Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Histori okulte...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Histori okulte...

Mesazh nga Rifat prej Thu Nov 15, 2012 3:42 pm


Histori okulte...

[You must be registered and logged in to see this image.]

Në pushtetin e “forcave të errëta”, Hendrik M. nga Thuringeni i Gjermanisë, më 29.04.1993, së bashku me dy shoqërues, në mënyrë më të skrupullt e kishin mbytur në një kasolle moshatarin e tyre, Sandro B. duke i mbështjell rreth fyti një kabllo elektrik.

Autorët e krimit i takonin një klike, të cilët, sipas shtypit, visheshin me të zeza, shminkoheshin (bënin makijazh) me ngjyra të mbyllëta, shkonin natën në varreza, ku me verë të kuqe ose gjak vizatonin pentagrame mbi sipërfaqe të ndryshme.

Për shtypin ishte e qartë: “Vrasje me urdhër të satanit” figuronin titujt me shkronja të mëdha në faqet e para të tyre. Edhe vendimi gjyqësor merret duke u bazuar në faktet se ndikim parësor, për aktin e kryer, kishin filmat me mesazhe satanike dhe përmbajtje kriminale.

Me 10 janar 2002, po në Gjermani, pranë gjykatës së Bochumit, fillon procesi kundër dy të akuzuarve Daniel dhe Manuela Ruda, për vepër të rëndë penale: ritualin vrasës në mjedisin e satanistve. Danieli dhe Manuela e kanë vrare një njeri, dhe ata besojnë se këtë gjë e ka kërkuar nga ata satani.

Daniel R., qysh si nxënës shihte “ëndrra” të përgjakshme. Ai e shihte vetën në një trup monstruoz, i cili “rrëshqiste” netëve të errëta, duke i kafshuar njerëzit në kokë. Në moshën 14 vjeçare, gjatë një ore të mësimit atij i paraqitet “Samieli”(“Sammael” -një demon nga Talmudi Hebreit, i cili përpiqet t’i dëmtoj njerëzit). Ruda filloi ta lexoj “Biblën satanike”, te pijë gjakun e vet dhe u emërtua si “Sundown” - perëndimi dielli.

Në mars të vitit 2001, Danieli i pranon dy urdhra drejtpërdrejtë nga satani, që lidheshin me numrat “6667”. Me 06.06, duhej ta martonte Manuelen dhe me 06.07 në trupin e tij do të futet djalli, i cili kishte nevojë për një shpirt! Urdhri i parë ishte i qartë, të dytin Danieli e interpretoi si hap drejt viktimizimit: Vrasje, kërkim viktime, sjelljen e shpirtit. Dhe për zbatimin e urdhrit ai fillon të përgatitet: blenë një sëpatë, disa thika dhe dy çekanë.

Sipas dëshmive, por edhe shtypit, besohet se tre persona ishin të ftuar ditën e krimit, pra më 06.07.2001, në katin e tretë të banesës në rrugën “Breite Strase 55, në Witten të Gjermanisë. Frank Hacker, 33 vjeçar, ishte i vetmi që ra në grackë dhe u masakrua tmerrësisht në ritualin satanik. 66 goditje nga mjetet të forta dhe të mprehta konstatuan hetuesit e mjekësisë ligjore. “66” është numri i djallit! Danieli u dënua me 15 vite burgim ndërsa Manuela me 13.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi