Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Kuriozitete të ndryshme

Shko poshtë

default Kuriozitete të ndryshme

Mesazh nga ufo prej Mon Aug 20, 2012 7:15 am

Doktor David Spence së bashku me disa bashkëpunëtorë shkencorë të Universitetit të Western Ontario në Kanada kanë gjetur një korelacion të drejtpërdrejtë në mes të sasisë së vezëve syze të ngrëna nga njeriu me sëmundjet kardiovaskulare që prekin organizmin e tij.



Gjatë studimit, në të cilin u përfshinë 1.200 pacientë, u zbulua se vezët kontribuojnë në grumbullimin e pllakave në muret e brendshme të enëve të gjakut dhe rrisin predispozitën e pacientit për formimin e pllakave të kolesterolit.

Pra rezulton, se për të mbrojtur veten nga artereoskleroza dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare, njeriu duhet të përmbahet medoemos si nga pirja e duhanit, ashtu dhe nga ngrënia e vezëve syze, në vështrim të parë krejtësisht të parrezikshme, për mëngjes.
avatar
ufo
Global Moderator
Global Moderator

Numri i postimeve : 10
Points : 13
Reputation : 1
Join date : 11/07/2012
Location Location : Tirana

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Kuriozitete të ndryshme

Mesazh nga ufo prej Mon Aug 20, 2012 8:46 am

Truri i njeriut është i aftë të ruajë rininë e përjetshme

Truri i njeriut ka potencial të jashtëzakonshëm dhe është i aftë për të ruajtur rininë e përjetshme. Për këtë dëshmojnë hulumtimet e kohëve të fundit.



Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Çikagos ka gjetur se në kushte të caktuara, njerëzit më të vjetër se 70 vjet, janë të aftë për të menduar dhe për të mbajtur mend po aq shpejt apo madje edhe më shpejt se sa personat 30-të vjeçarë. Shkencëtarët besojnë se në një shkallë të madhe kjo varet nga trashëgimia, veçoritë e kombinimit të gjeneve, mënyra e shëndetshme e jetesës dhe veprimtaria aktive e njeriut.
avatar
ufo
Global Moderator
Global Moderator

Numri i postimeve : 10
Points : 13
Reputation : 1
Join date : 11/07/2012
Location Location : Tirana

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Kuriozitete të ndryshme

Mesazh nga ufo prej Mon Aug 20, 2012 11:14 am

Burri shtatzënë lufton për fëmijët e tij.

Amerikani Thomas Beatie, anëtari i parë i gjinisë më të fortë që mbeti shtatzënë, nuk mund të marrë kujdestarinë e fëmijëve që ka lindur.

Ai dhe gruaja e tij Nancy luftojnë për kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre, pasi shteti amerikan Arizona ka bllokuar shkurorëzimin që e kanë nisur në prill të këtij viti. Konkretisht, gjykata heton vlefshmërinë e martesës së tyre, pasi kjo mund të jetë martesë e gjinisë së njëjtë, gjë e cila në këtë shtet nuk lejohet.

Thomas dhe Nancy - që është 11 vjet më e vjetër se ai - janë martuar si heteroseksualë më 2003, meqë Thomas e kishte dokumentacion që konfirmon se ai e ka ndryshuar gjininë nga femër në mashkull. Edhe pse në të gjitha raportet e tij mjekësore është bërë ky ndryshim, në ndërkohë ai çuditërisht ka lindur tre fëmijë, kështu që gjyqtari nuk është i bindur se provat e paraqitura nga Thomas nëntë vjet më parë ishin të sakta.

Derisa kontesti është në proces, gjykatësi vendosi të japë kujdestari të përkohshme për fëmijët, pasi në maj ai ka zbuluar xhirimit në të cilat shihet se gruaja e tij Nancy po e keqtrajton.

Çifti kontrovers u njoh kur Thomas ishte 24 vjeç. Në atë kohë Nancy merrej me bilding. Ajo kishte qenë një herë e martuar, dhe nga ajo lidhje ka dy vajza që tashmë janë adoleshente.

Ata u martuan në Hawaii në vitin 2003 dhe së shpejti kanë vendosur që të kenë fëmijë. Ata blenë spermë nga donatorët anonimë, pasi së cilës Thomas iu nënshtrua IVF-së dhe ngeli shtatzënë. Në një kohë të shkurtër ata lindën edhe dy fëmijë tjerë, kështu që tani kanë vajzën Susan dhe bijtë Austin dhe Jensen.

Thomas në vitin 2007 ka pozuar për një revistë amerikane shtatzënë e me mjekër, ndërsa ka thënë se është mashkull i parë që pret fëmijë. Çifti gjatë gjithë kohës ka kaluar në situata të vështira, që nga fyerjet e deri te kërcënimet me vdekje.

Thomas ka lindur si femra Tracy Lagondino, por gjithmonë donte të ishte mashkull. Në të njëzetat filloi me terapi të hormoneve e më 2002 bëri operacionin e heqjes së gjinjve, mastektominë. Atëherë u bë mashkull “legal”, por ja që vendosi që për disa kohë t’i mbante organet riprodhuese femërore që me gruan e tij të ketë fëmijë (pasi ajo nuk mundte të lindte). Thomas gjininë “tamam” e ka ndryshuar gjatë këtij viti.
avatar
ufo
Global Moderator
Global Moderator

Numri i postimeve : 10
Points : 13
Reputation : 1
Join date : 11/07/2012
Location Location : Tirana

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Kuriozitete të ndryshme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi