Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Ç’është Halloween?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Ç’është Halloween?

Mesazh nga Rifat prej Thu Nov 01, 2012 10:27 am


Ç’është Halloween?




Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal.

Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain.

Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve. Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë.

Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe shkatërrime e tyre djallëzore të lulëzonin. Ata vijnë për të festuar natën kryesor në dimër si Samhain (“fundi verës”), festivali konsiderohet gjerësisht të jetë shenjë paralajmëruese e Halloween. Në natën e Samhain, keltët besonin se shpirtrat e njerëzve që kishin vdekur vitin e kaluar do të ecin në mesin e të gjallëve. Kështu, fshatarët vinin ushqim dhe ëmbëlsira të qetësonin shpirtrat e tyre, një ritual që mund të ketë paraprirë trillimin apo trajtimin.

(Nuk ka asnjë provë në fakt se Samhain ishte me të vërtetë një festival i të vdekurve, sipas historianit Nicholas Rogers, në librin e tij: Holloween; Nga ritual pagan në një festë mbrëmjeje). Edhe pse Halloween ka origjinë pagane, emri i saj rrjedh nga pushimet e kristianëve “All Hallows Eve”, Dita e Shenjtorëve, apo mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve ‘(1 nëntor).



Pushimet në fakt u përshtatën nga nga të krishterët të cilët shpresonin zhdukjen e paganizmit dhe gjatë viteve, disa nga aspektet më të errëta të Halloëeen janë zëvendësuar nga festime me më shumë dashuri, dritë apo miqësi. Por lidhjet e Halloëeen me të frikshmen dhe të mbinatyrshmen mbahen të forta ende në festimet në të gjithë botën.

Kostume kelte

Përveç sakrifikimit të shpirtrave për zotat dhe mbledhjes përreth zjarreve të mëdhenj, shpeshherë keltët vishnin kostume, ndoshta lëkurë kafshësh, në mënyrë që të ngatërronin shpirtrat dhe të pushtoheshin prej tyre. Gjithashtu thuhet se keltët, duke vendosur maska, ose duke pikturuar fytyrën, donin të mishëronin paraardhësit e vdekur. Djemtë e rinj visheshin si gra, dhe e kundërta, duke thyer për një periudhë të shkurtër ndarjet bindëse sociale.

Sipas gojëdhënave, keltët, të veshur si shpirtra, shkonin nga një shtëpi në një tjetër, duke bërë performanca qesharake në këmbim të ushqimeve dhe pijeve: një praktikë e frymëzuar ndoshta nga lënia jashtë dere e një cope buke apo e ndonjë pije si ofertë për qeniet mbinatyrore.

Ndikimi i krishterë te Halloween-i

Në vazhdim, liderët e krishterë e bënë të tyren këtë traditë dhe e transformuan festën e Samhain, si festat e tjera pagane. Në shekullin VII, Papa Bonifaci IV dekretoi që 1 nëntori të festohej si dita e shenjtorëve (All Hallows’Day). Në vigjilje të festës të vazhdonin të ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe të visheshin kostume, por nën një emër tjetër: “All Hallows’Eve”, që në vazhdim do të bëhej Halloween.

Halloween arrin në Amerikë

Ishin emigrantët europianë që e çuan festën e Halloween-it në Shtetet e Bashkuara: në fakt festimet u bënë vërtet popullore në shekullin XIX, në kulmin e emigrimit irlandez. Sipas gojëdhënave, është Anoka, në Minesota, vendi ku u zhvillua për herë të parë festa zyrtare e Halloween-it: duke filluar që nga viti 1920, çdo 1 nëntor në qytet ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe bëhej paradë me maska.

Arti i fshehjes

Sipas Shoqatës së Tregtarëve Amerikanë, çdo vit rreth 40% e popullsisë amerikane vishet me kostume të ndryshme, konkretisht 120 milionë individë, mes tyre fëmijë, të rritur, madje edhe kafshë shtëpiake. Mbi 11% e qenve dhe maceve shtëpiake pronarët e tyre i veshin me maska. Ja dhjetë kostumet më popullore që kanë veshur të rriturit në vitin 2011: shtrigë, vampir, pirat, infermiere, vampire seksi, mace, mumie, zanë, Batman, drakula; kostumet më popullore mes fëmijëve po në 2010-n kanë qenë këto: princeshë, njeriu merimangë, shtrigë, pirat, princesha Disney, fantazma, Batman, superhero, kungull/vampir, personazhi i “Lufta e yjeve”.

Triumfi i sheqerit

Sipas regjistrimit të përgjithshëm amerikan, në Shtetet e Bashkuara janë rreth 36 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 13 vjeç, që trokasin nëpër dyer të ndryshme duke thënë “ëmbëlsirë ose pije”. Në vitin 2011, fëmijët amerikanë kanë konsumuar 11 kilogramë ëmbëlsira, pjesën më të madhe të të cilave gjatë periudhës së Halloween-it.

Kunguj rekord

Shteti amerikan që prodhon më shumë kunguj është Illinois-i, me 195 milionë kilogramë në vitin 2009. Kungulli më i rëndë në botë, sipas rekordeve “Guinnes”, është prodhuar në vitin 2010 në New Richmond, në Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti një “monstër” prej 822 kilogramësh, me një perimetër 4,6 metrash, që u ekspozua në Kopshtin Botanik të Bronksit, në Nju Jork. Rreth 90% e peshës së tij përbëhet nga uji. Një kungull rekord mund të rritet 15 kilogramë në ditë dhe të arrijë përmasat e një makine breshkë tip “Volkswagen”.

Magji dhe çudira të tjera

Sipas një sondazhi amerikan të zhvilluar për Halloween, në vitin 2007, më shumë se një e treta e amerikanëve deklaroi se beson te fantazmat; 23 për qind pohoi se e ka parë një të tillë ose se e ka ndier praninë e një fantazme. Gjithmonë duke u bazuar te sondazhi, një në pesë amerikanë beson se magjitë janë të vërteta.
Legjenda metropolitane

Disa histori që tregohen për festën e Halloween-it janë të frikshme dhe duket sikur kanë gjetur njerëzit e duhur për t’i besuar, edhe pse pas tregimeve nuk ka asgjë të çuditshme. Një prej këtyre ka të bëjë me ndjekësit e sekteve satanike, një fenomen më i pranishëm te gënjeshtrat sesa te të vërtetat, që për festën e Halloween-it sakrifikojnë macet e zeza. Megjithatë rastet e dhunës të regjistruara te macet e zeza janë më tepër vepër e ndonjë adoleshenti të shqetësuar.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi