni

Ministër i Financave: 1 mandat

Dylber Vrioni

Zëvendës-Kryeministër: 1 mandat, Ministër i Financave: 1 mandat, Ministër i Privatizimit: 1 mandat, Guvernator i Bankës së Shtetit: 1 mandat

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Mon Jun 04, 2012 11:46 am


Familja e Bushatllinjve



Kara_mahmut_bushatliu

Kane qenë një familje feudalësh në Shkodër. Emri lidhet me fshatin Bushat. Prej luftës 20-vjeçare ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj të Shkodrës (Begollajve dhe Çaushollajve), përfitoi Mehmet Bej Bushtalliu. Kështu nisi jetën Pashallëku i Shkodrës nen sundimin e Bushatllinjve, me themelues Mehmet Bushtalliun. Ai shuajti konfliktet dhe vuri qetësi në pashallëk.

Përfitoi nga Lufta e Iº Ruso-Turke (1768-1774) dhe ushtroi autoritet mbi Shqipërinë Lindore (përfshi Kosovën Qendrore e deri në Ohër). Djali i parë i tij, Mustafai në pamundësi për të mbrojtur kufijtë e zgjeruar, ra në grackën e sulltanit dhe shkoi në More, në shtypje te kryengritjes greke, ku dhe u helmua me 1778.

Padishahu dërgoi në Shkodër Kystendilin si vezir, por shkodranët e refuzuan. Atëherë, djali i II, Mahmuti ose Karamahmuti (1749-1796),u shpall sundimtar. I treti, Ibrahimi (1796-1809) vijoi mbrojtjen e interesave të vendit e të kufijve nga agresiviteti bonapartist; u detyrua te bashkëpunonte me Stambollin, por në thelb që po aq i pabindur, sikurse Karamahmuti (i vëllai).

"E krahasoj me një Makabe dhe me të shkëlqyerin Kastriot"

Nga Bushtallinjtë, Karamahmuti ka qenë sundimtari më i shquar, më energjik dhe më i ndërgjegjshëm në politikën autonomiste. Përçarja e shpresuar nga Turqia u mënjanua, sepse Mustafai ia la vetë të vëllait ofiqin e sundimtarit. Karamahmuti filloi të kryesojë shtet-pashallëkun, gjoja në mirëkuptim me pushtetin qendror.

Por në thelb ai iu kundërvu dhe iu përmbajt vijës së të atit dhe vazhdoi rrugën e të vëllait. Karamahmuti bëri një vetëqeverisje dinjitoze përmes mobilizimit total të burimeve e të rezervave në hapësirën e shtetit te tij;ai beri mobilizim e përgatitje ushtarake dhe krijoi aleanca anti-osmane me prijësit e brendshëm dhe fuqitë e huaja.

Si reformator progresist, Karamahmuti respektoi të drejtat e forcave të ndryshme shoqërore, nxiti përparimin ekonomik,ndihmoi bashkëjetesën myslimane e katolike dhe te qytetareve e malësoreve. Ai organizoi një ushtri të kohës dhe formuloi një strategji ushtarake origjinale. Brenda një viti pashallëkun e rimëkëmbi në kufijtë, në fuqishmërinë dhe ne autoritetin e trashëguar.

Shkodra, kryeqendra, arriti kulmin e madhështisë, si një nyje strategjike e lidhjes me Rumelinë veri-perëndimore, me shtetet e Evropës, te Italisë e te Raguzës. Qëllimi final i Karamahmutit ishte bashkimi politik-ushtarak i trojeve shqiptare ne një shtet te pavarur.

Novator ne artin ushtarak

Karamahmuti, me vizionin ushtarak te një strategu, fale shkollës, përvojës dhe konsideratës që kishte për këshilltaret profesioniste, krijoi një ushtri të rregullt. Organizimi, pajisja, stërvitja dhe vetë format e luftës pësuan ndryshime e përmirësime. Megjithëse ndikimi ushtarak oriental ishte i pashmangshëm, novacioni i Karamahmutit qëndron ne përbërjen e ushtrisë.

Elementi i saj vetëm me shqiptare ishte burim i kompaktësisë, i disiplinës, i qëndrueshmërisë e i fuqisë vepruese te asaj force te armatosur. Ushtria funksiononte me dy lloj forcash (tokësore e detare), kishte këmbësori, artileri (me disa topa fushore) dhe vepronin ne ushtrinë e Karamahmutit edhe disa lloj shërbimesh si zbulim, ndërlidhje, xhenio, transport, prapavije etj. si dhe ishte e bazuar në kriterin e mercenarizmit dhe të mobilizimit sipas shërbimit të detyrueshëm duke numëruar një ushtri prej rreth 60 mijë burrash.

Karamahmuti e organizoi ushtrinë me tre kategori: nga pronat e veta dhe malësorët shqiptare (ajka e ushtrisë si cilësi); nga ushtarët e krerëve (numri me i madh qe mblidhej në fushatat mësymëse); nga ushtria e korporatave (si numër me i vogël, aftësisht i fundit).Gjithashtu, në historinë ushtarake te Shqipërisë,divizioni u duk për herë të parë të Karamahmut Bushtalliu në vitin 1786, gjatë ekspeditës kundër Malit te Zi, kur forcat prej 23.000 vetash, ai i ndau në tre grupime e secilin e quajti divizion. Karamahmuti si dhe reformatorët e Evropës, ngriti pranë komandantit te divizionit një këshill (me krerë e oficere profesioniste), i cili luante rolin e shtabit.

Karamahmuti mund te konsiderohet,pas Skënderbeut,nder te rrallët udhëheqës ushtarake shqiptare që për 21 vjet qëndroi në lufte. Ai i shtriu veprimet luftarake në një hapësirë përtej kufijve te pashallëkut: në Mal të Zi, në Bosnje, në Serbi, në Maqedoni e deri thellë në More.

Si strateg i mirëfilltë, e bëri zakon te përhapte lajme se do t'i binte një vendi, kur ai drejtohej kundër një tjetri. Kështu për ekspeditën e pare ne Mal te Zi (1785), hapi fjalë se do të sulmonte Kurt Pashën e Beratit, prej nga përshkoi me radhë qytetet juglindore,deri ne Kosovë. Kjo fitore pati rëndësi si i forcoi pozitat dhe i rriti autoritetin, sidomos jashtë.

Tërheqja e thelle me luftime e ne pengesa natyrore,deri ne portat e kryeqendrës se tij dhe mbrojtja e gjate ne rrethim, nën një gërshetim veprimesh, qe nga kështjella me veprimet ne shpine e deri brenda dispozitivit armik, përbejnë dy tipare interesante të Karamahmutit.

Ushtarak me vizion strategjik ndërballkanik

Dy çaste kulmore te artit, te ushtrisë dhe të udhëheqjes se luftës nga Karamahmuti evidencohen më 1787 e 1793. Ato njihen si rrethimi i Iº dhe ai i IIº i Shkodrës. Por në të vërtetë ato janë operacione te mëdha. Na kujtojnë dy rrethimet e shek. XV. Karamahmuti krijoi një lidhje (Konfederata Ilirike me kryetar atë),duke bashkuar forcat ushtarake te pashallëkut të tij të madh, të Malit të Zi, të Bosnjës, të Hercegovinës e me gjere (në mars të 1876 ishte zhvilluar gjithashtu Kuvendi i Podgoricës nga Karamahmuti).

Kur filloi lufta ruso-turke (verë,1787) Karamahmuti shqiptar gjeti rastin e përshtatshëm për të konkretizuar objektivat e Kuvendit. Ai kryesoi ushtrinë shqiptaro-malazeze,marshoi ne Kosove ku dhe vendosi administrimin e tij. Sulltani, ndonëse i zënë me frontin e Danubit, ekspeditoi me 40 mijë trupa për rrethimin e Shkodrës nga toka e deti. Karamahmuti projektoi një ide gjeniale për ndarjen dhe veprimin e forcave ne tre drejtime frontale:

Në lindje trupat e Mustafa pashë Ajdosit i ndalin mbi Drin;
Në veri, me trupat malësore, i mbyllin rrugën valiut te Bosnjës.

Marrja e Tivarit dhe Ulqinit nga forcat separatiste pro-turke i rrezikonte shpinën. U tërhoq ne kala me 200 ushtare, në pritje të ndihmave që s’erdhën nga anëtaret e Konfederatës dhe aty e vazhdoi qëndresën 80 dite ne rrethim. Goditjeve të artilerisë,tri sulmeve te fuqishme, shkretimeve osmane sipas stilit aziatik etj një komandant gjakftohte, i durueshëm e larg-vështrues, i kundërvuri një taktike të gërshetuar me mjaft zgjuarsi.

Ndërsa mbrohej, hidhte mbi lume trupa të ngarkuar me pishe të ndezur, që përplaseshin e pengonin anijet turke. Hyri në marrëveshje sekrete dhe organizoi një veprim të përgjithshëm mbi rrethuesin. Nga jashtë sulmuan malësorët, nga brenda ngritën krye Terzite e Tabakët dhe vete doli e sulmoi nga kalaja. Valiu i Bosnjës dhe kapedan-pasha i flotës, sipas bisedës, nuk u përzien ne përleshje.

Te vene mes tre zjarresh,repartet turke u shpartalluan dhe u tërhoqën, duke zënë edhe 16 topa etj. Fitorja jehoi ne Shqipëri,ne Ballkan e ne Evrope. Në këtë beteje u vra edhe Çausholliu (pashai i dyte),te cilin Oborri e kishte emëruar pasardhës te tij ne qeverisjen e Shkodrës. Karamahmuti, i pavarur e i fuqizuar drejt arritjes se qëllimeve strategjike, ndërmori ne pranverën e vitit 1792 dy ekspedita te tjera mbi Malin e Zi.

Sulmi cenonte Traktatin e Sistovos. Po Bushtalliu dinte se ç’duhej bërë. I shkëputur përkohësisht nga qëndresa malazeze, i shpërnguli veprimet ne Shqipërinë e Mesme, ku disa krerë donin shkëputjen.

Ne mbarim të fushatës gjithë Gegëria, që nga kufijtë e Malit te Zi e deri ne lumin Shkumbin,hyri ne sundimin e plote te Karamahmutit. Në këtë situate Turqia dhe Austria, reaguan ashpër. Shpallja për herë të tretë "Fermanli", shkarkimi si vezir dhe dënimi me vdekje i Karamahmutit, ishin domethënëse. Karamahmuti duhej t'i bënte balle ndërhyrjes tjetër ushtarake të Sulltan Selimit III.

Ushtria 30-mijëshe e Ebubeqir Pashës, e ndihmuar nga pashallarë e bejlerë të lëkundur e te joshur,hyri ne Shqipëri. Karamahmuti u doli ne kufi,por ne pamundësi për t'i ndaluar e zmbrapsur qe këtu, ai realizoi një manovër strategjike dhe u fut, me një force të vogël,ne mbrojtje të kështjellës se Shkodrës. Përsëritej koncepti e skema e luftës së 1787-s me disa nuanca dalluese. Në nëntor të vitit 1793 përkrahësit e tij të Shkodrës, të Lezhës e te fshatrave përreth, u hodhën ne revolte, ndërkohë qe ushtaret me Karamahmutin në balle dolën nga gjendja e mbrojtjes ne rrethim dhe sulmuan.

Kështu u bllokuan rrugët e qytetit dhe trupat turke, të strehuara në shtëpitë e qytetareve,mbeten te izoluara. Taktika e dyfishtë e sulmit nga dispozitivi i pushtuesit me kundërsulmin nga rrethimi, shkaktuan pështjellim, aq sa mareshali turk,me mbeturinat e 30-mijeshit, çau e u largua nga fushë-beteja. Ebubeqiri ndeshi edhe në prita nga Lezha deri në Elbasan, që ia thelluan disfatën. Suksesi i dytë strategjik rriti më tej ambiciet. Në ndjekje të armikut (qershor 1795), mori Dibrën e duke shfrytëzuar turbullinë ushtarake ne Evrope, të shkaktuar nga fushata e Bonapartit, ai synoi Dalmacinë e Venedikut.

Pengese qëndronte Mali i Zi, aleati i Austrisë. Shihet se Karamahmuti zotëronte një vizion strategjik dhe ëndërronte njëlloj si strateget e mëdhenj te Kontinentit. Ishte tjetër gjë se çfarë madhësie sipërfaqësore, njerëzore e materiale dispononte ai,qe te kapte objektivat e largëta.

Në këto ndërmarrje dhe veprime ushtarake Karamahmut Pasha vritet pabesisht (ne pusi) me 23.9.1796. Diplomat edhe në fushën ushtarake

Edhe në këtë plan personaliteti i Karamahmutit tipizohet nga tri karakteristika: sheshoi kundërshtimet e brendshme, zgjodhi për aleanca fuqi të mëdha (Rusinë, Francën, Austrinë, madje edhe vetë Turqinë);u prezantua si barabarte, pa u bërë bisht i strategjive ekspansioniste. Kështu, ai me Austrinë hyri në një marrëveshje ushtarake anti-turke (qershor 1788). Forcat e përbashkëta austriake, shqiptare e malazeze duhej te sulmonin ushtrinë osmane ne lumin Sava dhe si kompensim do t'i njihej Karamahmutit froni i sundimtarit te Shqipërisë.

Mirëpo strategu diplomat zbuloi lojën e dyfishte qe behej,sepse Vjena e Austrisë të njëjtin premtim ia bëri mbretit të Napolit kundrejt një ndihme prej 30 mije forcash kundër Turqisë. Atëherë kush do te shpallej mbret i Shqipërisë. Ndërkohë, Vjena 10- vjet me pare (1774), me një traktat u njihte malazezeve territoret nga Zeta e Sipërme deri ne gryken e Bunës, nëse serbët çliroheshin nga serbët. Po Bushatlliut ç’i mbetej? Përballë kaq intrigave, Karamahmuti u prish me Austrinë. Vrasja ende e pasqaruar e delegateve të Vjenës gjate kthimit neper Bune, shërbeu për qetësimin e qarqeve shqiptare pro-turke dhe për largimin e dyshimeve te Portës se Larte.

Prijësi i asaj kohe i shtetit shqiptar u fut ne lidhje edhe me carin e Rusisë. Por kushti i rëndë që i vuri se ai do të mbrohej e përkrahej ushtarakisht prej Rusisë ne qofte se hiqte dore nga lidhjet me Austrinë, nuk e gënjeu Bushtalliun e madh. Madje, siç rezultonte në disa luftime, Rusia rrinte kurdoherë prapa Malit te Zi, kundër tij. Atëherë, ku duhej drejtuar? Austria mbetej një alternative, por nga Perëndimi ishte afruar Franca Republikane, rivale e Austrisë, Rusisë e Turqisë. Pra,ai gjeti një aleat potencial e me influence siç ishte Bonaparti. Marrëveshja u nënshkrua (1795) kur gjeneral Napoleoni operonte ne Itali.

Ai furnizoi ushtrinë shqiptare, e cila pasi të mposhte Malin e Zi (nën ndikimin e Austrisë e te Rusisë), do të marshonte neper Bosnje, për t'u takuar me ushtrinë frënge, që vinte nga Trieste duke kaluar neper Slloveni. Ky bashkërendim strategjik me interesa të ndërsjella, dëshmonte dimensionet e një Karamahmuti te zgjuar e të fuqishëm.

Boshtin e bashkëpunimit në fushën e diplomacisë ushtarake e përshkonte vetëm anti-osmanizmi, si armiku kryesor. Karamahmuti ishte mjaft i zhdërvjelltë e nuhatës. Ai ndeshej ku e lejonin konjukturat. Kështu, kur situata e brendshme dhe interesi i veprimeve jashtë kufijve donte një shpine te lire, të ngrohte, ai i zbuste përkohësisht raportet dhe acarimet me Stambollin. Gjithsesi, ai mbeti një armik i betuar i sulltanit dhe një fuqi ushtarake e pathyeshme.

Në analizë të fundit politika, strategjia, organizimi ushtarak dhe udhëheqja e një strategu si Karamahmut Bushtalliu, simbolizohet në domethënien se ai njohu, kontaktoi e u ndesh me ushtri e stratege të mëdhenj të kohës dhe me shume fitoi sesa humbi. Historia e Evropës e ka skalitur si një ushtarak me personalitet, që la gjurme te thella ne histori. Për të është folur e shkruar gjate ne Shqipëri e ne Evrope gjate viteve qe jetoi e pas vdekjes se tij.

Rreth figurës se këtij njeriu të madh janë afruar gjithnjë penat e historianeve,te studiuesve dhe shkrimtareve. Midis tyre një vend të rëndësishëm zënë edhe kronikat e Dajçit, i cili në atë kohe, do të shkruante: "Megjithëse Mahmut Pasha që i besimit mysliman, po guxoj-për kurajën e tij, për zellin në punët ushtarake, për fitoret e famshme e te shumta qe pati,edhe pse pa rezultat dhe te lodhshme, dhe për drejtuesin e ligjës civile-po guxoj te them e ta krahasoj me një Makabe dhe me të shkëlqyerin Kastriot"

Familja e Bushatllijve

Bushatlinjtë janë ndër fiset më të mëdha në Shkodër. Kjo familje feudale me origjinë shqiptare, njihet mjaft në Shkodër që në shekullin e XV, për traditën e saj të sundimit e ndikimit në qytet e krahinë. Nga kjo familje e madhe shkodrane, që mbas periudhës së vezirëve e de ri në dekata të vona dolën udhëheqës e prinjës tlë popullit, qoftë në raste revoltash, qoftë ndër beteja për mbrojtjen e atdheut. Hysen e Jusuf Begu, janë të dy eksponentë të kryengritjes popullore të quajtur kryengritja e Hamza Kazazit në vitin 1834, nipi i tyre Selimi i Tahir Begut mori pjesë aktive në luftën e Miletit dhe në Lidhjen e Prizrenit. Reshit Begu, mori pjesë si prijës i çetave shkodrane në luftrat kundër Malit të Zi në vitin 1876 dhe u dekorua për trimërinë e tij. Beqir Begu i priu shkodranëve në luftën e Shpuzës, krahas Dasho Shkrelit.

Këtyre burrave populli shqiptar u ka kënduar këngë trimërie. Shaban Begu, djali i Ali Begut u shqua si luftëtar i Lidhjes së Prizrenit, sikurse e tregon dhe kënga e kalasë së Tivarit , pasi ai ishte prijësi i luftëtarëve shkodranë që luftuan pr mbrojtjen e kësaj kështjelle.Shaqir Begu, djali i Shabanit, kryesoi çetën shkodrane në luftën e Miletit, dhe luftoi trimërisht në Rrzhanicë krahas me Dedë Gjo Lulin, kundër malazezëve. Xhemal Shaqir Bushati dhe Visho Bushati, dhanë kontributin e tyre si patriotë që para shpelljes së pavarësisë, dhe më vonë u zgjodhën nga populli deputetë e anëtarë asambleje bashkiake. Në skenën e politikës shqiptare shfaqen Sylço Begu (Bushati), në luftën e Koplikut dhe Maliq Bushati, deputet, ministër e kryeministër në vitet 1941-1943. Këtij fisi i takojnë dhe klerikët e Njohur Haxhi Haliti, Molla Rrustemi dhe Haxhi Sabri Bushati.

Dy oficierë të njohur të xhandarmarisë shqiptare në vitet 1920-1924 kanë qenë Malo Begu, nënkolonel, emigrant politik 1925-1939 dhe Hasan Begu. Nga familja e Bushatlinjve, gjatë luftës së dytë botërore ranë dëshmorë Nuri Bushati dhe Shyqyri Bushati. Pas çlirimit pjestarë të shquar të kësaj familjeje pësuan persekutime nga më të rëndat. Pati shumë të pushkatuar, të burgosur, internaur dhe arratisur. Janë pushkatuar Sylço Bushati (Begu), Maliq Bushati dhe Qazim Bushati. Janë dënuar 15 veta, si Myfti Myrto Bushati, Sheuki Bushati, Met Bushati, Maliq Xhemal Bushati, Refik Bushati, Haki Bushati, Ahmet Emin Bushati, Myfit Qamil Bushati, etj., janë internuar Hamdi e Fadil Bushati, ndërsa janë arratisur 6 veta, Xhelal, Enver, Mustafa, Irfan, Njazi Bushati.

Prejardhja e Bushatlinjve lidhet ngushtë me emrin Bushat, një fshat shumë i hershëm i Shkodrës që ndeshet në dokumenta që në gjysmën e dytë të shekullit XVII. Origjina e kësaj familjeje të vjetër feudale shqiptare është në fshatin Bushat të Shkodrës, dhe ajo kishte autoritet privilegje që në shekullin e XV, të periudhës së para pushtimit osman. Pema gjenealogjike e Bushatlinjve është mjaft e dendur dhe ka 5 degë kryesore, në dukje të pavarura nga njëra tjetra, dhe ku një pjesë e saj është botuar për herë të parë në vitin 1927 në numrin 12 të revistës Dituria, nga njëri prej pinjollëve të kësaj familjeje, Hamdi Bushati.

Kjo pemë e pjesshme është nxjerrë nga pema e përgjithshme, që qarkullonte në disa familje Bushatlinjsh. Pavarësisht pretendimeve të disa stusiuesve sllavë për ta nxjerrë këtë familje me origjinë sllave, asnjëherë kjo nuk është vërtetuar dhe është fakt i njohur që të gjithë studiuesit e mirëfilltë turq dhe shqiptarë e kanë vërtetuar se kjo familje ishte shqiptare, me saraje në Bushat e që më vonë për vetë rolin e vendin që zuri në histori, u vendos në kryeqendrën e veriut në Shkodër. Në historinë tonë kombëtare, tema e Bushatlinjve të Shkodrës zë me rëndësi për faktin se ato drejtuan për 75 vjet Pashallekun e Shkodrës që u dallua për tendencën për autonomi dhe shkëputje nga Turqia si dhe zhvillimin ekonomik e kulturor pozitiv që pati.

Sundimi i tyre i përket fazës së dytë të administrimit të Shkodrës nga Turqia, në vitet 1757-1831, e që historiogrfia e quan periudha e sundimit të pashallekut të Shkodrës. Për Bushatlinjtë ka të dhëna të shumta gojore, të dhëna biblografike dhe dokumentacion autentik si në gjuhën shqipe ashtu dhe në turqisht. Themeluesi i dinastisë së Bushatlinjve është Mehmet Pashë Palku, me të cilin fillon një periudhë e mirë stabiliteti, me faljen e gjaqeve, bashkimin e Shkodrës me Malësinë e Madhe e Mirditën, zgjerimin e kufijve deri në Pejë dhe në Jug deri në Elbasan.

Në këtë periudhë bie në sy politika e tij drejt shkëputjes nga Turqia. Zhvillimi ekonomik, toleranca fetare, mirëkuptimi e lidhjet për bashkim i jepnin forcë këtij pashalleku, aq më tepër kur në politikën e jashtme ruhej një farë ekuilibri, kurdoherë në interes të vendit. Ai u bë sundimtar i Shkodrës në vitin 1757 dhe me të filloi një periudhë e re sundim iku bie në sy ringjallja e dëshirës së shqiptareëve për tu shkëputur nga Turqia.

Mehmet Pashë Bushatliu është i pari pasha shqiptar që në gjysmën e shekullit të XVIII, do të ngrejë flamurin e krengritjes ndaj Turqisë. Kjo do të bëjë që Bushatlinjtë të hyjnë në historiograinë botërore. Me Mehmet Pashë Plakun (Bushatliu) nis periudha më e shkëlqyer e dinastisë së Bushtlinjve që zgjati rreth 100 vjet deri me kapitullimine Mustafa Pashës, vezir i fundit i tyre. Gjatë sundimit të tij afro 20 vjeçar si ishte vezir i sanxhakut të Shkodrës dhe u bë i njohur në historiografinë shqiptare dhe atë të huaj për aftësitë e tij si ushtarak e administrator.

Fillimisht ndoqi një politikë elastike ndaj Turqisë dhe pas fuqizimit tëtij filloi të mos respektonte detyrimet ndaj Portës së Lartë, e cila në vitin 1775 e helmoi tinëzisht. Sipas historianëve ai pati merita se ishte i pari që hapi shtigjet e një modeli të ri vetsundimi, ngriti flamurin e mosbindjes ndaj urdhëresave sulltanore me qëllim shkëputjen, duke patur guximin të deklarohej si autonom në qeverisjen e vendit.

Mehmet Pashë Bushatliu ndihmoi në bashkimin e qytetarëve tëpërçarë të Shkodrës nga konfliktet e feudalëve paraardhës si dhe në harmoninë bashkëfetare, duke siguruar bashkëpunimine tyre në planin politik, administrativ e shoqëror. Në vitin 1773, ndërtoi Xhaminë e Plumbit sipas stilit të xhamive të Stambollit, objekt ky që aktualisht është monument kulture, një ndër më të bukurit që ka Shkodra, por funksionon dhe si vend lutjesh. Pasardhësi i tij Mustafa Pasha, ishte djali i madh i Mehmetit dhe luante rol të rëndësishëm në administrimine brendshëm të pashallekut. Porta e Lartë nuk e njohu snjëherë atë të sundimtar të Shkodrës, e përdori ndër shërbime luftarake dhe në vitin 1779 ra viktimë e një helmimi nga ana e Sulltanit, që ushqente urrejtje ndaj Bushatlinjve.

Pas tij, pashalleku i Shkodrës drejtohet nga ajo që historianët e kanë qujatur figurën kryesore Kara Mahmut Pasha. Trimëritë e Kara Mahmut Pashë Bushatliut janë trashëguar në legjenda, këngë e rrëfime të popullit në breza, por pozitive në periudhën e sundimit të tij mbeten dëshira e puna për bashkim, toleranca fetare, politika e jashtme aktive që ai ndoqi dhe për të cilat ekzistojnë dokumenta e botime sllave, turke, italiane, gjermane, austriake.

Ai punoi për krijimin e një konfederate ilirike, kryetar i së cilës u zgjodh. Kara Mahmut Pashë Bushatliu u emërua nga Porta e Lartë si vezir i Shkodrës. Efektivisht ai e ka sunduar Shkodrësn nga viti 1775, por sipat të dhënave të historianit turik A. Xhevdet, ai u njoh zyrtarisht si sundimatar i Shkodfrës në vitret 1779-1780. Mbështeur në arkivin e Venedikut, autori S. Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmutit, jep vitin 1778.

Zgjerimi ndikimit të tij, bëri që Turqia ti hiqte emërimine vezirit dhe të dërgonte disa herë ushtri ndëshkuese ndaj tij. Me synimin që të shkëputej nga Tuirqia ai hyri në kontakte me oborret perandorake të Rusisë dhe Austrisë. Synimi ambicioz i tij ishte të bëhej sundimtar i gjithë Shqipërisë, duke pasuar Gjergj Kastriotin. Me këtë synim ai organizoi nj kuvend në Podgoricë, në mars 1786 me qëllim bashkimin e forcave që do të luftonin kundër Turqisë dhe krijimin e Konfederatës Ilirike. Vritet më 22 shtator në afërsi të fshtit Kruz në luftë me malazezët.

Koka e tij u nda nga trupi dhe u depozitua në kuvendin e Cetinës, ndërsa thuhet se austriakët, gjatë luftës së parë botërore më 1914, kur pushtuan Cetinën e morën kokën e Kara Mahmutit dhe e vendosën në muzeun e Vjenës. Vdekja e tij i gëzoi mjaft malazeztë, të cilt shihnin tek Kara Mahmut Bushatliu një pengesë të pakëpërcyeshme për pushtimin etokave shqiptare. Sukseset që ai arriti në fuqizimin e pashallekut të Shkodrës gjatë 21 viteve që e udhëhoqi lidhen me aftësitë e talentin e tij dhe me mbështetjen që siguroi nga shtresa të ndryshme të shoqërisë si feudalë, tregtarë, zejtarë, malësorë.

Ai diti të shfrytëzonte momente kritike në qeverinë osmane për të forcuar pozitat e tij brenda pashallekut. Ndoqi një politikë të urtë sociale, ekonomike, juridike e arsimore. Pas vdekjes së Kara Mahmutit, pashallekun e drejtoi vëllai i tij Ibrahim Pashë Bushatliu. Historiografët osmanë e paraqesin Ibrahim Pashën si një sundimtar të bindur ndaj Turqisë që nuk veproi si paraardhësit e tij duke u rebeluar hrë pas here ndaj Portës së Lartë. Vdiq në vitin 1809.

Mehmet Pashë Bushatliu ishte një tjetër pinjoll i kësaj familje që në vitin 1825, kgëzonte mjaft përkrahje në fshatra e malësi. U vra me atentat në pabesi Mustafa Pashë Bushatliu drejtoi në vitet 1810 - 1831. Ai vdiq në Medinë në vitin 1860. Populli ka ruajtur e përcjellë mjaft dëshmi, gojëdhëna e anekdota që lidhen me sundimin e Bushtlinjve dhe përfaqësuesve më të njohur të tyre. Pashalleku i Shkodrës ishte një formacion poitik që bashkoi një pjesë të madhe të Shqipërisë veriore, u krijua 20 vjet para atij të Janinës dhe jetoi 10 vjet më shumë se ai. Gjatë 75 vjetëve të ekzistencës së vet, (1757- 1831) ai u qeveris pa ndërprerje prej 5 përfaqësuesve të familjes s fuqishme feudale të Bushatlinjve të Shkodrës.

Ura e Vezirit në hyrje të Kukësit të vjetër, ndërtuar nga Bushatlinjtë Periudha e parë e ekzistencës së këtij pashalleku përfshin sundimin e Mehmet Pashë Plakut dhe dy djemve të tij, Mustafa Pashës dhe Kara Mahmut Pashës. Gjatë periudhës së dytë, ku shënohet dhe rënia e tij, sunduan dy vezirët Bushtlinj, Ibrahim Pasha dhe djali i nipit të tij Mustafa Pasha. Disa nga vlerësimet e historianëve për periudhë e pashallekut të Shkodrës: "Kara Mahmut Pashë Bushatliu ështëfigura më e shquar e Bushtlinjve dhe një nga figurat më të forta që ka nxjerrë Shqipëria gjatë sundimit turk.

Me vrasjen e tij, e humbi dhe Shqipëria një farë shprese për tu bërë autonome dhe e pavarur" (Abaz Ermennji, 1996). "Pashalleku u Shkodrës u bë bërthama e shtetit të ardhshëm shqiptar, për të cilin në fund të dundit bëhej një luftë çlirimtare. Sundimi i Bushatlinjv ka një rëndësi të veçantë historike jo vetëm në kuadrin lokal, por dhe në atë kombëtar. Nuk është e rastit që kujtimi tyre u ruajt në kujtesën e popullite në gojëne popullit si periudhë lufte çlirimtare dhe si e tillë, ndikoi thellë edhe në rilindasit, në ideologët e lëvizjes kombëtare të mëvonshme" (Prof. Dr. Stavri Naçi, Pashalleku i Shkodrës, 1964.)

"Shqiptarët e kanë dashur Kara Mahmutin. Talenti i tij, trimëria e tij pasuria e tij dhe bindje e popullit që sundonte, knë treguar pavarësinë e tij të vërtetë" (Konsulli Francez në Raguzë, 23 tetor 1796). "Kara Mahmut Bushtliu trashëgoi pushtetin e paraardhësve të tij, babasë e vëllasë të helmuar nga agjentët e Stambollit, dhe e bëri emrin e tij të tmerrshëm për grekët, sllavët e turqit" (A. Galanti, albanolog italian, 1901).

Degëzimet e Bushatlinjve janë pesë dhe këtej kanë rrjehur trashigimtarë të tyre që vijnë deri sot. Hamdi Bushati, Mësues i Popullit ka bërë një studim të plotë të hiastorisë së Bushatlinjve, bazuar në dokumetacion e bibliografi mjaft të pasur dhe që më tej është pasuruar nga djali i tij Nexhmi Bushati, Mësues i Merituar. Vepra Bushatlinjë parqet në mënyrë të plotë e të detajuar historinë e kësaj familjeje, që është padyshim familja më e madhe në Shkodër.

Prania e Bushatlinjve në jetën politike e shoqërore jo vetëm të Shkodrës por të gjithë vendit vazhdon të jetë aktive dhe pas rënies së pashallekut. Pasardhësit e tyre nuk e humbën asnjëherë influencën që kishin në popull dhe në qarqet politike e shoëqrore. Në vitin 1834, Bushatlinjtë janë aktivë në luftën e quajtur Kryengritja e Hamz Kazazit, si dhe administrator të qytetit të Shkodrës, me përfaqësues të tyre Isuf e Hysen Begun (Bushati).

Duke i referuar monografisë Bushtlinjtë si dhe dëshmive e shënimeve që sjell botuesi i saj, Mësuesi i Merituar Nexhmi Hamdi Bushati, më 1878, Bushatlinjtë përfaqësohen në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me Selim Tahir Begun (Bushati) i cili është delegat, ndërsa Ali Begu (Bushati) ishte drejtues i ushtrive vullnetare në mbrojtje të tokave shqiptare nga copëtimi. Në një studim të historianit italian Xhino Berri, përmendet një dolument i konsullit austriak Lippih i cili njofton ministrin e tij të jashtëm për krijimin e një partie muhemedane në Shkodër.

"Në Shkodër ekziston një parti e ashtuquajtur muhamedane, e cila sikurse ju kam njoftuar, mban lidhje me konsullatën italiane si miqtë e saj katolikë. Shumica e muhemedanëve që bëjnë pjesë në këtë parti, rrjedhin nga familja e Bushtlinjve ose të afërmit e tyre, fisi më i vjetër në Shkodër, si Reshit Beu, Selim Beu, Shaban Beu etj. Ky i fundit mori pjesë në luftën e Tivarit dhe pas kthimit ka kërkuar mbështetjen e Italisë dhe të Fuqive të Mëdha për të penguar pushtimin e vendit nga Mali i Zi. Për këtë kanë hartuar një peticion të firmosur nga muhamedanë e katolikë". (Doc, arkivi i muzeut të Shkodrës).

Djali i tij Shaqir Beu mori pjesë në komandën e trupave shqiptare në betejën e urës së Rrzhanicës, betejë kjo e përjetësuar nga At Gjergj Fishta tek "Lahuta e Malcisë". Këtu Shaqir Beu luftoi krah Dedë Gjo Lulit. Të tjerë Bushtlinjë të njohur në këtë kohë janë dhe Haxhi Beu, anëtar i gjykatës në vitin 1802 dhe Hasan Bejtullah Beu, anëtar i këshillit administrativ në vitin 1862.

Përfaqësuesit e Bushatlinjve qenë aktivë në luftën politike apo dhe atë të armatosur, për të penguar me çdo kusht copëtimine trojeve shqiptare. Shaqir Beg Bushati është kryetar bashkie në Shkodër në vitin 1908 de deputet. Xhemal Shaqir Bushati merr pjesë në dy luftra për mbrojtjen e Shkodrës, më 1912- 1913 dhe 1920. Ai shfaqet dhe në jetën politike si përfaqësues i Shkodrës në takimin e Bushatit, ku së bashlku me përfqësues të qeverisë, klerit e popullit, përgatitën promemorjen dërguar Konferencës së Parisit, kundër copëtimit të tokave shqiptare.

Xhemal Bushati është delegat në kongresin e Lushnjes, në zgjedhjet e vitit 1921 është deputet i Shkodrës, më 1923 zgjidhet asambkeist dhe më pas deputet. Në qeverinë e Fan Nolit është ministër dhe më pas me rikthimin e Ahmet Zogut arratiset dhe më 1927 është pjestar i organizatës antizogiste "Bashkimi Kombëtar". Selim beu i Tahir Beut (shënim: mbiemrin e kanë Bushati por Beu apo Pasha kanë qenë ofiqet e kohës me të cilat njiheshin nga të gjithë), ishte anëtar i këshillit të administratës pranë valilut, por më 1869 u internua pasi nuk pranonte diskriminimin që i bëhej Shkodrës.Ishte anëtar i degës së lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, dhe pjestar i delegacionit shkodran në mbeldhen e parë të Lidhjes së Prizrenit.

Më 1894 ishte anëtar i gjyktores së apelit, ndërsa më 1897 me maturi e prestigj arriti të ishte ndër faktorët kryesorë për parandalimin e një vëllavrasjeje ndërfetare në Shkodër. Në luftën e Koplikut shquhet Ahmet Salo Bushati, i cili me ushtarët vullnetarë që drejtonte luftoi në kodrën e Mosketit. Hasan Bej Bushati është aktiv në luftën kundër serbëve. Muharrem Bej Bushati do të nënshkruante i pari në memorandumin e Lekëve të Malësisë në vitin 1911 i dalur nga mbledhja e Cetinës, memorandum që përmbanrte 5 kushtet që kryengritësit i vinin Stambolluit, duke i paraprirë Memorandumit të Gërçes.

Pas Muherrem BEJ Bushatit knë nësshkruar Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Mehmet Shepndi etj. Tjetër përfaqësues i shquar i kësaj familjeje është Sylço Beg Bushati. Në vitin 1913 ai kundërshon Esat Pashë Toptnin për dorëzimin e Shkodrës, madje sipas historianit italian G. Berri, Sylço Begu i afroi Esat Pashës 100 lopë, pasi ai pretendonte se qyteti uhej dorëzuar se nuk kishte ushqime. Sylço Begu ishte protagonist i lëvizjeve politike e shoqërore, ku në vite 1914-1915 është anëtar i komisionit aministrativ të Shkodrës. Ai ishte zëvendësprefekt në kohën e Zogut.

Mori pjesë si drejtues në Luftën Koplikut. Udhëhoqi xhandarmarinë në kohën e Zogut por në mënyrë demostrarive refuzoi rekrutimin e milicisë shqiptare. Në vitin 1943, djali i tij krijoi një çetë nacionaliste. Pas dështimit të konferencës së Mukjes reshtohet në kampin antikomunist në Bllokun Indipendent, me qëllim lidhjen me aleatët anglezë.

Me çlirimin e Shqipërisë fshihet dhe refuzon të largohet nga Shqipëria, pasi duke qenë i moshuar nuk donte të vdiste larg atdheut. Duke e ditur se komunistët do të ndëshkonin ato që e strehonin dhe e fshihnin, Sylço Beg Bushati, ai largohet nga vendi ku qëndronte dhe drejtohet për tu ndalur tek rrënojat e pabanuara të ish shtëpisë së vëllait së tij, ku nuk shkelte njeri dhe askush nuk do kishte pasoja. Sipas përshkrimit të bërë nga Ahmet Bushati, Sylço Begu i nis një natë dimri për të vdekur urie apo të ftohtit, në shtëpinë e vëllasë së tij të vogël, e rrënuar 2 muaj më parë nga shpërthimi i municioneve, në livadhin me emrin e tij. Aty u kap nga komunistët, ku nuk mundi të rezistojë dhe pse ishte i armatosur me një nagant, por i ishte ngrirë dora. Pushkatohet me 21 shkurt 1945 së bashku me Dom Lazër Shantojën. Pasardhës të Sylço Beg Busahtit dhe që u morën me politikë ishte djali i tij i dytë Xhelal Busahti që në vitin 1943 kishte formuar çetën bnacionaliste të Postrribës.

Ai u arratis nga Shqipëria. Myfit Myrto Bushati ishte nipi i Sylço Begut. Myfit Bushati rreshtohet me Ballin Kombëtar por strehon dhe ndihmon dhe aktivistë të lëvizjes nacional çlirimtare. Në operacionin represiv komunist të Shefqet Peçit e Mehmet Shehut në Shkodër, në 1944-1945, u arrestua dhe u dënua me 30 vjet burgim.

Djali i tij Astrit Bushati është deputet i kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2001 e në vazhdim. Një tjetër figurë tipike përfaqësuese e familjes së madhe të Bushatlinjve është dhe Maliq Bushati, një ndër personalitete politike të shtetit shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX. Bën pjesë më 1914 në Lidhejn Kombëtare dhe ndiqej nga malazezët. Më 1921 është deputet i Shkodrës dhe rreshtohet me Partinë Popullore. Deri në vitin 1937 është vazhdimisht deputet. Së bashku me Sylço Beg Bushatin, sipas dokumentave të kohës, nuk morën pjesë në asamblenë kushtetuese dhe paraqitjen e kurorës mbretërore, mbretit të Italisë.

Në qevernë e Sehfqet Vërlacit, Maliq Bushati ka qenë ministër i brendshëm. Në qeverinë e Mustafa Krujës do të jetë ministër i shtetit. Më 17 shkurt 1943, Maliq Bushati është kryeministër i Shqipërisë, post të cilin e mbajti për dy juaj derisa dha dorëheqjen. Gjatë kohës që ishte kreministër, dhe pse vendi ishte i pushtuar tregoi disa shenja të pavarësisë siç ishin heqja nga flamuri shqiptar i simboleve të fashizmit, krijimi i doganave dhe xhandarmarisë shqiptare etj.

U arrestua nga komunstët dhe gjatë gjyqit ushtarak me akuzën e kriminelit të luftës, sipas dokumentave dolën fakte se gjatë periudhës që Maliq Bushati drejtonte qeverrinë kishte kundërshtuar hapur italianët për intrenimet e të burgosurve. Në fundin e vitit 1944 pati një riaktivizim të tij në politikë duke u përpjekur të hynte në lidheje me aletatë anglo-amerikanë. Komunistët e kapin me tradhti aty ku fshihej, ndërsa lante fytyrën, pa patur mundësi të reagonte me armë. Pushaktohet në shkurt të vitti 1946 së bashku me Padër Anton Harapin dhe Lef Mosin. Pasardhës të tij pësuan persekutim politik me burgim e internim si vëllezërit Fadili, Hakiu, etj.

Nga Bushatlinjtë pati familje që e përkrahën dhe u vunë totalisht në dispozicion të luftës partizane. Shefqet Bej Bushati vuri gjithçka në shërbim të luftës dhe shtëpinë ia dogjën gjermanët. Djali itij Sytkiu u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri me policët e kuesturës, ishte efektiv i batalionit partizan "Perlat Rexhepi" dhe mori pjesë në luftën e Reçit. Më pas ka qenë një mjek mjaft i njohur i sëmundjeve infektive dhe pedagog në fakultetin e mjekësisë. Sami Shefqet Bushati ishte një tjetër pjestar i kësaj familjeje që mori pjesë aktive në formacionet partizane, si dhe punoi si ushtarak i lartë me gradën Kolonel, nga ku doli në lirim. Po kështu familja e Hamza Mhmet Bushatit u përfshi në luftën partizane, ku morën pjesë vëllezërit e Hmazasë, Asimi e Aliu por dhe djemtë e tij, Samiu, Mit'hati e Nuriu si dhe kushërijtë e tyre Feridi e Muharremi. Nuri Hamza Bushati, është dëshmor i atdheut. Pasi doli partizan dhe mori pjesë në luftën e Reçit e të Vorfës, u arrestua dhe internua në kampin e përqendrimtinazist në Prishtinë ku dhe u ekzekutua.

Sulejman Hamza Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë ebujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991. Dhe familja e Xheladin Mehmet Busahtit dhe kontribut në luftën partoizane ku djali i dytë Shyqyri Bushati do të pushkatohej nga gjermanët në Prishtinë, bashkë me djalin e xhaxhasë së tij Riza Bushatin, ashtu si dhe Nuri Bushati. Vëllai i Shyqyri Bushati, Sait Bushati ka qenë sekretar i parë i qarkorit të rinisë për Shkodrën, dhe sekretar i parë i PPSH në Pukë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan e Lezhë.

Djali i madh i Sait Bushatit, Petrit Bushati, është figurë publike në fushën e diplomacisë duke punuar pranë ambsadës shqiptare në Austri në vitet 1984-1987, pranë ATSH-së, më 1988 është ambasador në Suedi, më 1991- 1993 drejtor drejtorie në ministrinë e jashtme, më 1997 ambasador i Shqipërisë në SHBA, më 2001 në Kanada, e më pas ambasador në Beograd. Ka kryesuar delegacione shqiptare pranëorganizmave ndërkombëtarë. Ndër Bushatlinjtë, ka dhe figura të shquara fetare e juridike, të njohur për personalitetin e tyre dhe respektin që gëzonin në popull. Të tillë janë Molla Rrustem Bushati, që mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e Shkodrës.

Vëllai i tij Riza Busahti do të arsimohej për jurist në Stamboll dhe punonte si përmarues në gjykatëne Shkodrës, në vitet 20-të. Molla Zenel Bushati ishte një tjetër klerik i kësaj familjeje. Djali li i tij Qazim Bushati, gjithmonë duke iu referuar monografisë së shkruar nga Hamdi Bushati dhe plotësuiar nga Nexhmi Bushati, do të pushkatohej në vitin 1945 nga komunistët, pasi mori mbi vehte përgjegjësitë e strehimit të Sylço Beg Bushatit, me qëllim që të shpëtonte tre vëllezërit e tjerë. Hafiz Halit Bushati ishte personalitet i njohur fetar, që ushtronte dhe detyrën e juristit.

Djali i tij Hysni Bushati u arsimua dhe punoi si mësues besimi. Bushatlinjtë njihen si ndër intelektualkët më të shquar në Shkodër. Nga kjo familje e madhe numërohen 88 mësues e pedagogë, 15 mjekë, 74 të diplomuar me shkollë të lartë në degë të ndryshme. Po kështu kësaj familjeje të madhe e me tradita në Shkodër ka 17 sportistë si atletë, futbollistë, volejbollistë, boksierë, bsketbollistë etj. Ndër mësuesit e kësaj familjeje, vend të veçantë zë Mësuesi i Popullit Hamdi Bushati dhe djali i tij, Mësuesi i Merituar Nexhmi Bushati.

Hamdi Bushati është një ndër personalitet më të shquara të arsimit shqiptar, i njohur dhe për aktivitetin e tij produktiv si historian, grumbullues e studiues folklori. I mëkuar me dashurinë për atdheun dhe qytetin e tij të lindjes, me punën e dijen, ai që në moshë të re u formua si intelektual duke studiuar në shkollat më të njohura të Shkodrës dhe jashtë saj, në Romë e Paris, ai arriti një profeksionim të elementëve kryesore të shkencave të ndryshme.

Pronat e Bushatlinjve Sipas të dhënave historike që përban monografia Bushatlinjtë, ato kanë qenë një familje feudale e fuqishme që gjatë periudhës së sundimit të pashallekut i zgjeroi mjaft pronat e saj. Nexhmi Bushati rrëfen për "Shekullin" se në Bushat ka qenë shtëpia e madhe e pashallarëve, që në bazë të fotografive ka qenë e vendosur tek një oborr i madh, ku ndosheshin tre çinarë të mëdhenj. Ajo ndodhej në buzë të lumit Drin, në krahuin e majtë të rrugës drejt Tiranës. Sipas kronikanit turk E. Çelepiu, kjo shtëpi është ngritur në themel që i takonin shekullit të XV, dhe që ishte vizituar prej tij (Çelepiut) në vitin 1641, ndërsa Mehmet pashë Plaku kishte thënë se e kishte trashëguar nga stërgjyshi.

Kjo shtëpi ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të mëdha historike. Kështu në oborrin e saj u organizua festimi i madh popullor i vitit 1908, kur u shpall kushtetuta turke e Hyrjetit. Gjithashtu. më 1919 aty u mbajt kuvendi i Bushatit, me përfaqësues nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Postrriba, fshatrat e Nënshkodrës, të Zadrimës, Lezhës etj, dhe ku rreth 2000 burra i kërkuan Konferencës së Paqes në Paris mos copëtimin eShqipërisë. Kjo shtëpi u pat rikonstruktuar në vitin 1869. Në vitin 1912-1913, serbët e dogjën këtë shtëpi por nuk i bënë këta me çinarët, Shtëpia u dogj dhe në vitin 1924 nga qeveria e Nolit dhe u rindërtua në vitin 1930. Ajo ishte si pallat dhe ekzistencën e saj e vërteton dhe një pohim i Frang Bardhit.

Kjo shtëpi qendroi deri në vitet 50-të të shekullit të kaluar, kur u prenë çinarët, u shemb shtëpia dhe u kthye në tokë arë së bashku me xhaminë dhe varret. Shtëpi tjetër e madhe e Bushatlinjve ishte dhe ajo që u ndërtua prej tyre rreth vitit 1873 në qytet një tjetër banesë me pamjen e një pallati, model për kohën. Shtëpia shquhet edhe sot, (është monument kulture) për arkitekturën e jashtme dhe gëshenjet artistike me dru. Më 1881 ajo kaloi në pronësi të një familjeje tjetër. Pronat e Bushatlinjve kanë qenë kryesisht në fshat dhe me ligjin 7501, askush nuk ka mundur ti marrë pasi u janë ndarë të tjerëve.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Sun Jun 10, 2012 8:11 am


Familja Ndreu



Bruna Ndreu pinjolle e familjes Ndreu

Familja Ndreu ka qenë një nga dyert kryesore të krahinës së Dibrës.Rreth gjysmës parë të shekullit XVI, mendohet se fisi i Ndreut të Dibrës u ngulën për herë të parë në Soricë të Dardhës. Rreth këtij ngulimi ka disa versione. Një version na thotë se Ndret erdhën nga Puka, banorë të cilët gjinden dhe sot me këtë mbiemër.

Një version tjetër na i sjell nga Shoshajt e Dukagjinit. Versioni më afër së vërtetës është ai i prejardhjes së tyre nga Nikaj-Merturi i Tropojës. Ende në Nikaj-Mërtur ruhen toponime që lidhen me emrin e këtij fisi, pjesëtarë të cilët, gjatë një lufte të pabarabartë kundër ushtrive osmane, u vranë e u shuanë dhe ata që mundën të shpëtonin u detyruan të tërhiqen në thellësi të viseve shqiptare.

Këtë fat duket se kanë patur dhe paraardhësit e sotëm të Ndreve të Dibrës. Ky pohim sillet nga të dhënat e rregjistrit të Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1571, ku fshati Dardhë i Dibrës jepet me 60 banorë, prej të cilëve 35 shtëpi të krishtera dhe 23 muslimanë.

Nga të islamizuarit haset dhe një Ali Andrea i martuar që gëzonte një çiflik. Duke pranuar rënjën e gërmës "a" tek mbiemri Andrea, gj ë që ndodh shpesh me emrat e mbiemrat e të krishterëve të krahinave verilindore të Shgipërisë, mbiemri Andrea trasformohet natyrshëm në ndrea, Ndreu.

Në se pasardhësit e Ali Ndreu i vitit 1571 trashiguan emrin e të parit të tyre deri tek Ali Ndreu i vitit 1817, vëllai i gjyshit të Elez Isufit, mendohet se Ndreu është banor i fshatit Dardhë që në gjysmën e parë të shekullit XVI, që përkon dhe me islamizimit e krahinave verilindore të Sanxhakut të Dukagjinit.')

Çështë e vërteta, Ndret patën një zhvillim të mirë demografik edhe pse ranë në gjaksi e bënë lëvizje të detyruara, por gjithnjë brenda kuadrit të mikrokrahinës së Dardhës. Si të gjithë malësorët e këtyre anëve dhe ata pranonin e udhëhigeshin nga ligji i maleve të vetëqeverisjes tradicionale autonome.

Besonin. Qenë të krishterë të mirë. Nën trysninë e turqëve osman u islamizuan aty nga vitet 1530-1550. Ekonomia e tyre mbështetej, kryesisht, në mbarshtrimin e begtorisë dhe atyre pak ngastra toke të copëtuara, pothuaj pa asnjë farë rendimenti.

Për kushte më të mira jetese, një pjesë e tyre, rreth viteve 1830-1840, lanë Dardhën, kaluan Drinin dhe u vendosën në krahinën e butë të Ujë e Mëujës (sot mikrokrahina e Sllovës) Ata u vendosën në Lisivalle, Palaman, Shafell e Ratke. Në Lisivalle u vendosën Isuf, Llan dhe Kazi Ndreu

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Mon Jun 18, 2012 5:45 pm


Familja Toptani




Toptanët ishin familje e madhe çifligare me tituj bejlerë dhe, si të tillë ata në zonën e Tiranës dhe në Shqipërinë qendrore ishin me influencë. Nga gjiri i kësaj familjeje dolën figura të dalluar, të cilët ani pse ishin me tendenca të ndryshme te historisë tonë kombëtare i dhanë figura shumë të rëndësishëm. Rreth familjes Toptanaj ekziston në literaturë një legjendë, të cilën e ka përhapur i pari, me sa dihet, konsulli frëng A. Degrand.

Këtë legjendë, konsulli frëng e kishte dëgjuar në Tiranë nga goja e Fuad Bej Toptanit, (kushëriri i parë i Murat Toptanit) tek i cili kishte ardhe me rastin e vizitës në këtë qytet në vitet e fundit të shek. XIX (1898). Në vijim e japim përmbajtjen e kësaj legjende që afërsisht tregohet kështu: “Më 1478, kur pas rrethimit të gjatë, turqit e pushtuan më në fund Krujën, dy jeniçerë, njëri nga Anadolli tjetri nga Rajca e Domosdovës, ndërsa po kontrollonin pallatin e Topiajve ku kishte banuar edhe Skënderbeu, dëgjuan një zë foshnje në tavanin e njërës dhomë.

Kur jeniçerët hipën mbi tavan, panë aty disa gra që qanin rreth një djepi. Ndërsa jeniçeri anadollak filloi të kontrollonte qoshet e servanisë me shpresë se mund të gjente ndonjë thesar të fshehur, jeniçeri shqiptar iu afrua djepit dhe ia rrëmbeu gruas që rrinte mbi foshnjën gjerdanin e artë, që ajo mbante në qafë. Kjo grua ishte, sipas tregimit, motra e Skënderbeut, Mamica, e shoqja e Tanush Muzak Topisë, kurse foshnja, djali i tyre i tretë.

Jeniçeri anadollak i inatosur pasi nuk gjeti asgjë në servani, iu vërsul Mamicës, të cilën e vrau aty për aty. Ai deshi ta vriste edhe foshnjën, por jeniçeri shqiptar, duke pas mëshirë për të, ndërhyri, i ndaloi dorën, i dhuroi si shpërblim gjerdanin dhe kështu e shpëtoi foshnjën, të cilin e mori me vete dhe e shpuri në Rajcë, ku e paraqiti si birin e vetë. Biri i Tanush Topisë, u rrit në Rajcë, i kthyer në mysliman me emrin Ali. Kur u rrit u futë në radhët e jeniçerëve dhe pasi u shqua në luftë për trimëri e shkathtësi, fitoi titullin Bej, zuri poste të ndryshme derisa u bë qeveritar i Krujës.

Këtu ai mësoi se nuk ishte, siç kishte kujtuar i biri i jeniçerit nga Rajca, por i Mamicës, motrës së Skënderbeut dhe i Tanush Thopisë (?), mbrojtësit heroik të Krujës. Si biri i tyre ai mori mbiemrin Toptan që është sipas autorëve të legjendës një turqizëm i mbiemrit Thopia. Ali beu iu lut disa here sulltanit që t’i kthente atij zotërimet e Thopiajve; meqenëse sulltani nuk ia plotësoi dëshirën, ai shpalli pavarësinë e vet. Tërë shqiptarët e Krujës, miqtë e të atit dhe familja e fuqishme e Dukagjinëve-vazhdon tregimi-u bashkuan me të, sepse urrejtja kundër turqve dhe shpirti për pavarësi ishin shumë të gjallë në popullsinë e këtyre anëve.

I shqetësuar nga kjo lëvizje sulltani u detyrua t’ia plotësonte dëshirën, me kusht që të mos hiqte dorë nga feja myslimane. Ai i dërgoi një ferman, me të cilin e njihte si sundimtar duke i dhënë në zotërim Krujën dhe tokat që i kishin pasur gjyshërit në Krujë derisa vdiq.”

Sipas historianit nga Shqipëria, Kristo Frashëri, ky tregim ka një kundërvënie historike. Ja pse, “E motra e Skënderbeut, Mamica ishte martuar me Muzak Thopinë dhe jo me Tanush Topinë. Veç kësaj, i shoqi i Mamicës, Muzak Topia u vra në betejën e Beratit më 26 korrik të vitit 1455, kurse vetë Mamica vdiq më 1461. Si rrjedhim, kur turqit pushtuan Krujën, djali i Mamicës do të ishte jo foshnjë, siç thuhet në legjendë, por mbi 22 vjeç.”

Në lidhje me origjinën e familjes Toptani, me këtë rast do ta japim edhe një versionin tjetër dhe mjaft të ngjashëm me ate para saj por, që tregohet më shkurtimisht, e cila është botuar në vitin 1898 në revistën “La Nazione Albanese”, që përgatitej në Puheriu, Kalabri dhe botohej në Kozenca nga arbëreshi Anselmo Lorekjo.

Këtu sipas gojëdhënës të cilën e kishte dhënë vetë Murat Toptani, shkruan: “Kur u pushtua Kruja pas vdekjes së Skënderbeut, shpëton nga masakrat një pasardhës i Topiasve, të cilin e birëson një jeniçer shqiptar nga rrethinat e Ohrit. Kur djali Topias që tashmë ishte bërë mysliman me emrin Ali, bëhet 18 vjeç vret një njeri për të nxjerr gjakun e një shoku dhe detyrohet të arratiset dhe hynë në ushtrinë osmane. Si rezultat i shkathtësisë dhe zgjuarsisë arrin postin e sanxhakbeut të Krujës.”

Kjo ishte përmbajtja e kësaj gojëdhëne të ruajtur në traditën gojore të derës Toptani. Në vitin 1614 në Tiranë sundonte Sylejman Pasha, që u quajt më vonë Sulejman Pashë Bargjini. Pas tij sundimtarë të Tiranës u bënë i biri, i nipi, e stërnipi i Sylejman Pashës, deri te sundimtari i fundit Bargjinas i Tiranës, Amet Pasha. Por në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XIX për herë të parë në historinë e këtij qyteti, sundimtar i saj u bë një toptanas nga Kruja e pikërisht ishte ky Abdurahman Toptani.

Përpara se ta merrte sundimin e Tiranës Abdurahman Beu,Toptanasit e Krujës ishin në luftë të ashpër me Bargjinasit, luftë kjo që vazhdoi për gjashtëdhjetë vjet, bile edhe pasi Abdurahman beu u bë sundimtar i saj. Kjo ishte një luftë e cila bëhej për fitime pasurish se kush t’i merrte frenat e qytetit në dorë. Ajo herë acarohej e herë ndërpritej. Këto luftëra që u zhvilluan me intervale deri në vitin 1830, tërhoqën pas edhe popullsinë qytetare, e cila i pagoi shtrenjtë ato grindje me jetën dhe pasurinë e saj.

Duke i përshkruar këto pasoja, një i huaj shkruante, më 1838 “Qyteti i Tiranës ka 8000 banorë, por para vuajtjeve të luftës civile të vitit 1830, ai kishte 13.000 banorë. Kjo duket edhe nga numri i shtëpive (1000) dhe i dyqaneve(727), shumica e të cilave kanë mbetur tani gati të zbrazura. Qyteti i madh, i cili ka një pamje të trishtuar, ka mbetur tani pa tregti e zejtari” Puna e parë që bëri Abdurahman Toptani ishte të ndalonte luftën njëherë e përgjithmonë e të bëhej pajtimi midis Bargjinasve dhe Toptanasve.

Por ajo, siç thamë vazhdoi edhe gjatë shumë vjetëve të sundimit të tij, duke shkaktuar mjaft armiqësi, dhimbje dhe shkatërrime. Në sajë të punës këmbëngulëse të sundimtarit të qytetit, mjegulla e luftës vinte duke rënë. Abdurahman Toptani ishte një njeri i mençur dhe i urtë. Bashkëshortja e tij ishte e bija e Ahmet pashë Bargjinit, ndërsa atij nuk i vinte mirë, që midis këtyre dy familjeve të kishte armiqësi.

Në vitet e fundit të sundimit të tij u arrit që kundërshtarët e tij të kthehen në qytetin e tyre dhe të jetonin në miqësi të plotë me Abdurahman Toptanin. Abdurahman Toptani vdiq më 1837. Ai i kishte katër djem, Ahmetin, Said Sermedinin (baba i Murat Toptanit), Hysniun, dhe Jusufin. Ka të dhëna ku Sermedini është i shenuar si vëllau i tretë ndërsa Jusufi si më i madhi. Sundimin e Tiranës, pas vdekjes së tij e mori i biri Ahmet Toptani. Kurse prej tyre, vetëm Said Sermedini ndoqi shkollë të lartë.....

Nga kjo familje ka dale pjella me e zeze e kombit shqiptar, tradhtari Esat Toptani,qe gjate jetes se tij ka vrare,masakruar,grabitur e shkaterruar me dhjetra familje,per nje qellim te vetem,te bente pasuri e fame,pa pyetur shume per interesat e kombasve dhe shtetit te tij,Shqperise.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Sat Jun 23, 2012 9:25 am


Familja Vlora



Nga familja Vlora njihen në historinë zyrtare të Shqipërisë më shumë si politikanë dhe drejtues të administratës së shtetit shqiptar dhe atij turk. Është nga familja e vezirëve të kasabasë së Vlorës të Shqipërisë.

Por përpos formimit dhe edukimit në shkolla të huaja dhe trashëgimisë kulturore, familja Vlora nga qyteti me të njëjtin emër, njihet edhe si zotëruese e pronave të tëra në zonën bregdetare. Vetë në kujtimet e tij, Eqrem Bej Vlora ka përshkruar detaje nga pronat që zotëronin pjesëtarë të familjes së tij.

Nga viti 1481 deri në vitin 1538 sanxhaku i Vlorës është mbajtur për një "Serhad sançagi" dhe autoriteti i tij më i lartë si një "serhan bej" (serhad = turq. kufi). Sanxhakbeu ishte komandant i trupave turke të sanxhakut, sidomos të zonës bregdetare midis Durrësit e Prevezës; sepse atë kohë, administrata civile e përfaqsuar nga kadiu, kishte një peshë shumë më të vogël dhe Vlora ishte nën urdhrat e marinës ( të Kapidan-i Derga-it).

Kur Sulejmani i Madh, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri (1538), organizoi administratën civile, sanxhaku i Vlorës u vu nën varësinë e zyrës së vezirit të madh. Sanxhakbeu quhej tani përfaqsues i Sulltanit (mëkëmbës). Këtë post e kanë mbajtur dhe trashëguar thuajse pa ndërprerje (nga 1481 deri në 1828) jo vetëm "de jure", por edhe "de facto" anëtarët e kësaj familje.

Kjo vazhdimësi pushtetarësh e forcoi kaq shumë pozitën e familjes në sytë e popullit dhe të Portës, sa edhe kur njëri dhe tjetri anëtar i familjes ndëshkohej (Jusf pasha (Deli) dhe Ismail pasha (Velobishti) u varën më 1634 dhe 1763), pasardhësi i tyre zgjidhej pothuajse gjithmonë nga farefisi i tyre (më 1640 Hasan beu, nipi, më 1666 Jusuf pasha nip i Deli Jusuf Pashës së varur, më 1765 Mahmut beu, kushëri i Ismail pashës së dënuar).

Shtatë vite para se bashkëkombësi i shumënjohur, emrin e të cilit jemi mësuar ta shkruajmë e themi në formën Ismail Qemali, të bëhej kryetari i shtetit të parë shqiptar dhe për pasojë një person mjaft i rëndësishëm pushteti, zëvendëskonsulli austriak në Vlorë, Dr. Ranzi, ka hartuar Pemën Gjenealogjike të familjes Vlora. Kjo ka ndodhur në 18 prill 1905.

Fakti që është hartuar nga një i huaj dhe para se vetë kryeministri të hipte në një poltron ndikimi, e bën këtë skemë lidhjeje gjinore shumë më të besueshme. Ky dokument u gjet sëfundi në Arkivin e Vienës dhe zbulimin e bukur e ka kryer studiuesi nga Kosova por banues në Austri, prof.dr. Eqrem Zenelaj. Ai tashmë e ka përfshirë në faqen 381 të librit të botuar e promovuar këtë vjeshtë në Prishtinë “Çështja shqiptare nga kendvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungarisë, 1699-1918”.

Pemën gjenealogjike të familjes Vlora dr. Ranzi e ka ndërtuar nga paraardhësi i parë, themeluesi i kësaj dinastie, Sinan Pasha, deri tek brezi i Ismail Qemalit. Gjeneratën e mëpasshme e ka regjistruar shkurt, vetëm me numrin e fëmijëve. Për tetë breza (Sinan Pasha, Sulejman Pasha, Jusuf Pasha, Ali Pasha, Jusuf Pasha, Ali Pasha, Sulejman Pasha-Selim-Ali, Kapllan Pasha) edhe pse niveli i hierarkisë në Perandorinë Osmane dëshmon kuotë të lartë, deri tani nuk ka të dhëna.

Protagonizmi i spikatur i kësaj famileje jep më në fund informacion në gjeneratën e njëmbëdhjetë. Kështu Ibrahim Pashë Vlora nga viti 1787 deri më 1810 ka qenë sanxhakbej i qytetit të Vlorës. Për të kanë dëshmuar pozitivisht në libra e dokumente konsullorë Pouqueville, Alexandre Dumas (babai) si edhe Sami Frashëri. Ky shkruan se “Është nga familja e vezirëve të kasabasë së Vlorës të Shqipërisë..” Më tej e vlerëson si “personalitet shumë të çiltër, të ndershëm e të moralshëm”.

Saktëson se dy nga vajzat e tij u martuan me dy djemtë e Ali Pashë Tepelenës, Myftarin dhe Veliun. Ismail Bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit) në 7 nëntor 1828 ka qenë në funksionin e kryetarit të Kuvendit të Madh Ndërkrahinor të Beratit.

Sipas studiuesit Dritan Egro (“Rrënjët e nacionalizmit shqiptar”) “Në një letër të datës 29 nëntor 1828, drejtuar pjesëtarëve të elitës shqiptare të kohës, Ismail bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit) i drejtohet Sulejman bej Konicës, Tahir aga Abazit (një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ali Pashës), Veli bej Grebenesë dhe krerëve të tjerë shqiptarë të viseve të jugut të Shqipërisë dhe u propozon që ata të mos merren me shtypjen e kryengritjes greke, siç ishin urdhëruar nga Porta e Lartë, por u kërkon që të takohen në qytetin e Beratit “për të diskutuar për avenirin e Shqipërisë me kushtin që atje të bisedojmë si bij të denjë të këtij vendi”.

Ismail bej Vlora u vra pabesisht nga një hierark dhe i dërguar i lartë i Perandorisë në 5 janar 1829, në Janinë. Mahmud bej Vlora (babai i I.Q.) ka qenë një ndër krerët kryesorë të kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit. Pas shtypjes së saj u arrestua dhe u internua në Konia të Azisë së Vogël. Ndërkaq familja e tij bashkë me Ismail Qemalin u internua në Selanik. Selim Pashë Vlora po ashtu ka spikatur si një ndër krerët kryesorë të kësaj kryengritjeje.

Edhe ai u internua në Thesali. Nuk mungon me veprimtarinë e tij kombëtare as Mustafa Pashë Vlora, një nga eksponentët kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, anëtar i Komitetit të Fshehtë të Janinës dhe i Komitetit Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare (i njohur me emrin “Komiteti i Stambolli”).

Ka qenë po ashtu anëtar i delegacionit që do të paraqiste dhe mbronte përpara Portës së Lartë rezolutën e nënshkruar nga Kuvendi i Dibrës (1 nëntor 1878), e cila përmbante po ato kërkesa që shtroheshin në programin e Komitetit të Stambollit. Mustafa Pashë Vlora ka vepruar për Lidhjen e Prizrenit edhe si kryetar i degës saj në Vlorë. Pas shtypjes se Lidhjes u arrestua dhe u internua ne Çarmakkala, ku u mbajt në një kështjellë për tre vjet i mbyllur.

Janë shumë të dukshme kontributet për çështjen kombëtare dhe pavarësimin e Shqipërisë edhe nga Syrja bej Vlora dhe i biri i tij, i dituri Eqrem bej Vlora. Një pjesëtar tjetër i familjes Vlora, Ferid Pashë Vlora, në vitet 1903-1908 ka qenë Vezir i Madh i Perandorisë Osmane, dhe para kësaj qe ministër i brendshëm. Ndërkohë njëkohësisht edhe anëtar i Shoqërisë i të Shtypurit të Shkronjave Shqip.

Nuredin bej Vlora, patriot i shquar edhe ky, ka vepruar si kryetar i bashkisë së Vlorës në 1920. Duke i qendruar në krah babait të tyre për të gjithë periudhën më intensive në dobi të çështjes shqiptare (1900-1919) nuk mund të veçohen nga prestigji i lartë kombëtar edhe dy djemtë e Ismail Qemalit, Et’hem dhe Qazim bej Vlora. Edhe më pas atdhetarët e kësaj familjeje nuk mungojnë. Vijnë të plotë e të pajisur me këtë dinjitet të paktën dyqindvjeçar edhe ata që jetojnë sot. Kurrkush prej tyre nuk i ka thyer shpinën atdheut të vet

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Sat Jul 07, 2012 9:07 am


Familja e Gropajve





Rrënja e atij regjioni të sotëm që quhet Maqedoni, e që dje është quajtur Vilajet i Manastirit, plus minus këto apo ato territore sipas ndryshimeve administrative të kohëve të ndryshme, është ajo që quhet Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël (pra dy Dibra), dhe rrënja e Dibrave është fisnikëria dibrane, apo ajo që do ta quhej dinastia, familja e madhe fisnike Gropaj, sipas emrit të fshatit nga rridhte, apo Çoku (Qoku) sipas mbiemrit të origjinës.

Familja princërore e Gropajve (apo Çokëve, e njëjta gjë) del që në vitin e largët 1218 (tetë shekuj përpara) në histori. Këtë e kemi nga një dokument i zbuluar nga Akademia e Shkencave e Berlinit, që flet për të dhe një nga prekursorët e saj Sevasti Andrea Gropa. (Titull i një ofiqari bizantin që vjen menjëherë pas perandorit). Rreth gjashtë dekada më vonë del prapë një Pal Gropa në vitet 1272-1273 në tentativa me Anzhuinët, i cili flet jo vetëm në emër të vet, por në krye të një grupi bujarësh shqiptarë.

Andrea Gropa tjetër më pas do të jetë dhëndër i Andrea Muzakës, i dinastisë tjetër princërore fqinje me ta, dhe së bashku do të mundnin Marko Kralin, njeri i mbretit serb Stefan Dushanit, dhe princi Muzakaj do tu bashkojë zotërimeve të veta Kosturin, ndërsa princi Gropaj do tu bashkojë feudeve të veta qytetin e Ohrit. Kjo në mesin e shekullit XIV. Stefan Dushani do ta linte kokën e vet duke kaluar lumin Devoll, zotërim i Muzakajve. Gropajt dhe Muzakajt, dy familje të fuqishme feudale të Shqipërisë lindore do të hynin në histori si armiq të betuar tradicionalë të serbëve, si antiserbë të deklaruar.

Më 1389, në krah të Teodor Korona Muzakës, do të luftonte dhe një fisnik Gropaj në betejën e famshme të Kosovës, të koalicionit ballkanik kundër invadorëve osmanë. Kështu do t'i shohim krah për krah Muzakajt e Gropajt në histori të pandarë nga njëri-tjetri. Zaharia Gropa do të ishte, si të thuash, në periudhën skënderbejane, mesin e shekullit XV, ministër i jashtëm i kryetrimit Skënderbe, do të shkonte me misione të caktuara në Itali, Romë, Venedik, Raguzë, dhe do të dallohej jo vetëm si diplomat, por do të ishte një ndër dy gjeneralët më të shquar të tij në betejat për 25 vjet rresht me osmanlinjtë.

Gropajt kanë qenë, suzerenë të Patriarkanës së Ohrit, përsa kohë ekzistoi ajo deri në vitin 1767, kur ajo u mbyll nga Patriarkana e Madhe e Kostandinopojës. Patriarkana e Ohrit ka qenë nën mbrojtjen dhe kontrollin e tyre, dhe në shumicën e saj patrikët e saj kanë qenë të gjakut shqiptar.

Pas vdekjes së Skënderbeut, me Gropajt u përsërit ajo që u ndodhi gjithë princërve shqiptarë. Një pjesë e mirë kaluan detin dhe u vendosën në Italinë e Jugut. Gjurmë të fisnikëve Gropaj gjejmë në një fshat arbëresh midis Brindisit e Barit, në Monteçiljone, ku çdo vit bëhet festivali e parada me veshjet e fisnikërisë shqiptare, si të Vrana Kontit, Muzakajve, Gropajve e të tjerë. I gjithë fshati, dhe ndonjë fshat arbëresh përreth, e mban veten se ka prejardhje fisnike.

Një pjesë u islamizuan dhe ruajtën pronat, u bënë pashallarë në Ohër, Dibër, Strugë etj. Në fillim përdorën fenomenin e laramanisë, si kriptokristianë, dhe më pas u islamizuan plotësisht, por si besimtarë të sektit bektashi. Nuk është e rastit që Dibra dhe krahina përreth ka pothuajse barabar, në mos më tepër, teqe se sa xhami. Nuk është e rastit përhapja e bektashizmit në këtë shkallë në zonën e Dibrës.

Një krah i Gropajve apo Çokëve vazhdoi në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, aty ku vendosej fati i çdo gjëje, edhe i pronave të tyre, apo dhe i tërë Perandorisë. Nuk është e rastit që në shekullin XVI në Perëndim gjejmë një Papë i mbiquajtur Papa Çoka (apo Çoku), dhe po në këtë shekull, në apogjeun e supershtetit osman, gjejmë një kryeministër me origjinë nga bejlerët e pashallarët e Ohrit, Halil Pashë Ohri. Kjo familje princërore i mbijetoi kohërave si në Lindje ashtu dhe në Perëndim.

Në vitet '40, '50, '60 të shekullit XIX Iljaz Pashë Dibra (Çoku-Gropaj) përmendet si hero kombëtar i shqiptarëve. Dibrës i ra për risk të luftojë kundër të gjithë fqinjëve grabitqarë, edhe bullgarë në lindje, edhe në verilindje në Toplicë, Nish, kundër serbëve, edhe në Thesali e Selanik kundër grekëve, por edhe kundër malazezëve.

Një nga ato që është në linjë direkt, në vijimësi, është fisi në fillim me mbiemrin Beqiri, e pastaj i shndërruar në Hajdaraga, nga familjet e parësisë së Dibrës. Po nga Çokët rrjedhin dhe këto katër oxhaqe të Dibrës: Në Dibër të Madhe ishte shtëpia e Hoxhollit; në Dibër të Poshtme ishin tre oxhaqe: ai i Agollëve në Dohoshisht, ai i Karahasanit në Brezhdan, dhe ai i Xhilagës në Deshat.

Në shpalljen e Pavarësisë më 1912 Ohrin e Strugën i përfaqësuan Gropajt, Zyhdi Ohri (Çoku) dhe Xhemal Ohri (Çoku), bejlerë të Ohrit, fis i Hamdi Ohrit, si dhe Mustafa Barotçia. Në krah të Ismail Qemalit qenë dy fisnikë dibranë. Dy nënkryetarët e Kuvendit Kombëtar të Vlorës ishin Vehbi Agolli (Dibra) dhe Dom Nikollë Kaçorri, njëri hoxhë e tjetri prift, por të dy atdhetarë të kulluar. I pari nga oxhaku i Agollëve, rrjedhimisht, siç e kemi thënë më sipër, prapë ishin me rrënjë Çoku (Gropaj).

Ai u zgjodh kryetar i Pleqësisë (Senatit) në Kuvendin e Vlorës. Pra, në Pavarësi ishin oxhakët e Shqipërisë që përfaqësonin popullin shqiptar. Ismail Qemali (Vlorajt), Murat Toptani (Toptanët, Topiajt), Zyhdi e Xhemal Ohri (Çoku), Vehbi Agolli (Çoku), Mithat Frashëri (Frashërllinjtë, Dukollarët), etj. etj. Kongresi i Triestes më 1913, ku mori pjesë dhe një Faik Konicë etj. figura eminente atdhetare, ishte vepër veç të tjerëve e atdhetarit Hamdi Ohri.

Në të njëjtën rrugë eci dhe i fundmi fisnik Gropaj. Në gjurmë të derës së vet fisnike ishte Mentor Çoku, djali i Hamdi Ohrit, që në Asamblenë Kombëtare të vitit 1943, ku ishte deputet i Strugës, deklaroi burrërisht se Shqipëria nuk e pranon pushtimin fashist. Ishte ideali kombëtar që në vitin 1944, në kohën e gjermanëve, kur këta u prishën me bullgarët dhe vendlindja e tij Ohri mbeti pa zot për pesë ditë rresht, e shtyu të fusë 10 vetë të armatosur të veshur me kostum kombëtar e qeleshe të bardha, të ngrenë flamurin shqiptar kuq e zi me shkabën dykrenore, për të treguar se Ohri është shqiptar, është Shqipëri. Për këtë ideal fisnik gjatë luftës ai mori dy plagë në trupin e tij.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Mon Jul 09, 2012 8:35 am


Familja e Muzakajve,Andrea II Muzaka




Andrea II Muzaka (1335-1372) ishte despot dhe themelues i principatës së Muzakajve.Dikur para vitit 1335, Andrea II, mori titullin e lartë despot, i cili vinte i dyti, pas atij të perandorit, në shkallën e hierarkisë bizantine.

Nën drejtimin e tij, Muzakajt u vunë në krye të lëvizjeve antibizantine të viteve 1335-1341, që përfshiu trevat shqiptare jugore. Me atë rast, despot Muzaka lidhi edhe një aleancë me anzhuinët e Napolit. Në paktet e nënshkruara në Durrës më 30 dhjetor 1336 me Luigj Anzhunë, nip i mbretit Robert, Andrea II Muzaka njohu për kryezot mbretin e Napolit, i cili nga ana e tij i konfirmoi fisnikut shqiptar pronat, titujt e gradat e dhuruara nga perandorët e Bizantit. Si peng të besnikërisë ndaj sovranit anzhuin, Andrea II Muzaka duhej të linte në Durrës, pranë përfaqësuesit të mbretit të Napolit, njërin prej djemve të tij.

Shtypja e kryengritjeve antibizantine të jugut më 1336 u shoqërua me shpronësimin dhe me dëbimin e mjaft fisnikëve të familjes Muzakaj, të cilët u strehuan në Greqi, posaçërisht në Peloponez.

Edhe në kohën e pushtimit serb të Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymëzuesit e qëndresës dhe ishin vazhdimisht në luftë me qeveritarin sllav të zonës së Beratit e të Vlorës, despotin Ivan Komnen Asenin.

Aty nga viti 1350 Andrea II Muzaka mori Beratin, duke e detyruar qeveritarin e Stefan Dushanit ta zhvendoste selinë e vet në Kaninë. Pushteti i Muzakajve u shtri ndërkohë në Myzeqe, që e mori këtë emër pikërisht prej tyre (Muzakia=vendi i Muzakajve). Ndikimi i Muzakëve u bë i ndjeshëm edhe në qytetin e Durrësit, ku despot Andrea zotëronte pasuri të patundshme dhe ku marrëveshja e vitit 1336 me anzhuinët e lejonte të qëndronte dhe të lëvizte lirisht në atë qytet.

Pas vdekjes së car Dushanit dhe shthurjes së Perandorisë Serbe, despot Andrea II Muzaka i zgjeroi më tej kufijtë e zotërimeve të tij në drejtim të zonës së Korçës e Devollit, duke dëbuar prej andej sundimtarët serbë të vendosur rishtazi. Nga fundi i viteve 60 ai aneksoi zotërimet e zotit të Karavastasë, sebastokratorit Vlash Matrënga, pushtoi kështjellën e rëndësishme të Bregut, doli mbi Shkumbin e mori tokat e Gosës e të Garunjës, duke u ballafaquar drejtpërsëdrejti me princin e fuqishëm të Arbrit, Karl Topinë. Po në atë kohë Andrea II Muzaka mori Vlorën e Kaninën nga duart e sebastit Aleksandër, që sundonte aty pas vdekjes së despotit Ivan Komnen.

Megjithatë, despot Muzaka shumë shpejt ia kaloi në formë paje këto dy qytete vëllait të vogël të Balshajve, Balshës II, pas martesës së këtij me vajzën e tij, Komitën. Siç duket, në bazë të aleancës midis këtyre dy familjeve fisnike shqiptare qëndronte rivaliteti i tyre i përbashkët me Topiajt e veçanërisht me sundimtarin serb Vukashin, atë kohë zot i Kosovës e i gjithë Maqedonisë Perëndimore, deri në Kostur.

Pikërisht me ndihmën e Balshajve, despot Andrea II Muzaka theu më 1370 pranë Kosturit ushtrinë e krajl Vukashinit. Kjo fitore u përshëndet edhe nga perandori i Bizantit, Johani V Paleologu, i cili me këtë rast i konfirmoi Andrea II Muzakës titullin e despotit, duke i dhuruar fronin bashkë me shenjën përkatëse dalluese, shqiponjën me dy krerë e me yll në mes. Kjo zëvendësoi emblemën e hershme të Muzakajve, e cila paraqiste një burim që shpërthente nga toka duke u ndarë më dysh.

Bashkë me konfirmimin e titullit despot, perandor Johani V Paleologu i kaloi Andrea II Muzakës edhe të drejtat mbi Kosturin. Ndonjë vit më vonë, me ndihmën e Balshajve e të bujarëve të tjerë shqiptarë, despot Andrea i rrëmbeu Mark Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit. Në këtë mënyrë, në fund të jetës së tij, despoti plak, Andrea II Muzaka, kishte përfshirë në principatën e tij Myzeqenë, Beratin, Tomoricën, Skraparin, Këlcyrën, Përmetin, Oparin, Devollin, Kolonjën e Kosturin.

Megjithatë, në krahun perëndimor të zotërimeve të Muzakajve, ndihej fort hegjemonia e Balshëve të fuqishëm, të cilët nga Vlora e Kanina ushtronin ndikim të madh në zonat përreth, deri në Berat, siç e dëshmon edhe mbishkrimi i të ashtuquajturit "Epitaf i Glavinicës" i vitit 1372.

Aty nga viti 1374, Muzakajt ishin detyruar të tërhiqeshin edhe nga tokat që kishin zënë para pak vjetësh përtej Shkumbinit, si dhe nga kështjella e nga tregu i Bregut, në derdhje të Shkumbinit. Këto vende i kaluan rivalit të tyre, princit Karl Topia.

Vdekja e despot Andrea II Muzakës menjëherë pas marrjes së Kosturit (ai u varros në kishën e Shën Ndoit në Durrës) ndikoi gjithashtu në dobësimin e zotërimit të Muzakajve. Ky u nda midis tre bijve të tij: Gjonit, Teodorit e Stojës. I pari trashëgoi zotërimet stërgjyshore të familjes, i dyti Beratin e zonën e Myzeqesë, kurse i treti viset nga Devolli në Kostur.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Mon Oct 22, 2012 9:08 am


Zogollet




Zogollët u ngritën kundër Turqisë dhe me vrasjen e Gazi Beut, Sulltani u detyrua me njoft Dinastinë Zogalliane sundimin e Matit, qé i pari i saj Zogu i Madh dhe më pas Zogu i Vogël. Të gjithë pashallarët dhe bejlerët e kësaj dinastie munden me e mbajt Matin jashtë sundimit Turk.

Me 1621 kur në fushë të betejës u vra Abdullah Beg Zogu i dha të kuptojë Sulltanit njëherë e përgjithmonë se në Mat zien vetëm baruti. I biri i Abdullait, Ahmeti dhe më pas i biri i Ahmetit, Mahmuti jo vetëm që mbajtën Matin të lirë, por ndihmuan krahina të tjera me i shkëput copa-copa prej duarve t'osmanëve. Pas Mahmutit erdhi i biri Xhelal Pashë Zogu, i cili në një betejë u plagos rëndë dhe u zu rob e u internua n'Anadoll. Vendin e Xhelalit e zuri i biri, Xhemal Pashë Zogu. Ky u bë qeveritari i Matit me zonjën e tij Sadije Hanmi, që e quanin n'atë kohë "Luanesha e Matit".

"Dhe në fakt ka qenë një familje shumë e dëgjuar dhe shumë e respektuar ajo e Zogut. Në shumë vilajete të Turqisë dhe në qarqet e Stambollit, bashkë me Pallatin e Sulltaneve, prej shumë shekujsh, nderoheshin djemte e kësaj Familje, të cilët kishin ditur të fitojnë simpatinë dhe respektin me cilësitë e tyre të rralla, dhe kjo pasuri morale ishte, pothuaj, bërë një traditë familjare brez pas brezi.''


Xhemal Pashe Zogu

Xhemal Pashe Zogu, qe i ati i Ahmet Zogut,i cili u be me vone Mbreti i Shqiptareve, me emrin Zogu i Pare. Xhemal Pasha kishte nje kulture shume te gjere, politikan i ralle, administrator dhe luftetar. Mati dhe Dibra aty e kishin vendin e keshillimit te tyre.

Xhemal Pashai u kujdes shume per edukimin e te birit Ahmetit. Ai mori si mesues te gjuhes shqipe patriotet Efendi Ceken dhe Dervish Himen, kurse per turqishten Hafiz Muharrem Dibren.

Ne kohen kur Xhemal Pasha ishte ne pergatitjen e planit per nji kryengritje te pergjithshme ne Shqipëri, dhe ne prag te levizjes se Xhon Turqeve, qe ishte njifare shprese per pamvaresine e Shqipnise, me 1908, vdiq ne moshen 41 vjecare.

Kjo qe nje humbje e rende per Dinastine Zogalliane, per Matin, Mirditen dhe Shqipërine. Me vdekjen e Babait te Zogut timonin e Dinastise Zogu e mori nena e Ahmet Zogut me qe Ahmeti ishte vetem 13 vjec.

Gazetari, shkrimtari dhe historiani i shquar Suedez Sven Auren ka shkruar ne librin mbi Shqipërine "Europeisk Orient" se:

" Familja Zogu ishte shume e bezdiseshme per sulltanet e Turqise. Dhe nena e Zogut ishte shume e afte dhe ambicioze, ajo e shihte Shqipërine se shpejti te lire, dhe familja Zogu te ishte ne krye te betejes se ardheshme te fitores kunder sundueseve sikurse kishte qene shekuj me radhe. Ajo parashikonte djalin e saj Ahmetin si te vetmin pinjoll te kesaj familje qe me ne fund te vendoste fatin e Shqipërise se pamvarur dhe sovrane. Sipas saj kishte lindur e po brumosej pasardhesi I Skenderbeut".

Ahmet Zogu kishte nje zgjuarsi te madhe nga natyra. Ai ishte kureshtar, i matur, serioz i shkathet e mjështër i perdorimit te armeve. Ishte 13 vjecar e merrte pjese ne kuvendin e burrave. Ata qe e kane njohur shkruajne se Ahmeti megjithese i vogel nuk permende kurre krahine por gjith shqiperine. Burrat neper gjyqe thirrnin Beun e Vogel (sikurse e quqnin). Ai jipte vendime qe edhe te moshuarit nuk gjenin zgjidhje.

Nena e tij e ndritur, duke i pare dhuntite e djalit te saj nuk donte me e mbajt ne Mat, por donte me i dhene dituri me te medha per nje te ardhme per gjithe vendin per nje dite jo te larget. Megjithe pikellimin per djalin e vogel dhe me gjithe kundershtimeve e te pareve te Matit dhe te pleqenise ajo vendosi me e cu ate ne Stamboll ne lice e me vone me studiuar ne Akademine Ushtarake.

Per zgjuarsi dhe pervetesimin e gjere te shkolles. Ai u gradua ne intervale te shkurteta. Prej vitit 1912, ai jo vetem studionte, por ishte ne kontakt me perfaqesues shqiptare dhe informohej per gjendjen ne Atdhe. Ishte koha e levizjes per pamvarsine e Shqipërise dhe fitorja e Xhon Turqeve, shpallja e Hyrietit, qe mund te quhet dhe nje sukses i shkelqyer i armeve te papushuara shqiptare.Te gjithe e dime historine e mevonshme te mbretit Ahmet Zogu i I.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Mon Oct 22, 2012 9:20 am


Kastriotet..




Stema e Kastriotëve.

Familja e Kastriotëve (1383-1474) kishte një principate të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383. I biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjesë në betejën ogurzezë të Kosovës më 1389.

Venediku e pushtoi Kryeqytetin e saj, Krujën më 1392. Në vitin 1395, kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimin e tij në Krujë, Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës në vitin 1402.

Pas atij erdhi i biri Gjoni, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim. Kala të fuqishme ishin ajo në Krujë, Petrela, afër Tiranës, Petralbenë Mat, Stefigraf në Dibrën e Epërme dhe Tornak.

Nga viti 1407 deri më 1430 Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Kur turqit, me në krye Muratin 2, e thyen atë në vitin 1421, ata e ndoqën praktiken e tyre të zakonshme, duke lejuar që të mbante në kontroll të kufizuar mbi principatën e tij. Mirëpo i kërkuan të paguante haraç vjetor dhe të dorëzonte katër djemtë e tij si pengje për garantimin e neshtrimin e tij të përhershëm ndaj Sulltanit. Gjithashtu Gjonit i premtuan së pas vdekjes së tij ata do ta kthenin djalin e parë që të zinte vendin e sundimtarit. Më i vogli ishte Gjergji 9 vjeçar, i cili do të njihej më vonë si heroi Skënderbeu.

Kastriotët ishin një familje feudale shqiptare. Si dhe të shumica e bujarëve të tjerë, mbiemri i tyre është i lidhur me emrin e një vendi. Në Shqipëri ka disa fshatra me emrat Kastriot (Peshkopi), Kastri (Mirditë), Kastra (Shkodër dhe Tropojë), etj. Burime të pavarura nga njeri tjetri siç janë shkrimtari shqiptar Frat Bardhi, kronisti raguzan P. Lukari, dhe një akt i gjetur në një kuvend françeskan Hungari dhe i botuar nga studiuesi E. Fermenxhin, pohojnë Skënderbeu dhe prindërit e tij quheshin Kastriotë sepse qenë nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit në pjesën verilindore të Shqipërisë së sotme, i banuar krejtësisht nga shqiptarë. Në disa burime Kastriotët mbajnë edhe mbiemër të dytë, Mazarek, të cilin e gjejmë sot si emër fshati, ndër të tjera, edhe në krahinë e Hasit.

Si feudalë, Kastriotët nuk kanë një origjinë të largët. Sipas një gjenealogjie fantaziste të shkruar nga fisniku shqiptar i shek. XVI Andrea Engjëlli, gjyshi i Skënderbeut quhej Gjergj Kastrioti dhe stërgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer (shek. XIX), përmend në veprën e tij "Historia e Perandorisë Osmane", një princ shqiptar me emër Gjergj Kastrioti i cili mori pjesë në betejën e Kosovës më 1389.

Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare të cilat nuk bëjnë fare fjalë për një princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatërruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshës, i cili në të vërtetë ka marrë pjesë në betejën e Kosovës. Sipas njoftimeve që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti.

Sipas të thënave të kronistit Muzakas, Pal Kastrioti kishte nën zotërimin e vet feudal vetëm dy fshatra, Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm, që ndodheshin në luginën e Drinit, në rrethin e Dibrës së Poshtme, sot rrethi i Peshkopisë. Si duket, Pal Kastrioti ishte një feudal i vogël në shkallën e një pronari.

Biri i Palit, Gjon Kastrioti, e filloi veprimtarinë e vet politike në fund të shek. XIV, në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi dhe çthurja e principatave shqiptare, Gjoni e shtriu sundimin e vet në krahinën e Dibrës, pastaj në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XV doli në viset bregdetare, duke përfshirë kështu nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Por, me sa duket, Krujën nuk e shtiu dot në dorë.

Pas disfatës së Ankarasë, duke përfituar nga lehtësimi i presionit turk, Gjoni vazhdoi t'i zgjeronte edhe më tej zotërimet e veta, të cilat tashmë ishin bërë fqinje me zotërimet më të rëndësishme feudale të Shqipërisë. Ai hyri gjithashtu në marrëdhënie me Venedikun dhe lidhi marrëveshje miqësore me të. Por më 1410 gjendja e tij u keqësua përsëri.

Këtë vit, nën kërcënimin e Musajt, një nga djemtë e sulltan Bajazidit, i cili kishte siguruar sundimin në Maqedoni dhe pretendonte fronin turk, Gjon Kastrioti qe detyruar ti jepte peng atij një nga katër djemtë e tij. Emri i djalit nuk përmendet në letër, por ka mundësi të ketë qenë më i madhi nga djemtë e Gjonit, Stanishi.

Dobësimi i Turqisë gjatë luftës për fron, i dha rast Gjon Kastriotit të shkëputet përsëri nga vartësia e turqve, sidomos nga ajo e sulltan Musajt, i cili kishte hyrë në luftë kundër vëllait të tij sulltan Mehmetit. Më 1411 ai u afrua me Republikën e Venedikut dhe pak më vonë me atë të Raguzës, të cilat e njohën atë për aleat dhe i dhanë qytetarinë e nderit.

Por më 1415, kur ushtritë turke depërtuan në Shqipëri, Gjon Kastrioti si duket u nënshtrua, pasi më 1416 atë e gjejmë vasal të sulltan Mehmetit të I. Si vasal ai i ruajti zotërimet e veta, ndoshta i zgjeroi edhe më tepër. Nga një marrëveshje tregtare-doganore që Gjoni lidhi më 1420 me Republikën e Raguzës, të cilin e ka nënshkruar në emrin e vet dhe të djemëve të tij, kufijtë e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shfadaje në jug të Lezhës deri në Prizren.

Megjithëse vasal, Gjon Kastrioti vazhdoi të zhvillonte edhe një politikë më vehte me fqinjët e tij, serbët dhe venedikasit. Më 1422 ai i dërgoi despotit të Serbisë Stefan Lazereviçit, në ndihmë një djalë të tij në luftën kundër Republikës së Venedikut për t'i marrë kësaj Shkodrën. Por në vitin tjetër, më 1423, ai u tërhoq nga lufta dhe hyri ndërmjetës për paqen që u lidh midis Venedikut dhe Serbisë.

Në vitin 1423, kur sulltan Murati i II filloi fushatën për të forcuar pushtetin turk edhe në Shqipëri, Gjon Kastrioti mundi përsëri t'i ruante zotërimet e veta. Këtë radhë sulltani e detyroi atë të dërgonte peng, si duket, tre djemtë e tij.

Ashtu si Gjon Kastrioti, i ruajtën në këto vite zotërimet e veta edhe fqinjët e tij, në veri Pal Dukagjini dhe në jug Gjergj Arianiti, të cilët ishin shpallur edhe ata vasalë të sulltanit. Por nga këto, zotërimet më të rëndësishme u bënë ato të Kastriotëve. Këto shtriheshin në pjesën qendrore të Shqipërisë nga ku kalonin rrugët që lidhnin krahinat veriore me ato jugore dhe viset bregdetare me ato të pjesës lindore të Shqipërisë.

Në kufijtë e zotërimeve të Kastriotëve kishte një varg kështjellash që mbronin shtigjet nga ku kalonin rrugët më të rëndësishme të kohës, si ajo e Petrelës, në jug të Tiranës, Gurit të Bardhë në Mat, Stelushit në Murrë, Sfetigradit në luginën e Drinit midis Dibrës dhe Ohrit, etj. Ndoshta në këtë kohë Gjoni kishte marrë përkohësisht nga turqit, si vasal i sulltanit, edhe qytetin e Krujës.

Përveç marrëdhënieve që Gjoni vazhdonte t'i mbante me shtetet e huaja, ai kishte lidhur me anë martesash miqësi edhe me disa zotër feudalë arbëreshë. Tri nga pesë vajzat e tij ishin martuar ose u martuan me bujarë nga familjet feudale të Topiajve, Muzakëve dhe Arianitëve. Një vajzë tjetër ishte martuar me princin e Zetës, Stefan Cernojeviçin.

Në zotërimet e veta Gjon Kastrioti kishte prona feudale ku ishin vendosur fshatarë-bujkrobër. Në një marrëveshje që ai lidhi me Venedikun, republika mori përsipër t'ia kthente Gjonit bujkrobërit që strehoheshin në zotërimet e saj. Në një akt të vitit 1426, me të cilin Gjon Kastrioti së bashku me të katër djemtë e vet i dhuruan manastirit të Hilandarit, në Malin e Shenjtë, dy fshatra të Rekës, Radostushen dhe Trebishtin, janë numëruar detyrimet që Gjoni merrte në natyrë angari e në të holla nga fshatarët si zot i tyre feudal.

Dhe kështu, thuhet në aktin e dhurimit, duke i dhuruar në dobi të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ata nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të gjitha detyrimet për haraçin mbretëror dhe për taksat e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë, të mos ketë në këtë krahinë as qefali as zot, as psarë, të mos të japin atyre të dhjetë as për drithë, as për verë, as për mjaltë, as dhuratë në dinarë as para për kullote, as të dhjetë bagëtish, kështu që kisha t'i marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit "Megjithatë, në zotërimet e Kastriotëve, sikurse edhe në atë Dukagjinasve dhe Arianitëve, kishte akoma një masë fshatarësh të lirë diku të organizuar si dhe më parë në bashkësi, diku të çliruar nga lidhjet e bashkësisë.

Si duket, kjo masë familjesh patriarkale në këto zotërime që shtriheshin në krahinat e brendshme përbënte akoma në shek. XV, shumicën e banorëve. Marrëdhëniet tyre, me zotin feudal, kufizoheshin, si dhe më parë, me pagesën e një tributi të caktuar.

Duke paguar këtë tribut ata ruanin të drejtën tradicionale të vetadministrimit sipas kanunit të tyre, gjurmët e të cilit u ruajtën deri vonë nën emrin e Kanunit të vjetër. Por kishte në këto zotërime edhe malësorë të cilët nuk paguanin fare tribut. Ata - shkruante analisti turk Uruxh - nuk i paguajnë tribut askujt-"Zoti feudal, ishte i pafuqishëm të nxirrte me dhunë nga këta malësore tributin ose të ndërhynte në jetën e tyre të brendshme në kundërshtim me normat e kanunit".

Vendosja e pushtimit turk në një shumicë krahinash të Shqipërisë dhe futja e zotërve feudalë shqiptarë nën vasalitetin e sulltanit, krijoi një gjendje të padurueshme për masën e popullsisë vendëse, kryesisht fshatare.

Veçanërisht masat e lira fshatare, të cilat tani kërcënoheshin të futeshin nën zgjedhën feudale-ushtarake ose të paguanin tribut në dobi të një pushtuesi që ishte i huaj nga gjuha, nga feja dhe nga zakonet, ishin të gatshme për t'u bërë rezistencë turqve dhe për të filluar kryengritjen për dëbimin e tyre nga territori i Shqipërisë. I mbështetur në këtë masë, Gjon Kastrioti filloi luftën kundër turqve.

Në kohen kur Turqia dhe Venediku hynë në lufte për shkak te zotërimit te Selanikut, më 1430, Venediku e nxiti Gjon Kastriotin të ngrinte krye. Pastaj, më 1430, Venediku ua dorëzoi turqve portin e lakmueshëm, nënshkroi një marrëveshje paqeje me ta dhe e la aleatin e saj në meshiren e reprezaljet Turke.

Sulltani fitimtari menjëherë iu kundërpërgjigj Shqiptarëve kryengritës, duke e mundur Kastriotin e duke kofizuar atë ne një zonë malore. Pastaj, duke përdorur si baze Krujen, nga viti 1431 deri në 1433 Ali Pashe Evrenozi shkreti Shqipërinë nga Shkodra në Veri, deri në Vlorë në jug. Me përjashtim te kalasë te Shkodrës dhe te qytete-porte nën zotërimin e Venedikut, Pothuajse e gjithë Shqipëria ishte tashme ne duart e Turqve.

Feudalet individualist njeri pas tjetrit u shtrënguan të bënin thirrje për paqe dhe ti nënshtroheshin haraçit. Megjithatë, dëshira për pavarësi nuk ishte zhdukur. Pritej vetëm prijësi i duhur, i cili do t'i bashkonte prijesat krahinore në një fron të vetëm. Koha e tij kishte ardh.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Mon Oct 22, 2012 9:39 am

vijon


Shteti i Gjon Kastriotit


Kastriotët ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese më e rëndësishme e jetës politike dhe ushtarake të Shqipërisë në shek. XV.

Për pemën gjenealogjike, vend-origjinën dhe veprimtarinë e Kastriotëve gjatë shek. XIV dihet fare pak. Prandaj, për këto çështje, mendimet e historianëve kanë qenë të ndryshme.

Për herë të parë përmendet një Kastriot në vitin 1368 si kështjellar i Kaninës. Ka studjues që shohin te ky kështjellar një paraardhës të Kastriotëve të mëvonshëm, që është dëbuar nga pronat e veta. Një mendim i tillë duhet pranuar si supozim, sepse nuk ka lidhje me të dhënat për Kastriotët që japin më pas burimet historike. Prej disa familjeve shqiptare, që emigruan në Itali, Kastriotët njihen edhe me një mbiemër të dytë: Mazreku. Një variant tjetër është se ato vijnë nga zonat e Malësisë, Kastrati.

Sipas dy historianëve më të hershëm shqiptarë, Marin Barletit e Dhimitër Frângut, Kastriotët ishin nga Mati që, sipas mendimit të kohës, shtrihej deri në bregdet. Në këtë përfundim ata janë nxitur nga pozicioni gjeografik kyç i trevës së Matit, si vend-kryqëzimi i rrugëve që lidhnin krahinat e ndryshme të shtetit të Kastriotëve si në kohën e Gjon Kastriotit, ashtu edhe në atë të Skënderbeut.

Kurse periudhave më të hershme të veprimtarisë së familjes Kastrioti autorët e sipërpërmendur nuk i kanë kushtuar vëmendje, aq sa në veprat e Marin Barlecit e të Dhimitër Frëngut nuk përmendet as emri i gjyshit të Skënderbeut. Kurse një autor tjetër arbër, bashkëkohës me dy të parët, Gjon Muzaka, ka rrëfyer se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal dhe se, sipas tij, kishte qenë proniar i dy fshatrave të Dibrës së Poshtme, Sinjës dhe Gardhit të Poshtëm, rrëfim ky që mund të merret me një farë rezerve.

Tregimi i mësipërm i Gjon Muzakës ka shërbyer si argument kryesor për ndonjë historian të ditëve tona që Dibrën ta konsiderojë si vendorigjinën e Kastriotëve. Po ashtu, si Marin Barleti, edhe Gjon Muzaka ka shënuar se Gjon Kastrioti ka pasur në zotërim Matin. Dhimitër Frângu ka shkruar se Kastriotët zotëronin edhe Ujmishin. Tre autorët e mësipërm i shkruan veprat e tyre në fillim të shek. XVI dhe larg Shqipërisë, kur jetonin si emigrantë në Itali. Më pas, në vitin 1553, një tjetër arbër, Andre Ëngjëlli, ka shkruar në Romë se paraardhësit e Gjon Kastriotit, përveç Matit, kanë zotëruar Kastorien dhe Ymenestrien. Sipas këtij autori, Gjon Kastrioti ka qenë i biri i “Gjergj Kastriotit” dhe ky i “Kostandin Kastriotit, të mbiquajtur Mazreku” që kishte vdekur në vitin 1390.

Vepra e Gjon Muzakës është më e saktë dhe më e besueshme se ajo e A. Ëngjëllit, prandaj thuajse të gjithë studiuesit e sotëm mendojnë se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal.

Përveç autorëve të mësipërm, është edhe një autor tjetër i mëvonshëm, por shumë i rëndësishëm, sepse ka jetuar në Shqipëri, kleriku i ndritur shqiptar, Frang Bardhi. Në vitin 1636 ai botoi një vepër polemizuese për të mbrojtur origjinën shqiptare të Skënderbeut, kundër përpjekjeve të J. Marnoviçit për ta nxjerrë atë me origjinë sllave. Në veprën e tij Frang Bardhi i ka kushtuar një vend të veçantë përcaktimit të vendorigjinës së Kastriotëve.

Pas një parashtrimi polemik të çështjes ai arrin në përfundimin se Kastriotët ishin nga Hasi i Prizrenit, se kështu është në "pajtim të plotë mendimi i përgjithshëm i kombit tonë". Kjo frazë e veprës së F. Bardhit i jep mendimit të tij për Hasin si vendorigjinën e Kastriotëve vlerën e një burimi historik të dorës së parë. Për më tej ai shpjegon edhe origjinën e emrit familjar të Kastriotëve, duke e lidhur atë me emrin e fshatit Kastrat, që gjendej buzë lumit, dhe tregon se në kohën e tij një familje vendase kishte si mbiemër emrin e fshati Kastrat. Për vendorigjinën e Kastriotëve nga Hasi i Prizrenit dëshmojnë gjithashtu edhe kronisti raguzan Lukari (vepra e të cilit është botuar në vitin 1605), si dhe shënimet e fundit të shek. XV të një kleriku boshnjak, të botuara për herë të parë në vitin 1892.

Po kështu mbiemri i dytë, Mazreku, i Kastriotëve si dhe pronat e tyre, Kastorie dhe Ymenestrie, që përmend A. Engjëlli, gjenden në mikrotoponiminë e shek. XVII dhe të sotme të Hasit (Kastrat dhe Mazrek) dhe të Lumës (Ujmisht që përmendet edhe nga Dh. Frângu). Në përforcim të këtyre vjen edhe një dëshmi e fillimit të shek. XIX se në qytetin e Gjakovës jetonte rrobaqepësi Mihal Kastrioti, që flet për praninë e ruajtjen ndër shekuj të këtij mbiemri në krahinën e Hasit nga e kishin origjinën Kastriotët. Edhe tiparet fizike të Kastriotëve, siç ishin ato të Skënderbeut dhe të nipit të tij Ferrandit, të cilëve u njihen deri diku mirë, mbështesin origjinën hasiane të tyre.

Pranimi i Hasit si vendorigjina e familjes Kastrioti nuk e bën të pashpjegueshme pse më pas përfaqësues të kësaj familjeje, si degë të pemës gjenealogjike të saj, do të shfaqen si proniarë e zotër në viset e tjera të Shqipërisë, si në Dibër, në Mat etj. Gjatë shek. XV e më pas, edhe në këto krahina kishte banorë me mbiemrin Kastrioti. Çështja e origjinës së Kastriotëve ka të bëjë me një periudhë më të hershme nga ajo që nis me gjyshin e që vazhdon me të atin e Skënderbeut.

Të shtrira gjatë një harku kohorë të tillë mendimet për vendorigjinën e Kastriotëve, që japin autorët e hershëm shqiptarë si M. Barleci, Dh. Frângu, Gj. Muzaka, A. Engjëlli dhe F. Bardhi, si dhe burime të tjera historike, nuk kanë kundërshti ndërmjet tyre, por shfaqen si dëshmi në vijim që flasin për kohë të ndryshme dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. F. Bardhi flet për periudhën më të hershme, për trungun gjenealogjik të familjes kur ishte në Has, Gjon Muzaka përmend emrin e gjyshit të Skënderbeut, Pal Kastriotin, duke treguar dy fshatrat që kishte si pronia në Dibër, kurse M. Barleci dhe Dh. Frângu flasin për pasardhësin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotërimet që kishte ky.

Pozita shoqërore e familjes Kastrioti u fuqizua si rrjedhojë e përpjekjeve të pinjollëve të ndryshëm të saj, disa prej të cilëve kjo rrugë i shtriu përtej vendorigjinës së tyre. Gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, sipas Gjon Muzakës, kishte dy fshatra si feud në Dibër. Kurse i biri i Pal Kastriotit, Gjoni, krijoi një nga shtetet më të rëndësishme në Shqipëri që, në hapësirat e tij, përfshiu edhe krahinat e përmendura nga M. Barleci, Gj. Muzaka, Dh. Frëngu etj.

Dëshmitë historike për fillimet e shtetit të Kastriotëve thuajse mungojnë, një realitet i përgjithshëm ky për historinë tonë mesjetare, sidomos për viset lindore shqiptare.

Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shek. XIV në krye të zotërimeve të Kastriotëve duhet të ketë dalë Gjon Kastrioti. Në këtë periudhë zotërimet e tij duhet të jenë zgjeruar, sidomos në drejtim të lindjes, në rajonet e Prizrenit, të Gostivarit e të Tetovës, sepse, sipas M. Barlecit dhe Gj. Muzakës, Gjon Kastrioti qe martuar në atë kohë me Vojsavën (Jellën, sipas një dokumenti raguzan të vitit 1439), vajzë e një dere fisnike të rëndësishme pranë Shkupit, familja Tribalda. Nga nëntë fëmijët që lindi Vojsava dhe që arritën moshën madhore, shtatë kishin lindur para vitit 1405.

Zgjerimi e fuqizimi i shtetit të Gjon Kastriotit përkoi me rënien e dy shteteve kufitare me të, të Balshajve e të Topiajve, dhe sidomos pas dobësimit të fuqisë ushtarake të Perandorisë Osmane, kur ushtria e saj pësoi një disfatë të rëndë prej trupave mongole në betejën e Ankarasë të vitit 1402. Gjatë këtij viti (1402), zotërimet e Gjon Kastriotit u shtrinë në drejtim të viseve bregdetare dhe u bënë kufitare me ato të Venedikut.

Që nga viti 1406 Gjon Kastrioti shfaqet si një partner i rëndësishëm në marrëdhëniet me shtetet e huaja, ambasadorët e tij shkonin në Venedik, Raguzë e në vende të tjera dhe ai cilësohej prej tyre si zot “shumë i fuqishëm”, “i madhërishëm” etj. Ndërkohë edhe ambasadorë të tyre dërgoheshin pranë Gjon Kastriotit. Pushteti dhe ndikimi i tij mbi zotërit e tjerë ishin të fuqishëm, prandaj më 1408 ai ishte i pranishëm si garant i paqes, që u nënshkrua në rrethinat e Durrësit, midis Venedikut dhe Balshajve.

Shtetin e Gjon Kastriotit e përshkonin rrugë tregtare shumë të rëndësishme. Ndër to, në rrafshin perëndim-lindje më të rrahurat ishin dy. Njëra rrugë lidhte viset bregdetare me Prizrenin, që duhet të ketë qenë qendra administrative e shtetit të Gjon Kastriotit. Në këtë qytet të lashtë kryqëzoheshin rrugë tregtare shumë të rrahura dhe që shkonin në drejtim të Prishtinës, të Pejës, të Tetovës etj. Traseja e rrugës së dytë kalonte nga bregdeti nëpër krahinën e Matit, vijonte në drejtim të Dibrës dhe ndiqte rrjedhjen e sipërme të lumit Vardar për të arritur në Shkup.

Në dokumentet mesjetare këto dy rrugë janë shënuar me emra të ndryshëm të qyteteve nga ato kalonin: rruga e Lezhës, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtinës dhe rruga e Shkupit. Interesat ekonomikë e tregtarë të Gjon Kastriotit shtriheshin edhe përtej zotërimeve të tij, në Fushë-Dardani, madje edhe përtej Shkupit, ku mund të bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithë me çmime më të ulëta se në rajonet e tjera, prodhime bujqësore të viseve të ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj. Kështu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, që gjendet në brigjet e detit Egje. Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431. Në epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartë fisnik dukë.

Për jetën ekonomike e politike të shtetit të Gjon Kastriotit, ashtu si edhe të zotërimeve të fisnikëve të tjerë shqiptarë si dhe ato të Republikës së Venedikut, rëndësi parësore kishin raportet e tyre me kryekomandantin osman të Shkupit dhe, nëpërmjet tij, me sulltanin. Në marrëdhëniet me fqinjin e vet lindor e shumë të fuqishëm ushtarakisht, Gjon Kastrioti duhej të ndiqte një politikë shumë të kujdesshme.

Edhe bejlerbeut të Rumelisë i interesonte që deri diku të kishte mirëkuptim me Gjon Kastriotin, sepse në shtetin e tij, nëpër një terren të vështirë e me prita të shumta, kalonin rrugët tregtare më të shkurtra për në brigjet e detit Adriatik, të cilat, në atë kohë, nuk mund të mirëmbaheshin e të ruheshin nga askush tjetër, veçse nga vendasit. Në rrethana të tilla, gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XV, Gjon Kastrioti arriti të fuste nën bindjen e tij disa familje fisnike të njohura të Shqipërisë së Epërme dhe u bë figura politike kryesore e botës shqiptare të këtyre rajoneve.

Zgjerimet e pushtimeve osmane në viset lindore shqiptare bënë që Gjon Kastrioti dhe familje të tjera fisnike shqiptare të mos ndiheshin të sigurta, prandaj filluan të përforconin veprimtarinë politike të tyre në viset perëndimore, si dhe të zgjeronin lidhjet me forcat antiosmane e shtetet e huaja.

Qysh në fillim të shek. XV burimet historike tregojnë se në kufijtë e shtetit të Gjon Kastriotit ishin përfshirë qyteti i rëndësishëm i Prizrenit bashkë me rrethinat e tij, krahinat përgjatë rrugëve Prizren-Prishtinë dhe Prizren-Tetovë, ato të Matit e të Mirditës dhe se ai kishte siguruar dalje në detin Adriatik në afërsi të zotërimit venecian të Lezhës. Në grykëderdhjen e lumit Mat Gjon Kastrioti mori në zotërim portin dhe qendrën doganore të Shufadasë, kriporet e rëndësishme të Shën Kollit, që më parë kishin qenë në duart e Dhimitër Jonimës, si edhe të gjithë zotërimin e këtij, ku gjendeshin edhe dy kështjella.

Gjon Kastrioti synonte të shtrihej në vijën bregdetare së paku deri në grykëderdhjen e lumit Bunë, rajon bregdetar që kontrollohej nga Venediku. Në vitin 1410 Gjoni arriti të siguronte banesë në Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kërkesat e tij të vitit 1417 për t’i dhënë fshatin Barbullush dhe Malin Medua (Shëngjinin), ku dëshironte të ngrinte një kështjellë. Më pas arriti ta merrte Shëngjinin. Zotërimet e tij u bënë kufitare në veri me Despotatin e Rashës dhe në verilindje me rajonin e Prishtinës, banorët e së cilës njihnin taksat doganore që paguheshin për kalimin nëpër shtetin e Gjonit.

Në jug zotërimet e Gjon Kastriotit kufizoheshin me ato të Arianitëve dhe të Topiajve, kurse në lindje me viset që ishin nën pushtuesit osmanë, të cilët, përveç Shkupit, zotëronin në perëndim të tij kështjellën e Tetovës. Pjesa më e madhe e fushës përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Vardar e në perëndim të Tetovës për një kohë mbeti nën zotërimin e Gjon Kastriotit, të cilën M. Barleci e ka emërtuar Dibra e Poshtme. Edhe rajonet më në jug ishin pjesë e shtetit të Gjon Kastriotit, kufijtë e të cilit në atë drejtim shtriheshin deri në afërsi të qytetit të Kërçovës, që kishte rënë nën pushtimin osman qysh në fund të shek. XIV.

Shtrirja e gjerë gjeografike e shtetit të Gjon Kastriotit është pasqyruar edhe në burimet historike osmane. Në një dokument të muajit maj të vitit 1438 përmendet regjistri kadastral “i tokave të Gjonit” (Juvan-ili) dhe si pjesë e tyre vilajeti i Dhimitër Jonimës. Ky regjistër nuk është zbuluar deri tani, sepse, si shumë kadastra të tjera të asaj kohe, mund të jetë zhdukur.

Regjistri kadastral “i tokave të Gjonit” duhet të jetë hartuar në pranverë të vitit 1430, gjatë fushatës ushtarake të Isak-bej Evrenozit, ose, më së shumti, njëkohësisht me regjistrin e Sanxhakut Shqiptar, në vitin 835 h. (1431-1432). Administrata osmane hartonte nga një regjistër kadastral të veçantë për çdo sanxhak, të cilët po ashtu si “tokat e Gjonit” kishin disa vilajete si njësi administrative më të vogla. Prandaj edhe shtrirja gjeografike e “tokave të Gjonit” ishte përafërsisht me atë të një sanxhaku.

Pasuritë e shumta që kishin viset e Dibrës së Poshtme e të Prizrenit dhe numri i madh i banorëve që jetonin në to e bënin këtë rajon, i cili formonte pjesën lindore të shtetit të Gjon Kastriotit, të kishte rol vendimtar në veprimtarinë ekonomike, politike dhe ushtarake të tij. Prandaj edhe fëmijët e tij përgjithësisht mbanin emrat karakteristikë të këtij rajoni. Pjesën lindore të shtetit të vet Gjon Kastrioti e zotëronte si funksionar i administratës osmane, sepse vetë ai deklaronte në vitin 1411 se kishte në gatishmëri të përhershme një ushtri të përbërë nga "dy mijë kalorës shqiptarë dhe treqind kalorës turq" dhe kohë pas kohe është shprehur se sulltani ishte kryezot i tij.

Për të gjallëruar sa më shumë lëvizjen e mallrave e të njerëzve në rrugët tregtare që kalonin nëpër zotërimet e Kastriotëve, Gjoni nënshkroi akte me qeveritarët e vendeve të ndryshme, duke u garantuar sigurinë e qarkullimit të mallrave e të tregtarëve të tyre nëpër shtetin e tij. Për të nxitur sa më shumë ardhjen e tyre, ai thjeshtësoi sistemin tatimor dhe vendosi vetëm një taksë doganore për mallrat që tregtarët e huaj do të transportonin nëpër zotërimet e Kastriotëve. Për të garantuar sigurinë e lëvizjes së njerëzve dhe të karvaneve të mallrave nëpër rrugët tregtare, Gjoni vendosi roje nëpër to si dhe nëpër kështjellat që shërbenin për mbrojtjen e tyre, si në ato të Prizrenit, të Gurit të Bardhë, të Stelushit etj. dhe rriti shërbimet për mirëmbajtjen e rrugëve.

Pozicioni gjeografik kyç i shtetit të Gjon Kastriotit e kishte bërë atë një urëlidhje në Shqipërinë Qendrore për të kaluar në rajonet e tjera të Shqipërisë së Epërme e të Poshtme si dhe në rajonet lindore të Shqipërisë, si në Fushë-Dardani dhe në Shkup nëpërmjet rrugës më të shkurtër.

Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që Gjon Kastrioti të kishte lidhje të shumta familjare e martesore me sundimtarë të tjerë shqiptarë, si me Arianitët, Topiajt, Muzakajt, Balshajt, Gjurashët (Cërnojeviçët). Lufta e përhershme e Stefan Gjurashit (Cërnojeviçit) dhe e paraardhësve të tij në rajonin e Gentës kundër despotit të Rashës, Gjergj Brankoviçit, pa dyshim ka qenë e mbështetur dhe e bashkërenduar me aksionet ushtarake të vjehrrit të tij, Gjon Kastriotit, që ky detyrimisht ka ndërmarrë edhe për interesat e veta në rajonet e Shkodrës, të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Fushë-Dardanisë kundër armikut të përbashkët, despotit Gjergj.

Përballë një lufte me dy fronte të shqiptarëve, Gjergj Brankoviçi dhe paraardhësit e tij kanë qenë të detyruar të tërhiqen dhe të rrudhin kufijtë jugorë të Despotatit të Rashës. Gjon Kastrioti hyri në lidhje ekonomike e politike edhe me vende të huaja, si me Venedikun, Raguzën etj.

Gjon Kastrioti zotëronte një potencial të ndjeshëm ekonomik dhe ushtarak. Të ardhurat kryesore vinin nga sistemi tatimor feudal që nënshtetasit e tij tradicionalisht ishin të detyruar t`i jipnin kryezotit të tyre me prodhime në natyrë, me të holla dhe me punë angari. Ky sistem tatimor është shprehur në një akt-dhurimi të vitit 1426, që Gjon Kastrioti së bashku me djemtë e tij i bënë manastirit të Hilandarit për fshatrat Radostushë dhe Trebisht.

Në të thuhet: "duke dhuruar në dobi të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ato nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të gjitha detyrimet për haraçin mbretëror dhe taksat e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë: të mos ketë as qefali, as zot, as psarë e të mos japin të dhjetë as për drithë, as për verë, as për mjaltë, as dhuratë në para, as para për kullotë, as për të dhjetë bagëtish, kështu që kisha t`i marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit".

Krahas sitemit tatimor të mësipërm, Gjon Kastrioti siguronte të ardhura të rëndësishme nga doganat, tregtia e drithit, e metaleve, e kripës etj.

Gjon Kastrioti ndoqi një politikë aktive për zgjerimin e fuqizimin e shtetit të tij, me gjithë kushtet e vështira që ishin krijuar prej sulmeve e pushtimeve osmane. Ai forcoi lidhjet me Republikën e Venedikut dhe qysh në vitin 1407 arriti të siguronte prej saj qytetarinë veneciane, e cila, bashkë me fëmijët e tij, iu rinjoh edhe në vitin 1413. Në fillim të vitit 1410 Venediku pranoi kërkesën e Gjon Kastriotit që të kishte banesë në Ulqin dhe, në rast se do të dëbohej nga zotërimet e tij prej osmanëve, ai bashkë me familjen të banonte në atë qytet.

Këto lidhje me Venedikun Gjoni i shfrytëzoi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që pati në vitin 1407 me peshkopin e Lezhës, i cili kishte gjetur mbështetjen e papës që peshkopatës së Arbrit t`i shkëpuste 12 kisha. Ndërhyrja e Venedikut pranë papës qe efikase për Gjonin. Në vitin 1411 Gjon Kastrioti, kundrejt një shpërblimi të përvitshëm prej një mijë dukatësh, i ofronte Venedikut ndihmë ushtarake me "dy mijë kalorës të tij dhe treqind kalorës turq", madje edhe më shumë në rast nevoje.

Si çështje parësore e aktivitetit politik të Gjon Kastriotit ishin marrëdhëniet e tij me fqinjët lindorë, pushtuesit osmanë, fuqia ushtarake e të cilëve ishte e papërballueshme prej tij. Siç del nga fraza e dokumentit të vitit 1411, të cituar pak më sipër, Gjon Kastrioti ishte afruar me komandantin osman të Shkupit, Bajazitin, aq sa mund të komandonte edhe 300 kalorës osmanë, e dhënë kjo që lejon të supozohet se ai mund të ketë qenë së paku në postin e subashit të Tetovës.

Në kushte të tilla, për të mbajtur në këmbë shtetin e tij Gjon Kastrioti ishte i shtrënguar të pranonte vasalitetin ndaj sulltanit dhe t`i paguante, siç ka shkruar vetë në vitin 1426, "haraçin mbretit". Si garanci për pranimin e vasalitetit osman, të paktën qysh në vitin 1409, Gjon Kastrioti qe detyruar të dorëzonte peng një nga djemtë e tij, që, me sa kuptohet, ka qenë djali i madh, Stanisha.

Në betejën e Ankarasë, që u zhvillua gjatë vitit 1402 midis trupave mongole dhe ushtrive osmane, këta të fundit pësuan një disfatë të rëndë dhe jeta politike e Perandorisë Osmane u përfshi nga konflikte të brendshme për trashëgimin e fronit osman, konflikte që vazhduan afër një dhjetëvjeçar. Gjatë këtyre viteve u dobësua përkohësisht presioni osman, për t`u riaktivizuar pas ardhjes në fron të sulltan Mehmetit I (1413-1421).

Ndërkohë zotërimet e Gjon Kastriotit arritën një zgjerim e fuqizim të madh. Këtë e favorizoi edhe qëndrimi i komandantit osman të Shkupit, Bajazitit, i cili nuk ndoqi një politikë pushtimesh, por atë të marrëveshjes me fisnikët shqiptarë. Pas vdekjes së tij në vitin 1414, ai u zëvendësua nga i biri, për veprimtarinë e të cilit është vështirë të thuhet diçka. Gjatë viteve në vijim rol të veçantë në drejtimin e veprimtarisë politike e ushtarake të Pashasanxhakut të Shkupit do të kishin Isak bej Evrenozi dhe i biri i tij, Isa Beu. Evrenozët ishin një familje shumë e pasur. Vetëm në Shkup ata kishin mbi njëqind dyqane. Gjatë disa dhjetëvjeçarëve si ushtarakë të lartë osmanë, Evrenozët u përpoqën të kontrollonin rrugët tregtare të vendit që të fuqizoheshin ekonomikisht gjithnjë e më shumë.

Në fillim të vitit 1415 kaloi në duart e osmanëve Kruja, e cila kishte një pozicion shumë strategjik dhe kontrollonte segmente të rrugëve tregtare që lidhnin Shkupin me bregdetin shqiptar si dhe viset perëndimore të vendit. Prandaj pushtimi i Krujës dëmtoi rëndë interesat e fisnikëve të Shqipërisë Qendrore dhe të Epërme, sepse tani zotërimet e tyre nga çasti në çast mund të pushtoheshin prej osmanëve. Rëndë u goditën edhe zotërimet e Gjonit, sepse osmanët mund të zotëronin rrugën tregtare që kalonte nëpër Mat e Dibër për të arritur në Shkup, e kontrolluar deri në atë kohë prej Kastriotëve.

Sidoqoftë, Gjoni u tregua mjaft i kujdesshëm në marrëdhëniet e tij me osmanët. Për të mbrojtur interesat e shtetit të tij dhe për të mënjanuar përplasjen me ta, kur Kruja ra në duart e osmanëve, Gjoni dërgoi djalin e tij të vogël, Gjergjin, si iç-ogllan (pazh) pranë oborrit osman. Në këtë mënyrë ai evitoi për disa vjet konfrontimet me osmanët. Kurse Republika e Venedikut vendosi që t`i jepte një tribut vjetor prej 200 dukatësh subashit turk të Krujës, që ky të mos sulmonte Durrësin dhe të mos prekte kriporet e shumta të këtij qyteti.

Me gjithë përpjekjet e Gjonit për të pasur marrëdhënie sa më të mira me sulltanin, ai nuk hoqi dorë nga masat mbrojtëse. Në nëntor të vitit 1417 Gjoni i kërkoi më kot Venedikut që të përballonin së bashku sulmet e mundshme osmane dhe i premtonte se ishte i gatshëm të vinte në dispozicion të një aksioni të përbashkët të gjithë luftëtarët dhe kështjellat e veta. Në këto rrethana Gjon Kastrioti i kushtoi vëmendje të veçantë bashkëveprimit me fisnikët shqiptarë.

Kur në vitin 1418 Balsha III i shpalli luftë Republikës së Shën Markut për të rimarrë Shkodrën dhe Drishtin, Gjoni mbajti anën e tij dhe qenë të paefektshme përpjekjet e Venedikut gjatë viteve 1419-1420 për ta larguar atë nga Balsha. Konflikti midis Balshës III dhe Venedikut në rajonin e Shkodrës pengoi lëvizjen e tregtarëve shqiptarë, raguzanë etj. dhe qarkullimin e mallrave në drejtim të Kosovës, ku nxirrej e përpunohej ari, argjendi e plumbi dhe ku çmimi i prodhimeve të shumta bujqësore ishte më i ulët në krahasim me çmimet që ato kishin në viset perëndimore.

Këto rrethana i shfytëzoi Gjon Kastrioti për të intensifikuar qarkullimin e mallrave në drejtim të Kosovës nëpër rrugën tregtare Shufada-Prizren-Prishtinë dhe në atë të Shkupit të kontrolluara prej tij. Në shkurt të vitit 1420 ai nënshkroi një akt-tregtar me Republikën e Raguzës, nëpërmjet së cilës u garantonte tregtarëve të saj lëvizje të sigurt nëpër rrugët e sipërpërmendura. Në mars të vitit 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe miratimin e Venedikut për të lejuar tregtarët raguzanë, që në vend të Shkodrës të vinin në Lezhë për të rrahur rrugët e zotërimeve të tij.

Pas vdekjes së Balshës III, Gjon Kastrioti ndërmori masa të menjëhershme për të mbrojtur interesat e veta politike dhe ekonomike. Në rajonin e Shkodrës, ku kishte zbritur ushtria e Stefan Lazareviçit dhe mbante të rrethuar qytetin, Gjoni dërgoi trupat e veta. Në një letër, që i shkroi Venedikut në nëntor të vitit 1422, ai ka rrëfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb të Rashës të merrte Lezhën dhe shprehte me këtë rast gatishmërinë e tij për të ndihmuar venecianët që të dëbonin ushtrinë serbe nga rajoni i Shkodrës.

Ndërkohë, krahas Gjonit, edhe djemtë e tij kishin filluar të aktivizoheshin në veprimtarinë politike dhe ushtarake të familjes së tyre. Burimet historike tregojnë se gjatë vitit 1422 një nga djemtë e tij komandonte trupat e Kastriotëve në rrethinat e Shkodrës. Kurse në vitin 1428 përmendet një djalë i Gjon Kastriotit "i bërë turk e mysliman", që kishte trupa ushtarake pranë zotërimeve të Venedikut po në rajonin e Shkodrës.

Interesat ekonomikë dhe politikë të shtetit të Kastriotëve e nxitën Gjon Kastriotin që t`u kushtonte vëmendje edhe rajoneve të tjera shqiptare, të cilat nuk ishin kufitare me zotërimet e tij. Jo lidhjet familjare që Kastriotët kishin me Balshajt, po pikërisht interesat ekonomikë e shtynin Gjon Kastriotin t`i përkrahte vazhdimisht ata, madje duke dërguar edhe ushtrinë e tij në ndihmë të tyre. Edhe pas vdekjes më 1421 të Balshës III, që ishte kushëri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikët e tjerë shqiptarë të zotërimeve të Balshës III, si me Gjurashët (Cërnojeviçët), që i kishin zotërimet fillestare në rrethinat e grykës së Kotorrit dhe që më pas i shtrinë edhe në Gentë, me të cilët lidhi krushqi.

Gjurashët u angazhuan në një luftë shumëvjeçare kundër përpjekjeve të Despotatit të Rashës për pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, që shtriheshin në veri të lumit Buna. Ndërkohë edhe Gjon Kastrioti kundërshtoi synimet e despotëve serbë për marrjen e Lezhës dhe për zgjerimin e pushtimeve të tyre në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Fushë-Dardani.

Pesha dhe roli i shtetit të Gjon Kastriotit në jetën e vendit erdhi gjithnjë duke u rritur. Fuqizimin më të madh ai e arriti në kohën kur në krye të tij doli djali i vogël i Gjonit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Mesazh nga Rifat prej Thu Nov 01, 2012 9:32 am


Dinastia e Balshajve





Balshajt dhe përpjekjet për një shtet të bashkuar shqiptar

Ndër principatat e pavarura shqiptare, që lulëzuan pas mesit të shek. XIV, më e rëndësishmja ishte ajo e familjes Balsha me origjinë nga qyteza e Balëz, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Gjatë pushtimit serb të atyre anëve, emri i kësaj familjeje mbetet në errësirë. Megjithatë ka arsye të mendohet se Balshajt qenë një ndër dyert e shumta fisnike shqiptare, të shpronësuara dhe të keqtrajtuara të kësaj treve, për të cilat flet më 1331 kryepeshkopi i Tivarit, Guljelmi i Adës.

Gjithsesi, pas mesit të shek. XIV, tre vëllezërit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunë këtë familje në ballë të politikës dhe të proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytëzuar edhe momentin e përshtatshëm që pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisë së tij, vëllezërit Balshaj iu vunë punës për ta kthyer Gentën (Zetën), ashtu si Dioklenë e dikurshme, në një shtet të pavarur nga mbretëria serbe.

Për këtë qëllim, ata prenë çdo lidhje me oborrin e carit të ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelë” dhe i trajtonte si kundërshtarë të papajtueshëm të tij. Kundër sundimtarëve shqiptarë të Gentës, ai u përpoq të nxiste sundimtarët sllavë si dhe Republikën e Venedikut, e cila i druhej fuqizimit të Balshajve dhe sidomos kthimit të principatës së tyre në një principatë detare. Me zotërimin e Ulqinit, të Tivarit e të vetë Shkodrës dhe të skelës së Shirgjit, si dhe me shtënien në dorë përfundimisht të Buduës më 1367, Balshajt ishin në gjendje të kontrollonin lëvizjet tregtare nëpër Adriatik.

Në duart e tyre ndodheshin rrugët tregtare që zgjateshin prej bregdetit drejt viseve të brendshme. Më e rëndësishmja prej tyre ishte rruga që fillonte në pikën doganore të Dejës, ku bashkoheshin rrugët që vinin nga portet e Shëngjinit, të Ulqinit e të Tivarit, dhe vazhdonte nëpër luginën e Drinit për të arritur në Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degëzohej në qendërbanimet kryesore të Kosovës. Gjithë pushtetin e Balshajve në këto treva nxitoi ta shfrytëzonte në të mirë të tregtisë së vet Republika e Raguzës, e cila më 1361 u dha tre vëllezërve sundimtarë qytetarinë raguzane.

Të njëjtin hap e kreu një vit më vonë edhe Republika e Venedikut, e cila Strazimirin, Gjergjin I dhe Balshën II i pranoi si qytetarë të vet. Megjithatë, Republika e Shën Markut vazhdoi të ndiqte me mosbesim fuqizimin e zotërve shqiptarë të Gentës dhe u mundua të krijonte, fshehurazi, një grupim kundërshtar të Balshajve, me krerët shqiptarë nga familjet Gjurashi (Cërnojeviçi), Dukagjini, Zaharia, Dushmani, Shestani, të cilët Balshajt i kishin privuar nga pushteti dhe nga privilegjet e dikurshme.

Gjithashtu, Venediku nxiti dhe mbështeti kundër tyre sundimtarët sllavë, si Stefan Uroshin e Vojsav Vojnovin, që kishin arsye të shqetësoheshin nga fuqizimi dhe shtrirja e zotërimit të princërve shqiptarë. Përpjekjet për t’i shtrirë kufijtë e principatës drejt jugut, i çuan Balshajt drejt përplasjes me fisnikë të tjerë shqiptarë, Dukagjinët, Zahariajt e sidomos Topiajt, zotër të Arbrit dhe, qysh nga viti 1364, zotër edhe të Durrësit.

Përplasja në mes dy principatave më të fuqishme shqiptare u bë e pashmangshme për sa kohë që edhe vetë Topiajt luftonin për të vënë nën kontroll qendrat, që tradicionalisht bënin pjesë në sistemin administrativo-ushtarak të Durrësit, në radhë të parë Lezhën. Në një betejë të zhvilluar aty nga muaji shtator i vitit 1364 Balshajt u thyen nga zotërit e Durrësit dhe vetë Gjergji I Balsha u zu rob. Me ndërhyrjen e Republikës së Raguzës, mike e dy shtëpive fisnike shqiptare, Gjergj Balsha u la i lirë dhe armiqësisë iu dha fund me martesën e Karl Topisë me Katerinën, motrën e Balshajve.


me ngjyre portokalli territori i shtetit te balshajve

Një qëndresë të fortë ndeshën edhe përpjekjet e Balshajve për t’u zgjeruar në veri të grykës së Kotorrit, dhe sidomos për të pushtuar këtë qytet të fundit. Republika e Venedikut, Mbretëria e Hungarisë, Papati, sundimtarët sllavë të Kanalit, Zaklumjes e të Bosnjës dhe vetë Republika e Raguzës u bashkuan për t’i detyruar Balshajt të hiqnin dorë nga një ndërmarrje e tillë. Në këtë mënyrë, pas vitit 1368 veprimet e vëllezërve Balsha u përqendruan në zgjerimin e zotërimeve të tyre drejt viseve të Kosovës dhe thellë në jug, në despotatin e Vlorës.

Duke hequr dorë përkohësisht nga Kotorri, Balshajt arritën një zbutje të marrëdhënieve të tyre me të gjitha fuqitë e interesuara. Me Republikën e Venedikut Balshajt i forcuan lidhjet në fushën tregtare dhe ushtarake. Në vitin 1369 Balshajt shpallën kalimin e tyre në ritin katolik për forcimin e lidhjeve me Papatin dhe me fuqitë katolike të Perëndimit, si dhe në vazhdën e lidhjeve që princërit e hershëm të Gentës (Dioklesë) kishin me këta të fundit.

Një vit më vonë papa Urbani V, duke i pranuar vëllezërit Balsha në gjirin e kishës apostolike të Romës, u rekomandoi atyre peshkopët e porsaemëruar të Arbrit, Pultit, Sardës (Shurdhahut), Lezhës e të Vlorës. Nëpërmjet këtij fakti, kuptohet se Balshajt ishin bërë atë kohë zotër të Vlorës. Rrethanat e zbritjes së Balshajve në Vlorë mbeten ende të errëta. Por është e sigurt që në themel të kësaj ngjarjeje qëndronte aleanca e Balshajve me zotin e fuqishëm të Beratit, despot Andrea II Muzaka, i cili në atë kohë e zotëronte, ose të paktën e kishte nën kontrollin e tij, qytetin e Vlorës bashkë me kështjellën e Kaninës. Aleanca e Balshajve me Muzakajt e Beratit u vulos me martesën e Komnenë Muzakës, vajzës së despot Andresë, me më të voglin e sundimtarëve të Gentës, Balshën II.

Pavarësisht nga mbështetja që gjetën sidomos në gjirin e fisnikërisë feudale, Balshajt hasën në Vlorë edhe në armiqësinë dhe qëndresën e shtresave të caktuara zejtare-tregtare, të lidhura ekonomikisht e politikisht me interesat veneciane. Pas hyrjes së Balshajve në Vlorë, mjaft nga këta përfaqësues të fisnikërisë qytetare dhe bashkë me ta edhe tregtarë venecianë të Vlorës, e braktisën qytetin dhe u vendosën përkohësisht në Sazan e në zotërime të tjera të Venedikut. Kjo ngjarje shkaktoi një krizë të re në marrëdhëniet e Balshajve me Republikën e Venedikut.

Zotërimi i Balshajve në Vlorë u bë nyja e një aleance të sundimtarëve shqiptarë të viseve të Vlorës, të Beratit, të Përmetit, të Ohrit e të Korçës në luftë me princërit e fundit sllavë, trashëgimtarë të Perandorisë së dikurshme të Dushanit, në radhë të parë me mbretin Vukashin, sundimtar i viseve të Kosovës e të Maqedonisë deri poshtë në Kostur. Pas vrasjes së këtij të fundit, koalicioni i krerëve shqiptarë, të drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372).

Një përpjekje e Mark Krajleviçit, më 1375, për ta rimarrë qytetin me ndihmën e osmanëve, dështoi. Kosturi mbeti edhe për disa vjet të tjerë nën qeverisjen e vëllezërve Stojë e Teodor Muzaka, djem të despot Andresë dhe kunetër të Balshës II. Tashmë jo vetëm Muzakajt, por edhe familje të tjera fisnike të trevave të Shqipërisë së Poshtme kishin hyrë nën sovranitetin e Balshajve. Këta të fundit arritën, po në fillim të viteve 70, të shtrijnë sundimin e tyre deri në rrjedhën e lumit Mat, duke shkaktuar përsëri pakënaqësinë e Karl Topisë, dhe në Kosovë, prej Prizreni dhe Pejë deri në Kriva Reka (pranë Novobërdës).

Në këtë mënyrë, përveç zotërimit të tyre të parë të Gentës, vëllezërit Balsha kishin bashkuar atë kohë, nën sundimin e tyre, viset e Lezhës, Matit, Kosovës, Dibrës, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej në Vlorë dhe, nëpërmjet lidhjeve të vasalitetit apo aleancave familjare, në mbarë Shqipërinë e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtët e Gjirokastrës apo te Shpatajt e Çamërisë e të Artës. Në këtë mënyrë, vëllezërit Balsha për herë të parë kishin bashkuar në një zotërim të vetëm pjesën më të madhe të trojeve shqiptare.

Republikat e fuqishme të Venedikut e të Raguzës përpiqeshin të mbanin marrëdhënie të mira me Balshajt. Ato u kishin dhënë atyre qytetarinë e vet. Raguza u paguante atyre haraçin e përvitshëm të Shën Dhimitrit, që dikur ua jepte mbretërve të Serbisë. Tribut të tillë u jepte Balshajve edhe qyteti i Kotorrit. Mbreti serb i Rashës apo ai i Bosnjës u ndodhën shpeshherë në vështirësi përballë fuqisë së princërve shqiptarë të Gentës dhe nuk munguan t’u kërkojnë atyre paqe me kushte shpeshherë të rënda.

Qeverisja e zotërimeve të Balshajve realizohej njëherësh nga tre vëllezërit: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II. Aktet zyrtare firmoseshin njëherësh prej tyre dhe vuloseshin me vulën e përbashkët. Në bisedimet e traktativat me fuqitë e huaja ishin si rregull të pranishëm të tre vëllezërit Balsha. Balshajt nuk kishin një rezidencë të ngulur. Ata lëviznin së bashku ose veç e veç nga Ulqini, në Tivar, në Shkodër e në Vlorë. Për muajt e verës ata shpërnguleshin në rezidencën e tyre verore, që ndodhej në malësinë e Tivarit.


monedha e Balshajve

Institucioni i bashkëqeverisjes, që ishte karakteristikë si për Balshajt, ashtu edhe për fisnikë të tjerë shqiptarë, ishte një institucion me rrënjë të thella në traditën e familjeve të mëdha partiakale shqiptare të mbështetur në vëllazëritë. Marrëdhëniet midis vëllezërve rregulloheshin në bazë të moshës. Strazimiri, si vëllai më i madh, kishte gjithmonë privilegjin e moshës në marrëdhënie me vëllezërit. Kur ai vdiq, më 1373, në këmbë të tij erdhi dhe u bashkua me Gjergjin I dhe Balshën II djali i tij, Gjergji II. Emri i tij, si më i riu, në aktet zyrtare përmendet pas xhaxhallarëve.

Pas vdekjes së Gjergjit I Balsha, më 1378, Balsha II e mënjanoi nga pushteti nipin e tij dhe mori në duart e veta qeverisjen e gjithë zotërimit të Balshajve. Balshajt kishin një administratë të tyre në bazë dhe në qendër, të përfaqësuar nga njerëz të besuar me tituj fisnikërie, si protovestiar, vojvodë, logotet etj. Ata kishin kancelaritë e tyre, me shkrues, noterë, sekretarë, kishin vulën dhe shenjat e tyre dalluese, që shprehnin pushtetin dhe sovranitetin e tyre.

Aleanca e përkohshme e Balshajve me Karl Topinë nuk mundi t’i largojë për shumë kohë projektet e tyre për t’u shtrirë në kufitjtë e Arbrit të vjetër dhe në Durrës. Tashmë Principata e Topisë krijonte një ndërprerje të zotërimeve të tyre veriore me ato jugore dhe i ndante Balshajt nga vasalët dhe aleatët e tyre të jugut. Në këtë mënyrë, në vitin 1383, Balsha II u përpoq dhe ia doli mbanë të shtinte në dorë qytetin dhe rrethinat e Durrësit, duke realizuar një ëndërr të vjetër, që qysh në shek. X-XI ishin përpjekur ta realizonin përpara Balshajve edhe princërit e hershëm të Gentës (Dioklesë).

Sundimtari i Durrësit dhe i Arbrit, princi Karl Topia, u detyrua të tërhiqej në kështjellën e Krujës. Balsha II këtej e tutje i shtoji emrit të tij edhe titullin e “dukës së Durrësit” (dux Dyrrachii), duke ringjallur kështu një institucion të vjetër bizantino-venecian. Në këtë mënyrë, zotërimet veriore të Balshajve dhe ato jugore u lidhën midis tyre me një vazhdimësi territoriale, duke krijuar formacionin më të madh mesjetar shqiptar që ishte deri në atë kohë.

Principata e Shkodrës në kohën e brezit të dytë të sunduesve Balshaj

Në çastin e fuqizimit dhe të shtrirjes së tij më të madhe, shtetit të Balshajve iu desh të ballafaqohej me mësymjen gjithnjë e më intensive të sulltanëve osmanë.

Në vjeshtë të vitit 1385, një ushtri osmane, nën komandën e Hajredin Pashës, depërtoi në zotërimet jugore të Balshajve dhe iu drejtua Vlorës. Në Savër forcat e mbledhura me ngut nga Balsha II u ndeshën me osmanët, duke pësuar një humbje katastrofale. Vetë Balsha II ra në fushën e betejës. Nën goditjet e vazhdueshme të osmanëve dhe si rezultat i shkëputjes së zotërimeve të vogla të vasalëve të dikurshëm shteti i Balshajve u rrudh së tepërmi.

Nipi i Balshës II, Gjergji II Strazimir Balsha (1385-1403), mundi të shpëtojë pjesërisht zotërimet e Gentës. Ato të Kosovës, në pjesën më të madhe, ranë në dorë të princërve sllavë, vasalë të sulltanit. Në Vlorë dhe në territorin e saj vazhdoi të sundojë e veja e Balshës II, Komnenë Muzaka - Balsha, e cila nuk kishte lidhje varësie me Gjergjin II Balsha. Durrësin e shtiu përsëri në dorë princi Karl Topia, por edhe ky, tashmë nën presionin e vazhdueshëm osman, e kishte humbur pushtetin e dikurshëm. Përpjekjet e Gjergjit II, në fillimet e sundimit të tij, për të shtrënguar lidhjet me Republikën e Venedikut ndeshën në ftohtësinë e kësaj të fundit. Për rrjedhojë, princi shqiptar u afrua me Republikën fqinje të Raguzës, që i rikonfirmoi qytetarinë raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashës.

Vajza e këtij të fundit u bë gruaja e Gjergjit. Në betejën e Fushë-Dardanisë, më 1389, Gjergji II Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas. Tre vjet më vonë, më 1392, në një përpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit të tij, u lëshoi Shkodrën. Një vit më vonë, më 1393, Radik Gjurashi (Cërnojeviçi) i mori Balshës Buduën. Tashmë Gjergjit II i mbetën vetëm Ulqini dhe Tivari. Psikoza e pushtimit të afërm osman shtyu në atë kohë masa të tëra njerëzish të braktisnin qytetet e Shkodrës, Lezhës, Tivarit e të Ulqinit dhe t’i drejtoheshin bregdetit dalmat.

Gjithnjë e më shumë i izoluar nga fuqitë e huaja dhe nga njerëzit e tij Gjergji II i propozoi Venedikut dorëzimin e Shkodrës. Republika që nuk deshi të implikohej hapur me këtë ndërmarrje, e inkurajoi Balshën në këtë drejtim, duke e bërë edhe qytetar të saj (maj 1395). Në fillim të shtatorit 1395 Shkodra u hoq nga duart e komandantit osman, Shahin, dhe kaloi përsëri nën sundimin e Gjergjit II Balshës. Këtë qytet, bashkë me kështjellat e afërta të Drishtit, Dejës e Shasit (Suaçit), si dhe territorin e tyre, Gjergji II i dorëzoi në duart e Venedikut (prill 1396). Pinjolli i Balshajve mbajti për vete viset e Tejbunës, me Ulqinin e Tivarin. Për viset e lëshuara ai do të merrte një provizion (shpërblim në para) vjetor nga Republika e Venedikut.

Heqja dorë nga territore të rëndësishme në dobi të Republikës së Venedikut, në një moment të vështirë për të, u duk se të paktën i siguroi Gjergjit II Balsha më në fund miqësinë e Republikës së detrave. Gjergji u pranua në gjirin e fisnikërisë veneciane dhe të Këshillit të Madh të Republikës. Me këmbënguljen e tij, atij iu lejua që të ngrinte flamurin venecian në zotërimet e mbetura Tejbunës, gjë që do të thoshte se ato viheshin nën mbrojtjen veneciane.

Venediku gjithashtu hoqi dorë nga përkrahja që u kishte dhënë deri atëherë rivalëve të Gjergjit II, në radhë të parë Radik Gjurashit (Cërnojeviçit). Në këtë mënyrë, Cërnojeviçi u ndodh i vetëm përballë hakmarrjes së Balshës, i cili që në fund të muajit prill 1396 e sulmoi në zotërimet e tij, duke e lënë edhe atë vetë të vrarë. Po ashtu, ai vuri nën trysni edhe kundërshtarët e tjerë të rrezikshëm të tij, si Dukagjinët, Jonimët e Zahariajt, si dhe princin serb Vuk Lazareviç, që synonte t’i rrëmbente zotërimet Balshës. Të gjithë këta zotër, kush më shumë e kush më pak, ishin kthyer në vasalë të sulltan Bajazitit I.

Afrimi i Venedikut nuk e ndaloi Gjergjin II të vazhdonte lidhjet tradicionale me kundërshtarët e Republikës detare, me Raguzën dhe Mbretërinë e Hungarisë. Si njëra dhe tjetra vazhduan ta mbështesin princin shqiptar (princeps Albaniae), siç e quante atë mbreti Sigizmund i Hungarisë.

Nga ana tjetër, Gjergji II u mundua deri në fund të ruante një farë distance nga osmanët. Ndryshe nga mjaft fisnikë shqiptarë dhe shumë të tjerë ballkanikë, ai nuk shkoi të ndihmojë sulltan Bajazitin I në betejën e Ankarasë kundër mongolëve të Timurlengut. Gjergji II Balsha vdiq aty nga fillimi i vitit 1403 në qytetin e tij të Ulqinit. Më i shquari nga brezi i dytë i Balshajve ishte pa dyshim djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1421). Një nga aktet e para të këtij, pasi mori frenat e pushtetit, ishte pikërisht rifitimi i Shkodrës dhe i qendrave të tjera të principatës, tashmë në dorë të Venedikut.

Në tetorin e vitit 1404 Shkodra dhe Drishti u morën me sulm nga Balsha. Republika e Venedikut u detyrua të mobilizonte flotën e saj dhe ta dërgonte urgjentisht në Shkodër. Njëherësh ajo joshi dhe shkëputi nga Balsha III aleatë e vasalë të tij, si Dukagjinët, Zahariajt, Jonimët, Gjurashët e Gentës së Sipërme. Në këtë mënyrë, kundërmësymja e Venedikut përfundoi në korrik 1405 me ripushtimin e Shkodrës e të Drishtit, si dhe të Ulqinit, Tivarit e të Buduës.

Megjithatë, të ndërgjegjshëm për mbështetjen që kishte në të gjithë atë trevë Balsha III, i cili në shkurt-mars 1407 rifilloi sulmet kundër tyre, venecianët u treguan të gatshëm t’i ofronin atij një paqë. Me ndërmjetësinë e Niketë Topisë, vjehrrit të Balshës, paqja u nënshkrua në qershor 1408 në kishën e Shën Laurentit, jashtë mureve të Durrësit.

Garantë të paqes ishin ndër të tjerë Niketë Topia, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Kastrioti e Merksha i Vlorës. Venediku pranoi t’i lëshonte Balshës Buduën me rrethina, si dhe viset e Tejbunës. Venediku pranoi t’i jepte Balshës III një provizion vjetor prej 1 500 dukatësh. Të dyja palët u morën vesh të bënin një amnisti të përgjithshme dhe të shkëmbenin robërit e luftës.

Por Venediku nuk vonoi t’i shkelte kushtet e paqës. Në vitin 1410 ai nënshkroi një paqe të shumëkërkuar me osmanët. Provizionin që i paguante si Gjergjit II Balshës, edhe Balshës III për qytetin e Shkodrës Venediku ua kaloi osmanëve. I mbështetur nga popullsia e pakënaqur e viseve të Shkodrës, të Ulqinit e të Tivarit dhe nga mjaft krerë shqiptarë, që u bashkuan me të, Balsha III rifilloi sulmet mbi zotërimet e Venedikut. Një flotë e tij arriti, madje, të depërtonte në Bunë dhe të futej në liqenin e Shkodrës në mars 1410.

Megjithëse të mbështetur nga komandanti osman i Shkupit, Bajaziti, venecianët nuk ishin në gjendje t’u bënin ballë sulmeve të Balshës, që mbështetej nga kryengritja që kishte përfshirë gjithë trevat veriperëndimore shqiptare. Me porosi të Senatit, kapiteni i flotës së Adriatikut, Pjetër Loredani, i ofroi Balshës kushtet e paqes të vitit 1408. Por ndërkohë pozitat e këtij të fundit ishin forcuar së tepërmi. Mjaft nga krerët shqiptarë të malësive të Buduës, të Tivarit e të Shkodrës qenë bashkuar me të.

Njëherësh, sundimtari i fuqishëm i Bosnjës, Sandali, që ishte bërë njerku i tij pas martesës me nënën e Balshës, Helenën (dhjetor 1411), filloi të bënte presion mbi Venedikun që t’i kthente zotërimet atërore thjeshtrit të tij. Si rrjedhim, brenda vitit 1412 Balsha mundi të shtinte në dorë qytetet e Tivarit e të Shkodrës. Venedikut s’i mbetej tjetër veçse të ulej në tryezën e bisedimeve me sundimtarin shqiptar. Në paqen e arritur midis tyre në nëntor 1412 Balshës i njihej e drejta e zotërimit të Buduës, të Ulqinit e të Tivarit (por duhej të linte Shkodrën) kundrejt dhënies së provizionit vjetor prej 1 000 dukatesh.

Balsha, nga ana e tij, zotohej të hiqte dorë nga çdo pretendim tjetër territorial, të pushonte sulmet mbi kështjellat dhe njerëzit e Venedikut dhe të mos hakmerrej ndaj shtetasve të tij që kishin bashkëpunuar me këtë të fundit. Në fakt, Balsha II nuk iu përmbajt kësaj klauzole të fundit. Ai zuri, vrau, gjymtoi dhe torturoi mjaft burra nga bashkësitë e Hotëve, Tuzëve, Bitidosëve, Matagushëve. Nga ana tjetër, ai ndihej aq i fuqishëm sa të vazhdonte të sulmonte anijet, karvanet e deri forcat e kështjellat e Venedikut.

Në fillim të vitit 1419 Balsha III rrethoi Drishtin dhe qyteti, veç kështjellës së sipërme, u mor prej tij në qershor të po atij viti. Ndihma që osmanët i dërguan sakaq garnizonit venecian të Drishtit (rreth 8 mijë ushtarë) nuk luajti rol. Më 25 gusht 1419 garnizoni venecian i qytetit me podestan Korrer në krye iu dorëzua sundimtarit shqiptar, i cili e vazhdoi paskëtaj mësymjen në Shkodër, duke shtënë në dorë territorin jashtë qytetit.

Oferta që ai i bëri Republikës për të nënshkruar një paqe kundrejt lëshimit të Shkodrës nuk u pranua nga kjo e fundit. Në fund të vitit 1420 Balsha III sulmoi Kotorrin, rival i përhershëm i Balshajve, që po atë vit kishte pranuar sundimin e Venedikut. Ndihma që Balsha priste t’i vinte nga veriu prej njerkut të tij, Sandalit të Bosnjës, nuk u duk dhe, në betejën e ashpër që u zhvillua në janarin e vitit 1421 jashtë mureve të qytetit, ushtria e Balshës u thye keqas. Disa muaj më vonë pinjolli i fundit i Balshëve vdiq (26 prill 1421) pa mundur të rikrijonte zotërimin e pavarur të paraardhësve të tij të mëdhenj.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve: 2383
Points: 4275
Reputation: 12
Join date: 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi