Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

TRUPI I NJERIUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

TRUPI I NJERIUT

Mesazh nga Dimitrov Xhunga prej Wed Nov 07, 2012 9:40 pm


Trupi i njeriut





Shkencëtarët edhe sot i mundon fakti pse ADN-ja dhe qelizat rigjenerohen aq suksesshëm me vite, dhe pastaj përnjëherë çdo gjë fillon të dështojë. Dhe derisa punojnë, organet dhe qelizat i fascinojnë edhe më shumë. Shikoni disa fakte interesante për organizmin njerëzor. Redaksia e portalit Discovery Fit&Health ka ndarë disa fakte të pazakonshme për trupin njerëzor. A keni ditur për to?

Gjurma e gjuhës

Nëse dëshironi ta fshihni identitetin, mos e nxirrni gjuhën. Ngjashëm me shenjat e gishtave, secili njeri ka gjurmë unike të gjuhës.

Vërtet jemi pluhur

Çdo orë nga njeriu mesatarisht bien 600.000 grimca të lëkurës. Kjo është 680 gramë në vit, ndërsa deri në moshën 70-vjeçare një person mesatar humb rreth 47 kilogramë të lëkurës.

Të rriturit kanë më pak eshtra se foshnjat

Lindim me 350 eshtra, por pasi që disa eshtra gjatë zhvillimit bashkohen, si persona të rritur kemi 206 eshtra.

Mbajmë mend aromat

Qentë dhe macet kanë hundë më të mirë, por edhe e jona mund të mbajë mend 50.000 aroma të ndryshme.

Zorrët e gjata

Zorra e hollë është rreth katër herë më e gjatë se gjatësia e njeriut mesatar – prej 5,5 deri në 7 metra.

Qarkullim edhe më i gjatë i gjakut

Gjaku udhëton shumë larg. Në trupin njerëzor ka rreth 96.000 kilometra të enëve të gjakut. Ndërsa zemra rreh rreth 100.000 herë në ditë.

Bakteret

Çdo 2,5 centimetra katrorë të lëkurës janë vendbanim për rreth 32 milionë baktere. Fatmirësisht, shumica e tyre jo vetëm që nuk janë të rrezikshme, por edhe i ndihmojnë shëndetit tonë.

Shpejtësia e teshtitjes

Ajrin që e nxjerrim përmes teshtitjes mund të arrijë shpejtësinë prej më shumë se 160 kilometra në orë. Edhe një arsye që të mos teshtini pa i mbuluar hundën dhe gojën.

Me pështymë do të kishim mundur të mbushnim pishina

Gjatë jetës mesatare prodhojmë rreth 23.000 litra pështymë, gjë që është e mjaftueshme për dy pishina.

Forca e gërhitjes

Deri në moshën 60 vjeçare, rreth 60 për qind e meshkujve dhe 40 për qind e femrave do të gërhasin. Forca e gërhitjes mesatarisht është 60 decibelë, që është edhe forca e të folurit të zakonshëm, por mund të kalojë edhe 80 decibelë, që është njëjtë me intensitetin mantrapikut apo makinës pneumatike për shpimin e betonit. Niveli i zhurmës mbi 85 decibelë është i rrezikshëm për veshin e njeriut dhe shëndetin e përgjithshëm.

Biondet kanë më së shumti flokë

Ngjyra e flokëve ndikon edhe në vëllimin e fijes së flokut, ndërsa floku i verdhë (gjithsesi vetëm natyral) është më i denduri. Në kokën mesatare njerëzore ka rreth 100.000 folikula, ndërsa secila mund të prodhojë 20 qime individuale gjatë jetës njerëzore. Njerëzit me flokë të zinj kanë rreth 110.000 folikula, ndërsa ata me flokë të kafenjtë më së paku– rreth 86.000 folikule.

Thonjtë e duarve rriten më shpejt se të këmbëve

Sa më të ekspozuar që janë edhe sa më shpesh që shfrytëzohen, rriten më shpejt. Më së shpejti rriten thonjtë në dorën me të cilën shkruani dhe ata në gishtat më të gjatë.

Pesha e kokës

Menjëherë pas lindjes koka jonë ka një të katërtën e gjatësisë së trupit, prandaj nuk është çudi që bebet e kanë vështirë për ta mbajtur kokën. Tek të rriturit koka arrin një të tetën e gjatësisë së trupit.

Pa gjumë mund të vdisni

Nëse vdisni për gjumë, kjo mund të ndodhë edhe me të vërtetë. Pa ushqim mund të mbijetojmë edhe disa javë. Por, pas 11 ditëve pa gjumë – pason vdekja.

Lukthi i ri

A e dini që në çdo tri deri në katër ditë keni një mur të ri të lukthit? Për shkak të aciditetit brenda stomakut, kjo është e domosdoshme.

Kopjimi i ADN-së

Përveç lukthit, në nivelin e ADN-së vazhdimisht ripërtërihet i tërë trupi.

Kur qelizat e vjetra zëvendësohen me të reja, secila qelizë e re duhet të ketë kopje të ADN-së, molekulat të cilat përmbajnë shumë udhëzime të nevojshme për rindërtimin e të gjithë pjesëve të trupit. Paramendoni vetëm sa herë ADN-ja juaj është shumëzuar gjatë jetës! Për dallim nga fotokopjet, ADN-ja jonë nuk humb në kualitet pavarësisht asaj që gjatë ndarjes së qelizave vazhdimisht shumohet.



Pasi që të gjithë pjesët e turpit tonë – nga organet e mëdha e deri te molekulat e vogla – vazhdimisht ripërtërihen, teoria për harxhimin e qelizave trupore dhe indeve nuk mund të shpjegojë tërësisht pse plakemi. Shumë organe ripërtërihen me kalimin e viteve. Secili nga ta rigjenerohet në mënyrë të ndryshme dhe me shpejtësi të ndryshme. Por, si ndodh pra që të gjitha ndalen së funksionuari pothuajse në të njëjtën kohë?

Trupin tonë mund ta krahasojmë me kompaninë e cila me dekade ka operuar në mënyrë të suksesshme, dhe pastaj drejtorët dhe punëdhënësit në një moment ndalen së punësuari dhe trajnuari punëtorët e rinj, nuk riparojnë makineritë e vjetra apo nuk blejnë të reja dhe nuk kujdesen për mirëmbajtjen e reparteve të fabrikës. Dhe kjo i çudit shkencëtarët.

Biologu molekular dr. John Medina shkruan: “Duket që në një kohë të caktuat thjesht shfaqen disa sinjale të pashpjegueshme që urdhërojnë qelizat të ndalen së bëri atë që do të duhej të bënin si qeliza të shëndetshme, të zhvilluara normalisht. Ekzistojnë gjene që mund t’i urdhërojnë jo vetëm qelizat, por edhe tërë organizmat të plaken dhe të vdesin.

Dimitrov Xhunga
Moderator
Moderator

Numri i postimeve: 27
Points: 52
Reputation: 4
Join date: 24/03/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi