Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Njeriu qe parashikoi vdekjen e tij, nga endrra...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Njeriu qe parashikoi vdekjen e tij, nga endrra...

Mesazh nga Rifat prej Wed Nov 14, 2012 9:59 am


Njeriu qe parashikoi vdekjen e tij, nga endrra...
(histori e vertete)




Ne vitin 2006 ,dy prinder shqiptare marin nje leter nga djali i tyre emigrant ne Itali,(kishin dhe dy djem te tjere ).Ne ate leter shkruhej ....- "Te dashurit prinderit e mi,shpresoj te jeni mire dhe letra tju gjeje shendosh e gezuar.. Nuk dua tja u prish qetesine edhe t'ju bej merak po doja tju thoja qe po me ndodh dicka e cuditshme .

Kam 3 dite qe po bej vetem 1 ore gjume ne dite edhe gjat gjith nates shikoj endera po nuk arrij te mbyll syte.Eshte e cuditshme por e ndjej veten sikur jam ne gjume edhe pse me sy hapur. Kjo gjendje po me cmend pak e nga pak .Eshte nata e tret qe me ndodh dhe nuk po mundem me ...

Shikoj nje ender e cila duket shume reale. Diten e pare pavaresisht se u tremba nuk i kushtova rendesi .... diten e dyte me beri pershtypje si mund te perseritej e njenjta enderr dhe i njejti makth 2 here ... kurse sot jam i tmeruar dhe me duket e pamundur qe te jet e vertete ... Po ju pershkruaj endren time mbasi me vjen zor tu a tregoi miqve te mi,se me marin per te cmendur ...

Ja endrra....Zgjohem,cohem nga krevati ne oren 6 shkoj te bej nje dush ujin e te cilit nuk e di si ka mundsi,por arrij ta ndjej dhe kur eshte i ftoht apo i nxeht, cdo gje si te ishte reale,pasi mbaroj,vesh nje pale pantallona te zeza dhe nje kemishe te bardhe,marr portofolin,celsat e makines dhe nisem,rruges mund te shohe me detaje emrat e te gjitha rrugeve,makinat e ndryshme,njerez qe nuk i kam pare asnjehere ne jeten time,mund te shohe cdo gje si te ishte e vertete.

Pasi bej 10 min rruge ndalem ne nje kryqezim para nje semafori dhe pres te ndizet jeshilja,nuk e di pse por ndihem ne ankth,me ngrijne kembet dhe duart,sa ndizet semafori nisem dhe degjoj nje zhurme frenash te forta, shikoj pjesen e perparme te nje makine te zeze edhe degjoj nje zhurme te forte .

Pas pak castes shikoj veten te shtrire afer nje djali te gjate bjond qe e ka fytyren te mbuluar me gjak,rreth nesh ka shume police edhe nje turme njerzish,na afrohet dikush i veshur me te bardha dhe na mbulon me carcaf.

(Midis te tjerash ne leter ky djale ka lene emrin e kryqezimit,rrugen qe bente per ne pune,targen e makines te zeze, emrin e personit me te bardha qe e kishte lexuar te nje karte identifikimi qe kishte ne gjoks ku mund ti shikonte vetem emrin )

Ketu perfundon endra ime edhe zgjohem duke thirur,por me dhimbje ne te gjithe trupin.Nuk doja tju shqetesoja prinder te dashur,por sot pashe me vemendje gjith emrat e rrugeve qe kaloj per te shkuar ne pune te gjitha dyqanet edhe cdo gje perputhej me endren.

Kam shume frike dhe neser do shkoj te marr pushime tek padroni i punes dhe do te kthehem sa me shpejt ne Shqiperi .
Ju perqafoj biri juaj...

Prinderit e ketij djali diten pasi djali kishte shkruar letren moren nje telefonate ku thuhej se djali i tij kishte vdekur ne nje aksident dhe i shpjegonin sesi ndodhi.Diten tjeter atyre u ardhi letra ne shtepi kur e lexuan u tmeruan ... Kishte plot gjera qe perputheshin nga endra me ngjarjen,me pas kerkuan informacione , emri i personit qe i mbulonte ishte emri i mjekut ligjor,makina qe ishte perplasur me djalin e tyre ishte e zeze dhe kishte te njejtat targa qe u kishte derguar ne leter.

Familja ka dal dhe ne nje emison televiziv me shprese qe dikush ti shpjegonte si kishte mundsi qe vdekjen e djalit e kishte pershkruar ai vete ... 1 dite para se te vdiste....!!??
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi