Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Personalitete shtetesh që u besonin astrologëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Personalitete shtetesh që u besonin astrologëve

Mesazh nga Rifat prej Mon Dec 31, 2012 10:05 am


Personalitete shtetesh që u besonin astrologëve




Nga Reagan, Roosvelt, Napoleoni dhe Hitleri që ishte i fiksuar

Politikanët në përgjithësi, kanë një dobësi të veçantë për astrologjinë. Ronald dhe Nancy Reagan janë të famshëm për konsultat e tyre me një astrologe. Po ashtu dhe presidentët francezë, Charles de Gaulle dhe Francois Miterrand. Presidenti, Roosevelt nuk udhëtonte kurrë ditë të premte.

Politikanët e vendeve totalitare janë më të ndjeshëm ndaj fenomenit, se ato demokratikë.
Sa më totalitar regjimi aq më të mëdha janë gjasat për kërkimin e shpjegimeve dhe shenjat tek yjet. Thuhet se Napoleoni kishte frikë nga macet e zeza dhe besonte se nëse hante pulë dhe karkaleca deti, do fitonte në betejë. Leonid Brezhnev këshillohej me një astrolog me emrin Dzhuna, gjatë momenteve kyçe të Luftës së Ftohtë dhe u kurua nga një mjek besimtar gjeorgjian, në vitet e fundit të jetës së tij.



Catherine de’Medici konsultohej me vetë Nostradamusin, ndërsa perandori Rudolf II e merrte parashikimin e fatit nga Johannes

Kepler, astrologu i famshëm gjerman.

Që nga perandorët romakë, nazistët, e deri tek gjeneralët e Birmanisë, tiranët kanë ndjerë nevojën për të besuar se ka qenë fati, e jo rastësia, ai që u ka dhënë pushtetin dhe i ka mbajtur aty. Duke qenë se fama e tyre është e parapërgatitur, ato synojnë t’i japin formë dhe të parashikojnë të ardhmen.

Për pjesën më të madhe prej nesh, horoskopi ditor është një kalim kohë i padëmshëm dhe pa kuptim, por në duart e një diktatori, ai ushqen lehtësisht paranojën dhe megalomaninë.

Për asnjë despot, s’është aq e vërtetë kjo gjë, sa për Hitlerin, fiksimi i të cilit me okultin i dha formë një regjimi, që në mënyrë të vullnetshme refuzoi racionalizmin në favor të determinizmit mistik. “Ne qëndrojnë në skaj të epokës së arsyes. Një epokë e re, që shpjegon botën me anë të magjisë, po lind”, deklaroi Hitleri.

Në korrik 1933, astrologu më i famshëm i Berlinit, Erik Jan Hannussen, u thirr për t’i lexuar dorën Hitlerit në hotelin “Kiaserhof”. Si shumë mistikë, ai parashikoi pikërisht atë që klienti donte të dëgjonte. “Shoh fitore për ty. Nuk mund të shmanget”, i tha ai. Por kjo s’i shërbeu aspak, pasi hebreu Hanussen, nuk mundi të parashikonte fatin e tij të zi, vrasjen nga SS-të.



Gjatë luftës, Inteligjenca britanike u përpoq të shfrytëzonte fiksimin e Hitleri me astrologjinë, duke nxjerrë parashikime të rreme mbi vdekjen e tij të afërt, në gazetat anembanë botës, me shpresën se kjo do destabilizonte atë dhe regjimin e tij. Oficeri i Inteligjencës që drejtoi këtë plan shkruante: “Kjo është gjëja më kurioze që më është dashur të bëj, por gjithashtu më e rëndësishmja”. Ai kishte të drejtë për të dyja. Ashtu si fiksimi i juntës së Birmanisë, fiksimi i Hitlerit me mbinatyroren ishte shenjë e destabilitetit dhe dobësisë, si dhe një dritare në regjimin e tij të çuditshëm dhe tiran.

Gilbert Murray shkroi njëherë: “Terreni më i përshtatshëm për supersticionin është një shoqëri, në të cilën fati i njeriut duket se nuk ka lidhje me meritat dhe përpjekjet e tij”. Kjo ishte e vërtetë për Gjermaninë naziste, dhe është po aq e vërtetë për Birmaninë moderne, ku e mira vuan dhe shtypësit lulëzojnë. Rudyald Kipling njëherë shkroi: “Kjo është Birmania dhe do jetë ndryshe nga çdo vend që keni njohur”.

Me mahnitjen e pambarim ndaj supersticionit, diktatorët e Birmanisë duket sikur kthehen në një epokë tjetër. Secili prej klaneve udhëheqëse të juntës ka një astrolog të familjes. Ushtria ka ekspertin zodiak, por është punë e rrezikshme.
Astrologët, të cilët bëjnë parashikime negative zakonisht arrestohen.

Besimi i Juntës në Astrologji, përfaqëson pjesërisht çudinë kapriçoze të një regjimi të egër në mënyrë të pazakontë, të izoluar nga pjesa tjetër e botës dhe të ndarë nga realiteti. Dy forma besimi po përplasen sot në Birmani. Nga njëra anë murgjit, ndjekës të një besimi të lashtë dhe në kërkim të lirisë demokratike e reformës ekonomike, dhe nga ana tjetër një makineri ushtarake moderne që ecën sipas një kodi mesjetar profecish, oguresh astrologjie dhe simbolizmi supersticioz.

Astrologët në politikë

Për shumë njerëz, përdorimi i astrologjisë nga politikanët në ditët moderne, doli në dritë, kur presidenti amerikan Ronald Reagan dhe bashkëshortja e tij, Nancy bënë të ditur se i planifikonin aktivitetet e tyre, sipas këshillave të një astrologeje. Por, astrologjia ka qenë prej shekujsh faktor i rëndësishëm, në mendjen e shumë liderëve të mëdhenj botërorë.
Liderët e lashtë

Disa burime historike mendojnë se Aleksandri i Madh përdorte astrologjinë për të udhëhequr fushatat ushtarake e mëdha. Ççezari nuk besonte në astrologji, por pasardhësi i tij, Augustusi po. Ai madje kërkoi gdhendjen e shenjës së tij të horoskopit, tek monedhat, por nuk u përfshi shumë me astrologët, për shkak të frikës nga tallja publike.Tiberi, pasardhësi i Augustusit, dinte të interpretonte horoskopin dhe kishte si këshilltar një astrolog. Pasardhësi i Tiberit, Klaudius, gjithashtu kishte këshilltar një astrolog.

Monarkia angleze

John Dee ishte një matematikan, astronom, gjeograf dhe astrolog britanik, i shekullit të 16-të. Ai ishte emëruar që të parashikonte horoskopin e mbretëreshës Mary (Mary e Përgjakshme) dhe të burrit të saj të mundshëm, princit Filip të Spanjës.

Sidoqoftë, kur ai krijoi horoskopin për gjysmë motrën e mbretëreshës Mary, princeshën Elizabeth, ai u burgos për pak kohë, në vitin 1555, për shtrigëri. Ai u bë mik me Elizabeth-ën dhe sapo ajo mori fronin, ai u bë astrologu i saj i besuar. Ai zgjodhi dhe datën e kurorëzimit të saj. Shumë njerëz u çuditën, nga besimi që mbretëresha i jepte atij, sapo mori fronin.
Liderët amerikanë

Amerikanët mund të çuditen, kur të zbulojnë se baballarët e kombit, kanë pasur besim të madh në astrologji. Se sa ato besonin tek astrologët, nuk dihet mirë, por ka shumë imazhe astrologjie në ndërtesat qeveritare në Uashington. Në vitet ’80, amerikanët zbuluan faktin se astrologjia shërbente për planifikimin e lëvizjeve të presidentit. Nancy Reagan konsultohej me astrologen, Joan Quigley për këshilla.

Rasputini

Rasputini ka pasur një influencë të madhe në familjen e carit Nikolla II. Ka qenë e shoqja e carit, Aleksandra, e cila kishte besim tek njeriu misterioz, i cili thuhej se kishte aftësi të mbinatyrshme dhe mund të parashikonte të ardhmen.

Influenca e tij mbi carin u rrit në vitin 1912, kur djali, Aleksei gati vdiq pasi u plagos, teksa kalonin pushimet me familjen, pranë Polonisë. E dëshpëruar, Aleksandra thirri Rasputinin, i cili u përgjigj, “Zoti i ka parë lotët e tu si shpresën e fundit dhe përgjigja erdhi. Mos vajto. I vogli nuk do vdesë. Mos i lër doktorët ta bezdisin”. Djali u shërua si për mrekulli dhe që atëherë, Aleksandra do e mbronte Rasputinin dhe do tërbohej ndaj kujtdo, që e sulmonte atë.


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi