Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Dorëheqja e Papës dhe profecitë për fundin e botës

Shko poshtë

default Dorëheqja e Papës dhe profecitë për fundin e botës

Mesazh nga Rifat prej Tue Feb 12, 2013 8:20 pm


Dorëheqja e Papës dhe profecitë për fundin e botës




Numerologë dhe studiozë kanë filluar të hedhin në rrjet mendime të ndryshme

Pas deklaratës së Benediktit të 16, kanë nisur të qarkullojnë sërish zërat për trashëgimtarin e Shën Pietros, në kohën e të cilit do të vijë dhe fundi i botës.

Sekularistë, ekspertë të ezoterizmit, numerologë. Një sërë studiuesish, pak a shumë të besueshëm, kanë nisur të hedhin të dhëna në rrjet për atë sipas tyre është një shenjë e fundit të botës, pikërisht dorëheqja e Papa Benediktit. Profecia që tërheq më shumë vëmendjen është ajo e Malakias në të cilën koincidon zgjedhja e pasardhësit të Benediktit të 16 me shkatërrimin e Romës.

Profecia përbëhet nga një listë me 112 fraza të shkurtra në latinisht.

Por fakti që mes emrave më të përfolur për të qenë pasardhës është ai i Peter Turkson kujton dhe profecinë e Nostradamus që sipas disa interpretimeve nënkuptonte që fundi i botës koincidonte me vendosjen në Vatikan të një Pape me ngjyrë.



Duke parë kalendarin dikush mund të kujtojë se data që Papa do të lërë postin e tij pra 28.02.2013, nëse mbledhim numrat përbën shifrën 18, një numër që përfaqëson dhe shumën e 3 gjashtave. Shenja që përfaqëson Satanain, Bishën që në Apokalispin e Xhovanit do të nisë fundin e kohërave.


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi