Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Hyrje ne astrologji

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Hyrje ne astrologji

Mesazh nga Nikolaos prej Tue Jul 17, 2012 8:35 pm

HYRJE NE ASTROLOGJI



Bota ku jetojme, jo gjithmone na duket e ngrohte dhe miqesore. A thua per fajin tone? Urtesia popullore thote: “Ç’te besh, ate do te pesosh.” Por jo te gjithe veprojne njelloj. Ata nuk munden, sepse mjetet qe zoterojne i kane te ndryshme, dhe se menyra e sjelljes se tyre eshte e percaktuar nga shenja ne sektorin e rrethit te zodiakut, ku qendron Dielli, ne castin e lindjes se tyre. Nga ky pozicion i Diellit ne mund te nxjerrim perfundime te rendesishme per sjelljen e njerezve ne marredheniet e tyre me te afermit. Nga ashendenca dhe aspekti i planeteve (nderveprimi i planeteve, qe ndikon ne shenjen tone), modifikohet dhe sjellja e njerezve. Qe te behet i mundur ndertimi i horoskopit per individin (kerkimet e fundit flasin per kozmograme), pervec dates, nevojiten dhe vendi dhe ora e sakte e lindjes. Megjithate, edhe ne rastin kur nuk njihen keto te dhena te imeta, shenja baze e pozicionit te Diellit mbetet gjithnje e njejte, per rrjedhoje edhe menyra e sjelljes se individit. Kjo, natyrisht, do te nuancohej edhe prej mjedisit te edukimit. Fjala vjen, nje Dash i arsimuar do te ngrinte zerin aty, ku nje i lindur i shenjes se Dashit tjeter i pagdhendur, do te vinte ne perdorim grushtat. Nje nene Virgjereshe e pashkolluar do te kujdesej si maniake per pastertine e rrobave dhe te duarve te femijes se saj, ndersa kur ka studiuar, do te kontrollonte me perparesi fletoret dhe detyrat e shtepise. Nje Shigjetar mund te jete nje mashtrues i madh, por dhe nje politikan i afte, qe shquhet per nivelin e tij te larte. Pikerisht per nivelin e ngritjes se njeriut, horoskopi nuk na tregon asgje. Fati yne varet shume prej sjelljes sone. Eshte sjellja jone qe krijon situate dhe ngjarje, qe hera-heres na deshperojne. Atehere ne bejme pergjegjes Zotin e dashur, ose yjet, ao thjesht ate qe ne e quajme ne menyre te vagelluar “Fat”. Ne shprehemi ne kete menyre, sa here qe dicka nuk na shkon mbare, duke i qendruar larg mendimit per te marre me vete pergjegjesine. Nese nuk do ten a vinte per shtat idea, qe zgjidhja e problemeve qe kemi perpara, do t’i sherbente zhvillimit tone. Ngaqe ndihemi te kercenuar, ne na pelqen me shume t’i leme te majisen keto probleme, duke shpresuar qe gjithcka te rregullohet “vetiu”. Kjo eshte shpresa mashtruese. Majisja e problemeve ndikon ne lindjen e nje sjelljeje te gabuar, e cila na nxit se brendshmi, ne nje situate te padeshirueshme. Edhe ne kete sjellje te gabuar, eshte e dallueshme shenja jone baze; sado qe ajo mund te jete e deformuar. Ne mendojme me shume per veten tone dhe me pak per te afermit. Ne pergjithesi, ne s’e vrasim mendjen per efektin e fjaleve dhe veprave tona. Ne nje grindje, ne fajesojme zakonisht tjetrin, pa marre mundimin te diskutojme me pare me te, per ate qe do te veprojme. Ne nuk mund te identifikohemi me te tjeret, sepse nuk i njohim ata ne menyre te mjaftueshme. Kur nje i huaj sillet ndryshe nga c’presim, atehere ne mendojme per nje cast se kemi te bejme me nje armik. Ne kete rast, ne ngurtesohemi dhe mbyllemi ne vetvete, gje qe sjell si rezultat te njejtin reagim edhe prej tjetrit. Atehere, mbetet vec nje hap i vogel drejt keqkuptimit, qe si rrjedhoje sjell grindjen. Astrologjia, permes njohjes se tipit, na jep ne dore celesin per te krijuar portretin individual te tij dhe se ketejmi menyren e te sjellurit te tij. Me pas, hapi tjeter do te ishte synimi per te lartesuar kete sjellje. Kjo mund te arrihet me nje menyre logjike dhe ne situata te caktuara, brenda kuadrit te se mundshmes. Nese kjo nuk do te ndodhte nga dashuria, atehere prej arsyes, me qellimin e mire per te menjanuar konfliktet e padeshirueshme. Nese ne do te shfaqnim te njejten menyre sjelljeje kundrejt te gjithe njerezve, atehere shume shpejt do te deshtonim. Ndersa po te mundohemi t’ia pershtasim sjelljen tone tipit tjeter, atehere do te ishim me te suksesshem. Ne kete bote asgje nuk ndodh rastesisht. Kjo ka kuptim edhe ne fushen e marredhenieve njerezore. Kur ne takojme nje njeri ne jeten tone, kjo ka nje kuptim te caktuar edhe sikur ai te jete krejt ndryshe nga ne. Ne kete rast, mund te lindin probleme, qe ndonjehere nuk do t’i zgjidhnim dhe aq lehte. Na duhet qe te njohim natyren dhe te kerkojme rrenjet e tyre. Prandaj problemet jane pjese e ekzistences sone; ato na mbajne ne levizje per t’iu kundervene gjendjes se qetesise, qe do te ishte vdekja. Zhvillimi yne synon qe ne te pajtohemi ne harmoni me procesin e evolucionit dhe qe te lartesohemi se brendshmi, sipas ligjeve kozmike, atehere jemi te lire. Cdo takim njerezor na ofron mundesine per t’u rritur, per te mesuar, per t’u pjekur. Dinamika e shenjave na jep informacion per sjelljen. Nga kjo pikepamje dallohen shenjat kardinale (Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi), shenjat fikse (Demi, Luani, Akrepi, Ujori), dhe shenjat labile (Binjaket, Virgjeresha, Shigjetari, Peshqit). Shenjat kardinale kane prirje per te zoteruar mbi te tjerat. Shenjat fikse kembengulin ne parimet e mesuara njehere dhe veprojne sipas nje skeme idolatrike. Ndersa shenjat labile jane me te levizshmet e me te kujdesshmet per te qene te gatshme ne vendosjen e nje kompromisi. Ka nje rregull te prere: beteja ndermjet dy shenjave fikse perfundon gjithmone e pavendosur.
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Hyrje ne astrologji

Mesazh nga astrotarot prej Thu Jul 19, 2012 10:12 am

shume pershkrime te bukura sidomos krahasimet e shenjave te dashit qe ngrin zerin dhe atij qe perdor grushtat, ne rastin tjeter sportistit, luftetarit, inciuesit apo atij qe nuk ka turp.

Eshte interesante shtresa shoqerore ne astrologji, varesisht ku ke lind, ne nje shtet te pasur, apo te varfer, familje me nam apo te shtreses se ulet.

Dikush qe lind ne nje mbreteri, por ka karte natale te te varferit, ai nuk arrin ta shfrytezoj "miresine" e saj.

Te gjithe njerezit i perjetojne njejte problemin e tyre shpirteror, fizik apo psiqik.

Njejte dashurohet nga te gjitha shtresat, por nje njeri i shtreses se larte eshte aq i zene me gjerat materiale qe e rrethojne sa qe ato fillojne te jene dashuria e tyre.

Fundja ndjenja eshte e njejte, por fundamentalisht shprehet ndaj nje objekti, qofte nje njeri tjeter, qen, mace, apo veture e para.

Ndjenja eshte e njejta, tajon adrenalina deri sa te ta shpenzon ate ndjenje, dhe pastaj vie nevoje per diqka me te larte e me te forte:
droga, diqka qe te qeteson
diqka qe te ben ta perjetosh edhe pak at knaqesi "dashurore" ose qkado tjeter.

sidoqofte miresia e astrologjise eshte sikur kur ta blesh nje iphone 4s, dhe fillon ta mesosh se si punon
atehre veprimet i ben me sy mshel psh kur e shkruan sms, apo luan loje apo qfare do tjeter.
Njejte kur e meson se si funksionon vetja yte, atehre din ta "keqperdoresh" per te arritur sukseset tuaja, e njejte sikur hackimi i kompjuterit, ja meson trikat, pastaj quhesh mjeshter.

cte them, astrologjia tingllon jetesore.

astrotarot

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 17/07/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Hyrje ne astrologji

Mesazh nga Rifat prej Thu Jul 19, 2012 12:59 pm

Goxha konkretizim ne komentin e Astrotarot-it.Megjithse nuk jam i dhene pas astrologjise,por kur shoh qe disa njerez dine dhe flasin me pasion per kete dege,sinqerisht futem edhe une ne kete ''vorbull'' me deshire dhe dal prej saj pa deshire.Megjithate 2 shkrime te bukura
Pergezime.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Hyrje ne astrologji

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi