Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Ishulli me tragjik dhe me i frikshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Ishulli me tragjik dhe me i frikshem

Mesazh nga Rifat prej Thu Jan 03, 2013 9:05 pm



Ishulli me tragjik dhe me i frikshem






Ne nje ishull te erret dhe te frikshem ne kanalet e Xochimico afer Mexico City ndodhet ajo qe mund te jete atraksioni me i cuditshem dhe me i frikshem turistik ndonjehere.

Megjithate, ky ishull i trishtueshem dhe i frikshem nuk ka patur ndonjehere ne qellim qe te behej nje ndalese ne iteneraret e turisteve.

Ishulli i Kukullave i eshte dedikuar shpirtit te humbur te nje vajze te vogel qe u nda nga jeta shume shpejt.

Ishulli i Kukullave (Isla de las Munecas) ndodhet ne kanalet ne jug te Mexico City dhe eshte shtepia e qindra kukullave terrifikuese te gjymtuara. Gjymtyret e shkeputur, kokat e keputura dhe syte ne boshllek, stolisin pemet, gardhet, dhe pothuajse cdo gje tjeter apo cdo siperfaqe tjeter ne ishull. Kukullat duken kercenuese edhe ne mes te dites, ndersa naten ato duken jashtezakonisht tmerruese.

Jo pa ndonje cudi, origjina e ishullit eshte e lidhur me nje tragjedi.





Sipas historise, banori i vetem i ishullit, Don Julian Santana, gjeti trupin e mbytur te nje femije ne kanal rreth 50 vjet me pare. Ai ishte i tmerruar nga vdekja e saj dhe e perndiqte vdekja e saj, keshtu kur ai pa nje kukull ne kanal pak kohe me vone, ai e vari ate ne nje peme per te kenaqur vajzen e vogel. Ai shpresoi qe kukulla te lehtesonte ate shpirtin e torturuar dhe te mbronte ishullin nga te keqija te mevonshme.




Megjithate nje kukull ne nje peme, nuk do te ishte e mjaftueshme per te lehtesuar mendjen e turbulluar te Santanes. Ai vazhdoi te peshkonte kukulla dhe pjese te kukullave ne kanal kur ai i shihte ato, duke varur me pas secilen pjese me kujdes ne ishull.

Nuk kishte mjaftueshem kukulla ne kanal per te kenaqur shpirtin e torturuar te Santanes keshtu qe ai filloi te kerkonte te tjera neper plehra gjate udhetimeve te tij te rralla larg shtepise se tij.

Me vone gjate jetes se tij, ai filloi te tregtonte frutat dhe perimet e rritura ne token e tij per te marre kukulla.

Por e verteta, ashtu si tregohet nga pjesetaret e familjes se tij qe tani drejtojne atraksionin per turista, e verteta eshte qe Don Julian thjesht besonte vertet qe ne ishull gjendej shpirti i nje vajze te vogel.


Don Julian

Per arsye te ditura vetem nga Don Julian. ai besonte qe mund te bente vajzen e vdekur te lumtur dhe te mbante te keqijat larg ishullit nese varte kukulla neper peme.

Historia mori nje kthese vecanerisht te frikshme ne vitin 2001 kur Don Julian u mbyt ne kanal ashtu si vajza e vogel. Shume njerez mendojne qe kukullat, te banuara nga shpirtra te torturuar, konspiruan per te vrare burrin e moshuar. Te tjere mendojne qe vdekja e Santanes ishte nje aksident dhe qe me vdekjen e tij, kukullat kane marre persiper rolin si kujdestare te ishullit.

Ekuipazhe televizive kane shkuar te filmojne shpesh ne ishull, madje ishte dhe nje program qe pretendonte se kishte gjetur prova qe kishte vertet fantazma ne ishull.

Te arrihet deri tek ishulli eshte e veshtire, por te ecesh permes kukullave te frikshme eshte nje eksperience vertet shume e vecante.

Edhe pse deshira e Don Julian ishte e mire, varreza e kukullave qe ai ka krijuar eshte jashtezakonisht e frikshme.

Ka shume vizitore te cilet betohen qe kane degjuar kukullat qe tu peshperisin. Se cfare ka ndodhur vertet ne mendjen e Don Julian do te ngelet nje mister.


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi