Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Hipnoza,historia e saj nder shekuj...

Shko poshtë

default Hipnoza,historia e saj nder shekuj...

Mesazh nga Rifat prej Fri Aug 17, 2012 7:04 am


Hipnoza,historia e saj nder shekuj...




Të gjitha fushat e definuara shkencore (empirike), burimin e kanë në paragjykimet, bestytnitë etj, me një fjalë, në magjitë e ndryshme.Hipnoza në këtë rrafsh, edhe pse e pranuar shkencërisht, edhe sot e kësaj dite nuk është liruar plotësisht nga sharlatanizmat, absurditetetdhe keqkuptimet.

Fenomenet e hipnozës, padyshim janë të njohura për njerëzimin qënga kohët më të lashta, pasi për to ekzistojnë të dhëna historike dhezakonisht janë shfrytëzuar për nevoja fetare e mjekësore.Shënimet e ruajtura nga popujt e lashtëqë jetonin rreth lumenjëve Efurat dheTigër, tregojnë se populli më i vjetër, injohur për kulturë në botë - Sumerët, qysh 4000 vjet p.e.r. e kanë njohur hipnozën dhe janë shërbyer me të.

Gjithashtu është i njohur edhe miti për Eskulapin, i cili te sëmurit i shëronte në atë mënyrë, që së bashku me barërat popullore, u pëshpëriste në vesh fjalë sekrete magjike. Në Indi, Asiri dhe në vendet e tjera të Lindjes së Largët, hipnoza përdorej kryesisht për të rritur rolin e fesë në masat e gjëra të popullit.Si klerik pranohej vetëm ai që zotëronte në mënyrë të mjaftueshme hipnozën.

Gjatë ceremonive fetare, predikuesit e fesë duke folur kryenin veprime të çuditshme me anë të duarve; bërtisnin kur i lexonin„librat e shenjtë“ dhe në këtë mënyrë arrinin t’i sugjestiononin dëgjuesit, apo edhe ta hipnotizonin ndonjërin prej tyre, i cili pastaj kthehej në një kukull që u nënshtrohej verbërisht urdhërave të klerikut.Të tjerët mund të humbisnin zërin, t’u paralizoheshin këmbët etj. Ngjarjet e tilla, natyrisht, i magjepsnin të gjithë të pranishmit, e sidomos ata që hipnotizoheshin.

Në këtë mënyrë përhapej dhe forcohej
bindja në masat e gjëra të popullit, se klerikët ishin të pajisur me forcatë mbinatyrshme. Një besim tipik mbizotëron edhe sot në mesin e besimtarëve Sufit. Në Egjiptin e Vjetër, gjithashtu është përdorur hipnoza si metodëterapeutike.

Në papirusin e vjetër, 3000 vjet p.e.r., i ashtuquajturi„Papirusi i Ebersonit“, janë përshkruar metoda me të cilat janë shëruar njerëzit, e që s‘janë gjë tjetër, pos metoda të hipnozës. Klerikët egjiptasnjëherit ishin edhe si mjekë popullor. Për hiponotizimin e të sëmurëveata përdornin një pllakë të shndritshme metalike, që ia vinin të sëmurit para syve, për t’ia lodhur sytë (kjo metodë e fiksimit përdoret edhesot), si dhe metodën e të përshkuarit me duar nëpër trupin e të sëmurit,të përcjellë me fjalë të posaçme „magjike“.

Kështu është e njohur thënia, që figuron në një dokument të vjetër egjiptas: „...vendosi në të pëllëmbët e duarve që t’ia qetësosh dhembjet dhe thuaj se do tëshërohet“.Asokohe kanë ekzistuar edhe faltore, ku të sëmurit kanë kaluar natënduke ju lutur Zotit që t’i shërojë. Më e njohura ka qenë faltorja eSerapsit në Kanape dhe faltorja e Izdinit.Hipnozën e kanë njohur edhe grekët e vjetër si „gjumë i faltorës“.

Ata, të cilët shkonin për t’u shëruar (për të fjetur) në faltore, duhet të përgatiteshin nëpërmjet dietave dhe ritualeve të ndryshme, për t’uarritur gjumi hipnotik - Atëherë klerikët (deri sa ata flinin) u afroheshindhe u pëshpërisnin atyre sugjestionet e caktuara, e që ata, nën ndikimine atmosferës së faltorës dhe besimit në të, të aktivizonin forcën e tyreshëruese.

Para se të binin për të fjetur, të sëmurët këshilloheshin, seduhet t’u përmbahen dhe t’i kryejnë të gjitha veprimet që „Zoti do t’uathotë gjatë gjumit“. Të nesërmën, kur ata zgjoheshin, klerikët uainterpretonin ëndrrat dhe i këshillonin edhe njëherë seriozisht se duhett’i përmbahen vullnetit të Zotit, në qoftë se dëshironin të shëroheshin.

Pasi në atë kohë, sikurse edhe sot, disa njerëz nuk i nënshtrohen sugjestionit hipnotik, në shumë faltore, arritja e gjëndjes hipnotike bëhej nëpërmjet bimëve të caktuara narkotike. Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë për qëllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetër romak. Shkrimtarët romakë,Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda për t’i vënë në gjumënjerëzit, veçanërisht metodën e prekjës së trupit me duar, e shoqëruar kjo edhe me lutje e „fjalë magjike“.

Metoda e hipnozës në formë të „gjumit të faltorës“ u praktikua derikah mesi i shekullit të gjashtë. Më pas këtë metodë, gjithnjë e mëshumë, filluan ta përdorin murgjit kristianë, duke arritur shërime tëçuditshme me anë të lutjeve, ujit të bekuar, prekjes me anë të duarve emetodave tjera.Me këto rituale u morën edhe mbretërit, si dhe vetë Papa.

Në Dhiatën e Re mund të lexojmë: „Do t’i vendos duart në të sëmuritëdhe ata do të ndihen më mirë...“Hipnoza, posaçërisht u praktikua në Indi. Jogistët indianë, me qëllmetë posaçme religjioze, kanë provokuar në vetvete gjendje të njëjtë si tëgjumit. Atë gjendje e kanë arritur duke e vështruar një objekt me shikimtë fiksuar, deri sa u lotonin sytë.

Ata, në fakt, provokonin gjendjeautohipnotike, dhe pastaj me forcën habitëse të vullnetit të tyre,demonstronin fenomene të ndryshme, që edhe sot e kësaj dite janë të pashpjegueshme. Në mesjetë, shfaqjet e ndryshme të hipnozësfilluan të shpjegohen në mëyrë mistike, metafizike efetare, si futje e djallit në trupin e njeriut, dhe nënkëtë pretekst fillon edhe „gjuetia e shtrigave“.

Klerikët kudo gjurmonin të „djallëzuarit“ (të pushtuarit nga djalli); mëkatarët që ia kishin shitur shpirtin djallit. Të dyshimtët torturoheshin nëmënyra të ndryshme, që të pohonin bashkimin me frymën e keqe. Për ta vërtetuar bashkëpunimin me djallin, të dyshimtët (sidomos gratë),hidheshin në ujë (lumë) me këmbë dhe duar të lidhura.

Në qoftë se ata fundoseshin atëherë ishin të pastër, e në qoftë se rrinin mbi sipërfaqe, vërtetohej një bashkëpunim i tillë dhe pastaj pasonin ndëshkimet duke i djegur për së gjalli, në mënyrë që bashkëme trupin e mekatarit-ës të bëhej hi edhe djalli (demoni).

„Pavarësisht se çfarë është objekti i besimit tuaj, qoftë i vërtetë qoftë iimagjinuar, do të arrini rezultat të njëjtë“. Këta rreshta që i ka shkruar natyralisti dhe mjeku Theophrastus Bombastus nga Honhenheimi(1493-1541), i njohur me emërin humanitar Paracelsus, disa shekuj më parë, na i vërteton sot psikologjia moderne. Paracelsusi ndër të parët umor me ndikimin e poleve magnetike në organizmin e njeriut. Aivërtetoi se agjensi vendimtar i shërimeve të përgjithshme është „ mjekui brendshëm“, pra vetë besimi.

Nga „Magnetismus animalis'' deri tek Hipnoza...

Në vitin 1646, Athanasius Kircher (1606-1680), në librin e tij„Eksperimentum Mirabile“, tregon se si e ka hipnotizuar gjelin. Kjo ishte paraqitja e parë për të ashtuquajturën „hipnozë e shtazëve“.Astronomi, prof. Maximilian Hell (1720-1792) bëri disa kurime magnetike. Ai i punonte magnetët në formëtë organeve të sëmura dhe ato i lidhte në pjesët e sëmura të trupit. Me këtë mënyrë të kurimit ai arriti suksese të papritura: shëronte 60 - 70% të të sëmurëve.

Në fund të shekullit XVIII u bënë përpjekjet e para për ta shpjeguar natyrën e hipnozës. Një ndër personalitetetqë i filloi kërkimet në baza shkencore ishte dr. FranzAnton Mesmer (1734-1815). Në moshën 32 vjeçare,Mesmeri përfundon studimet e mjekësisë duke mbrojtur disertacionin„Ndikimi i planeteve në trupin e njeriut“. Kështu ai e formoi teorinë eveçantë të quajtur „Magnetismus animalis“ (magnetizëm shtazor), për shërimin e njerëzve nëpërmjet „fluidit“ magnetik.

Ai erdhi deri te njohuritë e reja, se për paraqitjen e kësaj dukurie (hipnozës) nuk nevojitet kurrfarë magnetizmi qiellor ose mineral, por është e mjaftueshme vetëm një pjesë e veprimit „fluid“ për „magnetizimin“ e tësëmurit.Mesmeri fjalën hipnozë nuk ekishte përmendur kurrë, sepse nëatë kohë nuk njihej ky nocion, dhe për një periudhë mjaft të gjatë kjodukuri u quajt mesmerizëm.

Mesmeri njihet si baba i hipnozësdhe me të fillon lindja e hipnozësmoderne. Ai „fluidin“ e vet e përcillte tek i sëmuri, duke eshikuar dhe duke e prekur meshuplakë të dorës, nga lartë deri poshtë. Ky pasim edhe u quajt „shikimi mesmerit“. Më vonë ai e ndryshoi metodën e shërimit.

Në një bazen me „lëng të magnetizuar“ shfaqeshin disa shufra të metalta, të cilat pacientët duhet t’i kapnin me duar, në atë mënyrë që „rrymamagnetike“ të kalonte prej njërit te tjetri. Gjithashtu, edhe atmosferakarizmatike të cilën e skenonte vet Mesmeri, duke lëshuar muzikërelaksuese, duke e errësuar sallonin dhe duke lëvizur vetë prej njërit pacient te tjetri, i mbështjellë me një pelerinë të zezë, provokontegjendje sugjestive.

Sigurisht, që ky sugjestion dhe autosugjestion i vetë pacientit, si rrjedhim nga pritjet e ndera, provokonte te pacienti krizën e pritur të shërimit. Sapo një pacient binte në atë krizë, shembulli i tij provokonte krizën edhe tek të tjerët. Me sukseset e veta të shërimit, aiarriti famë shumë të madhe, sa që ndër pacientët e tij kishte edheanëtarë të oborrit mretëror francez, si Maria Antoaneta etj.

Mirëpo, nëqarqet mjekësore ai u bë i padëshiruar, kështu që u formua njëkomision për t’i vërtetuar këto dukuri, i përbërë nga anëtarë tëAkademisë Franceze: Gullotini, Joirei dhe Sollina D‘ Arcetasi dheanëtarë të tjerë të Akademisë së Shkencave: De Baryt, Franklini etj. Kykomision e hodhi poshtë teorinë e „magnetizimt fluid“ si jo shkencor dhe e ndaloi përdorimin e mëtejmë duke e vlerësuar atë si metodëmashtruese.

Edhe pse Mesmeri filloi nga parashikimet e gabuara, megjithatë, dhanismën që në fushën ndërkombëtare të dijes të shqyrtohet hipnoza. Meatë edhe u bë avangardist i psikologjisë moderne. Mesmeri, përndrysheishte edhe njëri ndër personalitetet më me kultur në kohën e vet, injohur jo vetëm në Vjenë e Paris, por edhe në mbarë Evropen. Ishteadhurues dhe mbrojtës i muzikës së Mocartit, dhe kompozitori ifamshëm për këtë mbrojtje të artit, iu revanshua duke e përjetësuar nëlibretën e operës së tij „Cosi fan tutte“.

Hipnoza e pare

Mesmerizmi u ndalua, por adhurues të shumtë të tij nuk pushuan sëeksperimentuari. Sipas literaturës, hipnozën e parë arriti rastësisht ta provokojë një nxënës i Mesmerit - Markiz Pijsiger, të cilën e quajti„somnabulizëm artificial“. Pijsigeri, duke u munduar ta shërojë njëdjalosh (Viktorin ), vëren se djaloshi, në vend se të reagojë në prekjet etij, thjesht, flinte në një gjumë plotësisht tjetër nga gjumi normal.

Dhe,ja çudia! Kur e urdhëroi që të zgjohet, djaloshi u zgjua dhe bëri disahapa me sy të mbyllur. Dhe, kështu, me sy të mbyllur, djaloshi sillej sinjeri i dëgjueshëm, duke i zbatuar ato që e urdhëronte Markizi. Pasizgjohet, atij nuk i kujtohej asgjë nga përjetimet gjatë kohës së këtijgjumi të çuditshëm.

Pra, ishte kjo në të vërtetë hipnoza e parë, të cilënnjë njeri e aplikoi në tjetrin, dhe nga atëhrë fillojnë kërkimet intensivetë kësaj paraqitjeje dhe „mesmerizmi“ ose „somnabulizmi artificial“fillon të praktikohet në mbarë botën. Pastaj paraqiten teori të ndryshmeduke e emërtuar me nocione të ndryshme si: „biomagnetizëm“,zoomagnetizëm“ etj.

Nxitje të mëtejme shkencës mbi sugjestionin hipnotik i dha portugezi Faria (1755-1819), me prejardhje nga kolonia portugezeGoa, por i shpërngulur në Paris në vitet e fundit të jetës. Ai në Indi ikishte studiuar paraqitjet hipnotike dhe kishte përfunduar, se për provokimin e gjumit hipnotik, hipnotozuesit nuk i nevojitet kurrfarë„fluidi“, siç besonte Mesmeri, por gjumin hipnotik e provokon vetsugjestioni.

Në vitin e fundit të jetës (1819), ai demonstroi në Parisekzibicione publike para më se 5000 njerëzve, duke konstatuar sesecili njeri mundet, me anë të dëshirës dhe fantazisë së tij, të ndikojënë njeriun tjetër, ose edhe në masën publike, nëse ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Paraqitjet e tij publike si dhevepra e tij „De la sause du somneillucide en etude sur la natur deP’homme„ (Mbi motivet eëndrrave të zgjuara në kornizat estudimeve të natyrës njerëzore), e publikuar po ashtu në vitin e fundit të jetës së tij, bënë senzacion tëmadh në opinion.

Në atë vepër hipnotizuesin e quan „concentrateur“, tëhipnotizuarin „concentre“ ndërsa gjumin hipnotik „concentration“ ose„sommeil lucide“.Disa vite më vonë, mjeku i syve James Braid (1795-1841) nga Angliau mundua që në mënyrë shkencore ta shpjegojë fenomenin e hipnozës.Duke i vrojtuar veprimet e „magnetizuesit“ zvicerian Lafontein dheduke i parë ato paraqitje si të pabesushme, fillon edhe vetë të mirretme to.

Ai për seancat e veta shfrytëzonte gruan, një shok dheshërbëtoren. U befasua kur arriti t’i vërë të gjithë në gjumë hipnotik duke ua mbajtur para syve njëkopsë që shkëlqente. Nga përvojasi kirurg i syve e dinte se fiksimii gjatë i ndonjë objekti qëshkëlqen, provokon lodhjen esyve dhe pacientin e vë në tegjumë. Atë gjumë ai e quajtiHIPNOZË, dhe me këtë emër ai izëvendësoi nocionet emëparshme.

Ai në librin e tij“Neurohypnology or the rationale of nervous slepp considered inrelation with animal magnetism“ (Neurohipnologjia, ose principi nervor racional i gjumit, në raport me magnetizmin shtazor), denigron teorinëe „fluidit magnetik“ dhe i pari filloi ta praktikojë hipnozën nëintervenimet kirurgjike, si dhe në sfera tjera mjekësore: tek epilepsia,dhembjet e kokës, neurozat etj. Merita e tij më e madhe qëndron në atë,se ai i pari e sqaron se hipnoza është gjendje e posaçme e sistemitnervor, pranë së cilës njeriu posaçërisht i nënshtrohet sugjestionit.

Koha e Eksplikimeve...

Në fund të viteve të 70-ta të shekullit XIX, u formuan dy kuptimethemelore për esencën e hipnozës. Protagonistët e „Shkollës së Parisit“e lidhën hipnozën me patologjinë. Ata konsideronin se hipnoza ështënjë gjendje abnormale.

Një ndër udhëheqësit kryesor të kësaj shkolleishte Jean Martin Charcot (1825-1894), mjek në spitalin e Parisit „LaSalpetriere“ dhe profesor i anatomisë patologjike. Si neurolog gëzontereputacion ndërkombëtar dhe studimet e tij për sëmundjet nervoreishin epokale. Charcot erdhi në përfundim se hipnoza është vetëm një provokim artificial i histerisë.

Ai ishte edhe një kundërshtar i madh idrejtimit tjetër të quajtur „Shkolla e Nancysë“.Derisa „Shkolla e Parisit“ e drejtuar nga dr. Charcot eksperimentet i bënte me njerëz të sëmurë psikikë, „Shkolla e Nancysë“eksperimentonte me njerëz normalë. Këtë shkollë e udhëheqnin dr.A.A.Liebeault dhe prof. Hypolyke Bernheim. Ndër nxënësit e shumtë tëkësaj shkolle ishin edhe Freudi (Frojdi), Foreli, Caue etj.

Sipas Liebeaultit dhe Bernheimit, hipnoza redukohet në sugjestion të pastër. Njeriu është, me gjasë, i gatshëm që të bjerë nën sugjestionin errethit, dhe si i tillë paraqet objekt të volitshëm për hipnozë. Ai i cilinuk dëshiron të hipnotizohet, nuk mund të shërbejë kurrë si medium.Këta dy mjekë që i kanë shëruar mbi 12.000 pacientë, dhe që njihen edhe si novatorë të psikologjisë moderne, konsiderojnë se hipnozaështë funksion i sjelljeve normale, duke ekundërshtuar kështu tezën e neurologut Charcot, icili konsideronte se hipnoza është formë ehisterisë dhe për këtë shkak edhe e rrezikshme.

„Shkolla e Nancysë“, padyshim, i dha interpretimracional kësaj dukurie. Por as ajo nuk e sqaroihipnozën plotësisht, duke u mbështetur vetëm nësugjestione dhe asgjë më tepër. Në të njëjtën kohë, Sigmund Freudi (1856-1939), së pari me Breuerine pastaj në Paris me Charcotin, provoi ta shfrytëzojë hipnozën për qëllim shërimi tek të sëmurët neurotikë. Por, duke e parë se të gjithënjerëzit nuk mund të hipnotizoheshin, heq dorë nga kjo metodë.

Ndryshe nga teoritë tjera, idetë e Freudit janë filtëruar përmes qarqeveakademike dhe profesionale, edhe pse me një ndërprerje, ato uzhvilluan dhe u aplikuan deri në ditët e sotme.Sipas teorisë së Freudit, përvojat tona të fëmijërisë së hershme, esidomos ato me karakter seksual, kanë ndikim të vazhdueshëm mbi nedhe janë në të shumtën e rasteve bazë e problemeve tona emocionale, sitë rritur.

Ai mendonte se shumë nga këto harrohen ose regjistrohen përbrenda (në ndërdije) dhe, për këtë arsye, ne nuk i dimë shkaqet evërteta të problemeve ose sëmundjeve, sepse këto shkaqe janë tëregjistruara në shtresën e pavetëdijshme. Kështu që ai, nëpërmjetgjendjes hipnotike, mundohej t’i zbulonte shkaktarët e pasojavenegative në psikën e të sëmurit dhe t’i eliminonte ato.

Ai e regresonte pacientin në kohën e fëmijërisë dhe kërkonte shkakun që, sipas tij,gjithmonë ishte i lidhur me motive seksuale, kështu që edhe raportinmes hipnotizuesit dhe pacientit e konsideronte si raport me motiveerotike.Freudi, pasi konstaton se çdo pacient nuk mund të hipnotizohej, hoqidorë nga terapia me hipnozë, por teoritë e tij psikoanalitike përdoren edhe sot e kësaj dite si terapi mjaft të suksesshme në shërimin e shumësëmundjeve shpirtërore.

Një ndër nxënësit e „Shkollës së Nancysë“ ishte edhe Emil Caue(1857-1926), farmacist i njohur, i cili i dha hov zhvillimit tëautosugjestionit. Ai thotë se hipnoza në fakt është gjithnjë edheautohipnozë. Hipnotizuesi provokon te mediumi pak a shumë vetëm përfytyrimin e ndikimit të dëshiruar, i cila pastaj realizohet mendihmën e autohipnozës.

E formuloi thënien: “Veprimin tonë nuk e nxitvullneti, por aftësia e ekspozimit“. Nga kjo erdhi në konkludim se,secili mund ta hipnotizojë veten, dhe kështu filloi t’u sqarojë pacientëvetë vet se nëpërmjet autosugjestionit mund t’i shërojnë sëmundjet e tyre.„Mësohuni që vetë ta shëroni vetvetën, atë mund ta bëni. Unë personalisht nuk e kam shëruar askënd, mundësia e shërimit gjendet në ju, vetëm duhet ta thërrisni dhe ta aktivizoni“.

Edhe shkencëtari rus I.P.Pavlov (1849-1936) dhe ithtarët e tij,hipnozën e interpretuan si gjumë parcial, pra gjendje mes asaj të fjetur dhe asaj të zgjuar. Në koren e trurit të madh mbeten stacionet e zgjuaratë cilat mundësojnë kontaktin mes pacientit dhe hipnotizuesit. Bazëthemelore e kësaj teorie ishte eksperimenti i bërë me një qen.

Kafsha e mësuar që të zgjohet në zërin e ziles për ta marrë ushqimin, nuk reagonte në zhurmat tjera, pavarësisht se a ishin më të forta apo më tëlehta. Nga kjo, ai nxorri hipotezën se stacionet e caktuara për gjumëkanë ndikuar në koren e trurit të qenit. Pas një varg provash, Pavlovi ishpjegon kështu idetë e veta: „Çdo ngacmim i zgjuar ose ngacmim i cili përsëritet në mënyrë sistematike, dhe nëpërmjet kanaleve nervore arrin pikën e caktuar në koren e trurit, bie, herët ose vonë, deri te fjetja edetyruar, pastaj gjumi, përkatësisht hipnoza“.

Edhe pse Pavlovi me eksperimentin e vet të quajtur „Refleksi ikushtëzuar“ i dha shumë shkencës së fiziologjisë, dhe për këtë ushpërblye me Çmimin Nobel për mjekësi, eksperimentet e tij u hapënrrugë keqpërdorimeve nga më të ndryshmet, për të cilat do të bëjmëfjalë më vonë.Zhvillim të mëtejmë hipnozës i dha edhe dermatologu JohannesHeinrich Schultz (1884-1970) i cili e zhvilloi një metodë specialeterapeutike të quajtur „Treningu autogjen“. Fjala „autogjen“ ka prejardhje nga greqishta e vjetër dhe do të thotë: ai që vetë prodhon.

Qëllimi i atij treningu është relaksimi me ndihmën e koncentrimit dhendikimi në vetvete. Në vitin 1932 ai botoi librin me të njëjtin titull„Treningu autogjen - relaksim me anë të koncentrimit“, i cila provokoiinteresim të madh në opinion. Vetë Schultzi shpresonte se, një ditë, kjometodë do të futet edhe në edukimin e fëmijëve dhe rinisë. Prof.Schultzi i përcaktoi të gjitha rregullat themelore:1.

Ushtrimin e peshës (relaksimin e muskujve)2.

Ushtrimin e nxehtesisë (provokimin e nxehtësisë në gjithëtrupin)3.

Ushtrimin e zemrës (qetësimin e zemrës)4.

Ushtrimin e frymëmarrjes (qetësimin e frymëmarrjes)5.

Ushtrimin e barkut (rregullimin e organeve të stomakut)6.

Ushtrimin e kokës (balli i ftohtë)Gjithashtu, në mënyrë të saktë janë të përcaktuara edhe pozicionet nëtë cilat duhet të zhvillohet „treningu autogjen“.1.

Pozicioni shtrirë2.

Pozicionin, të cilin trupi e merr gjatë mbështetjës në karrigë3.

Në të ashtuquajturin pozicion i kalorësit Metoda e „treningut autogjen“, deri te e cila Schultzi erdhi nëpërmjet hipnozës, përdoret si terapi e suksesshme edhe në ditët e sotme dhe, në shumë shtete, shpenzimet i mbulojnë sigurimet shëndetësore.

Vazhdon....Koha Moderne ne Hipnoze...
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Hipnoza,historia e saj nder shekuj...

Mesazh nga Rifat prej Sat Aug 18, 2012 3:18 pm


Hipnoza ne kohen moderne




Hipnoza mori hov më 1933 pas botimit të librit „Hipnoza dhe sugjestioni“ nga autori Klark Hol. Atëherë filluan, posaçërisht në Anglidhe Amerikë, kërkime të shumta eksperimentale dhe klinike, të cilat umunduan që, më në fund, ta sqarojnë fenomenin e hipnozës dhe tëtregojnë rëndësinë e saj. Kështu, në vitin 1936 fillon edhe një epokë ere e hipnozës, e quajtur nga Horsley epoka e narkoanalizës. Edhe psekjo mënyrë e të hipnotizuarit njihej nga lashtësia, tani zuri vend tërëndësishëm në mjekësi dhe qarqet e tjera shtetërore si në polici, ushtrietj.Hipnoza me anë të barbiturateve u përdor gjatë kohës së luftës ngaamerikanët. Psikiatrit amerikanë, sidomos Babinski dhe Vensani, duke punuar me ushtarë të sëmurë neurotikë nëpërmjet hipnozës, dhe duke e parë se të gjithë të sëmurët nuk mund të futeshin në atë gjendje me

rrugë normale, e praktikuan në mënyrë sistematike metoden enarkoanalizës. Në Francë, ithtarë të kësaj metode në vitin1945 ishin: Site, Kasa, Deley e të tjerë, tëcilët njëherit i kanë edhe meritat e posaçme për futjen e saj në mjekësinë legale, simënyrë e diagnostikimin pas josukseseve tëmënyrave të zakonshme.Me përdorimin e suksesshëm tënarkoanalizës në mjekësinë legale për hipnotizim, në rrethet e ekspertëvegjyqësorë u shtua interesimi për hipnozëndhe filloi aplikimi i saj si mjet shumë efikas për zbulimin e së vërtetës dhe u quajt „serumi i së vërtetës“. Kështu, nëvitin 1959, në SHBA, me dekret të posaçëm ligjor, u pranua dhe u lejua përdorimi i të dhënave të nxjerra me anë të hipnozës. E njëjta gjë pasoi edhe në shumë shtete tjera si Francë, Brazil, Indi etj.

Mirëpo, edhe pse kjo metodë në njërën anë pati efekt shumë pozitiv për zbulimin e shumë rasteve kriminale, që ishin enigmë për policinë,në anën tjetër, në atë kohë, në shumë shtete diktatoroale, filloi tëkeqpërdorej funksioni i saj, duke u bërë armë e fuqishme dhe shumë errezikshme jo vetëm për individin, por edhe për mbarë shoqërinë. Në vitin 1955 edhe Shoqata Britanike „British Medikal Association“ paraqiti fakte për dobinë e hipnozës në shërimin e psikoneurozave sidhe mundësinë e aplikimit të saj në fushën e anestezizë(hipnoanestezion) për lirimin nga dhembjet gjatë lindjes, gjatëintervenimeve kirurgjike etj.

Për këtë, të gjithë studentëve të mjekësisëdhe mjekëve u rekomandohej që të njiheshin në mënyrë fundamentaleme hipnozën. Tri vite më pas, shoqata për sëmundje mentale eShoqërisë Mjekësore Amerikane vendosi që instruksionet nga hipnozatë përfshihen në të gjitha shkollat mjekësore si dhe në qendrat tjera postdiplomatike mjekësore.Hipnoza, vitet e fundit, më së shumti përdoret në psikologji dhe psikiatri për shërimin e shumë çrregullimeve shpirtërore, por, gjithashtuajo përdoret me sukses edhe në obstetrikë, stomatologji etj. Në Amerikë hipnoza është duke gjetur zbatim gjithnjë e më të gjërënë kurimin e të sëmurëve nga kanceri, e sidomos atyre që vuajnë ngamortaja e shekullit- AIDS-i.

Kjo ka të bëjë pasaçërisht me pacientët qënë teste kanë rezultuar pozitivisht, por tek të cilët ende nuk ka filluar zhvillimi i kësaj sëmundje në formë aktive.Sot në botë qendra të ndryshme ( SHBA, Rusi, Evropë, Kinë, Indietj.) merren seriozisht me studimin e hipnozës në mënyrë shkencore,duke e përdorur atë në lëmenj të ndryshëm, gjithnjë në plan më tëgjërë. Në vendin tonë (në të gjitha trojet shqipëtare), mund të them lirisht seinteresimi për hipnozën në shkallë institucionale ka qenë nën çdo nivel.

Edhe pse në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe ceket se hipnoza ështëdegë e shkencës, në shtetin amë, gjatë sistemit komunist, aplikimi i sajtrajtohej si sharlatanizëm dhe aplikuesin e saj mund ta sillte në situatatë pakëndshme. Edhe në vitet e „pushtetit demokratik“ nuk ështëvërejtur ndonjë përmirësim në këtë drejtim.Gjithashtu, edhe në Kosovë dhe në trojet tjera të banuara meshqipëtarë nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret institucional.

Derisa në Serbi (ish Jugosllavi) ekzistonte dhe ekziston edhe sot instituti i posaçëm ku bëhen eksperimente të ndryshme me shtazë e me njerëz,te ne hipnoza injorohet nga ata të cilët duhet të ishin më kompetentë për të. Ndoshta ky mosinteresim është si rrjedhojë e mungesës sëinformacioneve përkatëse e profesionale për këtë drejtim dhe faktorëvetjerë, por, kohët e fundit, vërehet një interesim më i shtuar për këtëlëmi, jo vetëm tek masa e caktuar e njerëzve, por edhe tek ata të cilëtduhej ta praktikonin që me kohë. Sot njoh mjaftë specialistëmjekësorë, të cilët hipnozën e përdorin si terapi ndihmëse përkrahatyre të zakonshmeve. Gjithashtu, ka filluar edhe përkthimi dhe botimii literaturës së huaj, si dhe botimi i librave nga autorët tanë, që është njëtregues pozitiv se hipnoza dhe parapsikologjia në përgjithësi kanëfilluar të trajtohen në nivelin që e meritojnë

Ç’eshte Hipnoza?

Në një anketë që kam bërë në lidhje me hipnozën, në pyetjen: „Çfarë ju bie ndër mend kur përmendet hipnoza?“ mora këto përgjigje:„misteri“, „gjumë“, „çmenduri“, „punë dreqi“, „mashtrim“, „nuk ekziston“, „nuk e di“ etj., dhe, në të vërtetë, në lidhje me hipnozëngjithçka mbetet paqartësi (fshehtësi), prandaj, një definicion i plotë për hipnozën është vështirë të jipet.Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja, dhe do të thotë „gjumë“.

Vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfardo tretmani të hipnozëssi satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës. Në Fjalorin eGjuhës së Sotme Shqipe, hipnoza pranohet si degë e shkencore dhedefinohet si: „...gjendje e afërt me gjumin, në të cilën mund të vihennjerëzit ose kafshët e larta me anë të sugjestionit për t’i mjekuar ngandonjë sëmundje ose për t‘i bërë që të sillen sipas vullnetit të dikujt“.Prof. Çarls Mater, nga Universiteti i Majamit, thotë: „Hipnoza ështëgjendje e ndryshueshme e vetdijes, të cilën e karakterizon rritja ekoncentrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestibilitetit“.

Ndërsa,Shoqata e Mjekëve Britanikë e definon hipnozën kështu: „Hipnozaështë gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në tëcilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme nga vetvetja ose të provokuara nga rrethi i jashtëm“. Edhe pse gjendja hipnotike është përafërsisht e njëjtë me gjumin, sepse korja e trurit të madh gjatëëndërrimeve gjendet në gjendje inhibicioni, ajo prapseprapë ndryshonshumë nga gjumi.

Kështu kërkuesit kanë konstatuar se shkalla e përhapjes së inhibicionit, si dhe shkalla e intensitetit të tij, është shumëmë e vogël te gjumi hipnotik. Inhibicioni që krijohet gjatë hipnozësnuk përhapet në mënyrë difuze nëpër koren e trurit të madh, por vetëmnëpër zonat e caktuara të kores, ashtu që, në mes zonave që janë të përfshira nga inhibicioni ekzistojnë edhe zona me ngacmime normale.Me inhibicion në hipnozë më së shumti janë të qëlluara zonat motoriketë kores së trurit të madh

Kërkuesit gjithashtu kanë konstatuar se, në mes të gjendjes së fjetur dhe asaj të zgjuar ekziston një lloj „gjysmë vetëdijeje“. Në atë gjendje,funksionet trupore janë të zvogëluara, ndërsa ato shpirtërore janë mëaktive.

Në gjumin hipnotik, i hipnotizuarinuk e humb kontaktin me botën e jashtme,gjë që ndodh gjatë gjumit normal, por atokontakte i zhvillon nëpërmjet hipnotizuesitdhe atë me një sugjestibilitet shumë të rritur.Gjatë kohës së gjumit normal, ritmi i rrymaveaksionale në koren e trurit të madhndryshohet shpejt, alfa-valët humbin plotësisht, ndërsa te gjumi hipnotik ndryshohet ngadalë dhe alfa-valët
nuk humbin plotësisht.

Në gjumin normalmediumi nuk e pranon përshtypjen e jashtme, ndërsa gjatë gjumithipnotik, dëgjon edhe pëshpërimat më të vogëla. Në gjumin normal,aktivitetet mentale janë të spostuara, ndërsa gjatë gjumit hipnotik ato janë të gjallëruara etj. Në qarqet mjekësore sot janë të pranishme dy rryma. Njëra rrymë ekonsideron hipnozën si kontinuitet të gjendjës normale të vetdijes,derisa rryma tjetër si gjendje e ndryshueshme e vetdijes. Rryma e parëquhet shkalla e imitimit të rolit, ndërsa e dyta shkalla e disocimit.

Ndikimi i Hipnozes..

Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Por, pavarësisht nga kjo,ndikimi i thellë i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm,si dhe zbatimi i saj në qarqet e ndryshme mjekësore është gjithnjë nërritje. Në gjendje hipnotike mund të shpejtohen apo edhe tëngadalësohen: pulsi, frymëmarrja; gjithashtu, mund të ndikohet edhenë ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi,hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj.

Për këtë hipnoza edhe përdoret mesukses për shërimin e shumë sëmundjeve organike, të cilat janë tëlidhura me probleme psikike (sëmundjet psikofiziologjike) siç janë: tëthatit të zorrë, në lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj. Në obstetrikë hipnoza ndihmon në lindje pa dhëmbje; nëstomatologji dhe kirurgji, për largimin e frikës nga intervenimet (nëshumë raste edhe si anestezi) etj.

Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj. Kjonuk do të thotë se hipnoza është „ilaç“ që i shëron të gjitha sëmundjet, por, në kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumë nëshërimin e të sëmurit.Gjatë gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhesugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në planin pozitiv apo në atë negativ.

Mediumi mund të ndiej, dëgjojë ose të shohëgjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit), si dhe tëmos i ndiej, dëgjojë ose shohë ato që objektivisht ekzistojnë. Pastaj,mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore si: gëzimi,hidhërimi, dashuria, xhelozia etj; po kështu mund t’i imponohet kryerjae cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryentani, ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën eshfrytëzojnë zakonisht hipnotizues profesionalë nëpër shfaqje tëndryshme publike.

Përveç këtyre, në gjendje të thellë hipnotike, mund të krijohet edhe iashtuquajturi „regresim i kohës“ ose „kthim në të kaluarën“, në të cilënmediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës së tij, sillet si në atë kohëdhe i kujtohen të gjitha ndodhitë detajisht.Me rëndësi është gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit.

Pasi që sugjestibiliteti në atëgjendje është mjaft i rritur, ndërsa cenzura e logjikës njëkohësisht tejete zvogëluar (në minimum), personit të hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetëm ndjshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe tëkryej probleme mjaft të ndërlikuara, dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjeshipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo.

Kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, qëmundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme si:vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje. Gjithashtu, mundësonkeqpërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandëekonomike si dhe për qëllime politike, për ç‘gjë do të bëjmë fjalë në pjesën „Keqpërdorimi i hipnozës“.

Hipnoza ndahet në disa faza (stadiume) që kalojnë nga njëra fazë nëtjetrën, e që mediumi gjatë kalimit nëpër këto faza futet gjithnjë thellë emë thellë në gjumë hipnotik, varësisht prej sugjestibilitetit të tij dheaftësive të hipnotizuesit, gjegjësisht terapeutit.Hipnotizuesit këto faza i ndajnë në mënyra të ndryshme, por shumicae tyre i ndajnë në tri grupe: gjumi i lehtë, i mesëm dhe i rëndë oseshkalla më e thellë - katalepsia.Siç e theksuam, hipnoza nuk është gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse në të parë duket kështu, por, besohet se, ekzistojnë ndryshime tëcaktuara në tru, të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund tëidentifikohen.

Eshtë i njohur fakti se gjatë një intervenimi kirurgjik nëtru (pacienti ishte nën anestezi hipnotike dhe duhej t‘i menjanohej njëtumor), kirurgu, rastësisht prek një strukturë në tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku që punonte me hipnozë e kthen prapë pacientin në gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, seregjionet e caktuara në tru ndryshojnë mekanizmat fiziologjikë.

Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore,shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim,duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës.Kërkimet e parreshtura në zbulimin e mistereve të trurit, shpresojmëse do ta sqarojnë edhe fenomenin e gjumit të quajtur HIPNOZË.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi